Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Historia e Nikut: I lindur pa gjymtyrë, ia del mbanë në jetë!!

    Kur Nick Vujicic lindi pa krahë dhe këmbë, edhe prindërit e tij mezi arrinin ta shihnin me sy. Babai i tij doli nga dhoma e maternitetit për të vjellë, ndërsa mamaja nuk pranoi ta merrte në krahë, derisa ai u bë 4-muajsh. Por, pavarësisht kësaj, pavarësisht handikapit për të jetuar gjithë jetën pa gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme, Nick, që tani është 26 vjeç, nga Melburni i Australisë, është i lumtur. Tabloidi britanik "The Sun", ka treguar historinë e tij, duke publikuar dhe fotot e tij, ndërsa noton, luan golf dhe qesh me shakatë e një "kolegeje" bionde, Bethany Hamilton, edhe ajo nuk ka një krah, por jo nga lindja, por nga një aksident. Nick-u ka një këmbë të vogël në fund të anës së majtë, e cila i jep një ndihmesë thelbësore në jetën e përditshme: 26-vjeçari e përdor për të shkruar, për të marrë objekte të ndryshme, për të bërë pothuajse gjithçka. "Është thembra ime e Akilit, do të isha i humbur pa të,"- bën shaka Nick-u, i cili tani jeton në Los Anxhelos. Por, jeta e Nick-ut nuk ka qenë gjithnjë ashtu si është tani. "Kur shihja nënën time të trishtuar, shkova tek ajo dhe i thashë se doja të vdisja, që doja të vrisja veten,"- tregon Nick-u. "E urrej Zotin, sepse më kishte bërë këtë dhe isha i terrorizuar nga ideja që një ditë prindërit e mi nuk do të ishin më. Ndërsa tani gjithçka është ndryshe".
    You are the master of your fate...You are the captain of your soul...

  2. #2
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Historia e Nikut: I lindur pa gjymtyrë, ia del mbanë në jetë

    Ja ketu nje foto e tij.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga ☆Angie☆ : 06-07-2009 më 11:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •