Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1

    Dule ne takim me vllehet: Te bashkepunojme per te drejtat e minoriteteve

    Kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule zhvilloi nje takim me pjestare te komunitetit vlleh ne Shqiperi. Gjate ketij takimi, Vangjel Dule kerkoi ndihmen e ketij komuniteti te bashkohen me kerkesat e PBDNJ per me shume te drejta per minoretetet ne Shqiperi. Dule tha se edhe vllehet, ashtu si komunitetet e tjera minoritare duhet te ngrene zerin per te drejtat e tyre duke kontribuar keshtu ne te ardhmen Europiane te Shqiperise, duke i dhene nje shtyse te madhe bashkepunimit dhe mirekuptimit midis minoriteteve dhe shumices Shqiptare ēka do te siguronte nje rruge te hapur per integrimin e Shqiperise ne BE.

  2. #2
    p.n.a.p.m.q.g.q.n.t.v.
    Anėtarėsuar
    03-06-2005
    Vendndodhja
    Berat-Tirane-Milano
    Postime
    179
    Vllehet sigurisht qe kane te drejte te kerkojne disa te drejta qe jane dhe minimale, por ata duhet ta dine qe Dule i mbeshtet vetem tu marri voten se per gje tjeter vec preshin do tu fusi.

    Pse Dule nuk i kerkon qeverise Greke te njohi minoritetin vlleh ne Greqi? Per ata qe nuk e dine shtrirjen e ketij minoriteti, ai ndodhet ne lindje te trojeve Shqiptare te Camerise dhe te Janines.
    Nėse thonė se lufta dėmton paqen unė "m.g.q.n.t.v." po ju them lufta pėr liri ėshtė paqia vetė!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Pse birbilon ky Dulja ne Shqiperi? Apo ka gjetur shesh dhe mundohet te beje pershesh....?
    Dulet dhe CO qe ju qan zemra per minoritetet e Shqiperise, qe kerkojne kesisoj ti hapin rrugen asaj drejt ..Europes, kane rastin me te mire ti drejtohen fqinjit tone jugor se si i trjtojne ata "minoritetet"e tyre, meqe kane kohe qe kane shkuar ne Europe dhe pastaj kete eksperience greke ta perhapin edhe ne vendin tone.
    Hajt te fala me shendet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga djaliepirotas : 22-12-2008 mė 00:42
    Heeej
    Shqipėria ėshtė e Bukur
    Shqipėria ėshtė mė e Madhe.....

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    me falni per injorancen po une e pashe pak korniken e ketij takimi te dules dje
    qe donte gjuhen vllehe ne shkolle
    CA JANE VLLEHET
    DHE CFAR GJUHE FLASIN
    a ma mir me pyt thojne kur sdin se me ba te diturin
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #5
    Vllehet jane nje popullsi e vjeter e ballkanit dhe flasin nje gjuhe te perafert me rumanishten. Komunitet vlleh ka ne Shqiperi, Greqi, Maqedoni, Bullgari, dhe ne disa vende te Ballkanit. Ne te gjithe keto vende vllehet jane pershtatur me popullsine vendase dhe nuk jane quajtur ne asnje nga keto vende minoritet por jane trajtuar njelloj me mazhorencen. Po ashtu edhe ne Shqiperi vllehet jane pershtatur me popullsine shqiptare per arsye se zakonet e tyre jane pothuajse te njejta.
    Qirje Vangjelis Dulijanakis kerkon te perfshije ne konflikt edhe minoritete te tjera perveē atij grek, per te krijuar imazhin ne Europe se Shqiperia nuk respekton minoritetet, pavarsisht se komunitetit qe perfaqson partia e tij PBDNJ i jane permbushur te drejtat madje me shume se ēduhet. Pra agjenti Dule i Greqise kerkon te krijoje konflikt mes minoritetit dhe mazhoritetit absolut Shqiptar te Republikes se Shqiperise. Ky eshte qellimi.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-09-2008
    Postime
    93
    ne jemi familje vllehesh ,
    por di te them qe gjuha vllahe, per fatkeqesisht po vdes sepse nuk flitet me dhe nuk ka qene asedhe njehere e shkruajtur , te pakten ne shqiperi nuk ekzistojne libra, por eshte nje gjuhe qe eshte transmetuar nga brezi ne brezi dhe eshte ndaluar tek brezi i prinderve tane , sepse nuk flitet me tek brezi i ri .
    Dule me shoke kerkojne qe te njihen te drejtat e minoriteteve , por ne nje moment kur vete minoritet po i harrojne traditat e tyre .
    Eshte nje shoqate shqiptaresh , arumune , qe gjoja eshte kulturore , e cila akordon bursa per femijet e arumuneve qe te vene e te studjojne ne rumani , ne fakultetet qe duan , pa qene nevoja te mos kete asnje kriter note, pervec faktit qe kandidati te rrjedhe nga nje familje arumunesh.
    Eshte gje e mire kjo, por ideja eshte se jo femijet e arumuneve perfituan nga kjo shoqate por te gjithe miqte a atyre qe drejtonin kete shoqate duke akorduar te drejta studimi kundrejt nje shume parash, dmth te gjitha gjerat qe behen ne shqiperi behen allashqiptarce.

  7. #7
    Nuk ka asgje te keqe nese ndertohen shkolla dhe jepen me shume te drejta per komunitetin vlleh. Vllehet egzistojne ne Shqiperi dhe ndoshta ne numer te barabarte me minoritetin grek. Megjithate vllehet duhet te ngelen ne kategorine e "Komunitetit" dhe jo "Minoritetit". Sikurse vete komuniteti Vlleh duhet te jete i kujdesshem qe te mos bie pre e qellimeve te uleta te cilet individe te ndryshem kerkojne ti bejne realitet per qellimet e tyre. Vllehet kane qene perhere pjese e pandare e shoqerise shqiptare dhe kane nxjerrur nder shekuj e vite sa e sa figura te shquara nga te gjitha fushat. Prandaj dhe vete qeveria Shqiptare eshte e obliguar moralisht dhe ligjerisht ti garantoje ketij komuniteti ato te drejta qe perfshihen ne konventat nderkombetare.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-09-2008
    Postime
    93
    te gjithe keto figura te shquara qe ekzistojne ne shqiperi , sa prej tyre e kane pohuar me gojen plot qe jane vllahe, pse gjithmon peshperisnin ne heshtje dhe e flisnin gjuhen fshehurazi, vetem ne shtepi
    ndersa tani na ngrihen dhe kerkojne te drejta...
    Ekzistojne vllahe edhe ne rumani , edhe ne greqi e maqedoni ; por nuk e di te kene ndonje te drejte te vecante me shume sesa qytetaret e atij vendi ku jetojne.
    Ne rradhe te pare na takon neve te ruajme ne gjirin e familjes keto zakone , duke trasmetuar gjuhen me tutje dhe per kete i kritikoj prinderit qe nuk insistuan ne kete drejtim.....

  9. #9
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Nga Tedi Blushi
    Komuniteti etnokulturor vlleh kėrkon mė shumė tė drejta nga shteti shqiptar. Kreu i shoqatės, Thanas Poēi kėrkon sigurimin e mbėshtetjes nga autoritetet publike pėr mėsimin e gjuhės vllahe nė shkollė.

    TIRANE-Pretendimet mė tė fundit tė organizatės sė minoritetit etnik grek, OMONIA, "nxisin" edhe komunitetin etnokulturor vlleh tė pozicionohet pothuajse me tė njėjtat kėrkesa pėrballė shtetit shqiptar. Nė mbledhjen e djeshme tė themelimit tė "Unionit tė Vllehve", kreu i shoqatės, Thanas Poēi, bėri tė ditur disa vendime qė ka marrė ky komunitet, e qė sipas tij kanė tė bėjnė me ruajtjen e identitetit tė kėrcėnuar tė kėsaj popullsie. "Njohja zyrtare e vllehve si njė komunitet etnokulturor; sigurimi i mbėshtetjes nga autoritetet publike pėr mėsimin e gjuhės vllahe nė shkollė, nė ato qendra tė banuara ku numri i nxėnėsve me origjinė vllahe ėshtė brenda limiteve tė pėrcaktuara me ligj, akses nė media, si dhe publikimi i gazetave, revistave dhe materialeve tė tjera nė gjuhėn vllahe; pėrdorimi i gjuhės vllahe nė kishė; garantimi i pėrfaqėsimit tė vllehve nė institucionet qė mbulojnė problematikėn e ruajtjes dhe zhvillimit tė traditės e kulturės sė minoriteteve", - sqaroi Poēi. Mandej ai, por edhe folės tė tjerė, apeluan domosdoshmėrinė e forcimit tė bashkėpunimit me tė gjithė vllahėt e Ballkanit, veēanėrisht me ata qė jetojnė nė Greqi, marrėdhėniet me tė cilėt i konsideruan si shumė tė rėndėsishme. Kjo, pasi sikundėr pretenduan, "rreth 60 pėr qind e vllehve tė Shqipėrisė, sot jetojnė nė Greqi. Pra, 120.000 njerėz, nga 200.000 mijė qė janė gjithsej". I pranishėm nė kėtė aktivitet ishin edhe pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė Partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut. Kreu i saj, Vangjel Dule, nė fjalėn e tij theksoi mes tė tjerash, se pa integrimin e minoriteteve nuk mund tė ketė integrim tė Shqipėrisė nė strukturat euro-atlantike. Ai bėri thirrje pėr mė shumė harmoni mes shqiptarėve e pakicave etnike, duke apeluar, sipas tij, nevojėn e rikthimit tė biomave tė shkėlqyera qė kanė ekzistuar nė tė kaluarėn nė vendin tonė. "Duhet tė jemi gjithsecili krenar pėr identitetin e vet gjuhėsor, kulturor, etnik e fetar. Ta kultivojmė kėtė identitet dhe nga ana tjetėr t'i respektojmė identitetet e tjera, tė krijojmė njė harmoni, njė respekt, njė mirėkuptim dhe kėtė simbiozė nė Shqipėri e kemi pasur. Kemi bioma tė shkėlqyera, tė cilat janė pėr t'ju pėrcjellė si ndėr mė pozitivet edhe nė mbarė rajonin e mė gjerė", - tha ai.

    BW
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  10. #10
    Ajo mbledhje qe beri Vangjel Dule me vllehet nuk ishte nje mbledhje ne te cilen u be thirrje per me shume te drejta, por ishte nje mbledhje per rekrutimin e sa me shume njerezve, nga ana e Vangjel Dules per ti dale ne mbrojtje Vasil Bollanos dhe per ti mbushur mendjen Greqise te beje realitet kercenimet e Bollanos, ku tha se Greqia nuk do te ratifikoje aplikimet e Shqiperise ne strukturat Euro-atlantike. Per mendimin tim Vangjel Dule deshiron ta perdori komunitetin vlleh si mish per top per te realizuar qellimet ekspansioniste greke ne Ballkan.
    Sa te drejta kane vllehet dhe komunitetet e tjera te minoritetit ne Greqi? Te paret jane Shqiptaret qe nuk kane as edhe nje lloj te drejte megjithese arvanitasit jane te shumte ne numer ne Greqi dhe kane luajtur nje rol kyc ne historine e atij vendi dhe meqenese eshte vendi i pare ballkanik qe eshte bere pjese e Bashkimit Europian duhet te ishte i pari qe te respektonte te drejtat e minoriteteve, aspekt ne te cilin eshte zero.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Islami dhe liria
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-04-2006, 15:25
  3. Liria
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-06-2005, 06:24
  4. Tė drejtat e njeriut nė Islam
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11
  5. Tė drejtat e njeriut nė Lindje dhe nė Perėndim
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •