Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Shtyllat e fesė

    Shehadeti
    Fjala "La ilahe il-Allah" dhe kushtet e saj


    Namazi
    Tema rreth namazit, mėnyrjes sė faljes sė tij bazuar nė argumente


    Zekati
    Rėndėsia dhe sasia e zakatit.


    Agjėrimi
    Agjėrimi nė Islam dhe kushtet e tij


    Haxhi
    Mėnyra e kryerjes sė haxhxhit


    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Shehadeti
    Fjala "La ilahe il-Allah" dhe kushtet e saj
    Tė kuptuarit e “la ilahe il-lallah”

    Falėnderimet dhe lavdėrimet janė vetėm pėr Allahun. Paqja, mėshira dhe bekimet janė pėr Muhamedin, familjen dhe shokėt e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
    Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e Allahut, kurse udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė. Veprat mė tė kėqija janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje tė ēon nė zjarr.

    Tė nderuar besimtarė!

    Adhurimi ėshtė afrim tek Allahu me fjalė dhe vepra tė dukshme dhe tė padukshme. Adhurimi ėshtė obligim i njeriut ndaj Allahut dhe dobia e saj i kthehet njeriut.
    Kush refuzon adhurimin e Tij, ai ėshtė jobesimtar kryelartė, kush adhuron sė bashku me Allahun dikė tjetėr, ai ėshtė idhujtar (mushrik), kush adhuron Allahun me diēka qė Ai nuk e ka shpallur, ai ėshtė bidatēi, kush adhuron Allahun me atė qė Ai ka shpallur, ėshtė besimtar i vėrtetė.
    Krenaria, lumturia dhe nderi nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr ėshtė pėr shkak se njeriu ka nevojė pėr Krijuesin e tij dhe nuk mund tė pavarėsohet asnjė moment, kurse Allahu nuk ėshtė i nevojshėm pėr adhurimin e njerėzve.
    Allahu i Lartėsuar thotė: “Nėse ju nuk besoni, Allahu nuk ėshtė nevojtar pėr ju…”1
    “E Musai tha: "Nėse ju dhe tė gjithė ata qė janė nė tokė mohoni, Allahu ėshtė i panevojshėm (pėr falėnderim), ėshtė i lavdishėm (vetvetiu)."2
    Adhurimi ėshtė njė term pėrmbledhės i tė gjitha atyre qė Allahu i do dhe ėshtė i kėnaqur me to, qofshin kėto fjalė apo vepra, tė dukshme apo tė padukshme.

    Tė nderuar muslimanė!

    Hytbeja jonė e sotme titullohet “Tė kuptuarit e "la ilahe il-allah’’. Kėtė temė do ta shtjellojmė si vijon:
    1. Fjala e teuhidit “La ilahe il-lallah”
    2. Llojet e teuhidit
    3. Kushtet e teuhidit “La ilahe il-lallah”
    E lus Allahun e Lartėsuar qė ta lehtėsojė shtjellimin e kėsaj teme!

    Fjala e teuhidit ‘’La ilahe il-lallah’’

    Kur njė individ dėshiron me vullnet tė lirė t’i dorėzohet Krijuesit Allah, duhet t’i shprehė disa fjalė qė kanė kuptim, rėndėsi dhe domethėnie shumė tė madhe, me kėtė rast duhet tė thotė fjalėn e teuhidit: LA ILAHE IL-LALLAH ve MUHAMEDUN RESULULLAH (Nuk ka Zot tjetėr i cili meriton tė adhurohet pėrveē Allahut dhe Muhamedi salallahu alejhi ue selam ėshtė i Dėrguar i Tij).
    Kur shqiptojmė dėshminė, shehadetin, teuhidin, konfirmojmė se nuk ka zot tjetėr i cili meriton adhurimin pėrveē Allahut
    Kjo nėnkupton qė ne refuzojmė nėnshtrimin dhe robėrimin ndaj dikujt tjetėr pėrveē Allahut.
    Nėnkupton qė nuk i frikėsohemi askujt tjetėr pėrveē Allahut, qė ndjenjat tona mė madhėshtore tė dashurisė dhe tė mirėnjohjes janė pėr Allahun, sepse e dimė se Ai ėshtė furnizuesi i vėrtetė i ēdo gjėje qė ne posedojmė. Nėnkupton qė ne nuk kėrkojmė kėnaqėsinė apo miratimin e dikujt tjetėr pėrveē Allahut.
    “Feja e vetme e pranueshme tek Allahu ėshtė Islami.”3
    “E, kush kėrkon fe tjetėr pėrveē fesė islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai nė botėn tjetėr ėshtė nga tė dėshpėruarit.”4

    Tė nderuar muslimanė!

    Pėr fjalėn njėsuese “La ilahe il-lallah”, Allahu ka krijuar krijesat dhe njeriun qė ata ta adhurojnė: “Dhe Unė (Allahu) nuk i krijova njerėzit dhe xhinėt, veēse qė ata duhet tė mė adhurojnė vetėm Mua.”5
    Pėr dėshminė “La ilahe il-allah” dėshmoi vetė Allahu i Lartėsuar, dėshmuan engjėjt dhe tė diturit: “Allahu dėshmon se La Ilahe il-la Huve (nuk ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė pėrveē Atij); (dėshmojnė) edhe melekėt, edhe ata qė kanė mend e qė dinė; Ai e mban krijimin e Tij nė drejtėsi tė plotė. La Ilahe il-la Huve (askush nuk ka tė drejtė, nuk meriton e nuk duhet tė adhurohet pėrveē Atij), i Gjithėfuqishmi, mė i Urti Gjithėgjykues.”6
    Atėherė duhet tė kuptojmė se teuhid do tė thotė deklarim me gjuhė, vėrtetim me zemėr dhe zbatim nė praktikė.
    Imani i njeriut ėshtė tė folurit i vėrtetuar me zemėr dhe duke u dėshmuar edhe nė praktikė. Ky ėshtė qėndrimi i Ehli Sunetit dhe vetėm ky qėndrim qėndron. Kėshtu ishte te sahabėt, tabiinėt dhe te dijetarėt e umetit islam.

    Tė nderuar robėr tė Allahut!

    Llojet e Teuhidit

    Ai qė pranon teuhidin “La ilahe il-lallah” duhet tė njihet edhe mė tutje me disa standarde qė janė jetike pėr kėtė botė dhe botėn tjetėr. Prej besimit tek Allahu i Lartmadhėruar ėshtė besimi nė njėshmėrinė e Tij, nė adhurimin e Tij tė vetėm pėrbėjnė tre llojet e teuhidit. Imani, besimi nė Allahun e Lartėsuar, pėrfshin tri gjėra, tė cilat janė:

    1. Teuhidi Rububije (Njėsimi i Allahut nė zotėrim)

    Besimi i prerė se Allahu ėshtė i vetmi Zot i ēdo gjėje dhe Sunduesi i gjithēkaje. Ai ėshtė Krijuesi i vetėm, Rregulluesi dhe Komanduesi i Gjithėsisė, vepron nė tė si tė dojė.
    Ai i ka krijuar robėrit dhe i furnizon ata, u jep jetė e ua merr atė dhe pėrcakton gjithēka. Argumenti pėr kėtė lloj teuhidi ėshtė: “Gjithė lavdėrimet dhe falėnderimet janė pėr Allahun, Zotin e Alemin-it (Zoti i tė gjitha botėve, i gjithėsisė dhe i gjithēkaje qė gjendet nė tė, gjithēka qė ka krijuar Allahu).”7

    2. Teuhidi Uluhije (Njėsimi i Allahut nė adhurim)

    Teuhidi i adhurimit dhe kuptimi i tij ėshtė besimi i plotė dhe i vendosur se Allahu i Lartmadhėruar ėshtė Zot i vėrtetė dhe nuk ka tė adhuruar tjetėr veē Tij dhe ēdo i adhuruar tjetėr veē Tij ėshtė i kotė dhe i padrejtė.
    Njėsimi i Tij nė adhurim ėshtė me pėrulje dhe bindje tė plotė, duke mos i bėrė askush shok Atij dhe duke mos iu drejtuar dikujt tjetėr pėrveē Tij, sikurse namazi, agjėrimi, zekati, haxhi, lutja, kurbani, mbėshtetja, frika, shpresa, dashuria. Argumenti pėr kėtė lloj teuhidi ėshtė: “Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm Ty tė mbėshtetemi e tė kėrkojmė ndihmė (kudo, nė ēdo kohė dhe pėr ēdo gjė).”8

    3. Teuhidi Esma ues-Sifat (Njėsimi i Allahut nė emrat dhe cilėsitė e Tij)

    Pra, besimi i plotė dhe i prerė se Allahu i Lartmadhėruar ka emra tė bukur dhe cilėsi tė pėrsosura, ėshtė i shenjtėruar, i pastėr nga tė gjitha cilėsitė e mangėta.
    Pranimi i ēdo emri dhe cilėsie qė Allahu e ka pohuar pėr veten e Tij pa i pėrngjarė ato, pa i krahasuar, pa i mohuar dhe pa i ndryshuar. Argumenti pėr kėtė lloj teuhidi ėshtė: “Dhe tė Allahut janė gjithė Emrat mė tė Bukur, kėshtu qė luteni Atė me ta dhe largojuni shoqėrisė sė atyre tė cilėt i pėrgėnjeshtrojnė Emrat e Tij. Ata shpejt do tė shpėrblehen pėr ēfarė kanė vepruar.”9

    Kushtet e teuhidit ‘’La ilahe il-lallah’’

    Kėto ishin tre llojet e teuhidit. Nė vazhdim po kujtojmė sė bashku edhe kushtet e dėshmisė, fjalės “La ilahe il-lallah”. Ato janė:

    1. El-Ilmu – Dituria

    Ai i cili thotė “La ilahe il-lallah” duhet tė mėsojė dhe tė dijė pėr atė se ēka kėrkojnė kėto fjalė. Allahu i Lartėsuar thotė: “Dije pra, se padyshim La ilahe il-lallah (Nuk ka tė adhuruar tjetėr tė merituar pos Allahut), dhe kėrko falje pėr gjynahun tėnd dhe pėr besimtarėt e besimtaret. Dhe Allahu di mirė pėr lėvizjet tuaja dhe pėr vendin ku qėndroni.”10

    2. El-Jekin – Bindja e paluhatshme

    Ai i cili thotė “La ilahe il-lallah” duhet tė ketė bindje tė plotė dhe aspak dyshim.
    Allahu i Lartėsuar thotė: “Sigurisht qė besimtarė janė vetėm ata qė kanė besuar Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij dhe pastaj nuk kanė mė pikė dyshimi, por pėrpiqen e luftojnė me pasurinė e tyre dhe me jetėn e tyre pėr Ēėshtjen e Allahut. Tė tillė janė ata tė vėrtetėt.”11

    3. El-Kabul – Pranimi

    Ai i cili thotė “La ilahe il-lallah” duhet tė tregojė gatishmėri pėr ēdo gjė qė fton dhe kėrkon kjo fjali.
    Allahu i Lartėsuar thotė: “Fjala e vetme e besimtarėve tė vėrtetė, kur ata thirren tek Allahu (te Fjala e Tij, Kurani) dhe i Dėrguari i Tij pėr tė gjykuar mes tyre, ėshtė qė tė thonė: “Dėgjuam dhe u bindėm.” Dhe mu kėta janė ata qė fitojnė lumturinė (xhenetin e pasosur).”12

    4. El-Inkijad – Nėnshtrimi

    Ai i cili thotė “La ilahe il-lallah” duhet tė tregojė dorėzimin dhe nėnshtrimin e plotė ndaj asaj qė kėrkon teuhidi.
    Allahu i Lartėsuar thotė: “Dhe kushdo qė ia nėnshtron fytyrėn (vetveten) e tij Allahut duke qenė muhsin (mirėpunues), atėherė ai ka kapur mbajtėsin mė tė sigurt (fjalėn: La ilahe il-lallah). Dhe tek Allahu ėshtė pėrfundimi pėr gjykim i tė gjitha ēėshtjeve.”13

    5. Es-Sidk – Vėrtetėsia

    Ai i cili thotė ‘’La ilahe il-lallah’’ duhet tė jetė besnik dhe tė tregojė vėrtetėsi. Allahu i Lartėsuar thotė: “Elif, Lam, Mim. A mendojnė njerėzit se do tė lihen pa u trazuar ngaqė thonė: “Ne besojmė” - dhe nuk do tė sprovohen? Dhe sigurisht qė Ne i sprovuam ata tė cilėt ishin para tyre.
    Dhe vėrtet qė Allahu do ta bėjė tė njohur (tė vėrtetėn e) atyre qė janė tė vėrtetė dhe (po kėshtu) vėrtet qė Allahu do ta bėjė tė njohur (gėnjeshtrėn e) atyre qė janė gėnjeshtarė (edhe pse Allahu di gjithēka para se t’i vėrė ata nė provė).”14

    6. El-Ihlas – Sinqeriteti

    Ai i cili thotė “La ilahe il-lallah’’ duhet tė tregojė sinqeritet nė teuhid, duke e ruajtur dhe mbrojtur adhurimin nga njollat e shirkut. Allahu i Lartėsuar thotė: “Medoemos se feja e vėrtetė (adhurimi, pėrkushtimi e nėnshtrimi) ėshtė vetėm pėr Allahun.”15

    7. El-Mehabe – Dashuria

    Ai i cili thotė “La ilahe il-lallah” duhet tė shprehė dashurinė dhe respektin ndaj teuhidit. Allahu i Lartėsuar thotė: “Dhe ka prej njerėzve tė cilėt zgjedhin (pėr adhurim) tė tjerė pėrveē Allahut, si shokė e tė barabartė (me Allahun). Ata i duan kėta tė adhuruar tė tjerė si Allahun, por ata qė besojnė, e duan Allahun mė shumė (se gjithēka tjetėr).
    Veē sikur tė mund tė shihnin ata tė cilėt veprojnė tė keqen, kur ta shohin dėnimin, se gjithė fuqia i takon vetėm Allahut dhe se Allahu ėshtė i Rreptė nė ndėshkim.”16

    8. Mohimi i Tagutit – Ēdo gjė qė adhurohet krahas Allahut

    Ai i cili thotė “La ilahe il-lallah” duhet tė mohojė tagutin. Nuk guxon qė tė veēojė ndokėnd tjetėr me adhurim. Nėse e bėn kėtė, atėherė ka adhuruar tagutin.
    Allahu i Lartėsuar thotė: “Nuk ka asnjė detyrim nė fe. Vėrtet, Rruga e Drejtė ėshtė bėrė e qartė nga rruga e gabuar. Kushdo qė mohon Taghutin (ēdo gjė tjetėr qė adhurohet pėrveē ose krahas Allahut) dhe beson nė Allahun, atėherė ai ėshtė kapur pėr mbajtėsin mė tė sigurt qė nuk thyhet kurrė. Dhe Allahu ėshtė Gjithėdėgjuesi, i Gjithėdituri.”17

    Tė nderuar robėr tė Allahut!

    Nė kėtė hytbe mėsuam pėr kuptimin e “La ilahe il-lallah”, llojet e teuhidit dhe shartet (kushtet) e dėshmisė. Nė hytbet e ardhshme do tė flasim pėr llojet dhe kushtet teuhidit njė nga njė.
    Allahu im!
    Tė lutemi tė na bėsh tė mundur qė ta kuptojmė drejt teuhidin!
    Allahu im! Na jep dije, bindje, sinqeritet, vėrtetėsi, dashuri, nėnshtrim dhe pranim!

    Pėrgatiti: Ulvi Fejzullahu

    1 Zumer, 7.
    2 Ibrahim, 8.
    3 Ali Imran, 19.
    4 Ali Imran, 85.
    5 Dharijat, 56.
    6 Ali Imran, 18.
    7 Fatiha, 1.
    8 Fatiha, 5.
    9 Araf, 180.
    10 Muhamed, 19.
    11 Huxhurat, 15.
    12 Nur, 51.
    13 Llokman, 22.
    14 Ankebut, 1-3.
    15 Zumer, 3.
    16 Bekare, 165.
    17 Bekare, 256.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Nėse mė lejohet . . .

    Shtyllat e Imanit (Ato janė Gjashtė (6) :

    1."Besimi nė All-llahun [subhanehu ve teala]
    2.Nė melaiket e Tij
    3.Nė librat e Tij
    4.Nė tė Dėrguarit e Tij
    5.Nė Ditėn e Gjykimit
    dhe
    6.Nė vendimin dhe caktimin e Tij, qofte ai i mirė apo i keq."



    Me Rrespekt : ILMGAP
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  4. #4
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar mė parė nga biligoa Lexo Postimin
    Shehadeti
    Fjala "La ilahe il-Allah" dhe kushtet e saj






    Disa fjalė pėr “LA ILAHE IL-LALL-LLAH”

    Falenderimi i takon All-llahut, qė ėshtė i vetėm; paqja dhe shpėtimi i Tij qofshin mbi profetin Muham-med, qė nuk ka tjetėr pas tij, mbi familjen dhe shokėt e tij.
    “LA ILAHE IL-LALL-LLAH”
    (Nuk ka Zot tjetėr, pos All-llahut)
    Thotė All-llahu i lartėsuar nė Kur’an: “Atėherė, dije se nuk ka Zot tjetėr pos All-llahut,…”. Suretu Muham-med, ajeti 19.
    Thotė i dėrguari i All-llahut (paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė): “Kush vdes, duke e ditur se nuk ka tė adhuruar tė vėrtetė, veē All-llahut, hyn nė xhen-net”.
    Ky njėsim patjetėr duhet tė bie e tė burojė nga zemra, dhe ajo duhet ta dijė atė e tė punojė me ato gjėra qė janė nė pajtim me kėtė. Pėr kėtė dituri na urdhėron All-llahu i lartėsuar, sepse ajo ėshtė dituria pėr njėsimin e Tij. Ajo ėshtė detyrė e domosdoshme pėr ēdo musliman (pėr ēdo njeri) dhe nuk pėrjashtohet nga kjo asnjė nga krijesat, ēfarėdo qoftė ajo.
    Rruga e dijes pėr njėsimin (nuk ka tė adhuruar tė vėrtetė veē All-llahut) ka kėto kushte:

    1- Mė e madhja: tė mendojė njeriu pėr emrat, cilėsitė dhe veprat e All-llahut tė lartėsuar, tė cilat tregojnė plotėsimin dhe madhėshtinė e Tij. Pėr kėtė adhurim tė Zotit njeriu duhet tė pėrpiqet me tė gjitha mundėsitė.
    All-llahu ėshtė Ai, i Cili meriton ēdo lavd, falenderim, madhėshti dhe bukuri.

    2- Tė dijė se All-llahu i lartėsuar ėshtė i vetėm nė adhurim, ėshtė Ai, i Cili vendos vetė pėr gjithė krijesat.

    3- Tė dijė se All-llahu ėshtė i vetėm (nuk ka shok) pėr mirėsitė e jashtme dhe tė brendshme fetare dhe jetėsore dhe kjo ka lidhje me zemrėn.

    4- Tė shikojė dhe tė dėgjojė pėr mirėsitė dhe ndihmėn e shpejtė, tė cilat ua zbret All-llahu i lartėsuar tė dashurve tė tij, si dhe pėr ndėshkimin qė u jep armiqve (politeistėve).
    Kjo dije ėshtė thirrje qė All-llahu ėshtė Njė, dhe vetėm Ai meriton tė adhurohet.

    5- Tė njohė cilėsitė e idhujve, tė cilat disa i marrin pėr zota dhe i adhurojnė bashkė me All-llahun. Kėto idhuj janė tė mangėt nga tė gjitha anėt dhe tė varfėr. Ato (idhujt) nuk kanė pushtet qė tė bėjnė as mirė e as keq. Ato nuk kanė nė dorė as jetė, as vdekje dhe as ringjallje. Ato nuk mund tė ndihmojnė dhe as t’i bėjnė dobi as edhe njė grimce tė vogėl (atomi). Ato nuk mund tė afrojnė tė mirėn dhe as tė largojnė tė keqen.
    Dhe pėr kėtė ėshtė e domosdoshme tė dimė qė All-llahu ėshtė Njė, qė nuk ka tė adhuruar tė vėrtetė veē Tij dhe tė gjitha adhurimet e tjera janė tė kotė, tė pavlerė dhe nuk lejohen.

    6- Tė dijė se tė gjitha librat e zbritur nga All-llahu i lartėsuar pėr tek profetėt, vėrtetojnė njėsimin e All-llahut.

    7- Tė dijė se mė tė veēantėt e krijesave, tė cilėt janė mė tė plotė nė moral, arsye e dije janė profetėt dhe dijetarėt, tė cilėt kanė dėshmuar All-llahun si tė vetmin Zot tė adhuruar me tė drejtė.


    8- Tė dijė se argumentet tė cilat na i jep Zoti nė horizont dhe nė vetet tona tregojnė njėsimin e madhėrimin e Tij, krijimin, mjeshtėrinė, urtėsinė dhe gjėra tė tjera tė shumta tė panjohura nga ne pėr krijesat e Tij.
    Kėto janė rrugėt, tė cilat All-llahu i lartėsuar i ka shumuar, nė mėnyrė qė tė ftojmė krijesat me “Nuk ka tė adhuruar tė vėrtetė, veē All-llahut” dhe kėtė ftesė e filloi me librin e Tij.
    Njeriu patjetėr duhet tė arsyetojė dhe tė ketė siguri e dituri pėr kėtė. Ai duhet tė bashkohet, dhe tė fusė themele e tė ndėrtohet mbi bazat e njėsimit nė tė gjitha anėt.
    Kėshtu ngulitet ky besim dhe kjo dituri nė zemėr tė njeriut, kėshtu bėhet besimi si malet e larta dhe nuk lėkundet nga dyshimet e fantazitė edhe pse shtohen kotėsitė dhe pėrngjasimet, atij veēse i shtohet plotėsimi.
    Dhe pėr kėtė ai anon nė shikimin e argumentit dhe urdhėrit tė madh. Ky arsyetim ėshtė nė Kur’anin e nderuar dhe ēdo mendim e gjykim duhet tė bazohet nė ajetet e tij, tė cilat janė fjala e All-llahut tė nderuar.
    Kur’ani ėshtė porta mė e madhe pėr dijen e njėsimit dhe pėrfitohen prej tij shpjegime tė shumta, qė mund tė gjenden vetėm aty.
    Sė fundi, dėshmija “nuk ka tė adhuruar tė vėrtetė veē All-llahut” kėrkon sinqeritet nė adhurim dhe tė gjitha gjėrat e tjera qė adhurohen (njerėz, engjėj etj) janė adhurime tė kota.
    Merita e adhurimit i takon vetėm All-llahut, i Cili ėshtė i vetėm.
    Thotė All-llahu i lartėsuar nė Kur’an: “Kjo, ngase All-llahu ėshtė Ai i vėrteti, dhe atė qė lusin ata pos tij ėshtė e kotė …”. Suretu El Haxh, ajeti 62.
    Punė, tė cilat bien nė kundėrshtim me fjalėn
    “LA ILAHE IL-LALL-LLAH”.
    Dije o vėlla musliman se All-llahu i lartėsuar e bėri detyrė pėr tė gjithė robėt e Tij, hyrjen dhe kapjen nė islam dhe ka ndaluar kundėrshtimin e asaj qė iu zbrit profetit Muham-med (paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė), i cili i ftoi njerėzit pėr njėsim.
    All-llahu i lartėsuar e ka bėrė tė qartė, se kushdo qė e ndjek islamin, vėrtet ėshtė drejtuar dhe kushdo qė i kthen shpinėn, vėrtet ka humbur.
    Po kėshtu nė shumė ajete Kur’ani na thotė qė tė kemi kujdes nga llojet e shirkut dhe tė mohimit.
    Pėr kėtė, pėrmendin dijetarėt, muslimani del nga feja e tij (islami) nė shumė lloje. Kėto e prishin njėsimin e tij dhe lejohet pastaj gjaku dhe malli i tij.
    Shkurtimisht disa nga kėto rrugė tė rrezikshme janė:

    1- Politeizmi (adhurimi i shumė zotave) nė adhurimin e All-llahut.

    Thotė All-llahu i lartėsuar nė Kur’an: “S’ka dyshim se All-llahu nuk falė (mėkatin) t’i pėrshkruhet atij shok (idhujtarinė)…”. Suretu En Nisaė, ajeti 48.
    2- Ndėrmjetėsimi i dikujt tjetėr midis teje e Zotit. Ai, i cili i kėrkon ndihmė kėtij ndėrmjetėsi, i lutet atij dhe mbėshtetet tek ai, vėrtet ka mohuar.

    3- Kush beson se udhėzimi dhe gjykimi i dikujt tjetėr, ėshtė mė i mirė se i profetit Muham-med (paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė), ai ėshtė mohues.

    4- Kush nuk mohon politeistėt, kush dyshon nė mohimin e tyre dhe ai i cili lavdėron idetė e tyre, ai ka mohuar.

    5- Kush urren diēka, e cila ka ardhur prej profetit Muham-med (paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė) edhe sikur tė punojė me tė, vėrtet ka mohuar.
    Thotė All-llahu i lartėsuar nė Kur’an: “Kėtė pėr shkak se ata e urrejtėn atė qė e zbriti All-llahu, prandaj atyre ua zhduk veprat”. Suretu Muham-med, ajeti 9.

    6- Kush tallet me shpėrblimin dhe ndėrshkimin e Zotit, tė cilat i ka njoftuar profeti (paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė) ose me ndonjė gjė brenda fesė islame, ai ka mohuar.
    Thotė All-llahu i lartėsuar nė Kur’an: “…Thuaju: A me All-llahun, librin dhe tė dėrguarin e Tij talleni? Mos kėrkoni fare ndjesė, ju pasiqė besuat , keni mohuar…”. Suretu Et Teube, ajeti 65-66.

    7- Kush vepron magjinė ose kėnaqet me tė, ai ka mohuar.
    Thotė All-llahu i lartėsuar nė Kur’an: “… E ata tė dy nuk i mėsonin askujt (magjinė) para se t’i thonin: “Ne jemi vetėm sprovė, pra mos u bė i pafe!…”. Suretu El Bekare, ajeti 102.

    8- Kush ndihmon dhe bashkėpunon me politeistėt kundėr besimtarėve, ai me tė vėrtetė ka mohuar.
    Thotė All-llahu i lartėsuar nė Kur’an: “… E kush prej jush i miqėson ata, ai ėshtė prej tyre. Vėrtet All-llahu nuk vė nė rrugė tė drejtė popullin zullumqarė”. Suretu El Maide, ajeti 51.

    9- Kush beson se mund tė gjejė njė sheriat (ligj) mė tė plotė se ai i profetit Muham-med (paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė), ai ėshtė mohues.
    Thotė All-llahu i lartėsuar nė Kur’an: “E, kush kėrkon fe tjetėr, pėrveē fesė islame, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai nė botėn tjetėr ėshtė nga tė dėshpėruarit”. Suretu Ali Imran, ajeti 85.

    10- Kush e di, dhe i kthen shpinėn fesė sė Zotit, nuk e mėson dhe nuk punon me tė, ai ka mohuar.
    Thotė All-llahu i lartėsuar nė Kur’an: “E, kush ėshtė mė zullumqarė se ai qė kėshillohet me ajetet e Zotit tė vet, e pastaj u kthen shpinėn atyre? Ne me siguri do tė hakmerremi kundėr kriminelėve”. Suretu Es Sexhde, ajeti 22.
    Nuk ka dallim nė tė gjitha kėto gjėra, dhe kėto janė tė rrezikshme. Prandaj ėshtė detyrė pėr muslimanin qė tė ketė frikė dhe kujdes pėr veten e tij.
    Kėrkojmė mbrojtje prej All-llahut pėr punėt tona, nė mėnyrė qė tė mos marrim zemėrimin dhe dėnimin e Tij, paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi mė tė mirin e krijesave, profetin Muham-med, familjen dhe shokėt e tij.
    Fjala e njė tė menēuri:

    “Humbja e kohės ėshtė mė keq se vdekja, sepse humbja e kohės tė shkėput ty nga Zoti, kurse vdekja tė shkėput ty nga bota dhe banorėt e saj”.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #5
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar mė parė nga ILMGAP Lexo Postimin
    Nėse mė lejohet . . .

    Shtyllat e Imanit (Ato janė Gjashtė (6) :

    1."Besimi nė All-llahun [subhanehu ve teala]
    2.Nė melaiket e Tij
    3.Nė librat e Tij
    4.Nė tė Dėrguarit e Tij
    5.Nė Ditėn e Gjykimit
    dhe
    6.Nė vendimin dhe caktimin e Tij, qofte ai i mirė apo i keq."



    Me Rrespekt : ILMGAP

    po pra keta jane Gjashtė shtyllat e besimit.

    pese jane shtyllat e fese.

    Vazhdim te mbare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga biligoa : 04-07-2009 mė 07:48
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar mė parė nga ILMGAP Lexo Postimin
    Nėse mė lejohet . . .

    Shtyllat e Imanit (Ato janė Gjashtė (6) :

    1."Besimi nė All-llahun [subhanehu ve teala]
    2.Nė melaiket e Tij
    3.Nė librat e Tij
    4.Nė tė Dėrguarit e Tij
    5.Nė Ditėn e Gjykimit
    dhe
    6.Nė vendimin dhe caktimin e Tij, qofte ai i mirė apo i keq."



    Me Rrespekt : ILMGAP


    Tė definuarit e Imanit sipas Ehli Sunnetit


    Fjala "Iman" nė Kur'an dhe sunnet pėrmendet nė njėjės dhe pėrmendet e lidhur dhe e bashkuar me Islamin. E kur pėrmendet e lidhur me Islamin, si nė hadithin e Xhibrilit, alejhi selam, nėnkupton Islamin nė anėn e jashtme dhe tė dukshme, e ajo ėshtė bindja dhe nėnshtrimi i robit ndaj All-llahut [subhanehu ve teala].

    Shtyllat e Islamit janė: "Dėshmia se nuk meriton tė adhurohet askush tjetėr perveē All-llahut [subhanehu ve teala] dhe se Muhammedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij, falja e namazit, dhėnia e zekatit, agjėrimi i ramazanit dhe shkuarja nė haxh pėr atė qė ka mundėsi".
    Ndėrsa me Iman nėnkuptojmė atė qė ėshtė e brendshme dhe e padukshme, e shtyllat e imanit janė: "Besimi nė All-llahun [subhanehu ve teala], nė melaiket e Tij, nė librat e Tij, nė tė Dėrguarit e Tij, nė Ditėn e Gjykimit dhe nė vendimin dhe caktimin e Tij, qofte ai i mirė apo i keq."
    E nėse pėrmendet nė njėjes, si nė ajetin: "E besimtarė tė vėrtetė janė vetėm ata, tė cilėve kur permendet All-llahu u rrenqethen zemrat e tyre, tė cilėve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet Imani (besimi) dhe qė janė tė mbeshtetur vetėm tė Zoti i tyre, dhe tė cilėt falin (rregullisht) namazin dhe nga ajo me ēka Ne i furnizuam, ata japin." [Enfalė, 2-3]
    Si dhe nė hadithin e Ebu Hurejres [radijallahu anhu], i cili thotė: Ka thėnė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Imani ėshtė gjashtėdhjetė e sa pjesė. Mė e larta ėshtė fjala La Ilahe il-la All-llah, ndėrsa me e ulėta ėshtė largimi i njė pengese nga rruga. Dhe turpi ėshtė pjese e Imanit." Pra, nenkupton tė gjithė fene.
    Nga kjo nxjerrim qe Imani ėshtė: fjalė dhe veper. Fjalė e zemrės dhe fjalė e gjuhes, dhe vepėr e zemrės, e gjuhes dhe e gjymtyrėve.
    Fjalė e zemrės- siē ėshtė besimi nė All-llahun.
    Fjalė e gjuhės -siē ėshtė deshmia ose fjala La Ilahe il-lall-llah etj.
    Vepėr e zemrės- siē ėshtė dashuria ndaj All-llahut, frika ndaj Tij, sinqeriteti, etj.
    Vepėr e gjuhės- leximi i Kur'anit, tė pėrmendurit e All-llahut (dhikri), etj. Dhe,
    Vepėr e gjymtyrėve- siē ėshtė namazi, haxhi, xhihadi, etj.


    Argumentet nga Kur'ani dhe sunneti


    Nga argumentet e Kur'anit dhe sunnetit se prej Imanit ėshtė fjala e zemrės:

    - Ka thėnė All-llahu [subhanehu ve teala]: "E ai qe e solli tė vėrtetėn dhe besoi ne te, tė tillėt janė ata tė ruajturit." [Zumer, 33].
    - Si dhe nė ajetin tjetėr ku thotė: "O ti i dėrguar! Te mos brengos vrapimi nė mosbesim tė atyre qė me gojėt e tyre thanė: "Ne kemi besuar", e zemrat e tyre nuk kanė besuar." [Maideh, 41]
    Ebu Hurejrah [radijallahu anhu] thotė: I thash o i Dėrguari i All-llahut, cilėt njerėz do tė jenė me tė lumtur me ndermjetesimin-shefatin tėnd nė Ditėn e Gjykimit? Tha [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: Kam menduar o Ebu Hurejrah se nuk do tė mė pyes askush para teje. Pasiqė e kam parė lakminė tėnde ndaj hadithit, njerėzit mė tė lumtur dhe mė tė gėzuar me ndermjetėsimin tim nė Ditėn e Gjykimit janė ata tė cilėt kanė thėnė: La ilahe il-la All-llah-Nuk meriton tė adhurohet askush tjetėr pos All-llahut, sinqerisht nga zemra e tyre". [Buhariu]



    Nga argumentet e Kur'anit dhe sunnetit se prej Imanit ėshtė fjala e gjuhes:

    Ka thėnė All-llahu [subhanehu ve teala]: "Dhe kur u lexohet atyre, thonė: Ne i kemi besuar atij, ajo ėshtė e vėrteta prej Zotit tonė, ne edhe para tij kemi qene muslimanė." [Kasas, 53].
    Si dhe nė ajetin tjetėr ku thotė: "E s'ka dyshim se ata qė thanė: "All-llahu ėshtė Zoti ynė", dhe ishin tė paluhatshem, atyre u vijne engjejt (nė prag tė vdekjes dhe u thonė): tė mos frikėsoheni dhe tė mos pikėlloheni, keni myzhde xhennetin qe u premtohej." [Fussilet, 30]
    Ibni Omeri [radijallahu anhu] thotė se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Jam urdhėruar qė t'i luftoj njerėzit (pabesimtarė), derisa tė dėshmojnė se nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i Dėrguari i Tij, dhe derisa tė falin namazin dhe tė japin zekatin. E kur ta bėjnė kėtė, atėherė e kanė tė mbrojtur prej meje gjakun dhe pasurinė e tyre, pos nėse i kanė hyrė nė hak Islamit, llogaria e tyre ėshtė te All-llahu.” [Muttefekun alejhi]


    Nga argumentet e Kur'anit dhe sunnetit se prej Imanit ėshtė vepra e zemrės:

    Ka thėnė All-llahu [subhanehu ve teala]: "E duke qenė se ata nuk ishin tė urdhėruar me tjetėr, pos qė ta adhuronin All-llahun me nje adhurim tė sinqertė ndaj Tij, qė tė largohen prej ēdo besimi tė kotė, tė falin namazin, tė japin zekatin, e ajo ėshtė feja e drejtė." [Bejjineh, 5].
    Si dhe nė ajetin: "Po dashuria e atyre qė besuan All-llahun ėshtė shumė me e forte." [Bekareh, 165]
    Si dhe ajeti: "Por All-llahu juve ua beri tė dashur besimin dhe ua zbukuroi nė zemrat tuaja, ndėrsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundėrshtimin, ua bėri qė t'i urreni. Tė tillė janė ata qė gjetėn rrugėn e drejtė." [Huxhuratė, 7]
    Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Askush nga ju nuk beson (plotėsisht) pėrderisa nuk dėshiron pėr vėllaun e vet atė qė e dėshiron pėr vetvetėn." [Buhariu dhe Muslimi].



    Nga argumentet e Kur'anit dhe sunnetit se prej Imanit ėshtė vepra e gjuhes:

    All-llahu [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Lexo ēka tė ėshtė shpallur ty nga libri i Zotit tend! Nuk ka kush qe mund t'i ndryshojė fjalėt e Tij dhe pos Tij nuk mund tė gjeshė strehim." [Kehf, 27]
    Si dhe ne ajetin: "O ju qe besuat, perkujtonie All-llahun sa me shpesh, dhe madhėronie Atė mengjes e mbrėmje." [Ahzab, 41-42]
    Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Me i miri prej jush ėshtė ai qe e mėson Kur'anin dhe ua mėson tė tjerėve." [Buhariu]


    Nga argumentet e Kur'anit dhe sunnetit se prej Imanit ėshtė vepra e gjymtyrėve:

    Ka thėnė All-llahu [subhanehu ve teala]: "Falnie namazin dhe jepni zekatin dhe falnu me ata qe falėn (bini ne ruku me ata qė bijne) ." [Bekareh, 43].
    Si dhe ne ajetin: "Dhe luftoni nė rrugėn e All-llahut kundėr atyre qė ju sulmojne e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata qė e teprojnė." [Bekareh, 190]
    Ibni Mes'udi [radijallahu anhu] thotė se i Dėrguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Asnjė pejgamber tė cilin e ka dėrguar All-llahu te njė popull para meje - nuk ka qenė, e tė mos ketė pasur havarijunė prej ummetit tė vet dhe shokė qė iu kanė pėrmbajtur sunnetit tė tij dhe kanė ndjekur porositė e tij. Pastaj kanė pasuar pas tyre gjenerata (pasardhės) tė cilėt kanė folur atė qė nuk e kanė vepruar dhe kanė vepruar atė qė nuk u qe urdhėruar. Andaj secili qė lufton kundėr tyre me dorėn e vet ėshtė besimtar, kush lufton kundėr tyre me gjuhėn e vet ėshtė besimtar, edhe ai qė lufton kundėr tyre me zemrėn e vet ėshtė besimtar. Kush prej kėtyre tė triave nuk bėn asgjė, tek ai nuk ka iman as sa kokrra e hardallit.” (Muslimi)

    Fjalet e dijetarėve tė Ehli Sunnetit se imani ėshtė fjalė dhe vepėr

    Ka thėnė Imam El-lalikai se Imam Shafiu [Allahu e mėshiroftė] nė librin e tij-el umm-ka thėnė: "Ka qėnė ixhma'i i sahabėve dhe tabi'ineve tė cilėt i kemi arritė se Imani ėshtė fjalė dhe vepėr dhe qėllim."
    Ka thėnė Imam Euza'ij [Allahu e mėshiroftė]: "Nuk qendron dhe mbahet imani pėrveē se me fjalė, dhe nuk qendron imani dhe fjala pėrveē se me vepėr, dhe nuk qendron imani, fjala dhe vepra pėrveē se me qellim tė pastėr dhe pajtuar me sunnetin. Dhe kanė qenė selefet para nesh, tė cilėt nuk kanė bėrė dallim ndermjet imanit dhe veprės, sepse vepra ėshtė prej imanit,d he imani pėrbehet prej vepres."
    Imam Abdur-Razzak [Allahu e mėshiroftė] thotė: "Mu'mer dhe Ibn Xherih dhe Theurij dhe Malik dhe Ibėn Ujejneh, thonin: Imani shtohet dhe pakėsohet. Dhe unė (Abdur-Razzaku) e them tė njejtėn: Imani ėshtė fjalė dhe vepėr, shtohet dhe pakėsohet, e nėse i kundėrshtoj unė ata, atėherė kam humbur dhe nuk jam nga tė udhėzuarit."
    Ka thėnė Imam El-Begavij [Allahu e mėshiroftė]: "Janė pajtuar sahabet dhe tabi'inet dhe ata qe vijnė pas tyre nga dijetarėt e sunnetit,ėse veprat janė prej imanit."
    Dhe thotė Hafidh ibėn Abdul-Berr [Allahu e mėshiroftė]: "Kanė rėnė nė ujdi dijetarėt e fikhut dhe hadithit se imani ėshtė: fjalė dhe vepėr."
    Imam El-Buharij [Allahu e mėshiroftė] thotė: "Kam shkruar nga njė mijė e mė shumė dijetarė, dhe nuk kam shkruar pėrveē se nga ata qė thonė: Imani ėshtė fjalė dhe vepėr, dhe nuk kam shkruar nga ata qė thonė: Imani ėshtė fjalė."
    Fudajl bin Ijadi [Allahu e mėshiroftė] thotė: "Thotė Ehli Sunneti se Imani ėshtė njohje, fjalė dhe vepėr."
    Imam Es-Sabunij [Allahu e mėshiroftė] thotė: "Dhe prej medh-hebit tė dijetarėve tė hadithit ėshtė se Imani ėshtė fjalė, vepėr dhe njohje."
    Shejhul-Islam ibėn Tjemijeh [Allahu e mėshiroftė] thotė: "Dhe nga kapitulli i fjalėve tė selefit dhe dijetarėve tė sunnetit nė lidhje me imanin ėshtė se herė thonė: Imani ėshtė fjalė dhe vepėr, e herė thonė: fjalė, vepėr dhe qellim, e herė thonė: fjalė, vepėr, qellim dhe pasim i sunnetit, e herė thonė: Imani ėshtė tė shqiptuarit me gjuhė, tė besuarit me zemėr, dhe tė vepruarit me gjymtyrė, dhe tė gjitha kėto janė tė sakta."
    Kur ėshtė pyetur Imam Sehl bin Abdullah et-Testerij [Allahu e mėshiroftė] pėr imanin se ēka ėshtė ai? Ka thėnė: "Imani ėshtė fjalė, vepėr, qellim dhe pasim i sunnetit. Kėshtuqė, nėse Imani ėshtė fjalė pa vepėr atėherė ėshtė kufėr, e nėse ėshtė fjalė dhe vepėr, por pa qellim tė pastėr atėherė ėshtė nifak (hipokrizi). E nėse ėshtė fjalė, vepėr dhe qellim i paster, por pa pasim tė sunnetit, atėherė ėshtė bidat (risi ne fe)."


    "Imani ėshtė fjalė dhe vepėr "



    Shkroi:
    Adil bin Muhammed bin Alij Esh-Shejhanij
    Pėrktheu: Omer Bajrami
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •