Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Në emër të demistifikimit denigrim i figurës së Skënderbeut dhe luftës së tij

    Frankfurt: Promovimi i librit të Sandër Lleshit:”Skenderbeu`ose

    misioni i pamundur i Schmitt-it”



    Në emër të demistifikimit denigrim i figurës

    së Skënderbeut dhe luftës së tij



    Shkruan: Ymer Lladrovci - Frankfurt, 20. 06. 2009


    AUTORI I LIBRIT: KOLONEL SANDËR LLESHI KOMANDANT I KOMANDËS SË DOKTRINËS DHE STËRVITJES




    Kohë më parë shtëpia botuese e Tiranës “Onufri” botoi librin e Sandër Lleshit me titull: “ ‘Skënderbeu’ ose misioni i pamundur i Schmitt-it”. Siç e dëshmon dhe titulli, fjala është për një libër që ka për objekt një libër tjetër, konkretisht kundërshtimin e disa prej tezave kryesore të librit të Oliver Jens Schmitt’it me titull: “Skënderbeg”, libër ky që u botua fundvitin e kaluar në Tiranë. Për Skënderbeun, siç dihet, janë botuar në këta 5-6 shekujt e fundit disa qindra libra, letrarë e historikë, të shumtën e herave jashtë Shqipërisë dhe nga autorë joshqiptarë. Por deri më tani asnjë libër mbi Skënderbeun nuk ka tërhequr në një mënyrë të tillë zemrimin e lexuesve dhe kundërshtimin kulminant të studiusve e shkencëtarëve shqiptarë të fushave të ndryshme siç ka ndodhur e po ndodh në këta muajt e fundit me librin e historianit zviceran Oliver Jens Schmitt.

    Ajo që nuk e pranon shkenca shqiptare e historisë dhe publiku lexues shqiptar ka të bëjë me rikonfigurimin dhe ridimensionin e figurës dhe veprës së Skënderbeut që shkon në drejtimin e kthimit të tij nga një hero në një renegat që tradhëtoi sulltanin, nga një prijës popullor vizionar që luftonte për liri në një hakmarrës të pabesë që vret fëmijë për t'u hakmarrë për babain kinse të vrarë nga armiqtë e tij turq, pastaj karakterizimi i tij si një njeri kokëfortë që për qëllime personale sakrifikonte një popull . Një aspekt tjetër i optikës së re që na ofron Schmitt-i ka të bëjë edhe me tjetërsimin e etnisë së babait të Gjergj Kastriotit dhe të pjesëve të mëdha të ushtrisë së madhe të luftëtarëve që e ndoqi atë deri në fund të jetës së tij me një besnikëri që nuk e kishte shoqen në në mbarë Europën.

    Me një fjalë, nga një hero dhe një luftë çlirimtare, gjithçka që lidhet me “atletin e Krishtit” dhe periudhën e Motit të Madh të rezitencës shqiptare në mesjetën e vonë tani e tutje duhet parë si një luftë ordinere të një prijësi mashtrues, i cili nuk luftonte për popullin e tij, por për sedrën dhe për familjen e tij, kurse masa që e ndiqte atë, fshatarë dhe blegtorë siç quhen jo pa përbuzje edhe pas njëzetë e pesë vjet luftërash heroike kundër superfuqisë së kohës, ose nuk i kishte kuptuar me kohë qëllimet egoiste të prijësit të saj, ose gjendja e kaosit dhe e luftës më tepër e tërhiqte këtë masë amorfe se sa idealet fisnike për mëvetësi politike, sepse kështu kësaj mase “fshatarësh” i jepej mundësia e plaçitjes dhe e grabitjes, e dhunimit dhe e egërsive. Një kryengritje që u nis si ortodokse përfundoi si katolike vetëm e vetëm se ky prijës, Skënderbeu, kështu mendonte të realizonte ëndërrat e tij egoiste për pushtet dhe pasuri, të bëhej mbret i Shqipërisë me ndihmën e fuqive katolike të kohës.

    Me këto teza nuk mund të pajtohet autori i librit: “'Skënderbeu' ose misioni i pamundur i Schmitt-it” Sandër Lleshi, “një studiues dhe përfaqësues i elitës së re ushtrake shqiptare”, siç shkruan në parathënien e librit Mark Marku. Lleshi i hedh poshtë këto teza një për një dhe në të njejtën kohë tregon se përkthyesi e botuesi i këtij libri nuk kanë treguar as respektin minimal për publikun lexues përderisa i kanë ofruar një libër të tillë të përkthyer keq dhe me gabime drejtshkrimore që i ndesh pothuajse në çdo faqe. Gabimet edhe ashtu të rënda të Schmitt-it bëhen edhe më të këqia për shkak të punës shkel e shko të përkthyesit e botuesit të librit.

    Lleshi shpjegon në librin e tij që motivi i hakmarrjes për vrasjen e të atit, motiv ky që bazohet në një dokument të vitit 1454 që sjellë si mbështetje për tezën e vetë Schmitt-i, nuk është motiv që do të mund të shpjegonte një luftë kaq të gjatë dhe me kaq shumë njerëz pjesëmarrës që nuk u thyen para asnjë vështirësie për dhjetëra vite. Lleshi vë në dukje faktin që ky “dokument i cituar është mjaft i mjegulltë për të marrë atë vlerë që i jep Schmitt-i” dhe për të hyrë “pa koment në qendër të trajtimit” të tij. Një rrethanë tjetër që e bën edhe më të pabesueshëm këtë dokument, sipas Lleshit, është fakti “se hartuesit e dokumentit nuk e kanë asnjë ide për kë shkruajnë, se ata shkruajnë për njëfarë Xanderbech, fakti që e gjithë kjo padije e diplomatëve milanezë është e vitit 1454 dhe sa ajo kontraston me famën e jashtëzakonshme që gëzonte në ndërkohë Skënderbeu jo vetëm në Itali, por në gjithë Europën e asaj periudhe, nuk e bëjnë aspak dyshues Schmitt-in rreth dokumentit të tij të dashur.” Përkundrazi autori zviceran i bindur në tezën e tij nxjerrë përfundime të padyshimta. “Fjala pa dyshim”, shkruan Lleshi, “në librin e Schmitt-it (...) është ndër më fatlumet për sa i përket dendurisë së përdorimit të saj. Pothuajse shumicën e konkluzioneve të tij në libër, Schmitt-i u bashkëngjit në trajtën e patericës këtë fjalë. Shumëkush e ka të qartë se në shkencë kjo është një ndër fjalët më problematike, kur dihet se vetë shkenca është pa dyshim një dyshim i mirëfilltë” dhe i pafund.

    Edhe për sa i përket prejardhjes së familjes së Skënderbeut Lleshi nuk mund të pajtohet me Schmitt-in, i cili sjell konkluzione që nuk mbështeten në burime, por në hamendjet e tij. Ai “Kastriotët i bën ardhacakë, të cilët ishin pasuruar shpejt dhe në mënyrë të paqartë. Për gjithë këtë degradim rangu, Schmitt-i nuk jep asnjë provë.” Një prirje tjetër të historianit zviceran, të cilën Lleshi e konsideron plotësisht të papranueshme, është edhe “preferenca e Schmitt-it për të përmendur në mënyrë krejt specifike emra sllavë, toponime sllave apo për të cituar sllavë gjatë gjithë librit të tij.” Për Lleshin është i çuditshëm “kujdesi i Schmitt-it për të shkruar emrin e djalit të Skënderbeut në çdo çast, ndërkohë që mjaftohet, për shembull, të thotë thjesht gruaja e Skënderbeut, por jo Donika, apo arqipeshkvi i Durrësit dhe jo Pal Engjëlli. Nuk kuptohet kujdesi i Schmitt-it për t'i lënë pa emër ata që i rreshton në fjalitë e tij përkrah “Ivanit”, këtij emri të preferuar nga Schmitt-i për djalin të Skënderbeut, emër ky që del i pamotivuar pranë një babai Gjergj e stërgjyshi Pal.

    Në kapitullin “Marramendjet strategjike dhe taktike” Lleshi e kritikon Schmitt-in për sa i përket trajtimit të strategjisë dhe takitkës së Skënderbeut, nga se “në libër gjinden disa përshkrime dhe analiza fragmentare, që, në thelbin e tyre, nuk arrijnë të ngrihen në nivelin e pritshëm, aq më tepër kur libri iu drejtohet pasardhësve (të paktën në gjuhë) të klasikëve të mëdhenj të strategjisë, si Causewitz dhe Jomini.” Schmitt-i, sipas Lleshit, jo vetëm trajtimin e strategjisë e taktikës së Skënderbeut e ka “katandisur në një aventurë”, por me projektimet e situatave të sotme në mesjetë dhe referenca qesharake si ajo e “një manuali ushtarak të hartuar nga ushtria austro-hungareze katërqind vjet pas vdekjes së Skënderbeut” bëjnë që ai vërtet të mos merrret seriozisht.

    Në librin e tij Sandër Lleshi merret edhe me gabimet jo të pakta kronologjike në librin e Schmitt-it ku “më dramatiket janë gabimet me datat, ose ato që po i quajmë marramendje kronologjike.” Autori shqiptar në fund shkruan se vepra e Schmitt-it “nuk sjell asnjë kontribut esencial për zgjerimin e njohurive për Skënderbeun. Schmitt-i nuk arrin të na japë asnjë fakt të ri me peshë që të mund të ndryshonte njohuritë tona për heroin. Ajo që sjell Schmitt-i është përpjekja për të relativizuar faktet e mëdha, siç janë betejat e Skënderbeut.” Këtë prezantim të librit të Sandër Lleshit po e përfundojmë me një pasazh nga një artikull i tij botuar në mars të këtij viti. “Mendja ta thotë se, edhe sikur Skënderbeu të ishte thjesht një mit letrar, vetëm për hir të mesazhit të lirisë që ai rrezaton, do të duhej që ai të mos shqetësonte kënd, siç nuk i shqetëson aspak shqiptarët legjenda e Wilhelm Tell-it. Por, siç duket, Skënderbeu është shqetësues pikërisht për shkak të mesazhit të tij. Megjithatë, ai që u rezistoi në gjallje të tij gjithë fuqive të errëta të një periudhe të errët, ai që u rezistoi afër gjashtë shekujve mungese lirie ndër shqiptarë, duket se nuk do të ketë probleme me epokën e lirisë.”



    Autori është sekretar i Asociacioni Shqiptar për Kultur dhe Integrim në Gjermani.



    (Ky libër u promovua me 20. 06. 2009, në Frankfut të Gjermanisë nga Asociacioni Shqiptar për Kulturë dhe Integrim në Gjermani, ku ishte i pranishëm edhe kolonel Sandër Lleshi.)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    Ka nje tendence ne karrakterin e shqiptarit, qe i kalon ne heshtje sulmet, shpifjet dhe shtremberimet qe i jane bere historise sone, por tani me jo, elita intelktuale po reagon me te shkruar, sepse e shkruara mbetet kurse fjalet harrohen. E pershendes autorin e librit.
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  3. #3
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga biligoa Lexo Postimin
    Frankfurt: Promovimi i librit të Sandër Lleshit:”Skenderbeu`ose
    misioni i pamundur i Schmitt-it”
    Kur paska dal ky libër, dhe ku mund ta gjejm?

    Unë pikë së pari, dua të përshëndes autorin që ka marë inisiativën për t'ju kundërvënë një zhgarravine si Shmiti.
    Unë e kam thënë disa herë në tema të ndryshme të forumit, se ne duhet të marim inisiativën të shkruajm vet historinë tonë.
    Nuk është nevoja të referohemi tek Sllavët apo Grekët për të mësuar historinë tonë.
    Ka ardhur koha ti tregojmë botës, se historia jonë është kështu si e themi ne, e jo si na i interpretojnë fqinjët.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-06-2009
    Postime
    169
    Pershendes mikun tim Sander, per kete hap konkret qe ka ndermarre. Ne gjuhen e tij gjej edhe veten time pavaresisht se bluajta shume kohe ne koke mendimin per te shkruar .
    Por ne shpirtin dhe mendjen time nuk kishte medyshje lidhur me cfare kerkonin te denigronin te ashtuquajturit "te pavarur" "shkencetare moderne" .

    Koha eshte mjeti dhe faktori me shkaterrues edhe se agjentet atmosferike per te gryer dhe shkaterruar edhe figura gjigante prej graniti si Sfinksi . Por vete KOHA deshtoi me shkaterrimin dhe gerryerjen e figures se Skenderbeut !

    Mendoni se do te kene sukses Schmitt-erit dhe Klos-erit me shoke ? Keta rreshtere te vegjel te ushtrise se madhe antishqiptare ?

    Do te propozoja se kush e njeh mire anglishten , le te marre persiper perkthimin e librit te Sandrit . Le t'ia bejme te njohur edhe botes fytyren e vertete te Schmittit .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •