(Kthim nė vendlindje, pas disa vitesh)

Dielli, qe varur poshtė dhe hijet tona u bėnė gjigande, pa u vėnė re fare. Diēka nga brenda lėvozhgės sė misterit, na ndjellte, se pas pak gjithēka do mbėshtillej me gėzofin e mugėlltirės qė shfaqej sė largu.
Ne dhe zalli! Pėrpara dhe, nė dy anėt e tij, ngrihet profili i rreptė i maleve, si tė pėrbėnte fytyrėn e vendlindjes.
Ėshtė njė pejsazh i bukur nė fakt dhe, i ashpėr njėherazi. Ca lule tė egra, ngjyra-ngjyra, pėrpiqen tė zbusin vrazhdėsinė e shkėmbenjėve pėrreth. Lule qė marrin jetė prej tė ēarave tė shkėmbenjėve dhe njėherazi na kujtojnė fuqinė mbirėse, qė ka jeta nė kėto anė.
Mikeli, ndehu dorėn pėrpara. U ndal nė vend dhe, duke na dhėnė shenjė edhe neve, filloi tė tregojė:
- Ja, ajo atje ėshtė foleja ime, e viteve mė parė. Ju e dini fare mirė, siē njoh edhe unė foletė tuaja, por mė lejoni, tė derdh shpirtin tim tė tejmbushur me mall:
Kjo erė e fortė, qė fryn nė kėtė gryk pėrroi, mė zgjon ėndėrrat dhe mė duket sikur mė thėrret me emėr. Mė kujton fėrshėllimėn e tufanit dhe duart e kėmbėt e mardhura nga ngricat. Ėshtė era, qė mua mė njeh dhe, vetėm ajo ma di hallin dhe, ma lexon shpirtin. Sa herė largohesha nga shtėpia, nė kėtė pikė kėtu, ktheja kokėn mbrapa, dhe shihja nėnėn nė fund tė arės, tek mė ndiqte me sy. Nė ēastin e ndarjes, gjithnjė i mbusheshin sytė me lot. Ajo, sapo bėja hapat e parė tė ikjes shėndėrrohej nė statujė, dhe tek unė, nga pikėllimi i saj, heshturazi diēka gurėzohej e mė shoqėronte nė vetminė e udhėve tė gjata…
Pastaj, vazhduam tė ecim pėrsėri nė njė shteg tė ngushtė, me njė heshtje qė herė-herė prishet. Ėshtė kamxhiku i erės, qė fshikullon pa mėshirė dhe vetė heshtjen e frikėshme. Dhe buzėt tona, kishin ngecur tek heshtja, e cila ashtu e akullt na kishte bėrė dimėr. Si tė ishte njė copė akull, mėrzia zu tė shkrihej, ngaqė sofra e vetmisė do tė mbushej me miq.
Pemėt, nė dy anėt e rrugicės kanė zhveshur rrobat dhe syri nudo dallon nėpėr degė folezat e braktisura. Dhe mendja, s’ėshtė mė nė gjendje, ku t’i kėrkojė zogjtė e tyre. Era vazhdon tė grindet me drurėt e zhveshur, ndėrsa ne po dalim nė fund tė arave. Mugėtira, dalėngadalė, po mbėrthen gjithēka edhe nė kėto anė. Megjithatė, para syve tanė qefini i vdekjes, nuk pranon qė nata tė nxijė. Medoemos, kėrkon qė dhe natėn ta ējerrė. Janė vorrezat, fare pranė shtėpisė! Bardhėsia e tyre.
Njė boēe trėndafili, ia ka fshehur ditėvdekjen e babait tė Mikelit.
- Babai,…- foli, Mikel Naziri,i ulur nė gjunjė, duke larguar boēen e trėndafiltė. I ndjeri ai, vetėm pati punuar nė punėt e rėnda. Iku nė rininė time! Tani unė kam moshėn e tij dhe, pleqėrinė qė ma la aq bujarisht. Vdekja e babait, qe dyfish e dhimbshme. Edhe mosha e re me tė cilėn iku dhe, stėmundimet e njė jete nė mjerim…
U largua pak mė tej… Siē duket, shpirti i tij i munduar, ka nevojė tė vuaj nė vetmi. Sigurisht, qė nė ato pak minuta, para syve dhe mendjes sė Mikelit, jeta e tė atit aq shumė e mundimshme, rrugėt e gjata mė kėmbė pėr tė prurė copėn e bukės te fėmijėt e tij, puna e skllavit, duart e vrara… U ul diku nė cep. Ndezi njė cigare dhe duke e thithur pandėrprerė, nėn efektet e stresit, me sytė tė ngulura nė foton e porcelantė filloi tė flas me tė atin: “Ti ike shumė herėt baba! Po tė them si fillim, se nuk ėshtė mė si nė kohėn tėnde… Por pėrsėri, jetėn vazhdojnė ta godasin furtuna me erėra tė akullta e tė forta. Janė goditje, qė kanė lėkundur prej vendi dhe kanė ndryshuar tipe dhe karaktere, duke i shėndėrruar nė prototipa hipokritėsh. Kanė lindur tek njeriu, edhe vese tė reja, por nė tė shumėtit, janė zgjuar veset e vjetra, veēse tė veshura me njė cipė portokalli, qė tė merr nė qaf e tė verbon. Ca njerėz janė bėrė latyra! Mė kujtohesh, qė nuk gaboje, kur ēdonjėrit i gjeje vendin nė dhomėn tonė mė tė mirė, qė kishim vetėm pėr ta. Ti, vije gishtin te i pabesi dhe te i ligu, dhe nuk pate gabuar. Pėr njė farė kohe, mendova, se s’ka tė kėqinj dhe s’ka armiq. Harrova, atė qė mė kishe thėnė, se i vjetri armik, do tė zėvendėsohej nga tė rinj. Tė ruhesha nga miqtė budallenj dhe ata qė papritur shfaqen dhe bėhen miq, gjatė rrugės sė suksesit. Tė kėtillėt, mė pate thėnė, do tė ishte mirė t’i bėje armiq, duke u thėnė, se do tė mė ndihmonin duke i patur nė distancė e sa mė larg vetes. Kundėrshtarėve tė menēur, t’u pish dollinė! Ata tė mbajnė zgjuar dhe nė majė tė gishtave. Dėshirės sė heronjėve, pėr tė qėnė tė tillė, u qėnkėsh dashur, tė kenė dhe armiq. Dhe, kur s’ka nga kėta tė fundit, duhet qė tė sajohen, qė tė lartėsohen tė parėt. Tani, mė je dashur e lipsur, baba! Tė, tė pyesja. Dhe e sigurt fare, qė ditėn e dytė do tė mė thėrrisje pranė dhe do mė jepje tėnden pėrgjigje tė patundshme… Pjella e atyre, qė Ti i respektoje nė konakun tonė dhe, qė pritjen pėr ta e ktheje nė gosti, ėshtė bėrė jashtėqitje…Disa prej tyre nuk na paskan pjellė, por thjeshtė kanė kryer njė process fiziologjik. Atė tė jashtėqitjes…”
Atė natė po ia kushtonim, mikut tonė tė vjetėr e tė ri, zemra e tė cilit qe mbushur me aq shumė mall e dashuri.
Shtėpia, me mure tė trasha guri, mezi ēpriste dorėn e birit tė saj, qė tė hapte portat.
- Dėgjoni burra,- tha ai, sapo kaloi pragun e derės. Kam bredhur kėtej detit dhe matanė, por fole mė tė bukur, mė tė mirė e mė tė ngrohtė, se shtėpia ime, nuk kam gjetur.
Ndezėm nga njė qiri pėr tė bėrė dritė dhe, i bashkuam bashkė, brenda njė tabakaje qė rrinte mbi tavolinė. Dhoma, po ndriēohej zbehtė, nga kjo tufė qirinjsh, qė lėshonte shumė tym, nga papastėrtia e parafinės.
E kishim menduar herėt punėn e qirinjėve, sepse ndriēimi elektrik kishte kohė qė mungonte, nė atė pjesė tė fshatit.
U takuam pėrsėri sipas zakonit tė konakut. Ishte traditė e mikpritjes, qė edhe pse ishe takuar dhe shmallur jashtė shtėpisė kur futeshe nė konak bėje ritualin e takimit tė duarėve. Filloje edhe njėherė duke pyetur pėr gjėrat mė kryesore, si pėr t’i dhėnė karakter serioz dhe ceremonial miqėsisė dhe dashurisė pėr njerėzit e zemrės. Bisedat tona s’patėn tė mbaruar deri vonė mbasmesnate. Ajo darkė, ka qėnė ndėr mė tė shijshmet. Herė, pas here, vėreja me keqardhje, teksa qirinjtė digjnin hijen pėrreth dhe veten po ashtu.
Nga hiri i kujtesės, duke vozitur kėmbadorazi, shpuzėn e fjalėve, pėr tek bregu i shpresės dhe gjithnjė nė prushin e dhimbjes...