Close
Faqja 24 prej 59 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 589
  1. #231
    ReaLmadriD
    Anëtarësuar
    15-02-2009
    Vendndodhja
    Madrid
    Postime
    627
    une nuk di pse van Gaal nuk e fut van Buyten si sulmus e klosen ta lej ne bank..
    “La filosofía del Real Madrid es tener a los mejores del mundo”

  2. #232
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Vendndodhja
    Ōsensei
    Postime
    1,118
    Citim Postuar më parë nga Robben Lexo Postimin
    une nuk di pse van Gaal nuk e fut van Buyten si sulmus e klosen ta lej ne bank..
    Obobobo me këto diletantët të zë koka. O qyqar bën mirë mos të shkruash idiotlliqe, po si mund të vendosi sulmues një ''Qëndër Back'' kur ekipi ka mbi 5 sulmues, një mbrojtës qëndre të vendose sulmues kjo është marrëzira që të mundëson vetëm forumi Shqiptar me tipa që nuk e din se çfarë do të thot futboll. Jo po të futet Metzelder sulmues dhe të lën Raulin rezerv ose S. Ramos të bëhet sulmues dhe Higuain të lozi mbrojtës.

  3. #233
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Citim Postuar më parë nga Robben Lexo Postimin
    une nuk di pse van Gaal nuk e fut van Buyten si sulmus e klosen ta lej ne bank..
    Pse mer ca eshte Klose monedhe qe ta leje ne bank e?

    Klose per mendimin tim ben mire te largohet se vendin ne formacion jo qe se ka me te sigurte po ska as shancin me te vogel duke pare formen e shkelqyer te Thomas Muller.

    Nje Bomber i ro po shfaqet tek Bayerni. Muller po shkelqen nga dita ne dite.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  4. #234
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga bayern Lexo Postimin
    Pse mer ca eshte Klose monedhe qe ta leje ne bank e?

    Klose per mendimin tim ben mire te largohet se vendin ne formacion jo qe se ka me te sigurte po ska as shancin me te vogel duke pare formen e shkelqyer te Thomas Muller.

    Nje Bomber i ro po shfaqet tek Bayerni. Muller po shkelqen nga dita ne dite.
    po shkruj mire mer dreq, se sje as nga momli,...lol

    edhe Klosen ta mbajne edhe 2 vjet se ka ndeshje plot kampionat, kupe, champions...

    po ate Gomezin s'e shoh dot me sy...

    hum 10 gamora me raste e mezi bo nji gol...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #235
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Vendndodhja
    Ōsensei
    Postime
    1,118
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin

    po ate Gomezin s'e shoh dot me sy...

    hum 10 gamora me raste e mezi bo nji gol...
    Maku është i ri akoma ai. Ka kohë sa të duash për ta marrë veten dhe të tregojë se vlen 30 ml euro. Prandajë bëhu i duruar se keni pritur shum lojtarë, nuk ju kushton të prisni dhe pak për Gomez.

    Ai Muller më habit fare mua, shum me personalitet në fush dhe tepër i matur përpara portës. Sikur ka eksperienc prejë shum vitesh në fushë dhe shënon rregullisht. Lojtar klasi do bëhet

  6. #236
    Barcelona
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    n'KS !
    Postime
    741
    Nuk e di pse i dhan drejtust e bayern 30 milion per Gomez, kur e kishin Gomezin ne ekip pra Luka tonin ..

    Muller o ka mpelqen shum o ka lun shum mir shpresoj qe te vazhdoj kshtu dhe te jet sulmusi i par GJERMAN pas do vitev qe do ta udheheq sulmin e kombetares Gjermane.

  7. #237
    ReaLmadriD
    Anëtarësuar
    15-02-2009
    Vendndodhja
    Madrid
    Postime
    627
    Citim Postuar më parë nga Aikido Lexo Postimin
    Obobobo me këto diletantët të zë koka. O qyqar bën mirë mos të shkruash idiotlliqe, po si mund të vendosi sulmues një ''Qëndër Back'' kur ekipi ka mbi 5 sulmues, një mbrojtës qëndre të vendose sulmues kjo është marrëzira që të mundëson vetëm forumi Shqiptar me tipa që nuk e din se çfarë do të thot futboll. Jo po të futet Metzelder sulmues dhe të lën Raulin rezerv ose S. Ramos të bëhet sulmues dhe Higuain të lozi mbrojtës.
    po van Buyten ka shenuar 4 her si mbrojts deri me tani ne te gjitha garat po ta fut ate van gaal sulmus aj do te behet golashenusi me i mire tek bayreni more..
    “La filosofía del Real Madrid es tener a los mejores del mundo”

  8. #238
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Bajerni do të jetë klubi më i pasur në botë”

    Menaxheri Uli Hënes: Së shpejti do të jemi më të pasurit. Audi ofron 100 mln euro për 10% të aksioneve

    Menaxheri i përgjithshëm i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes, ka pohuar se klubi i tij pritet që së shpejti të jetë më i pasuri në botë, por kjo nuk do të thotë se trajneri Luis Van Gal mund të bëjë blerje të mëdha për të forcuar skuadrën. Hënes ka konfirmuar se firma bavareze e prodhimit të makinave Audi është duke marrë në konsideratë mundësinë e investimit të 100 milionë eurove në këmbim të 10 për qind të aksioneve të kompanisë “FC Bayern AG”. Për më tepër, sponsori kryesor i klubit, Telekom, planifikon ta zgjasë kontratën me Bajernin, duke i siguruar këtij klubi një bilanc pozitiv prej 120 milionë eurosh.

    Por Hënes ka deklaruar se ai mendon t’i shpenzojë këto para për të paguar borxhet, që lidhen me ndërtimin e stadiumit “Allianz Arena”, që ta fusë këtë stadium në pronësi të klubit. Vetëm kur të paguhen këto borxhe dhe paratë e siguruara nga biletat të futen në arkat e klubit, atëherë do të ketë blerje të rëndësishme për skuadrën. “Të kemi stadiumin tonë dhe të mos kemi borxhe është një ëndërr e vërtetë”, ka thënë Hënes për “Suddeutsche Zeitung”. “Atëherë ne do të ishim klubi më i pasur në botë”, ka shtuar ai.

    Interesimi i Audi-t për të marrë një përqindje në këtë klub u bë ditur javën që shkoi dhe Hënes ka pohuar se mund të arrihet një marrëveshje së shpejti. “Ne jemi duke menduar se si ta ngremë financiarisht Bajernin në nivelin që kërkon Liga e Kampionëve. Kur një kompani e madhe (Audi) deklaron interesimin e vet për një partneritet të tillë, kjo është një shenjë e mirë, sidomos në kohë krize ekonomike.” Bajerni aktualisht paguan 30 milionë euro në vit si këste për ndërtimin e stadiumit, të cilin e ka ndërtuar në partneritet me skuadrën tjetër të Mynihut, Mynih 1860.

    Bajerni ua ka blerë fqinjëve të vet pjesën e tyre të stadiumit dhe skuadra bavareze që luan në kategorinë e dytë tashmë i paguan Bajernit qiranë e stadiumit. Nëse Bajerni do ta kishte plotësisht të vetin stadiumin, kjo do të ishte një ndihmë e madhe për forcimin e klubit dhe të skuadrës dhe do të ishte themel i fortë për të sfiduar klubet e mëdha evropiane, pasi të ardhurat nga stadiumi do të investoheshin për skuadrën, sipas Hënesit.

    Bokumi shkarkon trajnerin në internet!

    Klubi i Bokumit ka kërkuar ndjesë publikisht pasi në faqen e tij në internet u publikua gabimisht lajmi se trajneri Marcel Koler ishte shkarkuar, ndërkohë që ai nuk ishte shkarkuar ende nga bordi i drejtorëve. Trajneri zvicerian u shkarkuar të dielën në mbrëmje, por lajmi i shkarkimit të tij u publikua katër orë para se të mbahej mbledhja. “Eshtë një situatë e sikletshme për ne”, ka shpjeguar zëdhënësi i klubit gjerman. “Ajo deklaratë për shtyp që u publikua gabimisht ishte përgatitur që të përdorej në rast nevoje.

    Publikimi i saj në web ishte si pasojë e një keqkuptimi.” Trajneri Koler nuk e kishte parë lajmërimin, që u publikua vetëm dhjetë minuta pasi ai kishte mbaruar stërvitjen e fundit në klub. Megjithatë, ai u ndje shumë keq kur shefi i klubit, Verner Altegoer, i kishte dhënë lajmin e shkarkimit pas një përvoje katër vjet e gjysmë në klub. “Eshtë zyrtare, jam shkarkuar”, ka thënë ai për “Basler Zeitung”. “Pas një diskutimi me shefin e klubit, Verner Altegoer, ramë dakord t’i jepnim fund kontratës sime.

    Edhe për të nuk ishte e lehtë të më shkarkonte, e ndjeva këtë gjë”, ka thënë ish-trajneri Koler, i cili e çoi Bokumin në Bundesligë në vitin 2006 dhe që atëherë nuk ka rënë nga kategoria. Humbja 3‑2 nga Mainzi bëri që klubi i Bokumit të binte në treshen që mbyll renditjen dhe protestat e mëdha të tifozëve gjatë dhe pas asaj ndeshjeje i dhanë fund ditëve të zvicerianit në krye të Bokumit.
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  9. #239
    i/e regjistruar Maska e Sh1pRa
    Anëtarësuar
    17-07-2008
    Postime
    270
    ishalla fitojm sot ndaj Hamburgut.

  10. #240
    Barcelona
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    n'KS !
    Postime
    741
    ^_BIM_BUM_BAM_^ kur te postosh naj lajm kontrolloje se paske vendos edhe lajme per Buhum!

Faqja 24 prej 59 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •