Nga Express më 05.07.2009 në ora 17:31
Ministria e Transporteve së Shqipërisë ka bërë të ditur sot se tuneli Rrëshen-Kalimash do të jetë i mbyllur për disa ditë.
“Njoftohen përdoruesit e autostradës Rrëshen-Kalimash se Tuneli i Thirrës në këtë autostradë do të jete i mbyllur për trafikun prej orës 11:00 të ditës se Hënë (6 korrik) deri në orën 7:00 të ditës se Enjte (9 korrik). Ky kufizim i përkohshëm kryet si rezultat i punimeve elektromekanike dhe përforcuese në galerinë jugore, të cilat për arsye teknike dhe sigurie nuk mund të zhvillohen në prezencë trafiku”, thuhet në një njoftim për shtypin nga Ministria e Transporteve.
Kjo ministri iu kërkon ndjesë qytetarëve shqiptar nga Shqipëria dhe Kosova, për këtë ndërprerje.
Krijoni Kontakt