Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Një 16 vjeçar, i pari shqiptar me gripin e derrave

    Një djalë 16 vjeçar është prekur nga gripi i derrrave në shtetin fqinj, Greqi, ku të prekurit shtohen çdo ditë në shifra alarmante. Media greke shkruan se nga dje deri sot numërohen 7 raste të reja, ndër to edhe një adoleshent nga Shqipëria që jeton me familjen në Athinë. Të dhënat e tij nuk bëhen të ditura por mësohet se ai është paraqitur sot paradite në spital dhe analizat kanë rezultuar pozitive. Tashmë që në Greqi hyjnë me qindra turistë, numri i të prekurve ka shkuar në 150 persona.

    Thuajse gjithë shtet e rajonit janë të prekura nga H1N1, ku edhe Kroacia njoftoi sot rastin e parë tek një person i cili kishte mbërritur nga Australia. Ndërkohë ditë më parë është lajmëruar gripi i derrave në Malin e Zi, Serbi, etj. OBSH jep shifra alarmante, duke deklaruar se në gjithë botën janë 77 mijë raste të konfirmuara nga virusi A H1N1 në 120 vende dhe zona të globit.

    Ndërkohë dy shtete kanë dhënë sot lajmin e keq se Famiflu, i vetmi medikament për mjekimin e gripit nuk ka më efekt. Danimarka dhe Japonia thanë se ka ndodhur një mutacion, pasi virusi është bërë rezistent ndaj antiflamatorit. /shekulli/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2009
    Postime
    112
    ishalla Allahu i ndihmovt se qenka i ri ,
    Shqiptar me fe islame .

  3. #3
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Gripi i Derrave parashihfet qe ne Sezonen e Dimrit kur shpeshtohen Rastet e Gripeve te rendomta ,te perhapet ne menyre ta papare ne per bote , sepaku keshtu eshte parashikuar nga shkencetaret e Mjekesis. Jo rastesisht e shpallen si Pandemi kete semundje me vetem me pak se 100 raste vdekjeprurese ,mirpo intuita per te ardhmen ka ndikuar qe ta shofin kete semundje aq serioze sa ta shpallin si Pandemi.

    Vertet eshte diqka Serioze. Ndoshta ka ardhur koha qe te zhduken edhe se jetuari keto Krijesa te felliqura , e leje se ngreni.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •