
Postuar më parë nga
Davius
Ilir Meta dhe LSI, me 4 deputetë për 4 vite në qeverisje të djathtë do të digjen tërësisht, do të asgjësohen. Një ish kryeministër i majtë, një ish figurë kyçe e të majtës, sot shpëton një kryeministër "veteran" të djathtë nga fiaskoja që e pret. Për 2 ministri, dhe disa poste drejtorësh e udhëheqësish dikastereve, ai shkel mbi vullnetin e majtë, mbi 83 mijë votat e LSI në rang vendi dhe kalon faktikisht në PD.
Ky është absurdi më i madh i politikës shqiptare. Një deputet që thyente foltoret në kuvendin e Shqipërisë kundër Sali Berishës, një deputet që shante çdo ditë e natë Sali Berishën, sot ja shpëton jetën atij. E pistë është politika. Për 4 vitet e ardhshme elektorati i LSI, me dy duar do të përqafoj PS-në, si partia e vetme që kujdeset për vullnetin e tyre, për idealet e tyre majtiste dhe mbrojtjen dinjitoze të votës së tyre.
Krijoni Kontakt