Gjėja mė e vlefshme nė kėtė botė ėshtė gruaja e devotshme.
Cilėsia e parė e gruas sė devotshme ėshtė se ajo duhet tė jetė fetare, qė i kryen obligimet fetare pa pėrtaci dhe nuk mund tė ketė mosmarveshje mes saj dhe burrit tė saj nė kryerjen e urdhrave tė Allahut dhe tė Pejgamberit s.a.v.s.
Ajo i kryen urdhrat e Allahut dhe tė Pejgamberit s.a.v.s. dhe gjithashtu ėshtė shumė larg harameve tė cilat i ka ndaluar Allahu xh.sh. dhe Pejgamberi alejhi selam.
Gruaja fetare: Kjo ėshtė zgjedhja mė e mirė tė cilėn e obligon ligji i Allahut dhe gjithashtu e miraton edhe logjika e shėndoshė, shpirti i njė besimtari dhe nga ajo anon natyrshmėria e njeriut.
Me tė vėrtetė, Islami i ka nxitur meshkujt qė tė zgjedhin gratė fetare, qė tė ketė dobi ai, shtėpia dhe fėmijėt e tij.
Pejgamberi s.a.v.s ka thėnė: “Gruaja martohet pėr katėr gjėra: pėr shkak tė pasurisė sė saj, origjinės sė saj, pėr shkak tė bukurisė dhe pėr shkak tė fesė (qė ėshtė fetare), mere atė e cila ėshtė fetare, asnjėherė nuk do tė pendohesh.” (Mutefekun alejh)
Gruaja e devotshme ėshtė ajo grua me tė cilėn duhet tė martohet mashkulli pėr shumė shkaqe, prej tyre:
1. Gjėja mė e vlefshme nė kėtė botė ėshtė gruaja e devotshme. Pejgamberi s.a.v.s ka thėnė: “E gjithė kjo botė ėshtė njė mall dhe malli mė i mirė i kėsaj bote ėshtė gruaja e devotshme.” (Muslimi)
2. E ndihmon burrin e saj nė gjysmėn e fesė.
Pejgamberi s.a.v.s ka thėnė: “Atij tė cilit i dhuron Allahu grua tė devotshme, i ka ndihmuar atij nė gjysmėn e fesė sė tij, kurse ai le t’i frikėsohet Allahut nė gjysmėn tjetėr.” (Hakimi dhe e ka bėrė sahih, kurse shejh Albani ka thėnė se hadithi ėshtė i dobėt, El Xhami nr.5610)
Transmeton Enesi r.a., se Pejgamberi s.a.v.s ka thėnė: “Ai i cili martohet e ka plotėsuar gjysmėn e imanit (besimit) dhe le t’i frikėsohet Allahut nė gjysmėn e mbetur.” (Taberaniu, shejh Albani ka thėnė se hadithi ėshtė hasen, Sahih el Xhami nr.6024)
3. Gruaja e devotshme ėshtė pasuria mė e vlefshme nė kėtė botė
Thubani r.a ka thėnė: “Pasi ka zbritur ajeti ku Allahu xh.sh thotė: “Ata tė cilėt e ruajnė arin e argjendin e nuk e japin pėr rrugėn e Allahut, lajmėroji pėr njė dėnim tė dhembshėm.” (Et-Teube, 34), kemi qenė me Pejgamberin s.a.v.s nė njė udhėtim dhe disa prej shokėve tė tij thanė: "Ky ajet ka zbritur pėr ar dhe argjend, sikur tė kishim ditur cila ėshtė pasuria mė e mirė do ta kishim marrė.” Pejgamberi s.a.v.s tha: “(pasuria) Mė e mirė ėshtė gjuha e cila e kujton Allahun, zemra e cila e falėnderon Allahun dhe gruaja besimtare e cila e ndihmon atė (burrin) nė besimin e tij.” (Ahmedi, Termidhiu dhe e ka bėrė hasen Ibn Maxhe.)
4. E ndihmon atė t’i kryejė urdhrat e Allahut dhe ēėshtjet e ahiretit.
Pejgamberi s.a.v.s thotė: “Allahu e mėshiroftė njė burrė i cili ngrihet natėn pėr t’u falur dhe e ngre edhe gruan e tij pėr t’u falur, e nė qoftė se nuk zgjohet, ia lag fytyrėn e saj me dorė. Dhe Allahu e mėshiroftė njė grua e cila ngrihet natėn pėr t’u falur dhe e ngre edhe burrin e saj pėr t’u falur, e nė qoftė se nuk zgjohet, ia lag fytyrėn e tij me dorė.” (Hadithi ėshtė sahih, Sahih el Xhami nr.3494)
A ka mirėsi mė tė madhe sesa kjo grua besimtare e devotshme e cila ėshtė e kujdesshme ndaj kryerjes sė nafileve (ibadete vullnetare), duke e ndihmuar edhe burrin e saj pėr t’u falur, kur ėshtė e kujdesshme pėr nafile, mos tė flasim pėr farze.
Pėrktheu: Eroll Nesimi
Krijoni Kontakt