Close
Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 208
  1. #1
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531

    Berisha: Ftoj zyrtarisht Metën për koalicion, Meta pranon

    Ilir Meta, udhëheqësi i grupimit më të madh opozitar në Shqipëri, ka një biografi politike të pazakontë. Ai ka hyrë në politikën shqiptare si pjesë e delegacionit të studentëve të Dhjetorit që shkuan t’i kërkojnë pluralizëm politik Ramiz Alisë, në dhjetor të vitit 1990 dhe përfundoi më pas në krye të qeverisë së Partisë Socialiste, që ishte një trashëgimtare politike e ish-komunistëve.

    Në vitin 1991 ai themeloi Forumin Rinor Eurosocialist Shqiptar, duke futur së pari termin evropian në politikën e së majtës shqiptare. Në vitin 1992 u zgjodh deputet i Skraparit për Partinë Socialiste. Ai u bë i njohur në shtator të vitit 1992, kur udhëhoqi një protestë të qytetarëve të Poliçanit kundër mbylljes së Kombinatit të Armëve për shkak të reformave në ushtri. PD në pushtet i hoqi atij imunitetin në Kuvend, por çështja nuk shkoi më tej.

    Pas arrestimit të Fatos Nanos dhe rritjes së frymës konservatore në Partinë Socialiste, Ilir Meta, iu bashkua grupit që kërkonin ta moderonin politikën e Partisë Socialiste. Ai filloi të artikulonte më shumë orientimin perëndimor të Shqipërisë dhe nevojën për bashkëpunim me institucionet perëndimore.

    FRESH u bë pikënisja e kontakteve perëndimore për Partinë Socialiste, sidomos me të majtën italiane dhe ato të vendeve skandinave.

    Në vitin 1995-1996 ai ishte një nga katër nënkryetarët e Partisë Socialiste, por i rreshtuar kundër mbështetësve të zotit Nano. Karriera e tij u vu në rrezik, për shkak të shigjetimeve se po punonte për të rrëzuar nga kreu i PS liderin e burgosur, Fatos Nano.

    Por pozitat e tij politike u forcuan shpejt. Pas vitit 1997 ai u emërua fillimisht si sekretari Jashtëm, një post identik me zëvendësministrin e Jashtëm.

    Kur Pandeli Majko u bë kryeministër pas 14 shtatorit 1998, Ilir Meta mori postin e zëvendëskryeministrit. Kongresi i 1999 i Partisë Socialiste ishte një moment dramatik. Kandidatura e shumëpritur e Pandeli Majkos për kreun e PS u rrëzua bashkë me qeverinë e tij. Fatos Nano, i cili u ri-kurorëzua kryetar i PS, pranoi më lehtë Ilir Metën për kryeministër.

    Kryeministri më i ri në Evropë nisi kështu një karrierë politike të pazakontë. I vendosur të linte gjurmë, ai u përkushtua pas infrastrukturës së shkatërruar të vendit pas punëve publike dhe menaxhimit me dorë të fortë. Ai arriti të përfundojë autostradën gjysmake Tiranë-Durrës një segment të rrugës Kavajë-Rrogozhinë, rrugën e Qafës së Llogorasë, rregulloi parkun “Rinia” në Tiranë dhe mbështeti dukshëm Edi Ramën në projektet e tij për punët publike.

    Zgjedhjet e vitit 2001 ishin një test i madh politik për të. I gjendur mes rrezikut të rikthimit të Fatos Nanos dhe nevojës për zgjedhje të lira, ai zgjodhi një të mesme, e cila la gjurmë në jetën e tij politike. Zgjedhjet e 2001 ishin qartësisht jashtë standardeve, por të pranuara. Policia u përdor qartë në shumë qendra votimi dhe Gjykata Kushtetuese veproi pa shumë takt në gjykimin e 40 mandateve. Komuniteti perëndimor njohu qeverinë e re, por nuk njohu një shumicë për president.

    Pak muaj para se të afrohej çështja e presidentit, kryetari i PS, Fatos Nano, nisi një fushatë të pazakontë antikorrupsion të përkufizuar si katarsis. Fillimisht i vetëm, por duke mbledhur energji rrugës, Fatos Nano përdori grupin parlamentar si mekanizëm bllokues ndaj qeverisë së Ilir Metës. Në janar të vitit 2002, pas presionit publik dhe bllokimit në Kuvend, Fatos Nano e detyroi Ilir Metën të dorëhiqet. Prej atëherë nisi një luftë e ftohtë ende e pambyllur mes tij dhe partisë së zotit Nano.

    Në kongresin e vitit 2003, Nano përjashtoi Ilir Metën dhe grupin e tij nga forumet e PS. Ilir Meta, i cili ishte ende formalisht zëvendëskryeministër i kabinetit të Fatos Nanos, kishte dhënë dorëheqjen që në verë.

    Pas përjashtimit dhe nga forumet drejtuese në Kongres ai po shikonte të ardhmen e tij jashtë PS. Në pranverë të vitit 2004 ai formoi Lëvizjen Socialiste për Integrim, një strukturë politike shumë solide, bazuar te veprimi dhe aksioni politik, por dhe te lidhjet njerëzore e krahinore.

    Fatos Nano e nënvleftësoi fillimisht fuqinë e saj, por në zgjedhjet e vitit 2005 partia e zotit Meta u bë varrmihësja kryesore e pushtetit të Fatos Nanos.

    Pas ardhjes në pushtet të PD, Ilir Meta fillimisht ndoqi një linjë të butë bashkëpunimi, e cila u egërsua menjëherë në vitin 2006, kur PD tentoi të riformatonte Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Gjesti i tij i forcës duke hipur sipër tavolinave mbeti emblematik për parlamentin. Kuvendi u bllokua dhe pas një marrëveshjeje të re u bënë ndryshimet kushtetuese që prishën disa ekuilibra politikë. Në zgjedhjet lokale të vitit 2006-2007, ai u bashkua me Partinë Socialiste nën premtimin se së bashku do të bënin një Kod Elektoral të favorshëm për LSI.

    Me gjithë joshjet nga Berisha, Ilir Meta i qëndroi besnik Edi Ramës deri në përfundim të zgjedhjeve.

    Pas zgjedhjeve Meta kërkoi të nisnin një bashkëpunim institucional për Kodin Elektoral. Por duket se këtu interesat e tij dhe të zotit Rama ndaheshin. Megjithëse të dy e tregojnë ndryshe historinë e ndarjes, e qartë është se Kodi Elektoral, i hartuar me firmën e zotit Rama, prek qartë interesat e LSI.

    Kjo e armiqësoi atë ndjeshëm me Partinë Socialiste dhe e futi në një grevë urie njëjavore për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik ndaj këtij monopoli dypartiak.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Dhe profili, qe per mendimin tim mund te tkurret e bymehet sipas koheve e deshirave te simpatizanteve e kundershtareve te Metes, tashme ka hyre ne tjeter stad vleresimi per te. Ja te shohim dhe pak dite, tkurrjen apo bymimin e metejshem te tij. Sepse, nese dreqosi dicka apo shume Rama, s'do te thote qe u dashka kaluar ne plusizem per nje kundershtar te tij. Apo paska nevoje politika shqiptare, per te mbushur vakumet e krijuara(nese ndodh vakum nga nje doreheqje e mundshme e Rames) me te njejtat forca qe cojne ne nje vakum te ri?
    --------------------------------------------------------------------------------------
    Dëshira shpesh bëhet pjesë e absurditetit në të shprehur, por edhe e shprehjes së të vërtetës, edhe pse të parealizueshme.

  3. #3
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071

    Oferta e Berishës, LSI 90% Jane PRO

    Krijimi i një qeverie të mundshme mes PD-së dhe LSI-së ka ndarë në dy rryma drejtuesit e partisë së majtë, e cila doli vetëm me 4 mandate nga zgjedhjet e 28 qershorit. Burimet brenda LSI-së thanë dje se, negociatat me Berishën kanë filluar qysh pas deklaratës së Dritan Priftit, i cili tha se do të ishte ai mandati i 71-të që i duhet qeverisë së Berishës. Oferta e Sali Berishës për Ilir Metën mësohet se është posti i zv/kryeministrit dhe dy ministri, të cilat ende nuk janë përcaktuar se cilat mund të jenë apo nëse do të jenë edhe në nivele të dyta. Diskutimi ka filluar mes kryesisë së ngushtë të LSI-së. Sipas të njëjtave burime, drejtuesit janë ndarë në dy rryma. Pjesa e atyre më të vjetërve dhe me më shumë eksperiencë politike, ku futen vetë Meta apo edhe Brokaj dhe që kanë një përvojë me Berishën, nuk është se janë shumë në favor të bashkëpunimit me Berishën. Kjo pjesë mendon se nëse do të shkohet me Ramën, kjo nuk është se do të ketë ndonjë vlerë të madhe. Kjo mund të favorizojë Ramën në këtë moment për t’i bërë karshillëk Berishës, i cili nuk ka mundësinë të krijojë qeverinë, por nga ana tjetër kalimi me Berishën është edhe çështje e reputacionit në sytë e elektoratit të majtë të LSI-së. Përballë këtij mendimi qëndron edhe ai i më të rinjve, ku kryeson mendimi i Dritan Priftit, por edhe Monika Kryemadhit, të cilët mendojnë se koalicioni me Berishën të paktën do të shpëtonte vendin nga kriza ku mund të futet në rastin e një koalicioni me Ramën. Megjithatë, ende nuk është marrë një vendim i prerë. Në mbledhjen e kryesisë që është mbajtur dje në mbrëmje, nuk është përcaktuar asgjë, megjithëse në të ka qenë i pranishëm edhe Dritan Prifti. Deri tani, Meta apo edhe sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili e kanë cilësuar vendim personal të Priftit, por sigurisht ai do të marrë edhe mendimin e kryesisë së LSI-së në fund. Drejtuesit e tjerë të kësaj partie e justifikojnë deri diku qëndrimin e Priftit, pas sulmeve të ashpra të PS-së ndaj LSI-së në Fier. Ndaj, edhe këtu flitet më shumë për një inat personal ndaj Ramës dhe thirrjeve kundër LSI-së para zgjedhjeve, se sa një vendim politik parimor. Pas mbledhjes së kryesisë, sekretari i përgjithshëm, Petrit Vasili tha se, “LSI-ja nuk ka asnjë vendim politik lidhur me çështjen e ndërtimit të koalicioneve që kanë të bëjnë me qeverisjen e re. Ajo ka ngarkuar të gjithë grupin e ekspertëve dhe personave të ndjekin këtë proces dhe po pret me qetësi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, dhe mbas marrjes së rezultatit, analizës së kontekstit politik, shoqëror dhe elektoral, do të mbledhë forumet e saj dhe do t’iu njoh me këto vendime në kohën dhe momentin e duhur”, - tha Vasili. Ai tha gjithashtu se, “Rama s’ka asnjë të drejtë, as politike, as publike, as morale që të flas në emër të mandateve të LSI-së”. Vasili akuzoi socialistët për humbjen e 12 mandateve të LSI-së për shkak të sistemit zgjedhor. Në mbledhjen e kryesisë është analizuar edhe rezultati i LSI-së në këto zgjedhje. LSI-ja ka ngritur grupet e ekspertëve që do të merren me procesin ankimor “të të gjitha fakteve shumë komprometuese që kanë ndodhur në procesin e konsumimit të korrupsionit elektoral, që disponojnë të gjitha kasetat filmike të cilat demonstrojnë qartë se çfarë ka ndodhur”.

    Mare Nga BalkanWeb


    MENDIMI IM PERSONAL:

    Bravo LSI dhe Zotit Ilir Meta, une isha nje nga anetar dhe jam akoma te LSI sepse kur u krijua LSI u krijua me moton e te rinjve dhe te gjithe te rinjte dhane kontributin e tyre Maksimal ashu siç dhashe dhe une per te hequr te gjithe te vjetrit nga Politika per te krijuar nje parti me te rinj me nje qeverisje te rinj, por JO ndodhi komplet e kunderta, mori te gjithe te vjetrit qe deri dje rrinin me Fatos Nano kur ky i fundit bashke me grupin e tij e bene Ilir Meta me ofendime dhe shpifje nje person i ulet por jo Ilir meta e tregoi veten kush ishte atehere por tani sapo iku Nano dhe sapo Rama i vuni te gjith gishtin ketyre keta te gjithe shkuan dhe u bashkuan me Ilir Meta, gabim shum i madh i Ilir Meta qe i mori keto ne gjirin e Partise se LSI.
    Ishte motoja tani ne fushaten e 2009 Koha Per Veprim, qe te nxjerrim Sali Berisha ne pencion dhe te gjithe ishim perseri pro ndersa tani na del Dritan Prifti duke thene qe une voten time do ja jap Sali Berisha, dhe me njehere ky i fundit i ben ofert LSI per Kryetarin e tyre Zv/Kryeminister dhe dy ministri??????? ÇMENDURIIIIIIIIIIIIII
    Ky iku motoja e LSI??
    Kryesia e LSI nuk po e nxjerr ne Pencion Sali Berisha por po e mban perseri ne pushtet edhe 4 vjet te tjera.
    Sinqerisht une si Anetar dhe si kontribues i LSI ne keto 4 vite kam ngel dhe njekohesisht jam shume i zhgenjyer nga Kryesia per kete veprim qe sinqerisht nuk duhet bere.

    Bledari

  4. #4
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    ho re mos u merzit se sa te keni Terin ju rregullo ai ju 10%

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2009
    Postime
    85

    Berisha: Ftoj zyrtarisht Metën për koalicion.

    Berisha: Ftoj zyrtarisht Metën për koalicion. Qeveri e djathtë me votat e së majtës
    » Dërguar më: 04/07/2009 - 11:43

    • Kryetari i Partisë Demokratike (PD) Sali Berisha i ka bërë ftesë zyrtare Ilir Metës, kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) të hyjnë në koalicion për krijimin e qeverisë së re. Kryetari i demokratëve e justifikoi ftesën si të natyrshme për 3 arsye kryesore. Berisha nuk përjashtoi se në qeverinë e ardhshme do të bëjë pjesë edhe Partia Republikane e Fatmir Mediut

    TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike (PD) Sali Berisha i ka bërë ftesë Ilir Metës, kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim të hyjnë në koalicion (LSI) për krijimin e qeverisë së re. Sipas Berishës, LSI plotëson të gjitha kushtet për një koalicion me të djathën, pasi ka program të ngjahëm me atë të pD. Berisha nuk përjashtoi se në qeverinë e ardhshme do të bëjë pjesë edhe Partia Republikane e Fatmir Mediut.

    Në një konferencë për shtyp pak para mesditës në selinë e PD, Berisha ka bërë të ditur koalicionin e ardhshëm që ai ka projektuar pas rezultateve paraprake që ka publikuar deti tani KQZ. “Sovrani na diktoi koalicionet. Ftoj Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI) si partia që programin më të afërt me ne të bashkëpunojë për krijimin e qeverisë së re. LSI të vlerësojë sinqerisht ftesën”.
    Kryetari i demokratëve e justifikoi ftesën si të natyrshme për 3 arsye, për përqindjen e votave që kanë marrë në këto zgjedhje, për programin që LSI ka dhe për persekutimin që i është bërë në proceset zgjedhore dhe që sot sipas Berishës, meriton të fitojë atë që meriton.
    “LSI është subjekti me programet më afër PD. Ka studiuar programin e integrimit të Shqipërisë në BE, LSI ka punësimin si kryefjalë ashtu si PD.
    LSI e ftoj gjithashtu me bindjen time se përfaqësuese dinjitoze, jeni dëshmitarë sesa e persekutua kjo parti në dy zgjedhjet e fundit. Jeni dëshmitarë kur unë kam bërë thirrje në atë periudhë qe te gjendet gjuha e bashkimit jo e përjashtimit. Shpreh bindjen se ato 47% të votave qe sovrani i dha koalicionit të parë, i shtohen dhe 6% votave të spektrit të majtë dhe faktikisht. Kam besim se kjo forcë politike do ti përgjigjet pozitivisht ftesës sime të hapur e të sinqertë”.

    Gjithsesi Berisha shtoi se qeveritë e minorancës nuk janë shumë të pëlqyeshme, por që parlamenti mund ti mbajë në pushtet për disa arsye. “Jam i sigurt se koalicioni do të funksionojë. Kjo qeveri do të ketë baza solide, sepse ne kemi shtyllat kryesore të programit të përbashkëta”, mbrojti tezën e tij Berisha. Ai siguroi LSI se nuk ne rast koalicioni te mundshem, PD nuk do te ushtrije trysni tek kjo parti.

    Berisha: Edi Rama, Gëzuar ditëlindjen!

    I pyetur nga mediat sesi do të reagojë kryetari i opozitës rreth kësaj ftese që kreu i PD i bëri LSI në këtë përvjetor të 45 të ditës së lindjes, Berisha u shpreh : “I uroj ditëlindjen Edi Ramës. Vitet e ardhshme t’i sjellin më shumë rini” .

    Berisha: Në qeveri edhe PR e Mediut

    Qeveria e re sipas Berishës do të ketë në kabinet edhe përfaqësues nga Partia Republikane. I pyetur nga mediat se nëse PR e Fatmir Mediut do të jetë pjesë e qeverisë së re, Berisha u shpreh se “ka një marrëveshje para dhe pas zgjedhore për koalicion me PR, që vlen. Unë do respektoj marrëveshjen”, theksoi Berisha.

    Berisha: KQZ veproi drejt me rezultatet

    Berisha ka justifikuar rezultatin që u shpall dje nga KQZ për mandatet e fituara nga partitë në këto zgjedhje parlamentare. “Askush nuk dha rezultate definitive. Rezultatet paraprake lejohen. KQZ shpalli rezultate paraprake që është një standard konstant i kërkuar dhe sanksionuar nga konventat ndërkombëtare për zgjedhjet”.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Tirona nuk fitoi
    Fitoi Tropoja dhe Skrapari
    Kush osht pi Tirone per lesh e ka ime Rama, Topi, e shume te tjere.
    Shkurt muhabetit per mu ka fitu katunaria dhe jo qytetaria.
    Me katunari shim n'Europ
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 04-07-2009 më 07:05

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Qe dhe Meta ra dakord.
    Qeveria me e panatyrshme qe do kete Shqiperia.
    Krahas zgjidhjes se castit per mos ta lene pa qeveri vendin Meta legjitimoi zgjedhjet e ngjashme me 96 dhe humbi lejtmotivin politik per eleminimin politik te berishes duke humbur ne fakt identitetin e vet.
    Meta i realiteteve virtuale me 40 poste ne parlament thjesht u be nje vegel per ti zgjatur jeten poltike berishes.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ku jane keto militantet e pd-se
    a mnd te na bajne ndonje koment per lidhjen berisha -meta?????
    nje koment te brarit do e kish shume qejf
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #9
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    juanita, qaj icik mo me stil mi, se nuk dike as me qajt. se duket qe tpaska derrmu shpirtin dhe ndjenjat dashuria yte per edvin ramen, ydhin e botes

  10. #10
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Hehe, Juanito

    Kam pershtypjen qe fenomenet stereotipe eklipsojne gjykimin tend, me sa di une z. Edi Rama kerkonte me c'do kusht voten popullore dhe nuk ngushtohej ne stereotipe idioteske te tipit Katunar dhe Qytetar. Ne rast te nje fitore te thelle te PS'se ne zonat e thella dhe rurale jam i sigurt qe s'do ishe ti ai qe do flisje per katundaret dhe qytetaret por Counter-part yti (pothuajse pasqyra jote).

    Personalisht per mua vota e nje qytetari dhe nje fshatari jane te njejta ne cdo aspekt dhe cilesi, dhe nese fushata e PS'se do bazohej vetem ne qytetari, rezultati do ishte 3/4 me pak se c'eshte sot, sepse persona stereotipë qe prodhohen ne zyrat e PS harrojne Qytetarine Korcare, Vlonjate dhe Gjirokastrite qe ju dha aq shume vota.

    Me respekt, dhe te ftoj te reflektosh

    P.S. Eshte konfirmuar tashme, z. Ilir Meta i pergjigjet pozitivisht fteses se PD's per forminin e koalicionit qeverises.

Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •