''Shirku (Politeizmi): Padrejtësia dhe mizoria më e madhe
Marrë nga "Buletini Informativ", botimi i dytë, Korrik 1997
Vrasja me paramendim, dhunimi, keqtrajtimi i fëmijëve, gjenocidi. Këto janë krimet që ndodhin sot në botën tonë. Shumë prej jush do të mendojnë se këto janë veprat më të rënda që mund të ekzistojnë.
Mirëpo ka diçka që ia tejkalon këtyre akteve, edhe nëse i bashkojmë që të gjitha. Ky krim është Shirku - adhurimi i shumë zotave (Politeizmi).Disa njerëz mund të kenë dyshim rreth këtij konstatimi, mirëpo nëse kjo shqyrtohet në kontekstin e duhur, do të vërejmë se nuk ka krim më të rëndë se sa shirku, dhe kjo gjë do të bëhet evidente për çdo person që me sinqeritet i qaset kësaj.
Nuk ka dyshim se krimet e cekura në rreshtin e parë, janë krime të rënda dhe të tmerrshme, mirëpo nëse të gjitha këto krahasohen me shirkun (politeizmin), nuk fitojnë peshën e rëndë të mëkatit që e mban vetë shirku. Kur njeriu kryen vrasje me paramendim, vjedhje, apo dhunim, kjo drejtpërdrejt ndikon negativisht dhe seriozisht në qeniet tjera njerëzore. Mirëpo nëse njeriu bën shirk, atëherë kjo ndikon tmerrësisht drejtpërdrejt në Krijuesin e botëve, të qiejve dhe të tokës. Kur një njeri vritet, nga kjo mund të nxirren të gjitha motivet dhe arsyet e krimit. Mirëpo një gjë që vrasësi nuk mund ta pohojë është edhe ajo se personi i vrarë nuk ka qenë dikush që i ka siguruar atij ushqim, veshmbathjen, strehimin, shëndet dhe gjëra të tjera që i nevojiten qenieve njerëzore.
Megjithatë kur një person bënë shirk, atëherë me apo pa dashje shkakton mëkat (krim) të rëndë në Atë që na furnizon me ushqim, veshmbathje, familje, jetë, shëndet, dhe shumë e shumë dhunti dhe begati të tjera të panumërta. Ky Furnizues është Allahu i Lartësuar, Ai që na jep të gjithëve gjërat që kemi më së shumti nevojë në jetë, si dhe vetë jetën tonë.
A është pra e drejtë që të kryhet krim kundër Atij që na furnizon të gjithë neve me të gjitha të mirat e mundshme?
Kjo është një mosmirënjohje e madhe që e bëjnë qeniet njerëzore, dhe kjo do t'u shkaktojë disa njerëzve vuajtje të përjetshme. Ashpërsia e këtij krimi (mëkati) na është bërë shumë e qartë në Kuranin Fisnik.
Çka është saktësisht shirku (politeizmi)?
Realiteti i shirkut
Shirku në të vërtetë është e kundërta e Teuhidit (Njësia e Allahut). Në aspektin gjuhësor, shirk domethënë t'i shoqërosh partner dikujt, ndërsa në fenë Islame ka kuptimin që t'i shoqërosh Allahut shok (partner). Kjo do të thotë që krijesave të Allahut t’u japësh cilësi që në të vërtetë i takojnë vetëm Atij. Kjo automatikisht nënkupton të adhurohet diçka tjetër në vend të Allahut. Faktikisht këto krijesa bëhen në këtë rast partnerë të Allahut të Patëmeta dhe të Lartësuar.
Krijoni Kontakt