Close

Rezultati i Sondazhit: Koalicioni i Ilir Metës dhe LSI me PD, është i drejtë apo i gabuar?

Votues
80. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • I drejtë, e aprovoj.

    53 66.25%
  • I gabuar, nuk e aproboj.

    27 33.75%
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 76
  1. #31
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga Henea Lexo Postimin
    Është shumë e rëndësishme që qeveria tjetër të kuptojë që duhet të qeverisë jo në emër të 50 per qind të atyre që votuan për të, por të shtrijë dorën tek gjysma tjetër e popullsisë që është qartësisht e interesuar në përmirësimin e Shqipërisë. Dhe të përpiqet ta bashkoje kombin për të mirën e tij te përbashkët”, theksoi ambasadori Uidhërs.
    mbase jam une qe se kuptoj kete thenie ..........por ne baze te kesaj deklerate te ambasadorit amerikan na del se socialistet jane qartesisht te interesuar per permirsimin e Shqiperise..........?????????????????

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    mbase jam une qe se kuptoj kete thenie ..........por ne baze te kesaj deklerate te ambasadorit amerikan na del se socialistet jane qartesisht te interesuar per permirsimin e Shqiperise..........?????????????????
    Nëse do ta shikosh ashtu, ashtu merre. Uidhers e ka fjalën që shumica e popullit në Shqipëri është e interesuar për përmirësim andaj dhe duhet bashkëpunim sa më i gjërë që të ketë një përfaqësim sa më të gjërë të popullit në qeverisje.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Rilindja
    Anëtarësuar
    22-06-2009
    Postime
    11
    Shume shume i drejte

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Rilindja
    Anëtarësuar
    22-06-2009
    Postime
    11
    Te dashur Forumiste, punerat jane pak me te ngaterruara sec po mendoni shumica nga ju!
    Ilir Meta e di me se miri se pse ishte kunder Berishes sikurse e di tash se pse eshte me Berishen.Mjafton se ai eshte Puro Shqiptar.

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-06-2009
    Postime
    114
    I drejte per nje arsye shume te thjeshte pasi eshte ne te miren e gjithe Shqipetareve dhe nese ndokush kerkon te fuse vendin ne krize si politike dhe ekonomike ose e thene ndryshe ne Zgjedhje te Parakoshme atehere me vjen keq por i duhet te pranoje se nuk intereson fort Shqiperia dhe Shqipetaret por vetem kolltuku i vet, lejet e ndertimit etj, etj etj si puna ketyre
    PS: Te pranosh humbjen eshte madheshti.......

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anëtarësuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    Meta thjesht beri tregeti ashtu sic bente kur ishte kryeminister .
    Kete rradhe e shiti lekuren e tij shtrenjte .Edvini thjesht nuk pranoi kushtet e Metes dhe Sala kishte nevoje aktuale per nje koeficient sigurie .
    Meta shoi perkohesisht urine e tij ,por nuk besoj qe ky koalicion te rezistoje deri ne zgjedhjet e ardhshme .
    Jam dakord qe me mire te shmanget kriza politiko-parlamentare .Por kriza per mendimin tim thjesht eshte shtyre ne te ardhmen .
    Jane qe te tre monstra dinozauresh qe ushqehen me djerse ,gjak e para shqiptaresh .
    Thjesh ,momentalisht shtresa politikane e Shqiperise nuk mund t`i beje jashteqitje.

    QE TE TRE ZOTEROJNE ''ARTIN'' ENVERIST PER TI QERUAR KUNDERSHTARET QE NE EMBRION.
    Keshtu qe luajne lirisht me fatet e vendit.
    Dhe ne palloshet grindemi neper forume per ta .
    NA MERITOJNE DHE I MERITOJME .
    I PACIM ME SHENDET
    PS
    E keni pare qafen e Metes qe eshte bere si qafe Bizoni?????

  7. #37
    uffffaaaaaa Maska e Jonilda
    Anëtarësuar
    03-07-2009
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    72
    pershendetje une ne fillim nuk isha dakort, aspak. fillova te mendoja se nuk do ti shikoja me me sy ata te LSI por dje ndryshova mendim. nje arsye ose me shume se nje me beri qe te ndryshoja mendim teresisht. tani besoj se ka bere mire ILIR META qe ka pranuar ftesen e SALI BERISHES. JU UROJ SUKSESE TE DYVE....

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Ska faj i shkreti, 5 vjet opozitë. I ishte holluar qafa...

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Ja e shifni sa ju ka hollu qafa...


  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja cthone metoistet..

    --

    Kreu i LSI akuzoi kryetarin e PS për hartimin e një Kodi që synonte para së gjithash eliminimin e LSI si parti politike


    Meta: Rama shpenzoi miliona euro për të blerë votat e LSI


    Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim akuzoi dje Partinë Socialiste se ka shpenzuar shuma të mëdha parash për të blerë votat e LSI-së, të cilën ka kërkuar ta zhdukë si parti. Duke folur në Konventën Kombëtare të LSI-së, Meta tha se e gjithë fushata e PS-së veçanërisht gjatë ditëve të fundit, u përqendrua në një agresion korruptiv për të manipuluar drejtuesit e LSI-së. Ai tha se në këto kushte, LSI nuk mund të bashkëpunonte në asnjë mënyrë me agresorët e saj. Gjithashtu, ai tha se vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje të reja pas dy muajsh me këtë Kod, ku LSI nuk ka as komisionerë, as numërues. "E gjithë fushata e ditëve të fundit u përqendrua në një agresion korruptiv përmes manipulimit të databeizit të LSI-së në qendër. Pavarësisht nga të gjitha këto, rezultati elektoral e bën të pamundur një qeverisje PS-LSI. Çfarë duhet të bëjmë? Të bashkohemi me agresorët e votës tonë? A e zgjidh kjo situatën aktuale në Shqipëri? Të shkojmë brenda dy muajve në zgjedhje, me këtë Kod, pa komisionerë, pa numërues dhe të krijojmë tensione?", shtoi Meta. Më tej, kreu i LSI-së e vuri theksin në domosdoshmërinë e largimit të Ramës nga politika, duke nënvizuar se vetëm një gjë e tillë mund të ndikojë në rivendosjen e marrëdhënieve me Partinë Socialiste. "Ne e dimë shumë mirë çfarë kemi bërë që të vendoset bashkëpunimi nga Rama, që të mos humbte asnjë votë e majtë dhe progresiste. Ju i dini shumë mirë të gjitha inisiativat publike dhe jo publike që janë refuzuar në mënyrë skandaloze dhe arrogante nga Rama. Pse kishte frikë Rama që ne të kishim atë që na takonte, të kishim anëtarin e komisionit në qendrat e votimit?", vijoi më tej kreu i LSI-së. Ne, vijoi më tej ai, do të ecim përpara sepse nuk jemi krijuar për të qenë as bishti i PS-së dhe aq më tepër i liderit aktual të saj, por jemi krijuar për të përfaqësuar aspiratat e socialistëve e progresistëve që duan një Shqipëri në Europë. "Ne jemi vendi që duam të hyjmë në BE dhe në radhë të parë ne jemi Lëvizja Socialiste për Integrim dhe jo për izolim. Vendimi që duhet të marrim është shumë i vështirë për të gjithë, por nuk shikoj një zgjidhje tjetër që të jemi një faktor stabilizues dhe shpëtimtar, një faktor qeverisës jo për funksione dhe për poste, por për të realizuar projektet e planit tonë për veprim, sepse Shqipëria vazhdon të jetë në krizë ekonomike, sociale dhe besimi", nënvizoi Meta. Ai akuzoi sërish kryetarin e PS-së për hartimin e një Kodi që synonte para së gjithash eliminimin e LSI-së si parti politike. "Jam i bindur që jemi në prag të një rëndësie të veçantë, por duhet të kuptojmë se ne nuk e hartuam Kodin që imponon koalicione dhe për vetë produktin elektoral të këtij Kodi, koalicioni më i frytshëm për vendin është PD-LSI, sepse garanton një qeverisje të qëndrueshme, por edhe një opozitë të rëndësishme. Një koalicion tjetër, PS-PD, do të asfiksonte opozitën me 4 mandate deputetësh dhe do të humbiste të gjitha balancat e një sistemi demokratik qeverisjeje. Prandaj, unë besoj se rruga ku duhet të ecim është rruga e zgjidhjes dhe jo rruga e krizës", tha Meta në fjalën e tij para anëtarëve të LSI-së në Konventën e Jashtëzakonshme të kësaj partie.






    Njerëz të arrestuar për vrasje, për drogë, shoqëruan Ruçin në Fier, të cilët i përdori për të kërcënuar LSI


    Prifti: PS harxhoi 5 milion euro vetëm në Fier për blerjen e votave


    Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në Qarkun e Fierit, Dritan Prifti, hodhi akuza të ashpra dje gjatë punimeve të Konventës Kombëtare të LSI-së, mbi kryesocialistin Edi Rama dhe deputetin Gramoz Ruçi. Prifti akuzoi çiftin e "politikës së re" për tentativë të blerjes së strukturave dhe votave të LSI-së në Fier. Duke paraqitur fakte konkrete, Prifti tha se para dhe pas zgjedhjeve, Ruçi mobilizoi në Fier miliona euro dhe përdori kriminelë, ish-të burgosur për vrasje dhe trafik droge, për të kërcënuar LSI-në, në qarkun e dytë më të madh në vend. "Me veprimtaritë e errëta, PS vetëm në Fier ka harxhuar mbi 5 milion euro, për të blerë strukturat e LSI dhe votat atje. Ruçi dhe Rama mobilizuan lloj-lloj plehrash dhe kriminelësh, për t'i futur kundër LSI. Njerëz të arrestuar për vrasje, për drogë, shoqëruan Ruçin në Fier dhe i përdori ata për të kërcënuar LSI, njerëzit tanë dhe votën tonë atje", u shpreh Prifti gjatë Konventës së Jashtëzakonshme të LSI-së. Deputeti i LSI shtoi se PS me tentativat e saj manipuluese bleu kryebashkiakun e Lushnjës, Albert Sanxhaku, me 1 milion euro. Prifti bëri publike para delegatëve të LSI-së disa blerje të tjera të drejtuesve të LSI-së nga PS. "Më pas, Rama bleu dhe dy kandidatët tanë të Lushnjës. Pastaj, Ruçi me disa ish-policë të kriminalizuar takoi të gjithë kandidatët dhe kryetarët tanë, duke u ofruar 100 mijë euro në dorë që të bëjnë një deklaratë dhe të dalin nga LSI. 5 mijë euro ka hedhur Ruçi për të blerë kryetarin e çdo organizate të LSI-së në Fier, ndërsa qytetarëve u janë dhënë nga 100 euro për të votuar për PS në këtë qark", deklaroi më tej Dritan Prifti. Deputeti i LSI-së falenderoi publikisht komisionerët e Partisë Demokratike, të cilët i kanë ruajtur votat e kësaj force politike jo vetëm në Qarkun e Fierit, por edhe në qarqe të tjera. Përsa i përket koalicionit të ri qeverisës, PD-LSI, deputeti i LSI nënvizoi se do t'i shërbejë interesave të vendit, realizimit të reformave për finalizimin e tyre me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Koalicioni i integrimit është përshëndetur nga të gjithë folësit në Konventën e LSI-së.



    rd

    ..

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •