I drejtë, e aprovoj.
I gabuar, nuk e aproboj.
Ti mjeshtër i madh i politikës e pe se sa mandate mori ne Lezhë PD apo jo? Megjithëse postimi mu fshi të thashe që i duhen 3000 vota plus e ato vota nuk i kishin e nuk do ti kenë ndonjëherë ato kuti. Kjo është e para.
E dyta është se Ramës nuk i është cënuar asgjë sepse ka mbështetjen e popullit mbi të gjitha. Sado intriga, "tradhëti" e marrëveshje të bëjnë kundërshtarët për ta rrëzuar nuk do ja arrijnë qëllimit.
RRoftë Partia Socialiste,organizatorja dhe frymëzuesja e të gjitha fitoreve të popullit tonë.
Amen!
Meta: Jam për integrimin europian
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, tha për BBC-në se vendimi për të bashkëpunuar me PD-në për krijimin e koalicionit qeverisës i shërben vendit, por edhe seriozitetit dhe identitetit të LSI-së, e cila në radhë të parë është në funksion të integrimit europian të vendit.
Zoti Meta ka përsëritur akuzat në adresë të liderishipit të PS-së për atë që ai e quan përpjekje për asgjësimin korruptiv të LSI-së gjatë këtij proçesi zgjedhor.
Me zotin Meta biseduan Ilir Kadia e Arben Manaj. Ai fillimisht i përgjigjet pyetjes se cila është përmbajtja e marrëveshjes me zotin Berisha për t'u bërë pjesë e koalicionit qeverisës?
Meta: Nuk kemi bërë asnjë bisedim deri tani përveçse kemi dhënë një përgjigje “Po” në parim për bashkëqeverisje me PD- në si fituese e këtyre zgjedhjeve me qëllim realizimin e një qeverisjeje të qëndrueshme dhe në funksion të reformave të integrimit europian. Në ditët në vijim besoj se do kemi një takim të parë me kryetarin e PD-së dhe natyrisht fokusi kryesor do të jetë në programin e koalicionit qeverisës. Ndërsa përsa i takon funksioneve kjo mendoj që është një çështje sekondare.
BBC: Unë e ndoqa konventën tuaj në sallën e Teatrit të Operas, dhe ndjeva entuziazëm tek pjesëmarrësit kur ju shpallët apo kërkuat nga Konventa mendimin e saj për pjesëmarrjen tuaj në qeverisje. Ndërkohë pati edhe zëra kundër. Zoti Pëllumb Xhufi tha se do ishte më mirë një mospjesëmarrje në këtë qeveri. Ju vetë si e pritët këtë zë kundër, por dhe disa zëra të tjerë brenda partisë?
Meta: Meqenëse ju paskeni patur fatin për ta ndjekur drejpërdrejtë besoj se e keni vënë re se në ç‘mënyrë demokratike u realizua konventa. Ka dy zëra kundër që ne i respektojmë, do donim të kishim një propozim për rrugëzgjidhjen sepse doli qartë që LSI ishte para dy alternativave, ose të bashkëpunonte me PS, e cila ka një përgjegjësi të madhe për cënimin e standarteve duke futur vendin në një proçes krize, ose të bashkëpunonte me koalicionin fitues për të realizuar një qeverisje të qëndrueshme dhe në dobi të integrimit europian të vendit. Pra, edhe ata dy zëra kundër edhe pse unë ju luta aty në Konventë, nuk na dhanë dot as edhe një zgjidhje tjetër dhe nuk na sqaruan një rrugë të tretë përveç këtyre të dyjave. Pa diskutim që kjo është rruga më e drejtë, ku duhet të eci LSI sepse i shërben vendit, por natyrisht besoj që do i shërbej dhe seriozitetit dhe identitetit të LSI-së, e cila në radhë të parë është në funksion të integrimit europian të vendit.
BBC: Ju jeni një parti e majtë, mirëpo të majtët e tjerë, siç foli dhe z. Ruçi për BBC-në, e quajnë akt tradhëtie këtë marrëveshje tuajën për të qenë në qeveri bashkë me Sali Berishën...
Meta: Shprehje të tilla si tradhëtar janë të denja për një politikan të politikës së re si Gramoz Ruçi. Ka qenë një ndër ekzekutorët kryesorë të skenarit të z. Rama, për asgjësimin korruptiv të LSI-së gjatë këtij proçesi zgjedhor. Tradhëti është që në këto momente të rëndësishme të inskenosh destabilizim të vendit sikurse bën z. Ruçi dhe sikurse u përpoq të bënte dhe ne Fier pas zgjedhjeve. Tradhëti ndaj të majtës është të vazhdosh t’i shërbesh një klike ndërtuesish dhe mafiozësh në PS, sikurse bën Gramoz Ruçi dhe jo të reflektosh për këtë humbje të thellë e cila më shumë sesa numerike është morale dhe politike, pasi një parti e tërë me vlera shumë të mëdha si PS, u bë pjesë e një basti personal të Edi Ramës, që nuk ka asnjë lidhje me vlerat tradicionale të PS. Prandaj ne do të ecim përpara, pa u kushtuar vëmendje folklorizmave të tillë, qoftë kur vijnë nga z. Ruçi e qoftë kur vijnë nga z. Rama, e besojmë që kjo është rruga që ndihmon dhe PS-në, që t'u rikthehet atyre vlerave të demostruara në 18 vjet, por të mohuara gjatë viteve të fundit të një lidershipi pa identitet.
BBC: Z. Meta, ka kritikë që thonë edhe pse jemi në kuadrin e spekulimeve që ju mund të kërkoni nga z. Berisha pikërisht disa dikastere, apo ministri ku mundësia e korruptimit është shumë e madhe. Ju jeni në gjendje të sfidoni këta kritikë duke kërkuar ndoshta ministri ku kjo mundësi është shumë më e vogël?
Meta: Këta kritikë janë nga ata të cilët janë vënë në shërbim të një projekti korruptiv të z. Rama, për të korruptuar të gjithë shoqërinë shqiptare duke filluar që nga analistët, mediat e kështu me radhë. Ne hymë në këtë qeveri për të shpëtuar vendin nga një krizë. Ne hymë në këtë qeveri për të dhënë mesazhe stabiliteti dhe integrimi dhe padyshim hymë në këtë qeveri për një program transparent, i cili synon luftën kundër korrupsionit dhe pavarësinë e gjyqësorit. Këto nuk janë shqetësime të ndershme të analistëve, përkundrazi këto janë paragjykime qe duan të kompleksojnë Ilir Metën dhe LSI në këtë hap historik që vë në rend të parë interesat kombëtare. Ndaj unë do t’i ftoja të gjithë ta monitorojnë qeverinë e re, koalicionin e ri dhe të na ndihmojnë me kritikat e tyre.
BBC: Zoti Meta, cili është mendimi juaj, përse në Shqipëri shikohet me kaq vështirësi një lëvizje e tillë politike?
Meta: Kjo vjen jo vetëm për prapambetjen që ka një pjesë e politikës shqiptare, por mbi të gjitha ky është një dëshpërim që vjen nga dështimi i një përpjekje për të kontrolluar të gjitha pushtetet në Shqipëri. LSI nuk pranoj të bëhej pjesë e këtij kaosi, destabiliteti, por vendosi të hedhë një hap të rëndësishëm për stabilitetin e vendit, për qeverisjen e tij dhe për të vijuar integrimin europian që është projekti kryesor i LSI-së. Ne na vjen shumë keq për shprehje të tilla të dëshpëruara pasi LSI nuk ka asnjë borxh ndaj PS, e cila u soll në mënyrën më armiqësore për gati 2 vite ndaj LSI, e cila realizoj një projekt mafioz për shkatërrimin e LSI-së në këto zgjedhje. LSI ka pozicionin e saj, ka votat e saj, çdo koalicion LSI–PS ishte i pamundur dhe vetëm sjell krizë. Kjo është zgjidhja që i shërben vendit dhe ne do të ngrihemi mbi interesat e pjesshme.
BBC: Keni deklaruar më përpara se ju do jeni kryeministri që do ta fusni Shqipërinë në Europë në 2013. Ky ishte basti juaj i fituar nga pjesëmarrja në qeverinë Berisha apo do bëni sërish kryeministrin për 2013?
Meta: Kjo nuk është çështja më e rëndësishme. Natyrisht që unë do të kisha dëshiruar një rezultat shumë më të mirë edhe për LSI, edhe për Ilir Metën, edhe për të majtën në tërësi pavarësisht nga raportet tona me lidershipin aktual të PS. Megjithatë i gjithë lajkmotivi im në jetën politike është integrimi i Shqipërisë në Europë. E rëndësishmë është ky antarësim të realizohet sa më parë. Është apo jo Ilir Meta kryeministër, kjo është një çështje sekondare pavarësisht nga dëshira personale, por Ilir Meta gjithmonë është për integrimin europian të Shqipërisë.
bbc
Ku të shkojë më destabilizimi i vëndit kur në krye të tij do të jetë një qeveri e pa zgjedhur e formuar nëpërmjet pazareve të prapaskenave. Ku ka më tradhëti për të majtën sesa ti dhurosh votat e saj për të djathtën. Ku ka më tradhëti për të majtën sesa ti shërbes të djathtës?Meta: Shprehje të tilla si tradhëtar janë të denja për një politikan të politikës së re si Gramoz Ruçi. Ka qenë një ndër ekzekutorët kryesorë të skenarit të z. Rama, për asgjësimin korruptiv të LSI-së gjatë këtij proçesi zgjedhor. Tradhëti është që në këto momente të rëndësishme të inskenosh destabilizim të vendit sikurse bën z. Ruçi dhe sikurse u përpoq të bënte dhe ne Fier pas zgjedhjeve. Tradhëti ndaj të majtës është të vazhdosh t’i shërbesh një klike ndërtuesish dhe mafiozësh në PS, sikurse bën Gramoz Ruçi dhe jo të reflektosh për këtë humbje të thellë e cila më shumë sesa numerike është morale dhe politike, pasi një parti e tërë me vlera shumë të mëdha si PS, u bë pjesë e një basti personal të Edi Ramës, që nuk ka asnjë lidhje me vlerat tradicionale të PS. Prandaj ne do të ecim përpara, pa u kushtuar vëmendje folklorizmave të tillë, qoftë kur vijnë nga z. Ruçi e qoftë kur vijnë nga z. Rama, e besojmë që kjo është rruga që ndihmon dhe PS-në, që t'u rikthehet atyre vlerave të demostruara në 18 vjet, por të mohuara gjatë viteve të fundit të një lidershipi pa identitet.
Nuk e kanë fajin vetëm këta. E kanë dhe gazetarët kërcunj që sdinë të bëjnë dy pyetje. E ka dhe populli që hesht e shikon se si i fusin kallupin. Mjerë ne kush do na qeverisi. Një idiot i njohur ndërkombëtarisht dhe një prostitutë politike.
Shqipëria po ndryshon!
i shkreti muahhh paska dal ne gjithe forumin duke bo copy-paste te njojtat gjona. kto jon simptoma lal..
Po tregoj kush është aleati juaj për ata pak që nuk e dinë. Ujku qimen e ndërron por zakonin se harron. Shanset për përmbushjen katër vjecare të mandatit kjo qeveri e ka -100%![]()
megjithate, duke pa simptomat, osh e detyrushme ta bosh nai vizite mer ti, se gjynof me hum emigracioni nji element kaq te vlefshem si puna jote
Une nuk pajtohem me kete vendim te LSI per koalicion me PD, pasi mandatet e LSI u moren nga elektorati i majte, dhe koalicioni me te djathtet eshte shume fallso.
Krijoni Kontakt