UNĖ DHE HEMINGWAY
E dashurova menjėherė. Nuk kam reshtur kurrė sė dashuruari. E dashurova nė mėnyrė platonike. E them kėtė, sepse dashuria qė Ernest Hemingway dhe unė ndjenim pėr njėri-tjetrin ishte e jashtėzakonshme nė mėnyrėn se si ne e pėrjetonim: njė dashuri e pastėr, absolute. Njė ndjenjė e paprekur nga dyshimet, njė dashuri pėrtej horizontit, pėrtej vdekjes, edhe pse e di me siguri qė kjo nuk ekziston. Ndoshta prandaj edhe ndjenjat tona i rezistonin kohės, edhe atėherė kur nuk kishte mė fije shprese pėr asnjėrin. Nuk kishte dėshirė, as ndonjė gjė pėr tė dhėnė, kur Hemingway nuk ndjente tjetėr veēse njė dėshpėrim tė thellė, tė njėjtin qė ndjeja unė kur ai pėrshkonte mendimet e mia.
Nuk jetonim kurrė bashkė. Kjo ndoshta do tė kishte vėnė rregull nė shumė gjėra. E respektoja Maryn, gruan e tij, tė vetmen femėr pėr tė cilėn isha nė dijeni nga tė gjitha marrėdhėniet e tij me tė tjerat. Ashtu si edhe gruaja e tij, edhe unė isha xheloze pėr gratė e tij tė dikurshme. E kam ruajtur me kujdes ēdo letėr tė tij dhe nuk kam ndėrmend t'ia shes ndonjė muzeu apo ndonjė koleksionisti. E di qė nuk do tė mundja t'i merrja me vete nė lamtumirėn e kėsaj bote, por nuk kam pėr tė lejuar qė dikush tė guxojė t'i prekė letrat e tij. Mė pėrkasin vetėm mua. Ai i ka shkruar pėr mua dhe prej tyre askush nuk do tė fitojė asnjė qindarkė. Do tė bėj tė pamundurėn pėr tė mos e lejuar njė gjė tė tillė.
Vazhdimi, kuptimi, vendosmėria
Ishte "Shkėmbi im i Gjibraltarit", e adhuronte kėtė emėr. Kanė kaluar vite, secili mė i dhimbshėm se ai qė lija pas. Thuhet se koha shėron ēdo plagė. Ėshtė njė proverb shumė optimist, por fatkeqėsisht tėrėsisht fals. Zbrazėtia qė Hamingway la mes nesh dhe nė tė gjithė botėn, nuk do tė mbushet kurrė. Ishte njė shkrimtar, por ishte edhe njė qėnie njerėzore, i cili vendosi tė na lėrė pa i llogaritur kurrė pasojat e ikjes sė tij. Por ishte zgjedhja e tij .
Nuk kam pėr ta kuptuar kurrė se pėrse mė donte "kaq shumė", siē thoshte ai. Ndoshta sepse dashuria jonė i rezistoi edhe luftės. E kam takuar shpesh tė atė periudhė, notonte nė krenari dhe kishte nė kokė mijėra projekte. Ndėrsa unė, e zbehtė dhe e sėmurė, pėrpiqesha tė fitoja energji pėr tė bėrė figurė tė mirė. Kishte shkruar njė poezi pėr luftėn dhe ma lexonte me zė tė lartė "Merr kėtė lavire Vdekje, pėr grua . ". "Vazhdon", mė thoshte kur e ndėrprisja. Mė thėrriste "karaut"-salsiēe, dhe kishte tė drejtė.
Ta quaja "baba", siē bėnin shumė nga miqtė e tij, mė dukej qesharake. E quaja "Thuamė", sepse ishte i vetmi term qė kisha arritur tė gjeja. "Thuamė, Thuamė". Isha njė fėmijė e pėrhumbur nė sytė e tij dhe nė tė mitė. Ishte vazhdimi, kuptimi, vendosmėria, mė i miri i kėshilluesve, ishte sunduesi i kishės sime personale. Si arrita t'i mbijetoja zhdukjes sė tij? Nuk di t'i pėrgjigjem kėsaj pyetjeje. Ndonjė nga ju qė ka humbur babain ose vėllain, mė kuptojnė. Ti nuk arrin ta pranosh, derisa ajo dhimbje e tmerrshme fillon ta lėshojė zemrėn tėnde. Dhe pastaj fillon tė jetosh sikur tė mundje tė takoheshe me atė qė nuk ėshtė mė, nė ēdo orė tė ditės apo tė natės. Dhe vazhdon rrugėn tėnde, tashmė e bindur qė ai nuk do tė kthehet mė kurrė. Mėsohesh me vuajtjen.
Ai nuk mė mėsoi asgjė tė re, por u pėrball bashkė me miratimin tė tij me mendimet e mia mė tė fshehta, pėr t'i bėrė tė vėrteta e tė forta, duke u dhėnė pamjen e diēkaje tė re.
Mė mungon tmerrėsisht. Nėse do tė kishte njė jetė pas vdekjes, do tė mė fliste netėve tė mia tė gjata e pa gjumė. Por nuk ekziston jeta pas vdekjes: ai iku pėrgjithmonė, nuk ka dhimbje qė mund ta rikthejė dhe dėshira ime do tė mbetet pėrjetėsisht e pathemeltė. Me kohėn mėson tė "vazhdosh" t'i buzėqeshės lojės sė padrejtė, tė pranosh atė qė dikur nuk e duroje: njė lloj jete tė rraskapitur qė Hemingway, ashtu si unė, gjithmonė e ka urryer.
Njė jetė kaq e bukur, e shuar pėrgjithmonė pėr njė arsye kaq idiote.
Nė kufijtė e ēmendurisė
E nesėrmja e vdekjes sė tij mė gjeti nė kufijtė e ēmendurisė. Ishte njė mėnyrė pėr tė luftuar me dhimbjen time. Hemingway mė ishte betuar se nuk do tė mė braktiste kurrė. Po kush isha unė krahasuar me tė gjithė ata qė ai kishte lėnė pas krahėve: fėmijėt, gruan, tė gjithė ata qė kishin nevojė pėr tė? Isha rrota e fundit e qerres. Ai nuk mendonte pėr kėtė. Jetonte i lumtur, ashtu si tė gjithė ne, me mendimin qė ditėt e tij nuk do ishin tė numėruara.
Nuk marr pjesė kurrė nėpėr funerale. Kėshtu qė nuk shkova as nė atė tė Hemingwayt. "Ajo nuk ishte", - kishin shkruar gazetat. Por unė nuk shkoj mė nėpėr funerale qė pas atij tė nėnės sime. Ajo ditė mė mjaftoi. Nuk kam aspak dėshirė tė rijetoj njė ditė tė ngjashme. I dua njerėzit e gjallė, bėj tė pamundurėn pėr tė lehtėsuar dhimbjet dhe trishtimet e tyre, por nuk mė intereson t'i shoh tė zhduken nėn tokė. Nuk mund tė bėj asgjė kundėr asaj fuqie tė tmerrshme shkatėrruese qė transformon nė pluhur dhe fiton triumfalisht, duke marrė me vete gjurmėt e atyre qė kemi dashur.
Po, Hemingway e dinte ē'bėnte dhe unė nuk e kam paragjykuar kurrė veprimin e tij, edhe pse natyrisht idetė e mia mbi jetėn ishin shumė tė ndryshme. Jam njė grua qė nuk di ta zgjasė shumė dhe qė nuk do tė isha kurrė nė gjendje tė kisha njė inteligjencė aq rrėnjėsore sa tė tijėn. Nėse do tė kisha patur njė minimum tė aspiratave tė tij, do tė isha ndeshur me tė si njė luaneshė. Por ai ishtė shumė mė i fortė se tė gjithė ne dhe me siguri do tė kisha pėrfunduar pėrtokė.
Nė luftė me instiktin
Do tė doja t'ju flisja pėr takimin tim me Mary Welsh, gruaja e fundit e Hemingwayt. Mė kishin dėrguar nė Paris dhe gjatė ditėve tė qėndrimit tim banoja nė "Chatou". Kur mora vesh se ai ishte nė qytet, nė hotel "Ritz", shkova me xhip pėr ta takuar. Mė tha se mund tė bėja njė dush nė banjon e tij para se tė paraqitesha nė "raportim". Mė tha edhe se kishte njohur njė "Afėrditė", tė cilėn donte ta joshte me ēdo kusht. Mė tregoi edhe se ajo e kishte refuzuar dhe e kishte quajtur njė "dashnor tė keq", duke shtuar se vetėm unė mund ta nxirrja nga ajo gjendje e vėshtirė, duke folur me vajzėn.
Ėshtė e pamundur tė shpjegosh dėshirėn e njė burri pėr njė grua. Mary Welsh ishte njė grua e sjellshme, prej kohėsh e privuar nga eksperiencat skesuale dhe sentimentale, dhe rrjedhimisht shumė pak e dėshirueshme. Me siguri do t'i kishte dhėnė fund trishtueshėm ekzistencės sė saj, ashtu si tė gjitha femrat e kėtij lloji, nėse nuk do tė kishte takuar nė rrugėn e saj Hemingwayn. Mary Welsh nuk e dashuronte Hemingwayn, jam e sigurt pėr kėtė, por kjo korrespondente modeste lufte, qė askush nuk ia varte, nuk kishte asngjė pėr tė humbur.
Duke luftuar kundėr instiktit tim, vendosa ta pėrmbush misionin qė mė ishte besuar. E gjeta Mary Welsh dhe fillova t'i flisja. "Unė nuk e dėshiroj", mė tha nė mirėbesim. Fillova t'i flisja me tė gjitha ato qė disponoja pėr "ēėshtjen Hemingway", por ajo as qė donte t'ia dinte. Atėherė i kėshillova tė krahasonte jetėn qė bėnte tani me tė ardhmen qė e priste me tė dhe detyrimisht mė duhej t'i premtoja edhe "martesė". Pėrpjekjet e mia mė nė fund po jepnin rezultat. Rreth orės sė drekės filloi tė dorėzohej.
Nė hotel "Ritz" ora e drekės ėshtė njė moment shumė i rėndėsishėm.
Ėshtė kjo fazė e ditės, nė tė cilėn gratė ulen qetėsisht dhe bėjnė njė pėrmbledhje tė planeve tė tyre. Mary Welsh nuk bėnte pėrjashtim nga ky rregull dhe mė nė fund vendosi tė mė deklaronte se propozimi i interesonte. Tani mė duhej ta pėballja me Hemingwayn dhe nė darkė dridhesha nga koka tė kėmbėt, por arriti Mary Walsh dhe e pranoi propozimin e tij pėrpara tė vetmit dėshmitar, qė isha: unė.
Nuk kam parė kurrė njeri mė tė lumtur se Hemingway. Ai dinte tė ishte i lumtur. Dhe mė e rėndėsishmja, dinte ta tregonte. Rreze drite shpėrthenin nga trupi i tij gjigant, pėr tė ndiēuar dhe pėr t'ia bėrė sytė t'i shkėlqenin.
Ndoshta ndjeu se fėmijėt e tij, tashmė tė rritur, nuk kishin mė nevojė pėr tė, ndoshta thjesht i kishte xhepat plot, kush mund ta dijė! Kur trupi nuk tė pėrgjigjet mė si dikur, kur truri humbet goditje ditė e natė, ėshtė momenti pėr tė marrė (nėse ėshtė e mundur) kurajon me tė dyja duart dhe tė shuash kandilin. Askush deri mė sot nuk ka arritur tė shpjegojė motivet e vetėvrasjes sė Hemingwayt.
Do tė mė pėlqente ta quaja mė shumė njė veprim impulsiv sesa njė veprim tė vetėdijshėm. Tė ketė reaguar nė kėtė mėnyrė Hemingway nga njė gjendje somnambulizmi? Jam kapur me thonj pas kėsaj hipoteze. E megjithatė jam e bindur se ndėrgjegjja e tij nuk do t'i kishte sugjeruar shembullin e tė atit dhe vetėvrasja e tij nuk ka tė bėjė me peshėn e kujtimeve. Nė momentin e shkeljes sė kėmbėzės ėshtė shfaqur ashpėrsisht nė memorien e tij diēka shumė e largėt. . . por, po analizoj pak si shumė. Di qė ishte thellėsisht i palumtur.
Besnike pėr tė respektuar "gruan tjetėr"
Raportet qė kam pasur me disa meshkuj ndoshta janė tė vėshtira pėr t'u kuptuar. Unė nuk kam ndėrmend t'i shpjegoj. Nėse nuk kuptoni, keq pėr ju. Nėse ju intereson vetėm dashuria fizike, mbyllini menjėherė kėtė libėr, sepse ėshtė njė argument mbi tė cilin nuk kam ndėrmend tė zgjatem, dhe kjo pėr njė arsye fare tė thjeshtė: jam shumė injorante nė kėtė fushė.
Gjatė gjithė jetės sime dashuria fizike ka qenė pazgjidhshmėrisht e lidhur me dashurinė "kokė e kėmbė", dhe kjo ėshtė arsyeja qė nuk kam pasur kurrė eksperienca pa tė nesėrme. Dashuria ime me Hemingwayn nuk ishte njė aventurė. Nuk qėndruam kurrė bashkė pėr njė periudhė mjaftueshmėrisht tė gjatė nė tė njėjtin qytet: dhe nuk ka ndodhur kurrė asgjė. Ose ai ishte me njė vajzė tė bukur, ose kur ai ishte i disponueshėm unė isha e zėnė, dhe kur isha unė, nuk ishte mė ai. . .
Duke i urryer gjithmonė situatat e mjegullta, besnike qė nė fillim pėr tė respektuar "gruan tjetėr", kam takuar gjithandej meshkuj tė mrekullueshėm, si njė anije qė takon njė tjetėr nė natėn e errėt. Por mendoj se dashuria e tyre do tė zgjaste mė shumė nėse do tė kisha qenė njė anije e ankoruar nė portin e tyre.
Kam dashuruar, kam qeshur e qarė
Kam pasur gėzimet dhe disfatat e mia
Dhe ndėrsa lotėt ndalen
Gjithēka duket argėtuese
Marlene Dietrich
Krijoni Kontakt