Meta pranon ftesën e Berishës për koalicion
Vendimi i LSI-së vjen vetëm pak minuta pas ftesës publike që i bëri Berisha. “E pranoj ftesën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të formuar së bashku koalicionin qeverisës”, deklaroi Ilir Meta. “Vendimi jonë vjen pas konsultimeve të gjëra me eksponentët vendas dhe ndërkombëtarë të cilët kërkojnë përshpejtimin e reformave dhe stabilitetin e vendit. Ne pranojmë me përgjegjësi historike ftesën për të nisur negociatat me z.Berisha për të realizuar programin e integrimit evropian", theksoi Meta. Marrëveshja me Berishën do të jetë transparente dhe në funksion të stabilitetit të vendit. Jam i bindur se programi i kësaj mazhorance të re, edhe të djathtë edhe të majtë, do të garantojë përmbushjen e programit për integrimin evropian. “Marrëveshja me Berishën do të jetë transparente dhe ju do të jeni të informuar për gjithçka", përfundoi kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.
Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!
I hapet rruga krijimit të qeverisë së re
Zoti Meta ka pranuar të krijojë koalicion me aleancën e drejtuar nga PD
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha si dhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta u shprehën hapur për krijimin e një koalicioni mes forcave te tyre politike nga i cili do te dalë edhe kabineti i ri qeverisës.
Ishte fillimisht lideri demokrat Berisha ai qe në një dalje publike ftoi zyrtarisht Metën të hynte në koalicion me të.
Vetëm gjysmë ore më pas kreu i LSI-së iu përgjigj pozitivisht ftesës së Berishës.
Ai tha se “e kishte pranuar këtë ftesë në mënyrë që vendi të mos shkonte drejt krizës”.
Meta theksoi se “negociatat do të jenë transparente dhe se kushti i LSI-së për Berishën do të ishte reformimi per integrimin evropian”.
Berisha kishte deklaruar më parë se LSI i plotëson të gjitha kushtet për një koalicion me të djathën, pasi programi i saj është i ngjashëm me atë të PD-së.
Ai theksoi se “koalicioni do të funksionojë dhe se qeveria do të ketë baza solide, pikërisht për shkak të shtyllave kryesore të programit qe janë të përbashkëta”.]
Zgjedhjet e 28 qershorit pritet të nxjerrin një rezultat të ngushtë mes dy forcave kryesore politike në vend, ndërkohë që njoftimet papraprake të KQZ-së i japin një numër më të madh mandatesh koalicionit Aleanca për Ndryshim e udhëhequr nga Partia Demokratike.
Partia Socialiste, që udhëheq koalicionin Bashkimi për Ndryshim thotë se rezultati përfundimtar ende nuk ka dalë pasi vazhdon numërimi në disa zona, ku opozita shpreson te ketë rritje në numrin e mandateve të saj.
bbc
Shpresoj qe Ilir Meta te jete i sinqerte kur thote qe kete levizje e ben ne te mire te vendit dhe jo per shkak te etjes se tij per pushtet. Politika egoiste e Rames ishte shkaku i deformimeve te tilla te pushtetit. Megjithate politika nuk shquhet per puritanizem, dhe ne kete pikepamje, ky koalicion eshte fare normal. Normale nuk jane ato qe kane thene palet per njeri-tjetrin gjate ketyre viteve, sidomos kunder Berishes, vjen nje moment qe duhet te lepish ate qe ke nxjerre si te shemtuar. Koha provoi qe aktoret e politikes flasin shume por kryesisht ne funksion te karriges.
I uroj sukses qeverise se re, sidomos Ilir Metes qe tregoi veten nje politikan profesionist dhe inteligjent.
e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im
Me vjen keq, por ke nje koncept shume te gabuar!
Me kete lloj mentaliteti (qe per fat te keq e kam lexuar keto kohe ne disa forume, ku ofendohet shumica e popullsise shqiptare, nga pjella perverse) nuk shkohet perpara, sepse vota e shqiptarit vlen njesoj, si qe ai ne Tropoje apo Skrapar e si qe ai ne Tirane.
Nese vazhdohet me kete mendesi, atehere PS do te kthehet ne nje OJQ ose ne nje klub perversiteti.
Ka fituar Shqiperia!
Vendi ka nevoje per nje qeverisje stabel, per vazhdim te reformave, per masa te shpejta ekonomike per te perballuar pasojat e krizes boterore, per te ruajtur qetesine dhe mireqenjen e shqiptareve.
Le te perfitoje nga rasti ilir meta dhe te lidhe skraparin me zonat fqinje (permetin, korcen).
Ne fakt ai duhet te ishte bashkuar qe para tre vjetesh me berishen. Tani ate e bashkuan miqte e huaj te shqiperise ashtu sic bashkuan vangjel dulen me pd-ne para 4 vjetesh. Kjo eshte loja e te huajeve per te sjelle ne shqiperi forcen qe duan ata me ndihme te ketyre partive te vogla.
qeverisje stabel nuk ka shqipria
sepse shum shpjet do vi koha per miratim buxheti ku do duhen 84 votat
ni kshill kam mos e leni Ilirin e Jozefinen afer njoni tjetrit se nxehen gjakrat e vjeter.
JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE
JUANITO, per shkak se ju Ramistet keni keto paragjykime lidhur me qytetarine dhe katunarine keni mbetur ne opozite edhe per se paku 4 vite. Ti me kete rast po tregohesh njeri i lig shpirterisht kur po rendon mbi popullin qe jeton neper fshatra.
Por e kuptoj qe pasi ke humbur tani nuk te mbetet gje tjeter vetem se ta nxjerresh vrerin qe te ka kapluar kembe e koke.
Per ta hequr me shume vrerin dhe hidherimin te udhezoj per te qare, por ndoshta vec ke qare deri tani.
Krijoni Kontakt