Close
Faqja 20 prej 21 FillimFillim ... 1018192021 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 208
  1. #191
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-01-2009
    Postime
    129



    Kryeministri Thaçi: Shqipëria ka hyrë në një stad të lartë të demokracisë, që u tregua me dominimin e frymës paqësore, qetësisë dhe respektimit të njëri –tjetrit

    Prishtinë, 9 korrik 2009

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përgëzon kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, me rastin e fitores në zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Në telegramin e urimit thuhet:

    I nderuari kryeministër Berisha,

    Kurorëzimi me sukses i Zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 ishte fitore e demokracisë shqiptare dhe tregues i kulturës së lartë institucionale që po dëshmon shoqëria shqiptare përgjithësisht.

    Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj, me vëmendje kanë ndjekë të gjitha fazat e fushatës elektorale dhe janë entuziazmuar për nivelin e organizimit, debatin dhe përformancën e shpalosur nga të gjitha subjektet garuese.

    Fushata transparente ka bërë që këto zgjedhje të dëshmojnë se Shqipëria ka hyrë në një stad të lartë të demokracisë, gjë që u tregua me dominimin e frymës paqësore, qetësisë dhe respektimit të njëri –tjetrit.

    Në zgjedhjet e 28 qershorit doli fitues “Koalicioni për ndryshim”, duke ju dhënë Ju, i nderuar kryeministër, edhe një mandat për ta drejtuar shtetin shqiptar.

    Kemi besim të plotë që Ju do të drejtoni një qeveri të koalicionit në të mirë të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, duke ruajtur unitetin kombëtar dhe stabilitetin e përgjithshëm drejt sukseseve dhe perspektivës euroatlantike të Shqipërisë.

    Pas anëtarësimit në NATO, Shqipërinë e pret rruga drejt integrimit në BE, dhe kemi bindjen e plotë, që qeveria shqiptare do t’i përmbush të gjitha kriteret për t’u bërë sa më parë pjesë e Bashkimit Evropian.

    Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, kam nderin dhe kënaqësinë që t’Ju uroj fitoren, duke ju garantuar bashkëpunim të përhershëm me Qeverinë e Kosovës dhe institucionet e saj në të mirë të të dy vendeve, rajonit dhe më gjerë.


    Urime!

    Hashim Thaçi,

    Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës

    __________________________________________________ __


    Presidenti Sejdiu uroi Kryeministrin Berisha për fitoren në zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri


    Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu i ka dërguar një letër urimi z. Sali Berisha, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, për fitoren e koalicionit që ai drejtoi në zgjedhjet e 28 qershorit dhe marrjen e përkrahjes nga qytetarët e Shqipërisë për të qeverisur vendin edhe në mandatin e ardhshëm. Në urimin e Presidentit Sejdiu thuhet:


    I dashuri kryeministër Berisha,
    Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, Ju përgëzoj për fitoren e 28 qershorit në të cilën “Koalicioni për Ndryshim” mori përkrahjen e qytetarëve të Shqipërisë për të qeverisur vendin Tuaj në mandatin e ardhshëm.
    Vlerësoj se procesi i zhvilluar zgjedhor u dha votuesve shqiptarë mundësinë që të përcaktohen të lirë për përfaqësuesit e tyre.
    Jam i bindur se Shqipëria, e qeverisur nga koalicioni i ndërtuar mbi vlera të demokracisë dhe të zhvillimit, do të vazhdojë me hapa të vendosur që kombi dhe shteti shqiptar të bëhet pjesë e familjes së gjerë evropiane, duke marrë kështu detyrimet dhe përgjegjësitë që i takojnë. Besoj se Shqipëria, pas anëtarësimit në NATO, në një kohë fare të shkurtër, do të përmbushë kriteret për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, duke realizuar kështu një nga dëshirat dhe ëndrrat më të mëdha të kombit shqiptar.
    Ju siguroj me këtë rast se, si President i Republikës së Kosovës, do të punoj ngushtë së bashku me Ju për të thelluar bashkëpunimin në interes të të dy vendeve tona si dhe gjithë rajonit.
    Duke Ju përgëzuar edhe një herë, Ju dëshiroj fat dhe sukses në punën Tuaj për të mirën e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

    Sinqerisht

    Fatmir Sejdiu
    President i Republikës së Kosovës

  2. #192
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Dule refuzon ftesën, Berisha: Kujdes, Vangjel!

    TIRANË - Kryeministri Sali Berisha, i cili pretendon se është fitues në këto zgjedhje, i ka bërë ofertë edhe kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, që të jetë pjesë e qeverisjes.

    Por, kryetari i PBDNJ-së, duke i qëndruar paktit të firmosur me PS-në para zgjedhjeve, ka deklaruar dje se nuk ka ndërmend të bëjë qeveri më Berishën, por të kërkojë krijimin e një qeverie teknike, që do të plotësonte të gjitha kushtet, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. "Këtu po diskutojmë për çështje madhore dhe ideale dhe ju po më flisni për pazare anadollake.

    Nuk janë në karakterin tonë. Nuk jemi shquar dhe nuk do t'i hyjmë tani tundimit të këtij lloj pazari",- tha Dule. Për pasojë, kryetari i PBDNJ-së u shpreh se duhet një qeveri solide, e dalë nga zgjedhje të ndershme dhe rregulla loje demokratike, rreptësisht të respektuara.

    "Në këto kushte, këtyre sfidave, vendi ynë mund t'u përgjigjet me sukses vetëm me një qeveri teknike, me agjentë të mirëpërcaktuar në obligime dhe në kohë, e cila krahas të tjerash do të garantojë edhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja, të cilat do të duhen më në fund edhe në vendin tonë të zhvillohen konform atyre standardeve që respektohen në të gjitha vendet e qytetëruara",- tha Dule.

    Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Sali Berisha. "Unë e dëgjova Vangjelin, por i them atij dy gjëra: Në politikë "asnjëherë mos thuaj kurrë". Së dyti: Unë i dola borxhit atij. Kur u ndava me të, i thashë vetëm kaq: Vangjel kujdes!", tha Berisha.

    Ndërkohë, nisur nga rezultati paraprak i zgjedhjeve, ku PBDNJ-ja arriti të fitonte vetëm një deputet, kryetari i kësaj partie, Vangjel Dule, ka deklaruar se, procesi zgjedhor do të jetë pjesë e analizës së strukturave të kësaj partie. Menjëherë pas konferencës për shtyp, kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin e PS-së, Edi Rama, larg vëmendjes së medias.

    Shekulli
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #193
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319

    Motoja e Shqiptareve: Pa na e palluar nenen, s'te therrasim dot baba!

    Citim Postuar më parë nga MUAHHH Lexo Postimin
    Edhe pse shume e moderuar si permbledhje, sepse ne kete video duhej te ishin shtuar fjalime pa fund te Metes, ku bastardonte Berishen deri ne kulm, duke e quajtur diktator, fashist, percares te kombit, fatkeqesine me te madhe kombetare, ndaj te ciles duhet te merrnim masa menjehere, te bashkoheshim per ta rrezuar e shfarosur nga politika shqiptare..perseri te le shije teper te hidhur kur e shikon. Cuditerisht, pasi vodhi votat nga elektorati i majte (pamvaresisht paralajmerimit te Rames se cdo vote per Meten eshte nje vote extra per Berishen) LSI nxorri koken e vertete, duke mbajtur Berishen ne pushtet edhe nje mandat me levizjen me paradoksale dhe te ndyre te tijen, ne te cilen shprehu qartas identitetin dhe fytyren e vertete te Metes, Priftit, tere LSI-se, por edhe te pjeses derrmuese te politike-beresve shqiptare. Mjere ky popull nga kush drejtohet!

    Ne te njejten kohe, nje gje tjeter po anashkalohet per inerci te perqendrimit te tere fokusit tek mavovra shokuese e Metes, e ajo eshte pafytyresia dhe deliri i pakusht i Berishes per te qendruar ne pushtet. Pse anashkalohet Berisha? Me kete kualicion gjarperinjsh, Berisha nuk mund te shpetoje i paprekur nga kjo dallge qe po na prezanton me realitetin me shume se kurre. Edhe pse jo pikerisht ashtu sic pretendonte te fitonte diktatori shqiptar Sali Ram Berishovic, serisht ai arriti te mbaje karrigen. Dikur prononcohej se aleance me te majtet s'do bente kurre, tashme u vertetua ndryshe. E kuptuan te gjithe tashme edhe ndikimin e madh te Berishes ne KQZ, me Ristanin e tij te blere, ku votat vidheshin e perpunoheshin sipas qejfit, ku procesi i votimit ne KQZ ishte teper jo-demokratik, me 4 antare te PD-se dhe me 3 te PS-se. Te gjithe tashme kuptojne edhe marreveshjen e fshehte te Berishes me Nanon e Meten bashke. Por c'eshte ky bashkepunim me Nanon? Me ate qe Berisha gjithe jeten e tij si politikan, e quante komunist, mafiozin me te madh te kombit, krriminelin e banditin? Ashtu sic quante edhe Meten & Co. Akoma nuk po kuptojne shqiptaret se kush eshte Berisha?

  4. #194
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Reformat, Berisha i shtrin dorën Ramës

    Kreu i PS-së: Ne nuk tërhiqemi, do ta zbardhim masakrën elektorale të 29 qershorit

    Rama: Do zbardhim masakrën. Nuk tërhiqemi

    Kreu i PS: Kolegji Zgjedhor të mos sillet si KQZ-ja përballë nesh dhe ligjit


    Me nisjen e një tjetër faze të shqyrtimit të ankimimeve për procesin zgjedhor, kreu socialist, Edi Rama, konfirmoi se nuk do të tërhiqet për asnjë moment nga qëndrimi i tij për të zbardhur krimin elektoral të 28 qershorit. Në një komunikim me mediat, Rama uroi që Kolegji Zgjedhor të mos shkelë ligjin siç bëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. "Urojmë që Kolegji Zgjedhor të mos sillet si KQZ-ja me ligjin e me të drejtën tonë për të kërkuar zbatimin e tij, ashtu sikundër i siguroj të gjithë votuesit e mbështetësit tanë se ne nuk do të tërhiqemi asnjë milimetër në këtë përpjekje që s‘ka të bëjë thjesht me fatin e një beteje elektorale, po me fatin e demokracisë në Shqipëri dhe me domosdoshmërinë për të mos lejuar që zgjedhjet në këtë vend të bëhen një skemë e mbyllur ku fiton gjithnjë pushteti pavarësisht si voton qytetari", tha Rama. Nga ana tjetër, kryesocialisti deklaroi se vazhdon maskarada e KQZ-së, vazhdon pengmarrja e zgjedhjeve, vazhdon farsa e Kryeministrit në detyrë që bën sikur ecën pa paterica, që rrit taksa e inauguron rrugë të pambuluara me financime duke thelluar gropën e buxhetit të shtetit, ndërkohë që kriza ekonomike po troket fort në derë dhe gjendja e demokracisë në Shqipëri është përditë e më dramatike. Nisur nga kjo, ai shprehu bindjen në angazhimin deri në fund për të konsumuar hallkat ligjore të një procesi tërësisht të degjeneruar pavarësisht abuzimit të skajshëm të KQZ-së me ligjin zgjedhor. Sipas tij, PS do të vijojë të kërkojë të drejtën e saj të padiskutueshme për hapjen e kutive në Berat, Tiranë e Shkodër. Ndërkohë, procesi zgjedhor ka kaluar në fazën e dytë të shqyrtimit, në Kolegjin Zgjedhor. Partia Socialiste ka deklaruar se do të ankimojë në këtë kolegj vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos e ndryshuar tabelën përfundimtare të qarkut, pavarësisht kërkesave për rinumërim dhe rivlerësim të votave në këto qarqe. Kërkesat ankimore për Beratin, Shkodrën dhe Tiranën u rrëzuan me shumicë votash në KQZ, ndërsa Partia Socialiste reagoi duke vijuar me procedurat ligjore përmes ankimimit në Kolegj. Gjatë fazës së shqyrtimit të ankimimeve në KQZ, Partia Socialiste akuzoi disa herë katër anëtarët e shumicës për vendime partiake, ndërsa pas vendimit për Qarkun e Beratit bëri me dije se do të padiste katër anëtarët, Ristani, Shtjefni, Zguri dhe Osmanaj për shkak se votimi i tyre binte ndesh me ligjin. Qarku i Fierit deri në marrjen e vendimit për hapjen e kutive ka shkaktuar mjaft debate dhe pas numërimit u vërtetua pretendimi i selisë rozë se mandati i nëntë, i papërcaktuar ende i takonte kandidatit të kësaj partie.

    Reformat, Berisha: Do bashkëpunoj me Ramën

    "Ai është lider i mundësive të humbura. Kishte një shans të telefononte, por s‘e bëri"



    Kryeministri Sali Berisha i shtrin dorën opozitës për përmbushjen e reformave. "Siguroj grupin parlamentar të PS-së se unë do t‘i shtrij dorën që të bashkëpunoj në interesin e vendit. Por kam bindjen e thellë se pavarësisht nga momenti dhe tronditja e natyrshme që ka humbja dhe mossuksesi në zgjedhje, koha tjetër do të jetë një kohë bashkëpunimi dhe prania e LSI është një dëshmi apo një faktor tjetër i rëndësishëm në kuadrin e një klime të re bashkëpunimi", tha Berisha. Në këtë mënyrë, kreu i qeverisë paralajmëron se do të bashkëpunojë me forcën më të madhe opozitare, e cila do të ketë në Kuvend 3 deputetë më pak se Partia Demokratike, pa përfshirë aleatët që janë në koalicion me këto forca. "Bëra koalicion me Metën dhe jo me Ramën, jo për inat, por nuk mund ta lija vendin pa opozitë, se vendi mbetej me katër veta në opozitë nëse do kisha vepruar ndryshe. Kemi një mazhorancë funksionuese dhe një opozitë të konsoliduar. Kjo është politika. Politika është arti i të mundshmes, është marrëveshje", tha Berisha. Kryeministri premtoi se do i shtrijë dorën të majtës për të realizuar reformat që do ta çojnë vendin drejt liberalizimit të vizave. Një sërë ligjesh në Kuvend kërkojnë një numër më të madh se ai që ka mazhoranca aktuale dhe për këtë, kreu i qeverisë Berisha paralajmëroi sinjalin e bashkëpunimit me opozitën, të cilin ai e cilësoi si të fortë. "Koalicioni i imponuar i sovranit është shumë më i dobishëm për vendin. Nëse nuk do ekzistonte LSI, do i shtrija dorën PS, që të formojmë një koalicion për ta çuar vendin drejt BE-së. Nuk voton kurrë sovrani për inatet e politikanëve. Ai jep verdiktet e tij dhe ti je i detyruar ta lexosh pa inate atë dhe të faktosh që i nënshkruhet pushtetit e vullnetit të sovranit", shtoi Berisha. Kryeministri hodhi gjithashtu edhe teoremën e tij se çfarë do të bënte nëse partia e tij do të dilte e dyta në vend. "Sikur PD të ishte e dyta në zgjedhje, kisha vetëm një rrugë, do dorëhiqesha dhe do të krijoja koalicionin me një Kryeministër socialist", tha Berisha, duke theksuar se ka një maturitet demokratik ndryshe nga çfarë thuhet në opinionin publik. Kreu i qeverisë nuk nguroi të lëshonte edhe batuta ndaj situatës në të cilën është përfshirë kampi socialist. "Më duhet të them se zoti Rama do mbetet në historinë e këtij vendi si politikani i shanseve të humbura personale. Kishte një shans të telefononte, por atë nuk e bëri. Për të tjerat ju garantoj se ai nuk është axhenda e Sali Berishës", tha ai.

    Kabineti i ri do të ketë të njëjtin numër dikasteresh që ka qeveria aktuale. Qeveria e re do të përbëhet nga 14 ministra dhe nuk do të krijohet në variantin e saj optimal jo përpara datës 10 shtator. Sipas Kryeministrit Berisha, Parlamenti i ri nuk do të mblidhet përpara datës 4 shtator dhe buxhetin e ri të vendit do ta hartojë qeveria aktuale, ndërkohë që qeveria e ardhshme do të ketë mundësi vetëm ta shqyrtojë atë. "PD dhe LSI kanë rënë dakord që të nisin negociatat për qeverinë e re në afatin e përcaktimit të Kushtetutës dhe unë këtu dua të falënderoj shumë për mirëkuptimin që gjeta te Meta dhe përgjegjësinë", tha Berisha, duke shtuar se kjo është dëshmi që dy forca politike bashkohen për parime dhe jo për karrige. Për sa i takon bashkëpunimit me PBDNJ-në, Berisha theksoi se "në politikë nuk thuhet asnjëherë ‘kurrë mos thuaj kurrë‘" dhe së dyti kujtoi paralajmërimin që i bëri kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, kur u nda nga koalicioni i djathtë, duke i thënë "Kujdes Vangjel". Në projektet e ardhshme të Parlamentit, Kryeministri Berisha u tregua i vendosur për të mos hequr moratoriumin e skafeve.



    Për KQZ

    "PD u lëndua nga mandati i Fierit"


    Kreu i PD-së, njëkohësisht Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ripërsëriti qëndrimin e tij se do të njohë dhe respektojë verdiktin e KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor për zgjedhjet e 28 qershorit. "Për sa i përket KQZ, unë nuk kam bërë asnjë koment dhe mendoj se kam vepruar drejt, ndonëse përfaqësuesit e mi në KQZ kanë bindjen më absolute se mandati i Fierit iu dha PS, duke konsideruar të vlefshme dy kutitë e Libovshit, numërimi i të cilave është bërë jashtë kamerave dhe pa praninë e koalicionit Aleanca për Ndryshim dhe një kuti e tretë është gjetur me fletë që nuk plotësonin kushtet kryesore", tha Berisha. Ai shtoi se "unë nuk kam sulmuar KQZ-në dhe nuk do të sulmoj Kolegjin Zgjedhor". Kreu i demokratëve bëri me dije se "po të flasim me fakte, pjesë e lënduar jemi ne me mandatin e Fierit". Kreu i qeverisë theksoi se "nga 410 ankesa në 2005-ën, janë gjithsej të depozituara 30 ankesa në KQZ".


    Negociatat

    Qeveria krijohet vetëm në 10 shtator


    Nëse LSI nuk do të ekzistonte, do të bashkëpunoja me PS-në për ndërtimin e qeverisë dhe nuk do ta çoja vendin sërish në zgjedhje. Kjo ishte teorema me të cilën kreu i PD-së mbrojti tezën e bashkëpunimit PD-LSI, duke kujtuar se këtë bashkëpunim do t‘ia ofronte edhe partisë më të madhe opozitare, nëse LSI s‘do të plotësonte numrat për mazhorancën. "Nëse s‘do ekzistonte LSI, do ia shtrija dorën PS-së, që të formonim një koalicion për të çuar vendin drejt BE-së", tha ai. Berisha theksoi se është i kënaqur me Kodin Elektoral, sepse ishte konsensual mes partive, por theksoi se "u përjashtua forca e tretë e vendit nga komisionet, por unë isha i detyruar ta ndiqja konsensusin më të mundshëm". Sipas Berishës, PD dhe LSI kanë rënë dakord që të nisin negociatat për qeverinë e re në aftin e përcaktimit të Kushtetutës. "Qeveria nuk mund të krijohet në variantin më optimal përpara datës 10 shtator dhe Parlamenti nuk mund të mblidhet para datës 4 shtator", tha ai.

    Berisha shprehu besimin se qeveria do të jetë eficente dhe se PD dhe LSI ndajnë të njëjtat pikëpamje. "Procesi i integrimit është harta e rrugës", tha ai.



    Batutat

    Berisha-Dules: Të thashë, kujdes Vangjel!


    Demokratët zbardhin negociatat me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Kryeministri Berisha bëri me dije dje se PBDNJ është ftuar të bëhet pjesë e koalicionit të ri. "Ne jemi të hapur për koalicion. Edhe PBDNJ është ftuar në koalicion", tha ai. Kreu i qeverisë nuk rezervoi as batutat për ish-bashkëpunëtorin me të cilin qeverisi për katër vjet, duke i përcjellë kryetarit të PBDNJ-së dy mesazhe. I pari ishte se në politikë "never say never" dhe për mesazhin e dytë, Kryeministri u përpoq të shkëpusë gjithashtu edhe një frazë nga "Përrallë nga e kaluara", duke i kujtuar kohën kur Vangjel Dule u nda me Partinë Demokratike për të bashkëpunuar me Partinë Socialiste. "Së dyti unë i dola borxhit, se kur u ndamë i thashë: Vangjel kujdes". Berisha theksoi gjithashtu se qeveria e ardhme do të jetë një koalicion, por përjashtoi plotësisht shtimin e kabineteve. "Nuk mund të shtoj unë kabinetet dhe nuk pranoj një praktikë të tillë dhe do ta lehtësoj edhe më tej peshën e administratës mbi supet e taksapaguesve", tha ai.



    Për PS

    Nuk do të ndërhyj në axhendën e PS-së


    "Nuk kam ndërhyrë dhe s‘do ndërhyj kurrë në sovranitetin e forcave politike. Jam i detyruar të respektoj vendimet e saj". Ky ishte mesazhi që kreu i PD-së përcolli për kampin socialist, i cili doli i dyti pas zgjedhjeve të 28 qershorit. "Rama nuk është pjesë e axhendës sime. Është kryetari i minorancës së Bashkisë së Tiranës, sepse koalicioni im është multidimensional", tha Berisha. Ai shtoi se "unë kam qëndruar dorëjashtë në të gjitha problematikat e brendshme të forcave politike, qoftë aleate dhe qoftë kundërshtare. E vërteta është se kam bashkëpunuar me të dhe jam treguar vlerësues për bashkëpunimin. Rama më ka sulmuar personalisht, kurse unë nuk u mora as me të dhe as me familjen e tij". Për bashkëpunimin me Metën, Berisha u shpreh se nuk e bëri këtë veprim për inat të Ramës. "Bëra koalicion me Metën dhe jo me Ramën, jo për inat, por s‘mund ta lija vendin pa opozitë, se vendi mbetej me katër veta në opozitë. Kemi një mazhorancë funksionuese dhe një opozitë të konsoliduar. Kjo është politika", tha ai.



    Skafe

    Qeveria lë në fuqi moratoriumin


    Qeveria "Berisha 2" do të vazhdojë në të njëjtat gjurmë si qeveria "Berisha 1". Ndonëse në muajin shtator skadon afati për moratoriumin e skafeve, kreu i qeverisë bëri me dije se nuk do të sakrifikojë lëvizjen e lirë të shqiptarëve për lëvizjen e lirë të disa skafeve në bregdetin shqiptar. Kryeministri Berisha u shpreh qartë se nuk do të rrëzojë apo shfuqizojë ligjin për moratoriumin e skafeve, duke lënë "të varfër" sërish turizmin në bregdetin shqiptar. "Moratoriumi është në fuqi gjersa Parlamenti nuk e ka anuluar atë. Kjo s‘ka asnjë ekuivok dhe nuk do të punojmë ne kundër lëvizjes së lirë të qytetarëve për lëvizjen e lirë të 20-30 skafeve", tha Berisha. Edhe për vitet e tjera, skafet dhe mjetet motorike lundruese nuk do të kenë mundësi të lundrojnë në bregdetin shqiptar.



    Premtimi

    Liberalizimi i vizave brenda vitit 2010


    "Vizat do të liberalizohen në vitin e parë të mandatit tonë të dytë", tha Berisha. Sipas tij, "shqiptarët në këto zgjedhje votuan për të ardhmen e tyre, votuan projektin e Shqipërisë europiane, me të cilin ata do të gëzojnë standarde, kritere dhe praktika të vendeve anëtare të BE-së. Pra votuan për të përgatitur vendin për verdiktin final të BE-së, votuan për lëvizjen e lirë të tyre". Kreu i qeverisë theksoi se brenda vitit të parë të mandatit të dytë do të liberalizohen vizat.

    "Zgjedhjet përcaktuan edhe një koalicion thellësisht të dobishëm për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare, i cili ka të gjithë potencialin e madh politik, profesional, teknik për të shndërruar në realitet me shpejtësi projektin e Shqipërisë europiane", tha ai. Sipas tij, "qytetarët në 28 qershor nuk votuan për të ndëshkuar njeri, por për ta filluar dhe shndërruar në realitet ëndrrën e tyre europiane".

    Shqip
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #195
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Vendndodhja
    Ōsensei
    Postime
    1,118
    Premtimi

    Liberalizimi i vizave brenda vitit 2010

    "Vizat do të liberalizohen në vitin e parë të mandatit tonë të dytë", tha Berisha. Sipas tij, "shqiptarët në këto zgjedhje votuan për të ardhmen e tyre, votuan projektin e Shqipërisë europiane, me të cilin ata do të gëzojnë standarde, kritere dhe praktika të vendeve anëtare të BE-së. Pra votuan për të përgatitur vendin për verdiktin final të BE-së, votuan për lëvizjen e lirë të tyre". Kreu i qeverisë theksoi se brenda vitit të parë të mandatit të dytë do të liberalizohen vizat.

    "Zgjedhjet përcaktuan edhe një koalicion thellësisht të dobishëm për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare, i cili ka të gjithë potencialin e madh politik, profesional, teknik për të shndërruar në realitet me shpejtësi projektin e Shqipërisë europiane", tha ai. Sipas tij, "qytetarët në 28 qershor nuk votuan për të ndëshkuar njeri, por për ta filluar dhe shndërruar në realitet ëndrrën e tyre europiane".
    Prit gomar të mbijë bar i thon kësaj pune. Këtu bëhet fjalë për skenaristin dhe producentin Sala dhe Meta, që do na çojnë drejtë gropës dhe jo Europës.

  6. #196
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    Premtimi

    Liberalizimi i vizave brenda vitit 2010


    "Vizat do të liberalizohen në vitin e parë të mandatit tonë të dytë", tha Berisha. Sipas tij, "shqiptarët në këto zgjedhje votuan për të ardhmen e tyre, votuan projektin e Shqipërisë europiane, me të cilin ata do të gëzojnë standarde, kritere dhe praktika të vendeve anëtare të BE-së. Pra votuan për të përgatitur vendin për verdiktin final të BE-së, votuan për lëvizjen e lirë të tyre". Kreu i qeverisë theksoi se brenda vitit të parë të mandatit të dytë do të liberalizohen vizat."Zgjedhjet përcaktuan edhe një koalicion thellësisht të dobishëm për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare, i cili ka të gjithë potencialin e madh politik, profesional, teknik për të shndërruar në realitet me shpejtësi projektin e Shqipërisë europiane", tha ai. Sipas tij, "qytetarët në 28 qershor nuk votuan për të ndëshkuar njeri, por për ta filluar dhe shndërruar në realitet ëndrrën e tyre europiane".

    Shqip

    Nuk e kuptoj pafytyresine e kesaj gazete, duke mashtruar shqiptaret. C'ne 2010? Une kam degjuar kryeministrin tone, i cili eshte njeriu me i ndershem qe ka patur ky komb, se bashku me ministrin e jashtem, (qe sado ta quajne mashkull me sharm enverian, bithelepires Berishian, qe kundermon pispillosje si ato baxhellat e Amsterdamit dhe qe karakterizohet nga diarreja orale, eshte i ndershem dhe jo-mashtrues)...ti premtoje shqiptareve pa ju dridhur syri, se brenda 2009-tes do udhetojne te lire ne Europe, si qytetaret europiane qe vijne nga nje shtet demokratik, me ligje dhe stabilitet politiko-shoqeror, nga nje shtet pa krime e korrupsion. Berisha nuk genjen, kurre! Se disa ketu mundohen ta nxjerrin ate genjeshtar edhe per 1996 kur tha qe firmat piramidale nuk perbenin rrezik dhe se asnje trazire nuk do ndodhte, mundohen ta nxjerrin genjeshtar edhe ne 2005 kur tha se do i kthente pronat pronareve dhe se do luftonte krimin, duke asgjesuar cdo molekule kriminale dhe duke e monopolizuar te terin ne duart e veta ne shenje altruizmi. Pastaj, edhe sikur te genjeje Berisha, nuk genjen Basha, qe ma ka ate surrat si ato meshkuj pidhuca e qe sa here qe flet, t'vje me ja blloku ato buze me mjete sperme-nxjerrese rrethanore..

  7. #197
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Vendndodhja
    Ōsensei
    Postime
    1,118
    Citim Postuar më parë nga DeuS Lexo Postimin
    Nuk e kuptoj pafytyresine e kesaj gazete, duke mashtruar shqiptaret. C'ne 2010? Une kam degjuar kryeministrin tone, i cili eshte njeriu me i ndershem qe ka patur ky komb, se bashku me ministrin e jashtem, (qe sado ta quajne mashkull me sharm enverian, bithelepires Berishian, qe kundermon pispillosje si ato baxhellat e Amsterdamit dhe qe karakterizohet nga diarreja orale, eshte i ndershem dhe jo-mashtrues)...ti premtoje shqiptareve pa ju dridhur syri, se brenda 2009-tes do udhetojne te lire ne Europe, si qytetaret europiane qe vijne nga nje shtet demokratik, me ligje dhe stabilitet politiko-shoqeror, nga nje shtet pa krime e korrupsion. Berisha nuk genjen, kurre! Se disa ketu mundohen ta nxjerrin ate genjeshtar edhe per 1996 kur tha qe firmat piramidale nuk perbenin rrezik dhe se asnje trazire nuk do ndodhte, mundohen ta nxjerrin genjeshtar edhe ne 2005 kur tha se do i kthente pronat pronareve dhe se do luftonte krimin, duke asgjesuar cdo molekule kriminale dhe duke e monopolizuar te terin ne duart e veta ne shenje altruizmi. Pastaj, edhe sikur te genjeje Berisha, nuk genjen Basha, qe ma ka ate surrat si ato meshkuj pidhuca e qe sa here qe flet, t'vje me ja blloku ato buze me mjete sperme-nxjerrese rrethanore..
    E si ke nerva të merresh me disa klloun tende cirku o Deus, akoma se ke kuptuar që politikanët tanë, po të konkurojnë në Academy Award të garantojë që 10 çmimet e para i marrin. Kanë mbi 20 vjet që teatrojnë me këtë popull dhe akoma nuk u ngopën duke i shitur bileta fallco.

  8. #198
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Deus, Berisha ka thene keshtu : Gjalle vdekur ne 2011 jemi pa viza , tani ose ne do marrim vizat me verte ose do vdesi Sala
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  9. #199
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    ..ose do vdesi Sala
    Fshije kete para se ta lexoje Brari!

    ..eshte i vjeter, me zemer

  10. #200
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    E sheron Sala ate, e ka kardiolog personal dreqi, me nje rruge dy pune, i çentron mendjen kur i lirohen vidat lol
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 20 prej 21 FillimFillim ... 1018192021 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •