BE, rënia e afërt!
http://www.gazetalibertas.com/2009/0...renia-e-afert/
Nga Ylli Përmeti, Londër - BE, rënia e afërt e një ngrehine në kolaps. Rënia e një kështjelle ndodh për dy arsye: ose ajo ka humbur ndërmutacionin e saj mendor ose është korruptuar e gjitha. Kur ndërkohë katrahura e zgjedhjeve dhe e kandidatëve në Shqipëri vazhdon me zhurmë të madhe, zgjedhjet e parlamentarëve të rinj evropianë vazhdojnë me prepotencë të paprecedentë. Fakti që kjo paprecedencë “historiografike” gjen kontinentin plakë në një qorrsokak të ri vërtetohet sot më shume se kurrë.
Vërtetimi i parë është vetë ekonomia dhe filozofia që Bashkimi Evropian ka përzgjedhur në këtë mijëvjeçar të ri. Krizat janë të shumta dhe nëse dikush tenton t’i analizojë të gjitha këto kriza në një tekst të këtij lloji, do të ishte mediokritet. Borxhi publik, që shfaqet dhe ka përqafuar çdo anëtar të Bashkimit Evropian është si asnjë herë në rritje konstante.
Të kërkojë dikush në këtë pazëll global arsyet e kësaj katrahure globale do të ishte me të vërtetë një mal i tërë hetimesh, peshimesh, kundrimesh dhe orvatjesh të tjera mendore, për hir të gjetjes së të vërtetës. Vërtetësia e argumentit në analizë është vendimtare dhe si e tillë vërtetësia luan rolin kryesor në gjetjen e saj: sa më racional është argumenti, aq më afër vërtetësisë është ai. Për këtë arsye, elementi ynë paraprak është logjika, kjo vlen për të vërtetuar rënien e kështjellës së re evropiane.
Përse kjo kështjellë do bjerë dhe nuk ka të ardhme? Le të imagjinojmë për një moment strukturat që vetë Bashkimi Evropian ka krijuar, i cili ka korrigjuar çdo sajesë institucionale nga institucionet e shteteve anëtare përkatëse dhe kryesisht modelin amerikan. Modeli amerikan në akademitë perëndimore përbën model studimi dhe konsiderohet si një model i suksesshëm, sepse ka ofruar stabilitet ekonomik brenda vendit të vetë. Kjo paradigmë për konstitucionalistët evropianë përbën edhe bazën e argumentit të tyre mbi krijimin e Bashkimit Evropian.
Stabiliteti që ka ofruar Amerika brenda vendit të vetë është një çështje tjetër dhe, sipas një logjike dhe kundrimi të hollë, ajo është konsekuencë e një korruptimi gradual institucional dhe shoqëror (…). Natyrisht që korruptimi fillon nga ligjet dhe ligjbërësit, por korruptimi vjen së pari nga kalbja e dijshmërisë dhe informacionit që qytetarit i ofrohet.
Anketat tregojnë se qytetari amerikan vuan dezinformim të përhershëm dhe legjislatura amerikane duket se zgjidhjen e krimit e sheh duke sendërtuar sisteme observuese, ashtu sikurse bën simotra e saj, Britania e Madhe[1].
Në këto shtete tashmë pranohet me legjislaturë parlamentare (jodemokratike) që çdo qytetar të observohet me mjete, si p.sh., pasaporta me çip (mikroqark i integruar), të cilët kanë sinjal të përhershëm me satelitët e tyre që qarkullojnë rreth tokës. Strategjitë e të ardhmes janë që ky çip të injektohet në organizmin e njeriut për arsye të qarta: kontrolli i përhershëm i njeriut kudo që të gjendet ai.
Tashmë dy shtete e praktikojnë me legjislaturë parlamentare, të cilët me paturpësinë më të madhe proklamojnë gjoja demokracinë.
Duhet menjëherë të mos harrojmë: sa më shumë dikush flet për demokraci dhe liri, aq më pak ajo është pranishme (Berisha dhe korrupsioni, fjala vjen).
Sistemi akademik amerikan pavarësisht trumbetës që ata i bien (reklama është më e mirë sepse do kemi klientë-viktima, që do rreshtohen të vijnë në vendin tonë, pra studentë) për një sistem të suksesshëm - shifrat tregojnë të kundërtën: gjashtë në njëqind studentë në Britaninë e Madhe mbarojnë shkollën e lartë, ndërsa në vendet skandinave (të cilët nuk trumbetojnë asgjë) raporti është nëntëdhjetë në njëqind.
Krijoni Kontakt