Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    SHQIPËRIA është GJAKU im Maska e fano
    Anëtarësuar
    11-05-2009
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    193

    Post Ribashkimi i Shqipërisë etnike nuk e rrezikon, por e shpëton dhe e qetëson Ballkanin!

    *** Serbia së bashku me Greqinë, me Malin e Zi dhe me “Maqedoninë” e kundërshtojnë ribashkimin e Shqipërisë Etnike, sepse sipas politikës dhe praktikës së kolonializmit dhe imperializmit të sundimit të tyre mbi territoret dhe mbi popullatën indigjene shqiptare, “përbën rrezik dhe agresion për territoret dhe për shtetet e tyre”!?

    Edhe pse një “vlerësim të tillë” të paqëndrueshëm të Serbisë dhe të shteteve të tjera kolonizatore sllave, deri tani, e kanë mbështetur edhe disa faktorë të bashkësisë ndërkombëtare, këtë nuk duhet kuptuar si qëndrim të pandryshueshëm të politikës dhe të diplomacisë së tyre, megjithëse, tanimë, janë deklaruar kundër ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë (në kuptim të ngushtë). Përkundrazi, një qëndrim të tillë, më tepër duhet kuptuar si test serioz për politikën dhe diplomacinë e Tiranës dhe të Prishtinës.

    Nëse Tirana dhe Prishtina ndërrojnë kursin e tyre në favor të ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, atëherë, ekziston mundësia, që edhe faktorët relevantë të bashkësisë ndërkombëtarr, t’i riformulojnë dhe dhe t’i ndryshojnë konceptet dhe qëndrimet e tyre lidhur me procesin e ribashkimit.

    Ndryshe, nëse Tirana dhe Prishtina edhe më tej e kundërshtojnë dhe e heshtin çështjen e ribashkimit kombëtar shqiptar, kuptohet që, edhe bashkësia ndërkombëtare, do të jetë në anën e tyre-kundër ribashkimit të Shqipërisë Etnike. Nuk ka arsye pse të distancohet nga politika dhe nga diplomacia zyrtare e Gjysmë Shqipërisë dhe e Kosovës, edhe pse një politikë e tillë zinxhirore, është në shpërputhje me të drejtën historike dhe me të drejtën ndërkombëtare.

    Shkolonizimi i Kosovës nga Serbia.

    Të gjithë ata veprimtarë të shkencës, të politikës, të publicistikës dhe të propagandës masmediale, që në forma të ndryshme improvizuese kanë deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës njëherazi nënkupton edhe “zgjidhjen përfundimtare” të çështjes kombëtare dhe koloniale shqiptare në Ballkan, janë në lajthitje dhe gabim të pakorrigjueshëm, sepse një akt të tillë, duhet kuptuar vetëm si një hap përpara drejt zgjidhjes së ardhshme të çështjes kombëtare dhe koloniale shqiptare në Ballkan. Mirëpo, nëse nga Tirana dhe nga Prishtina ky hap nuk përshpejtohet dhe nuk materializohet në kuptimin de fakto dhe de jure të gjithëkombëtarizimit dhe të rindërkombëtarizimit të çështjes së ribashkimit të Shqipërisë Etnike, që sa më parë të vihet në agjendën e shqyrtimit evropian dhe ndërkombëtar, atëherë, shkëputja e Kosovës nga sundimi kolonial i Serbisë, do të ketë vetëm karakter dypalësh të afrimit ekonomiko-tregtar dhe të biznesit me Shqipërinë e Sali Berishës, jo të ribashkimit gjeopolitik kombëtar as shtetëror me Shqipërinë.

    Prishtina zyrtare nuk ka pse të frikësohet, që botërisht përmes Kuvendit të Kosovës, të shtrojë kërkesën historiko-juridike dhe politike për ribashkimin imediat me Shqipërinë. Një kërkesë për ribashkimin me Tiranën jo vetëm historikisht, por edhe ligjërisht, është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Kjo e drejtë e ribashkimit të shteteve sovrane dhe të pavarura, është sanksionuar edhe në Deklaratën e Asamblesë së Përgjithsme të Kombeve të Bashkuara të vitit 1970, ku thuhet: “ Bashkimi i lirë ose bashkëpunimi me një shtet të pavarur ose miratimi i vendimit të lirë nga ana e popullit me cilindo qoftë status tjetër politik, për atë popull do të thotë formën e realizimit të së drejtës së vetëvendosjes.”Si rrjedhim, juridikisht, është e mundur dhe, plotësisht e lejueshme ushtrimi i së drejtës së vetëvendosjes që nënkupton edhe zhbërjen e një shteti paraprak. Në këtë mënyrë, gjatë viteve 1991-1993 qenë zhbërë edhe shtetet: BRSS-ja, Çekosllovakia dhe RSFJ-ja. Mirëpo, një të drejtë (në kundërshtim me normat dhe me rregullat e së drejtës ndërkombëtare) të këtillë e shkeli dhe e prostituoi vetëm Serbia e vetëquajtur “RFJugosllave” (Serbi+Mali i Zi), e cila me agresion dhe me gjenocid “bombardoi” të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje të republikave (Kroacia, Sllovenia, Bosnja e Hercegovina) dhe të Kosovës.

    Shkaku i zhbërjes (shuarjes) së një shteti me rrugë institucionale ligjore, demokratike dhe paqësore, qëndron në faktin se i tërë territori dhe popullsia e tij bashkohet në një ose më shtete trashëguese. Pushteti politik i shtetit paraprak shuhet në shtetin e përbashkët. Mbi këtë bazë të së drejtës së vetëvendosjes, edhe shteti i ri Kosovës e gëzon të drejtën e ligjshme, që të ribashkohet me Shqipërinë.
    Inicimi dhe realizimi i kësaj kërkese të drejtë dhe të ligjshme varet nga vetë politika zyrtare e Qeverisë dhe e Parlamentit të Kosovës, jo nga rekomandimet dhe nga vendimet politike të BE-së dhe të strukturave të saj.

    Shtruarja e kërkesës së Kosovës për t’u bashkuar me Shqipërinë, drejtpërdrjet ka të bëjë me mbrojtjejn e identitetit dhe të interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Shqipërisë Etnike, që është në pajtim me të drejtën e vetëvendosjes si parim dhe vlerë fundamentale e së drejtës ndërkombëtare.

    Kryesorja, ngritja e kërkesës për ribashkimin (qoftë nga ana e politikës zyrtare, qoftë nga populli shqiptar me referendum ose në ndonjë formë tjetër të ligjshme demokratike dhe paqësore), ligjërisht, sipas së Drejtës Nderkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara etj., në asnjë mënyrë nuk mund të cilësohet si ndonjë formë kërcënimi ose agresioni ndaj stabilitetit dhe paqes në Ballkan, pavarësisht nga akuzat dhe etiketimet e paqëndrueshme të politikës dhe të propagandës kolonialiste të shteteve serbo-sllave fqinje në Ballkan, të cilat, me qëllim që ta ruajnë status quo-n e sundimit të tyre të egër, antiligjor, antidemokratik dhe antipaqësor mbi territoret e kolonizuara dhe të pushtuara të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, e gënjejnë, e manipulojnë dhe e shantazhojnë në forma të ndryshme politikën dhe diplomacinë paqësore të Bashkimit Evropian, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të NATO-s, të OKB-së dhe OSBE-së etj., kinëse kërkesa për bashkim e shqiptarëve paraqet “rrezik dhe agresion direkt” për Ballkanin. Përkundrazi, po qe se një kërkesë e tillë injorohet edhe më tej (si nga ana e politikës shqiptare, ashtu edhe nga ajo evropiane dhe nga ajo ndërkombëtare), s’ka dyshim se, së shpejti do të vijë në pikëpyetje qëndrueshmëria, siguria dhe paqja jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë... (Prof. Dr. Mehdi Hyseni)/03 Aug 2009/V.I.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga fano Lexo Postimin
    *** Serbia së bashku me Greqinë, me Malin e Zi dhe me “Maqedoninë” e kundërshtojnë ribashkimin e Shqipërisë Etnike, sepse sipas politikës dhe praktikës së kolonializmit dhe imperializmit të sundimit të tyre mbi territoret dhe mbi popullatën indigjene shqiptare, “përbën rrezik dhe agresion për territoret dhe për shtetet e tyre”!?

    (Prof. Dr. Mehdi Hyseni)/03 Aug 2009/V.I.

    ku e ke marr kete artikull ...?? nuk e ke lidh linkun ....

    dhe e dyta : Ky Hyseni e ka shkrujt "popullate indigjene shqiptare "....??!! nqse e ka shkrujt ky qenka per ti ************* ketij indigjeni ....
    Ndryshuar për herë të fundit nga D@mian : 05-08-2009 më 20:18
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-09-2002
    Postime
    19
    Kur dy popujt e Qipros pavaresisht referendumit te fundit ku greket e jugut s'donin te ribashkoheshin me turqit e veriut, ato do vije dita do ribashkohen. Perse shqiptaret nuk u lejohet nje referendum i tille? Per mendimin tim nje unitet mes shqiperis dhe kosoves te behej me ane te ndertimit te nje shteti model Zviceran me 4 kantone ashtu si ka qene ne kohen e Turqis . Shqiperia e jugut ose vilajeti i Janines, shqiperi e mesme ose vilajeti i Manastirit, shqiperia e veriut ose Shkodra dhe Kosova. Nje ndarje e tille do i jepte hov te madh zhvillimeve politike,ekonomike, kulturore te vendit. Nje begati do i sillte vendit konkurrenca e tregut te lire midis krahinave shqiptare. U be 100 vjet qysh nga pavaresia qe Shqiperia pa pjesen me vitale te kombit Kosoven po perpelitet si peshku pa uje. Komunizmi nuk do kishte ardhur kurre ne Shqiperi sikur Kosova te ishte pjese e Shqiperise, lufta nacionalvellavrasese s'do kishte ndodhur kurre,Jugosllavet s'do kishin shanc te infektonin vendin me virusin komunist

  4. #4
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    ku e ke marr kete artikull ...?? nuk e ke lidh linkun ....

    dhe e dyta : Ky Hyseni e ka shkrujt "popullate indigjene shqiptare "....??!! nqse e ka shkrujt ky qenka per ti ************* ketij indigjeni ....
    Indigjen eshte sinonim i autokton. Mesoni te flisni para se te aktivizoni instiktet shpellare.

    Artikulli eshte "merre me leng"...
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga D@mian Lexo Postimin
    Indigjen eshte sinonim i autokton. Mesoni te flisni para se te aktivizoni instiktet shpellare.

    Artikulli eshte "merre me leng"...

    ne ketu ne EUROPE nuk e perdorim kete lloj terminologjie ..... ne ketu perdorim fjalen AUTOKTON ..... se c'beni ju atje ne amerike nuk me intereson .... kemi nje Oqean ta pafund qe na ndan ne shume gjera ...

    persaq i perket instikteve shpellare te siguroj se ju atje e keni shume me te te zhvilluar duke qene se nuk po leni vend ne bote pa vene zjarrin .... te mos keqkuptohemi, gjithmone per tu ngroh
    "They will not control us, We will be victorious"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    po qe do se jane shqipetaret qe se hapin gojen per te kerkuar bashkim

    ndaj dhe ka njemije teori kundra

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    ne ketu ne EUROPE nuk e perdorim kete lloj terminologjie ..... ne ketu perdorim fjalen AUTOKTON ..... se c'beni ju atje ne amerike nuk me intereson .... kemi nje Oqean ta pafund qe na ndan ne shume gjera ...

    persaq i perket instikteve shpellare te siguroj se ju atje e keni shume me te te zhvilluar duke qene se nuk po leni vend ne bote pa vene zjarrin .... te mos keqkuptohemi, gjithmone per tu ngroh
    Mesues na dole dhe antiamerikan tashi apo harron se ata me ato zjarret qe ndezin na kane perkrahur ne pikat kryesore te historise sone te re. ti me mire thuaj jam kunder bashkimit se sa i bie qark e perqark dhe kapesh me nje fjale indigjen apo autokton kur dhe ti vete e di se eshte i njejte kuptimi.
    Se mos i pergjitheson te gjithe zjarret e botes me kete tonin ti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga skampin : 06-08-2009 më 07:09 Arsyeja: PLOTESIM
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga skampin Lexo Postimin
    Mesues na dole dhe antiamerikan tashi apo harron se ata me ato zjarret qe ndezin na kane perkrahur ne pikat kryesore te historise sone te re. ti me mire thuaj jam kunder bashkimit se sa i bie qark e perqark dhe kapesh me nje fjale indigjen apo autokton kur dhe ti vete e di se eshte i njejte kuptimi.
    Se mos i pergjitheson te gjithe zjarret e botes me kete tonin ti.
    jo mer zotni e ke gabim ne dy gjera ....
    e para: kam qene gjithmone per bashkim te shqiptareve .....
    dhe e dyta: jane shqiptaret me gjakun e tyre qe kan fitu ... ato pertej oqeanit po shtyjne variantin serb, pikerisht ne kete moment qe po diskutojme, qe ta ndajne Kosoven .... nuk i di te tera ti jo
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 06-08-2009 më 08:43
    "They will not control us, We will be victorious"

  9. #9
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    ne ketu ne EUROPE nuk e perdorim kete lloj terminologjie .....
    Fjalori i Gjuhes Shqipe:

    INDIGJEN m. sh. libr.

    Pjesëtar i popullsisë rrënjëse të një vendi (zakonisht i një popullsie të një kolonie ose të një vendi të largët), anas, rrënjës, vendës; kund. ardhës. Indigjenë të varfër. Gjuha (zakonet) e indigjenëve. Jeta e indigjenëve.



    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    se c'beni ju atje ne amerike nuk me intereson .... kemi nje Oqean ta pafund qe na ndan ne shume gjera ...

    persaq i perket instikteve shpellare te siguroj se ju atje e keni shume me te te zhvilluar duke qene se nuk po leni vend ne bote pa vene zjarrin .... te mos keqkuptohemi, gjithmone per tu ngroh
    patjeter
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    27-07-2009
    Postime
    391
    ca je tu thon mer se je dhe zonjush,msus menjifjal indigjen eshte sinonim i autokton,kembengul me keq se thiu ne akull.

    D@amian e kam me ate msusin,se mos na keqkupton aman te keqen.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •