Close

Rezultati i Sondazhit: Koalicioni i Ilir Metës dhe LSI me PD, është i drejtë apo i gabuar?

Votues
80. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • I drejtë, e aprovoj.

    53 66.25%
  • I gabuar, nuk e aproboj.

    27 33.75%
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 76
  1. #41
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Ky sondazh do të mbyllet më 04-07-2019 në 02:18
    Po si heret e ke lere per ta mbyll
    Neve mezi po presim shtatorin te formojme qeverine, ti na thua ta mbyllim sondazhin ne 2019 ?
    Durojme dot ne deri atehere?
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #42
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    Citim Postuar më parë nga MUAHHH Lexo Postimin
    Ja e shifni sa ju ka hollu qafa...


    si ato fotot e enver hoxhes qe i punoshin ustallaret.

    po ti ia ke fut duret shum dobet. shi si e ka pre koken e rames fyli





    ncq ncq. her tjeter mos i gjymto fotot mer ti, se tbo nomin autori masanej (ajo gazeta demek)

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Unë e kam marrë të gatshme nga FB këtë dhe se di nga cila gazetë ka dalë. Nëse do e kisha modifikuar unë sdo kisha bërë punë aq të dobët...

  4. #44
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Ja dhe Edvini , ideale do te ishte qe poshte te ishte Erionka ose Ruçi.

    Life's too short to remove USB safely.

  5. #45
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    nje mer jau :p


  6. #46
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    sa kom qesh.....................

    erjonin e kom pik te dobet

  7. #47
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559

    Pjese Nga Sms Derguar Xhufit

    ...Mos shkel me kembe gjakun e LSI.. Mos hidh poshte sakrificat tona cnjerezore, te familjeve tona per interesin e piste te nenkryetares tende te Bashkise se Edi Rames, per gruan e Fatos Klosit, per nipin e Sabit Brokes..Turp i felliqur do te te ndjek gjithe jeten.. Nuk do lejojme te tallesh më me ne dhe te guxosh te na mbash fjalime sot pasdite, i paguar nga Edi Rama.. Ki kujdes!

    *************

    TIRANË - Pushteti dhe nevoja për favore që krijon ai, ka bërë që në Lëvizjen Socialiste për Integrim të rritet ndjeshëm tensioni, ku natyrisht, ditët e fundit nuk kanë munguar edhe presionet, deri me kërcënim jete të atyre individëve, që janë shprehur kundër një bashkëpunimi me Sali Berishën në qeverisje.
    Pre i këtyre kërcënimeve, që natyrisht janë bërë edhe kundrejt një suporti politik, ka rënë edhe numri dy i kësaj force, Pëllumb Xhufi, i cili duke folur gjatë Konventës Kombëtare të kësaj force, ka bërë njëkohësisht të ditur edhe në mënyrë publike qëndrimin e tij kundër vendimit të marrë prej kryetarit të partisë, Ilir Meta, për t'iu bashkëngjitur Berishës në qeverisje.
    Xhufi, duke sfiduar deri diku edhe presionin e sallës së Teatrit të Operës dhe Baletit, (e cila përveç anëtarëve të konventës ishte mbushur më shumë me përkrahës të Ilir Metës), ka denoncuar fillimisht presionin e gjithanshëm, që ka ndjerë gjatë këtyre ditëve për ta detyruar atë që të mos dalë kundra një marrëveshjeje të tillë dhe më pas ka renditur argumentet për qëndrimin e tij refuzues.
    "Më kanë ardhur disa mesazhe këto kohët e fundit, të të gjitha natyrave të mundshme, mesazhe, që shprehin një shqetësim të sinqertë se mos unë, Pëllumb Xhufi, zëvendëskryetari i partisë, kam rrëshqitur, jam joshur ose blerë nga Edi Rama.
    Unë as nuk shitem, as nuk blihem, madje as nuk sponsorizohem. Më kanë ardhur edhe mesazhe kërcënimi të ulëta, me fjalë të ulëta, mesazhe, që mbajnë era raki, për të mos thënë era drogë, të cilët më kërcënojnë edhe me jetë, dhe më vjen keq që ndonjë prej tyre është edhe këtu.
    Unë po u them atyre se, Pëllumb Xhufi nuk trembet nga asnjë lloj vagabondi", - u shpreh Xhufi në fjalën e tij, duke shkaktuar shpeshherë reagime nga salla. Ndërsa, duke argumentuar qëndrimin e tij kundër një nisme të tillë për të qeverisur bashkë me Berishën, zëvendëskryetari i LSI-së ka vënë theksin tek anashkalimi që iu bë strukturave në këtë vendimmarrje nga kryetari i partisë.
    Ai, gjithashtu, e ka konsideruar vendimin të nxituar dhe jo në kohën e duhur. "Unë gjykoj se këtu u dogjën kohët, ne patëm një propozim dhe patëm një reagim të menjëhershëm, në një kohë që, vetëm dy ditë më parë, ne kishim vendosur bashkërisht në kryesi që problemi i aleancës do të jetë në një moment të dytë dhe m'u duk një vendim tepër i rëndësishëm dhe që ne do të merreshim me gjithë hapat e tjerë të procesit zgjedhor, ankimimet, me mbledhjet e fakteve etj. Ne kishim kohën në favor dhe ne mund të prisnim vërtet, sepse koha punonte për ne", - tha më tej Xhufi.
    Ai ka vlerësuar se nuk ishte e nevojshme pse të nxitohej, pasi ai që ishte në hall, ishte Berisha dhe jo LSI-ja, dhe, për rrjedhojë, asaj nuk mund t'i imponohej një agjendë tjetër. "Ne kemi agjendën tonë, Sali Berisha ka agjendën e tij.
    Ai bëri një propozim dhe ne duhet t'i përgjigjemi në bazë të agjendës sonë dhe ne kemi një axhendë afatgjatë, që LSI-ja, në çdo rast do të bëhet katalizator i riorganizimit dhe strukturimit të së majtës shqiptare dhe kushtet ishin mjaft të mira.
    Kishim dhe agjendën afatshkurtër, të cilën e vendosëm një ditë më parë në mbledhjen e kryesisë. Prandaj, gjykoj se kjo vendimmarrje ishte në kuptimin e këtyre interesave tona",- theksoi Xhufi.
    I gjendur përballë një situate të tillë, ai ka bërë thirrje që LSI-ja të rikuperonte në qëndrimin e saj, duke kontribuar në stabilitetin e vendit, por jo duke marrë pjesë në qeveri, por duke e votuar atë nga jashtë, për ato çështje që i shërbejnë stabilitetit dhe integrimit.
    "Unë do të thosha se ka dhe një zgjidhje tjetër europiane, ka zgjidhje të tjera që ne të mbështesim qeverinë për ato arsye të mëdha, që janë vërtet, por duke mos u implikuar në qeveri, por duke dhënë mbështetje nga jashtë saj për programin e qeverisë, për votëbesimin e qeverisë dhe për ta kushtëzuar atë qeveri që të kalojë në Parlament vetëm ligje, që i shërbejnë integrimit", - tha Xhufi duke mbyllur fjalën e tij.
    Edhe Klosi kundra: Pakti me Berishën i papranueshëm

    TIRANË - Zëvendëskryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi, nuk ka qenë i vetmi drejtues i lartë i kësaj force, që nuk e ka kapërdirë dot një marrëveshje bashkëqeverisjeje me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
    Kështu, përveç Xhufit, guximin për të dalë kundër një vendimmarrjeje të tillë e ka marrë edhe anëtari i kryesisë së kësaj force, Fatos Klosi, i cili për shkak të ashpërsisë së qëndrimit dhe argumenteve të tij, ka provokuar dhe një debat të hapur, si me sallën, ashtu edhe me vetë kryetarin Ilir Meta dhe me nënkryetarin e saj, Dritan Prifti, debat që në disa momente ka dalë edhe jashtë kontrollit, ku natyrisht, nuk kanë munguar akuzat ndaj tij si i blerë nga Rama.
    Pavarësisht se i ndërprerë disa herë në fjalën e tij, Klosi, falë "përkujdesjes" së kreut të LSI-së, Ilir Meta, ka mundur të përcjellë deri në fund mesazhin e tij, se një marrëveshje bashkëqeverisje me Berishën, është kundër së majtës dhe në të mirë vetëm të Berishës dhe klaneve të tij.
    "Më duket një përfundim shumë euforik dhe uroj që ashtu të jetë, por e them me bindje se partia, që do të përfitojë nga ky qëndrim, mbase përsëri emrin do ta ketë LSI, por nuk do të jetë më ajo LSI-ja për të cilën punuam dhe ëndërruam për të bërë gjëra të mira", - tha ish-kreu i SHIK-ut, Fatos

    Klosi.
    Në vijim të këtij qëndrimi, në një klimë aspak miqësore të krijuar në sallë, ai i ka kujtuar Metës, anëtarëve të kryesisë dhe gjithë sallës, faktin se kushdo që ka bashkëpunuar më parë me Berishën, ka dalë i humbur, duke paralajmëruar në këtë mënyrë një fund të keq edhe për qeverisjen që po ngjizet mes Metës dhe Berishës.
    "Vendimi për të bashkëpunuar me Berishën në qeverisjen e vendit, sipas meje, është i gabuar dhe i dëmshëm, si për interesat e vendit, ashtu dhe për interesat tona. Ky vendim, na vë neve në atë pozicion, për të cilën ne i kritikuam ashpër ata që për interesat e tyre kanë bashkëpunuar me Berishën.
    Dua të them se kush ka bashkëpunuar me Berishën, e ka ngrënë", - shtoi Klosi. Por, mbi të gjitha, ai ka theksuar se kjo marrëveshje ka zhgënjyer të gjithë ata qytetarë që kanë votuar LSI-në dhe që deri më tani i kishin besuar asaj, se ajo ishte forca e vetme, që bënte opozitë të vërtetë ndaj Berishës.
    Sipas tij, nuk është normale që, për shkak të inateve dhe debateve me PS-në, LSI-ja të shkojë dhe të bashkëpunojë me Berishën. "Me këtë vendim, me siguri që i kemi zhgënjyer të gjithë ata që na kanë besuar se ne ishim vërtet në ballë të luftës kundër Berishës.
    Më shumë se gjysma e shqiptarëve votuan kundër Berishës, dhe ata shqiptarë që unë thirra të bashkohen me LSI-në, pasi kështu do ta kishin më lehtë të luftonin Berishën. Tani do të më duhet t'u kërkoj falje atyre. Nuk mund t'u mbrohen interesat e vendit tek Berisha nga ata dy apo tre ministra që do futen nga ana jonë në këtë kabinet.
    Armiqësia që ka treguar PS-ja ndaj nesh nuk duhet të na detyrojë që të flemë me mullixhinë po s'patëm qejf ne vetë. Ne, kështu po ia fusim jo vetëm Edit, por gjithë bazës së socialistëve", - tha Klosi.
    Sipas tij, argumenti me të cilin po shoqërohet ky vendim, që ka të bëjë me interesat kombëtare për të nxjerrë vendin nga kriza, nuk qëndrojnë. "Në krizë nuk është Shqipëria, në krizë është qeveria aktuale që ka në kurriz ngjarje të tilla si Gërdeci, korrupsionin e madh në rrugën e kombit, e shumë të tjera".
    Pas fjalës së tij, Klosi është kërcënuar nga disa përkrahës të Ilir Metës, që gjendeshin në sallë, ndërkohë që vetëm ndërhyrja e Spartak Brahos ka shmangur një përplasje fizike mes tyre në sallë.

    Debatet


    Fatos Klosi:
    "Më duket një përfundim shumë euforik dhe uroj që ashtu të jetë, por e them me bindje se partia që do të përfitojë nga ky qëndrim,-j mbase përsëri emrin do ta ketë LSI, por nuk do të jetë më ajo LSI-ja për të cilën punuam dhe ëndërruam për të bërë gjera të mira".

    Ndërhyrje nga salla

    Klosi:
    "Po të doni unë e le fjalën në mes, por unë i vetëm nuk ju prish punë"

    Meta:
    "Fatos, të lutem vazhdo, fol me qetësi, me gjithë argumente dhe ju lutemi të gjithëve të ruani gjakftohtësinë, sepse kemi ardhur të dëgjojmë argumentet. I lini brohoritjet".
    Klosi:

    "Vendimi për të bashkëpunuar me Berishën në qeverisjen e vendit, sipas meje, është i gabuar dhe i dëmshëm, si për interesat e vendit, ashtu dhe për interesat tona. Ky vendim na vë neve në atë pozicion, për të cilin ne kritikuam ashpër ata që, për interesat e tyre, kanë bashkëpunuar me Berishën. Dua të them se kush ka bashkëpunuar me Berishën, e ka ngrënë".

    Meta:
    "Ju lutem ruani qetësinë dhe mos bini pre e provokimeve. Unë dua të dëgjoj argumentet e Fatos Klosit dhe unë do jap argumentet e mia. Unë nuk dua që të më duartrokisni, as për mua dhe as për të".

    Klosi:
    "Nuk mund t'u mbrohen interesat e vendit tek Berisha nga ata dy apo tre ministra që do futen nga ana jonë në këtë kabinet. Armiqësia që ka treguar PS-ja ndaj nesh, nuk dua të na detyrojë që të flemë me mullixhinë po s'patëm qejf ne vet. Ne kështu po ia fusim jo vetëm Edit, por gjithë bazës së socialistëve.

    Gjithashtu, më ka shokuar dhe ngutja me të cilën u ndërmor ky hap. Në mbledhjen e kryesisë, ne kritikuam Dritanin për deklaratat e emocionale të tij. Së pari, ngutja cenoi thelbin e procesit zgjedhor".

    Klosi debaton me Priftin

    "Të lutem Dritan, se ty të kam dëgjuar, s'kam nevojë të dëgjoj prapë"

    Meta:


    "Kam një pyetje për ty Fatos. Në rast se nuk marrim pjesë në qeveri, çfarë bëjmë?"

    Klosi:

    "Unë nuk kam menduar për këtë. Por mund të them që tani një zgjidhje: të krijojmë një qeveri teknike, që të realizojmë një reformë zgjedhore dhe që, pas një viti, të bëjmë zgjedhje".

    Marre nga gazeta Shekulli.
    *****

    Me ne fund dikush qe nuk pranon te jete dele e te drejtohet qorrazi nga "enveri" i kopese. Me pelqeu ky propozimi i fundit i Xhufit. Mund te ishte nje zgjidhje e perkohshme. Por kokemadhi kishte frike se mbetej me gisht ne goje bashke me ate debilen qe ka per krahu dhe mundohet me zor te beje rolin e politikanes.
    Elegance is an attitude.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Kur në podium do të ngjitej për të dhënë mendimin e tij Pëllumb Xhufi një "difekt teknik" nga ana e LSI e cila po prodhonin sinjalin, nuk mundësoi transmetimin e fjalës së tij në media.

    Sali Enver Berisha dhe Ilir Ramiz Meta shprehën keqardhjen e tyre për këtë censurim...(kollitje)...difekt.

  9. #49
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Nje pyetje kam une: Pse kaq ngutje nga Meta per tu bashkuar me Berishen, nderkohe qe numerimi i votave nuk kishte mbaruar? Pse tere ky nxitim i madh per tu bere aleat me armikun me te madh te tij, te cilin, sipas fjaleve te Metes, shprehur per vite me rradhe, deri diten e votimit, e quan problemin me te madh te Shqiperise? U vodhi votat te majteve, te cilet kaluan me LSI ne mospelqim te Nanos (kur ky ishte kryetar partie) dhe te gjitha votat e te majteve, iu dhane LSI-se duke u bazuar ne qellimin kryesor elektoral qe kjo parti pati dhe qe ishte zhdukja e Berishes. Ta mbajne me shendet tani Meten, Priftin dhe cdo kameleon, mashtrues, te korruptuar e langaraq qe ka kjo parti, ku interesi personal u shpreh haptas qe eshte gjithnje perpara atij kombetar. Qe Meta do bente nje veprim te tille, nuk ja ka marr mendja as Berishes vete, i cili doli serisht me i fituari ne kete rast.

    Cuditem, sinqerisht, sesi ka njerez (perjashtuar militantet Berishiane) ketu ne forum, qe bien pre e mashtrimeve te Metes, i cili deklaron qe gjasme e beri per te stabilizuar vendin, per te shmangur trazirat, sepse eshte altruisti me i thekur i shekullit etj etj! Nje njeri qe lepin aty ku ka peshtyre per vite me rradhe, nuk eshte vetem deshmi e egzistences se funderrinave ne shoqeri, por ne kete rast, kur funderrinat ngrihen ne pushtet ne kurriz te shoqerise, eshte problem kombetar..

  10. #50
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    Citim Postuar më parë nga angelina o2 Lexo Postimin
    ...Mos shkel me kembe gjakun e LSI.. Mos hidh poshte sakrificat tona cnjerezore, te familjeve tona per interesin e piste te nenkryetares tende te Bashkise se Edi Rames, per gruan e Fatos Klosit, per nipin e Sabit Brokes..Turp i felliqur do te te ndjek gjithe jeten.. Nuk do lejojme te tallesh më me ne dhe te guxosh te na mbash fjalime sot pasdite, i paguar nga Edi Rama.. Ki kujdes!

    Marre nga gazeta Shekulli.
    *****

    Me ne fund dikush qe nuk pranon te jete dele e te drejtohet qorrazi nga "enveri" i kopese. Me pelqeu ky propozimi i fundit i Xhufit. Mund te ishte nje zgjidhje e perkohshme. Por kokemadhi kishte frike se mbetej me gisht ne goje bashke me ate debilen qe ka per krahu dhe mundohet me zor te beje rolin e politikanes.
    vallaj vetem nji person njifet ktu qe con sms..



    e ai osht:




Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •