Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Deshmi dhe aspekte te jetes se nje myslymani qe kthehet tek Perendia.

    Si arrita tė njoh Jezus Krishtin?

    Shkruan: Ibrahimi

    Quhem Ibrahim dhe rrjedh nga njė familje me traditė myslimane nga Kosova. Qė nga fėmijėria interesi im pėr religjionin ishte i madh. Mahnitesha me idenė se kishte njė Perėndi qė kishte krijuar ēdo gjė nė qiell dhe tokė dhe pėrpiqesha tė kuptoja se si ishte ky Perėndi. E mbaj mend gjyshen time si mė mėsonte t'i recitoja suret para gjumit, mė merrte nė dhomėn e saj qė tė falesha me tė dhe mė thoshte qė kur tė kem frikė nga errėsira pėrsėritja tri herė rresht Bismilahi do tė largonte tėrė frikėn time.

    Familja ime e ngushtė pėrbėhej nga prindėrit dhe vėllai. Vėllai im ishte afėr 8 vjet mė i madh se unė. Nė kohėn kur unė isha nė shkollėn fillore ende ai filloi studimet nė Universitet. Ishte shumė i dedikuar ndaj mėsimeve deri nė kohėn kur u helmua me anė tė gazit lotsjellės nė konvikt nga forcat okupatore qė nė atė kohė ishin nė Kosovė. Qė nga ai moment vėllai nuk ishte nė gjendje tė mirė shėndetėsore. Vetėm njė vit mė pas ai u sėmurė shumė rėndė dhe mjekėt nuk arritėn as ta diagnostikonin sėmundjen e tij pėrveē dekleratės sekishte fituar njė sėmundje tė sistemit nervor qė ia dobėsonte muskujt vazhdimisht. Njė vit mė pas ai vdiq. Kjo tragjedi nė familjen time ndryshoj tėrė kahen e jetės sonė. Unė isha katėrmbėdhjetė vjeē kur e humba vėllanė. Mami im kishte rėnė nė njė depresion tė thellė ndėrkohė qė babai pėrpiqej tė gjente veten mė thellė nė fenė islame.

    Pėr mua kjo ishte periudha e kėrkimit tė sė vėrtetės rreth Perėndisė duke u thelluar nė besimin e fesė islame. Vazhdimisht shkoja nė xhami, lutesha (nė gjuhėn arabe), lexoja Kuranin dhe gjithė literaturėn islame dhe gjeja kėnaqėsi nė atė qė bėja. Sa herė qė shkoja nė xhami e falėnderoja Perėndinė qė isha i lindur mysliman sepse Islami ishte feja e vetme e pranuar nga Zoti dhe e vetmja mėnyrė e shpėtimit. Njė botėkuptim rreth Islamit ishte formuar nė mendjen time: Kurani ėshtė shpallja e fundit qė kishte zbritur nga Allahu; Zoti ėshtė njė, nuk ishte i lindur dhe as nuk kishte lindur dikė, dhe askush nuk ishte i barabartė me tė. Vendimet e tij janė sovrane dhe unė duhet tė pajtohesha me ēdo gjė qė vinte nė jetėn time. Allahu mund tė tė pranonte nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė pa ndonjė ndėrmjetėsues. Zoti nuk kishte nevojė pėr djalė dhe ajo ēfarė tė krishterėt besonin ishte mėkati mė madh i njohur si “shirk” dhe ata do tė jenė tė pafalur nė ditėn e gjykimit duke e konsideruar njė profet tė Allahut (Isanė) Zot. Unė duhej tė kisha kujdes ndaj ēdo idhujtarie nė jetėn time sepse Zoti ishte i rreptė dhe mund tė mė pasonte edhe mua dėnimi. Kėto ishin botėkuptimet e mia deri nė periudhėn kur regjistrova fakultetin dhe lėviza nė kryeqytetin e vendit tonė. Dhe ajo qė vėrehej mė shumė gjatė kėsaj periudhe ishte kureshtja pėr tė mėsuar sa mė shumė nga feja islame, tė lutesha dhe agjėroja por edhe nė tė njėjtėn kohė nė zemrėn time filloi njė urrejtje pėr tė krishterėt dhe hebrenjtė. Nuk e dija nga ishte burimi i kėsaj urrejtjeje por sa mė shumė besoja nė islamizėm aq mė tepėr rritej urrejtja pėr tė krishterėt. Mbase kjo ishte edhe nga fakti se nė xhamitė qė shkoja unė vazhdimisht flitej kundėr kėtyre komuniteteve dhe mbaj mend njėherė nė njė ambient religjioz nė shtėpinė e xhaxhait tim se si hoxha mėsonte se “jahuditė” janė popull i mallkuar, asnjė gjė e mirė nuk vjen nga ta vetėm sherri dhe se Zoti nė ditėn e gjykimit do t’i dėnonte ashpėr. Megjithatė pėr veten time tė krishterėt ishin ata qė meritonin mė tepėr dėnimin sepse e kishin shndėrruar njė njeri tė thjeshtė nė Zot duke blasfemuar me njėsinė e tij dhe nuk e kuptoja fare si kishin mundur tė bėnin njė gjė tė tillė. Ishte plotėsisht e papranueshme, plotėsisht e pakuptueshme, tejet neveritėse.

    Nė momentin kur isha nė vitin e dytė tė studimeve, vendosa tė banoja me kushėririn tim qė studiontr po ashtu. Kjo ishte periudha mė e mirė e jetės sonė studentore ku ndanim shumė ēka nga jetėt tona dhe diskutonim pėr gjėra tė ndryshme tė jetės madje edhe nė orėt e mėngjesit ndonjėherė. Religjioni ishte njėra ndėr pikat qė diskutonim. Kushėriri im (tashmė shoku i dhomės) ishte person qė vinte nga njė prapavijė sekulare dhe nuk ishte i dhėnė shumė pas fesė. Megjithėse lexonte literaturė tė ndryshme fetare herė pas here ai besonte se Perėndia ekzistonte por qė ne si njerėz “intelektual” tashmė duhej tė shikonim para karrierėn dhe pėrmbushjen e ambicieve njerėzore. Kushėriri im kishte njė dajė qė jetonte nė Finlandė i cili kishte pranuar Krishtin shumė vite mė parė. Ai kishte provuar tė diskutonte me shokun tim tė dhomės shumė herė por nė njė moment tė caktuar shoku im i dhomės e kishte ndėrprerė bisedėn me tė sepse ai kishte filluar tė ishte shumė imponues nė bindjet e tij. Nė linjėn gjakore ishte edhe kushėri i imi. Mė interesonte tė diskutoja me tė sepse kisha dėgjuar qė ai kishte devijuar plotėsisht nga rruga e vėrtetė.

    Pėr kushėririn tonė nė Finlandė ky ishte sinjali i gjelbėr pėr tė filluar diskutimin qė e kishte ndėrprerė me cimerin tim. Mė kujtohet pyetja e parė qė i bėra atij: ēfarė tė shtyu tė ndėrrosh fenė? Njė orė telefonate nuk mjaftoi tė pėrgjigjej prandaj vazhdoi duke telefonuar pothuajse ēdo ditė, madje edhe nga disa orė. Mė dėrgoi Biblėn e parė nė gjuhėn shqipe qė nga Finlanda sė bashku me ca fletushka tė tjera qė kishte gjetur nė gjuhėn shqipe. Sė bashku me kėtė literature kushėriri ynė i pėrbashkėt na ēoi edhe njė pako me kaseta ku fliste pėr besimin nė Jezusin dhe dallimet nė mes fesė sė krishtere dhe asaj islame. Kisha Biblėn pėr here tė parė nė dorė dhe pas leximit tė disa pasazheve e ndėrpreva. Ishte ajo neveri qė kisha pėr besimin e krishterė sa nuk mė bėnte tė ndjehesha mirė aspak pėr tė lexuar shkrimin e tyre. Ndonėse bisedat dhe diskutimet tona vazhdonin intensivisht. Ai ishte njė person shumė entuziast dhe me zjarr pėr besimin e tij tė ri nė Jezusin. Ndėrkohė qė ai mė fliste pėr Jezusin si rrugėn e vetme tė shpėtimit unė kundėrpėrgjigjesha me atė se Kurani ėshtė fjala e fundit dhe nuk mund tė krahasohej me Biblėn e cila ishte e ndryshuar nga dora e njeriut. Shkova nė xhami njė ditė kur nė librarinė e tyre pash libra tė autorit Ahmed Didat kryesisht qė flisnin rreth gabimeve dhe kontradiktave nė Bibėl. Mendova kjo ishte mėnyra ime pėr ta sulmuar dajėn tani me pyetjet qė do t’i merrja nga kėto libra dhe jo se kisha lexuar Biblėn sepse nuk e doja atė libėr. Pėr habinė time ai kishte pėrgjigje nė shumicėn e atyre pyetjeve qė i bėja. Pėr ato qė s’arrinte tė pėrgjigjej nė telefon fliste nė kaseta dhe dukej qė detyra ime qė kisha marrė pėr ta gjetur Biblėn kontradiktore dhe nė gabime nuk ishte gjė e lehtė.

    Kjo periudhė kėshtu vazhdoi rreth 6 muaj apo pak mė shumė dhe ishte njė kohė jo shumė e lehtė pėr t’u ballafaquar nė mbrojtje tė besimit tim islamik dhe ekspozimit tė njė bindjeje tjetėr nga ana e krishterė, e cila ēdo herė e mė shumė dukej qė kishte kuptim. Duke qenė se preokupohesha shumė pėr kėtė ēėshtje fillova tė kisha edhe ėndrra. Pash nja dy herė se isha bėrė i krishterė dhe kur zgjohesha mė kaplonte frika se mos ndodhte me tė vėrtetė kjo gjė. I paramendoja tė gjitha problemet qė mund tė kisha nga familja por mbi tė gjitha mendoja qė do tė isha i humbur sepse feja e krishterė nuk mund tė ishte e vėrtetė me gjithė atė shirk qė bėjnė. Me gjithė faktin se nuk doja ta lexoja Biblėn, nga ajo pak qė kisha lexuar sikurse edhe nga diskutimi me dajėn disa vargje biblike mė silleshin vazhdimisht nė mendje: “Unė jam rruga, e vėrteta dhe jeta, askush nuk vjen tek Ati pėrveēse nėpėrmjet meje” (Gjoni 14:6); “Ai qė e dėgjon fjalėn time dhe beson...ka jetė tė pėrjetshme, dhe ai nuk vjen nė gjyq por ka kaluar nga vdekja nė jetė (Gjoni 5:24); “Unė dhe Ati jemi njė”(Gjoni 10:30); “Kush mė sheh mua, sheh atė qė mė ka dėrguar” (Gjoni 12:45). Tė gjitha kėto vargje kishin tė bėnin me Jezusin dhe natyrėn e tij hyjnore dhe shpesh ishin tė rėnda pėr mua. Nė mendjen time zhvillohej njė luftė frymore dhe aspak nuk kisha qetėsi nė shpirtin rreth asaj se cila ishte e vėrteta tani, ku gjendej ajo nė Bibėl apo Kuran, a ishte Muhamedi i dėrguari i fundit apo Jezusi Shpėtimtari i botės? Po sikur tė ishte pėrpjekje e djallit pėr tė mė konvertuar nė krishterim? Por ēfarė nėse ėshtė e vėrtetė kjo gjė rreth Jezusit qė paska t'i falte mėkatet tona? Po sikur tė mė paraqitej Jezusi personalisht...? Kisha dėgjuar pėr dėshminė e Gulshan Esterit e cila kishte qenė e paralizuar dhe pas tre vitesh rresht lutjeje Jezusi i shfaqet nė dhomėn e saj duke e shėruar plotėsisht. Jo, jo nuk do lėshohem nė kėto gjėra, unė e kam besimin tim dhe jam i kėnaqur me kėtė. Madje edhe nė qoftė se mė del Jezusi ballė pėr ballė do ta refuzoj atė. Por a thua do tė mund t'i thoja atij qė kjo ėshtė mashtrim nga djalli? Nuk e di, nuk e di...!

    E ndėrpreva komunikimin me dajėn, i thashė qė kemi diskutuar mjaft rreth islamit dhe krishterimit, "e kam kuptuar mendimin tėnd por unė e kam besimin tim." I shmangesha sa herė qė merrte nė telefon. Ndonėse shoku im i dhomės vazhdonte tė bisedonte me tė dhe sikur qė i ishte hapur apetiti pėr ēėshtje religjioze. Bibla tė cilin kishte filluar ta lexonte i bėnte pėrshtypje ēdo ditė e mė shumė deri nė momentin nė njėrėn prej ditėve mė tha: “Ibrahim mendoj qė ēdo intelektual duhet ta lexojė Biblėn tė paktėn njė herė nė jetė. Ėshtė njė libėr qė ia vlen tė lexohet”. Po habitesha edhe vetė se ēfarė po ndodhte me tė tani, nė fillim kur unė erdha tė banoja me tė nuk ishte shumė i interesuar pėr ēėshtjet religjioze dhe kishte ndėrprerė diskutimet me dajėn tonė njėjtė siē kisha vepruar edhe unė tani. Ndėrkohė qė tani po e lexonte Biblėn, vazhdonte tė bisedonte me dajėn dhe po mė kėrkonte mua qė ta lexoja Biblėn. I thashė qė do ta lexoja njė ditė ndonėse me mendjen time thosha qė nuk do ta bėjė kėtė gjė sepse nuk e kisha studiuar ende Kuranin aq thellėsisht sa tė bėja njė zgjedhje rreth kėtyre dy feve. Pėr mė tepėr Kurani ėshtė njė libėr qė nuk kuptohet lehtė dhe pėr t'i kuptuar ca vargje njeriu duhej konsultuar me Tefsirin. Dhe unė kėtė se kisha bėrė megjithėse lexoja literaturė tjetėr islame.

    Kushėriri im i dhomės vazhdoi tė lexonte Biblėn dhe ēdo ditė e mė shumė prekej nga thellėsitė e diturisė dhe mėsimeve qė gjendeshin aty. Nuk kaloi shumė kohė kur dėgjova tė mė thoshte qė kishte marrė njė vendim tė rėndėsishėm nė jetėn e tij qė do tė ndiqte Krishtin si Zotin dhe Shpėtimtarin e tij. Bibla kishte njė kuptim shumė tė thellė pėr tė dhe tashmė e kisha humbur shokun tim tė dhomės, kushėririn dhe bashkėbiseduesin. Isha vėnė nė siklet tė madh. Mendoja qė nuk do tė mund tė vazhdoja tė jetoja me tė meqė ishte bėrė i krishterė, dhe unė ende me frymėn islamike e shihja si barrierė tė mėtejshme. Ia morra inatin por qė thjesht s’kisha ēfarė tė bėja sepse ai tashmė kishte bėrė atė qė duhej tė bėnte.

    Duke konsideruar gjithė luftėn frymore qė po kaloja, kisha vendosur t’i lutesha vetė Zotit tė mė tregonte tė vėrtetėn. “O Zot, unė e di qė feja islame ėshtė e vėrteta, por nėse rastėsisht nuk ėshtė tė lutem ma bėj tė njohur.“ Kjo ishte lutja qė kisha filluar ta bėja tashmė ēdo natė duke i kėrkuar Perėndisė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė tė mė shfaqej. Nuk doja mė tė bisedoja nė lidhje mė kėtė as me dajėn por as me kushėririn tim qė e kisha nė dhomė. Doja tė ishte diēka vetėm nė mes meje dhe Zotit. Ndonėse nuk ishte periudhė e lehtė pėr tu kaluar. E gjithė kjo betejė mendimesh nė mendjen time mė rezultoi nė njė mendim tė tillė njė natė sa tė kėrceja nga kati i nėntė i banesės ku jetonim. Kėrce dhe lirohu nga tė gjitha kėto dėgjohej nė zė i ashpėr nė mendjen time. Nuk do tė dorėzohem thosha me vete dhe nuk do bie pre e kėtyre mendimeve tė liga. Zoti vazhdonte tė ishte dėshmitari i vetėm pėr mua i cili e dinte tė vėrtetėn.

    Disa ditė mė pas kushėriri mė solli njė libėr qė quhej “Toka ime mė e dashur”. Ai e kishte lexuar kėtė libėr dhe e kishte parė si diēka qė do tė mund tė ndikonte nė mua. Mė la librin mbi tavolinėn e punės. Ndėrkohė qė po lexoja diēka tjetėr nė atė moment, diēka mė shtyri ta merrja kėtė libėr nė dorė. Kushėriri tashmė kishte shkuar pėr tė fjetur. Isha plotėsisht vetėm nė dhomė dhe hapa faqet e para tė librit. Filloi tė mė dukej mjaft interesante dhe po vazhdoja ta lexoja. Autori ishte i shekullit tė kaluar por i kishte thurur aq bukur ato vargje sa nė ēdo varg qė lexoja diēka lehtėsohej tek unė. Nė mes tė tjerash mendoja pėr kėto rreshta qė thoshin: “Zoti nė ditėn e gjykimit do tė tė bėjė pyetjen: Ēka ke bėrė me Birin tim? Por unė Zot kam bėrė vepra tė mira, kam bėrė kėtė, kam bėrė atė …! - Nuk po tė pyes pėr vepra tė mira, por ēfarė ke bėrė me Birin tim? Kėto ishin vargjet qė mė mahnitėn mė sė shumti. Nuk ka tė bėjė aspak me veprat tona mendoja por me atė se ēfarė kemi bėrė me Jezusin, e kemi pranuar atė nė jetėn tonė apo jo. Kjo ishte pyetja e jetės. E tėra qė kam menduar deri tani se duke bėrė vepra tė mira mund tė arrish tek Perėndia qenka bosh krahasuar me kėtė pyetje. Ky ishte momenti i thyerjes sė vetes sime, ishte momenti revolucionar i shpirtit tim. Nuk kaloi gjatė ndėrsa po vazhdoja me leximin e librit duke reflektuar mbi kėto qė po lexoja kur diēka e mahnitshme mė ndodhi. Fjalėt nga libri ishin aq ndriēuese sa nė ēdo rresht tė librit qė lexoja dukej qė po mė fliste Perėndia. Pėrjetova njė vegim. Njė imazh i dy personave u paraqit nė mendjen time. Ishte sikur tė shihja dicka nė murin e dhomės sime ndonėse po ndodhte vetėm nė nivel tė mendjes sime. Pash njė person qė ishte i ulur nė gjunjė me fytyrė shumė tė shėmtuar qė po qante me tė madhe. Fytyra e tij ishte e tėra me puērra dhe shumė e vrazhdė. Flokėt e tij ishin tė gjata. Sipėr tij pash njė person tjetėr me veshje tė bardhė, fytyrėn e sė cilit nuk mund ta shihja. E kishte si nė hije por i tėrė trupi i vėrehej dhe e kishte si nė shkėlqim. Ky personi ishte nė kėmbė dhe po i shkulte flokėt personit qė ishte i gjunjėzuar dhe unė po e dėgjoja nė mendjen time vajtimin dhe bėrtitjet e tij. Mė pas dėgjova njė zė nė mendje qė mė thoshte: “A po e sheh kėtė qė ėshtė i gjunjėzuar. Ky ėshtė njė demon qė tė ka keqtrajtuar deri tani. Zoti ėshtė duke tė ēliruar tani dhe ti do tė jesh i lirė.” Ishte Zoti nė veprim, ishte Perėndia duke iu pėrgjigjur lutjes sime qė i kisha kėrkuar tė mė shfaqej. Ishte Perėndia qė po mė zbulonte tė vėrtetėn rreth Jezus Krishtit. Vazhdova tė dėgjoja kėtė zė tė butė edhe mė tej: “Jezus Krishti ka vdekur pėr mėkatet tua, ai ėshtė i vėrteti”. Ishte njė moment plot me zbulesa nga Perėndia pėr tė vėrtetėn e tij. Po i mendoja gjėrat qė i besoja mė parė dhe qė tani mė dukeshin shumė larg zemrės sime. Mendoja pėr shumė vargje nga Kurani dhe hadithi. Mė dukej sikur kisha kaluar nga njė vend plot me errėsirė nė njė vend me dritė nėpėrmjet njė vrime tė vogėl, e cila duke kaluar nė tė tė bėn tė gjakosesh plotėsisht. Por qė tani kisha dalė nė anėn e dritės. Mė dukej sikur gjetur pasurinė e botės dhe njė gėzim i paparė mė kaploi. E hodha librin mė tej dhe vetėm sa s’po fluturoja. E gjeta tė vėrtetėn thashė, e gjeta. Tė gjitha ato presione dhe mendime negative qė kisha mė ikėn. Nuk kisha mė luftė nė vete aspak. Isha plotėsisht i lirė, njė person krejt tjetėr. Thashė tė shkoj tė zgjoja kushėririn qė ishte nė dhomėn e gjumit nė lidhje me vegimin, por jo e lashė qė t’ia bėja nesėr surprizėn. Ishte njė moment qė e ndjeja Zotin aq afėr sikur ta kisha pranė. Ishte njė pėrjetim i paharruar qė ndryshoi plotėsisht jetėn time.

    Tė nesėrmen sapo i hapi kushėriri sytė, i thashė mirėmėngjesi “vėlla”. Ai mendonte se po bėja ndonjė shaka me tė, por u zgjova nga shtrati duke i thėnė se besoj qė Jezusi ėshtė Zoti dhe Shpėtimtari i botės. Ai nuk po u besonte syve tė tij. Mbrėmė vetėm sa nuk u zėmė keq me debatet tona dhe kishim njė frymė mjaft kundėrshtuese mes nesh ndėrkohė qė sot nė mėngjes pa i larė ende sytė mė thotė qė ėshtė i krishterė. Iu afrova dhe e shtrėngova fort nė pėrqafim tė dy tė gėzuar dhe ia tregova ngjarjen qė nga fillimi. Kjo ėshtė njė mrekulli tha dhe me tė vėrtetė ashtu ishte. Ai mė udhėhoqi nė lutjen e pendimit dhe qė tė dy mė pas vazhduam tė ndiqnim Jezusin.

    Po mendoja prapa nė atė qė kisha kaluar dhe ishte me tė vėrtetė vepėr e Zotit ajo qė mė bėri tė besoj nė Jezusin. Ishte gjėja mė e vėshtirė pėr tė bėrė mė parė. Ndėrkohė qė frika ime mė e madhe ishte pikėrisht tė besoja nė Jezusin se mos bėja shirk dhe dėnohesha pėr kėtė, tani kjo ishte pika ime e ngushėllimit qė nėpėrmjet besimit nė tė e kisha jetėn e pėrjetshme. Duke qenė se pėrpara ishte plotėsisht e pamundur t’i thosha atij Zot dhe Shpėtimtar, tani po mė dilte spontanisht nga goja dhe sa herė qė e mendoja kėtė zemra ime mbushej me gėzim, paqe dhe siguri pėr jetėn e pėrjetshme.

    Besimi nė Jezusin si rezultat i veprimit tė Perėndisė nuk ishte edhe aq i lehtė pėr t’u mbajtur. Shpejt familja ime filloi tė dyshoj se diēka kishte ndodhur me mua. E tėra filloi kur njė tė premte i tregova njė kushėriri tė afėrm se nuk mund tė vija nė xhami se tash besoj tek Bibla si Fjalėn e Perėndisė dhe Jezusin nė vend tė Muhamedit. Foli me xhaxhallarėt e mi dhe pastaj edhe me babin tim. Njėri nga xhaxhallarėt ishte haxhi qė kishte vizituar Mekėn dhe mė financonte pėr studimet e mia sepse gjendja jonė familjare nuk e mundėsonte kėtė. Unė i kisha premtuar atij se do tė vazhdoja mirė me studimet dhe do tė qėndroja nė rrugėn e Allahut. Do tė humbas financimin pėr nė Prishtinė tani mendoja por sėrish nė brendėsinė time ishte njė forcė sigurie se do ia dal mbanė.

    Babai im sapo dėgjoi erdhi menjėherė tek unė duke mė pyetur se kam dėgjuar nga tė tjerėt diēka rreth besimit, ēfarė po ndodh nė tė vėrtetė? I thashė pėr atė qė ke dėgjuar ėshtė e vėrtetė, unė nuk besoj mė nė Muhamedin. Zemra ime po rrihte me shpejtėsinė mė tė madhe tė mundur. Nuk i besoja vetes qė po gjeja forcė t’i thosha kėto fjalė. Ai u trondit nga kėto fjalė sepse kishte shpresuar qė t'i thosha se ishin thashetheme. Doli menjėherė jashtė dhe po merrej me ca punė nė kopsht ndėrkohė qė unė po e vėshtroja nga dritarja sjelljen e tij. Ishte me tė vėrtetė i tronditur. Nė mbrėmje u takuam nė dhomė sėrish dhe kėtė herė filloi bisedėn mė seriozisht. Mė kėrkoi qė tė kthehesha mysliman sėrish sepse vėllezėrit e tij po prisnin njė pėrgjigje nga ai. I thashė qė mund t'ua tregosh tė vėrtetėn. Tha nuk mund ta bėjė kėtė gjė dhe ti duhet qė sonte tė ndėrrosh mendjen. Filloi tė mė bėnte presion. Me gjithė keqardhjen time unė nuk mund ta bėjė kėtė gjė ia ktheva. Mund tė mė kėrkosh ēfarėdo tjetėr pėrveē besimit nė Jezusin. Nuk mund tė bėj kompromis me kėto gjėra. Ndėrsa i thoja kėto fjalė mė kujtohej vargu nga Bibla qė thoshte: "Kushdo qė do tė mė mohojė para njerėzve, edhe unė do ta mohoj para Atit tim qė ėshtė nė qiej." (Mateu 10:33). Nuk guxoj ta mohoj Jezusin mendoja por as qė ėshtė e drejtė tė veproja kėshtu pas gjithė asaj qė kishte bėrė pėr mua. Nuk kaloi gjatė nė bisedė e sipėr me babin tim kur ai u gjunjėzua para meje me lot nė sy: "Po tė lutem qė tė mos ma bėsh kėtė gjė. Ėshtė gjėja mė e turpshme pėr mua. Njė djalė mė ka vdekur kurse ky i vetmi qė kam tani e ka ndėrruar fenė. Nuk mund ta toleroj kėtė." Nuk i besoja syve tė mi ēfarė po ndodhte. Kurrė se kisha parė babin tim nė gjendje kaq tė pėrulur dhe atė para djalit tė tij qė nė kulturėn tonė ishte e paimagjinueshme. U ēova menjėherė nga vendi duke mos e lejuar tė rrinte nė gjunjė dhe i thashė jam nė gjendje pėr tė bėrė ēmos pėrveē besimit nė Jezusin. Nėse prezenca ime do tė jetė e tepėrt nė kėtė shtėpi unė mund ta lėshoj menjėherė dhe mbase kjo gjė tė lehtėson edhe para vėllezėrve dhe tė tjerėve, por tė lutem mos mė kėrko tė mohoj besimin nė Jezusin sepse nuk mund ta bėj. Ai u bė mė agresivė nė tonin e tij: “Por unė jam babai yt, unė tė kam bėrė ty” tha ai, “Dhe ti duhesh tė mė dėgjosh” , vazhdoi ai. “A tė mėson Bibla jote t’i bindesh prindėrve?” I thashė, “Po e thotė. Por sė pari thotė qė t’i bindesh Perėndisė pastaj tė tjerėve?” ia ktheva. Isha duke menduar pėr Mateun 10:37: “Ai qė e do tė atin ose nėnėn mė shumė se unė, nuk ėshtė i denjė pėr mua...” Ika nė dhomėn time me kėto fjalė por ai mė ndoqi pas. Sapo u fut tek dhoma ime pa Biblėn dhe shumė libra tė tjerė tė krishterė qė kisha mbledhur dhe ajo qė bėri ishte e pabesueshme pėr mua. Filloi t'i griste tė gjitha librat njė nga njė duke filluar nga Bibla. Nuk i shpėtoi as edhe njė libėr. Nuk reagova gjė duke e kuptuar qė kishte humbur kontrollin.

    Tė nesėrmen u largova shpejt nė Prishtinė ku edhe studioja qė tė qetėsohej pak situata nė shtėpi. Xhaxhai im ishte i qartė qė nuk mund tė mė financonte mė nėse do tė vazhdoja tė shkoja nė bashkėsi. I thashė qė kishte tė drejtė dhe unė vetė nuk mund tė pranoja mė ndihmėn e tij duke e kuptuar situatėn e tij. Vazhdova t'i besoja Jezusit se do tė mė ndihmonte. Shumė shpejt Perėndia mė siguroi edhe punėn qė tė mos i pėrkulesha askujt pėr ndihmė por edhe tė mos e mohoja besimin tim. Babai im kishte vendosur tė mos mė fliste fare duke mė injoruar tėrėsisht si birin e tij. Edhe shtėpinė qė e kishte si pasuri thoshte qė do ia linte Bashkėsisė Islame sepse nuk kishte tė drejtė tė mė linte gjė si trashėgimi. Falė Zotit qė nė vendin tim nuk mbizotėronte Sheriati sepse me anė tė ligjeve tė tilla ata do tė kishin tė drejtėn edhe tė mė vrisnin. Shumė prej kushėrinjve tė mi kishin vendosur tė mos flisnin me mua. Por unė tash kisha gjetur njė mik tė ri edhe mė tė mirė, Jezus Krishtin, i cili plotėsonte ēdo nevojė timen dhe ishte shumė real nė jetėn time.

    Gjendja me babin vazhdoi tė jetė e tillė pėr katėr vite tė tėra. As edhe njė fjalė nuk e kemi bėrė dot. Kur unė vija nė shtėpi tė vizitoja mamanė time ai largohej nga shtėpia ndonėse unė pėrpiqesha tė afrohesha me tė. Ai nuk mė ofronte asnjė mundėsi. Por ajo qė pėr mua ishte e pamundur pėr Perėndinė ishte e mundur. Ndodhi qė njė natė ai kishte shkuarje barku tė madhe nga njė infeksion qė kishte marrė dhe u sėmurė rėndė aq sa i ra tė fikėt dhe u rrėzuar nė tokė. Unė iu afrova dhe e mora menjėherė duke e ēuar nė spital. U kujdesa pėr tė pėr disa ditė pėr ēdo nevojė qė kishte dhe pash qė zemra e tij qe zbutur mjaft. Filloi tė mė fliste sėrish. Fillohej tė afrohej pavarėsisht qė nuk kisha mohuar besimin tim. Perėndia po e kthente edhe babin tim prapa ndonėse nuk e mendoja qė do tė ishte nė kėtė mėnyrė. Sėrish i dhashė lavdinė Perėndisė pėr rrugėt e tij qė janė shumė tė ndryshme nga tonat.

    Vėshtirėsia tjetėr qė pasonte pėr tė ishte lidhja ime me njė vajzė tė krishterė. Sapo dėgjoi pėr lajmin qė isha nė njė lidhje serioze me njė vajzė qė e donte Jezusin, raporti i tij me mua u keqėsua sėrish. I humbi edhe shpresa e fundit. Por nė momentin qė ai e takoi atė, pėr habinė time, e pėlqeu mjaft dhe mė s'ishte kundėr saj. Pėr mė tepėr me tė fliste me mirė se madje edhe me mua. Pashė dorėn e Zotit sėrish duke vepruar. Ne u martuam dhe po vazhdojmė me besimin tonė tek Ai qė kishte bėrė kaq shumė mrekulli pėr ne.

    Sot kur unė krahasoj besimin tim tė mėparshėm me atė qė besoj tani vėrej shumė dallime. Jo se nuk isha i kėnaqur me besimin e mėparshėm por kjo qė kam gjetur sot ėshtė e pakrahasueshme. Jezusi mbushi boshllėkun qė ekzistonte nė zemrėn time. Perėndia mė zbuloi vetveten e tij dhe tani jam absolutisht i sigurt pėr kėtė jo nė bazė tė ndryshimit tė jetės sime.

    Perėndia mė zbuloi edhe njė sėrė dallimesh mes dy religjioneve. Gjėja e parė ka tė bėjė me besimin, qė nė fenė islame ishte statik. Besoja qė Perėndia ekzistonte lart por qė ishte shumė i largėt nga unė pavarėsisht lutjeve dhe agjėrimeve qė bėja. Tė gjitha gjėrat qė i bėja ishin pėr shkak tė frikės qė kisha ndaj Allahut dhe ndėshkimit qė mund tė mė pasonte. Sot besimi im ėshtė funksional dhe bazohet nė marrėdhėnien e afėrt dhe personale qė kam me Perėndinė. Sot ēdo gjė qė veproj e bėj pėr shkak tė dashurisė qė kam ndaj tij dhe jo frikės. Gjėja tjetėr ka tė bėjė me karakterin e Perėndisė. Perėndia nė Bibėl ėshtė shfaqur tė jetė personal dhe kėtė unė e shijoj ēdo ditė nė jetėn time me tė. Perėndia tani ėshtė Ati im ndėrsa unė fėmija i tij, gjėra kėto qė janė blasfemi nė fenė islame. Tani kam mėsuar qė Perėndia e do tė sėmurin (mėkatarin) por nuk e do sėmundjen (mėkatin) e tij. Mė pas vjen siguria e pėrjetėsisė. Gjendja ime e mėparshme pėr sa i pėrket shpėtimit nuk ishte e sigurt. Sado qė veproja mirė sėrish nuk ndjehesha qė mund tė arrija parajsėn. Sot e di qė Jezus Krishti mori dėnimin tim duke vdekur nė kryq pėr mėkatet mia. Kjo ėshtė siguria pėr tė mos dalė nė peshore duke i balansuar veprat e mia para gjyqit tė ashpėr tė Allahut. Jeta e pėrjetshme nė saje tė besimit nė Jezus Krishtin ėshtė dhuratė pėr mua dhe nė ditėn qė do tė takohem me tė do tė marrė shpėrblimin qė mė takon. Pėrpara ēdo herė ia bėja vetės njė pyetje: Pėrse nuk mund tė largohem nga mėkati pavarėsisht tė gjithave qė i bėj? Nuk kisha mėnyrė pėr ta parandaluar mėkatin. Pastaj si besimtar nė Jezus Krishtin vura re qė ekzistonte njė fuqi nė mua qė mė ndalonte dhe e shihja veten triumfues ndaj mėkatit. Madje po vėrej njė neveri ndaj mėkatit. Njė prej dallimeve tė tjera tė mėdha tek vetja ime ėshtė se sa mė shumė besoja nė fenė islame aq mė shumė i urreja hebrenjtė dhe tė krishterėt. Sot kjo frymė urrejtjeje nuk ekziston tek unė, pėr mė tepėr unė i dua myslimanėt pavarėsisht se ata mė urrejnė tani. Lutja dhe agjėrimi ishin mekanike, mėsoja suret nė gjuhėn arabe, njė gjuhė qė thuhej se isha gjuha e Allahut por qė ishte e pakuptueshme pėr mua. Tani lutja ėshtė domethėnėse sepse lutem nė gjuhėn time dhe nuk ndjek njė skemė tė caktuar kur lutem, e them atė ėshtė nė zemrėn time duke e ditur qė Perėndia dėgjon ēdo ankesė timen. Edhe kur agjėroj sot nuk i tregoj askujt, mjafton qė Perėndia e di dhe me kėtė rast pėrpiqem tė afrohem me Perėndinė duke lėnė anash qoftė edhe gjėnė mė tė nevojshme pėr jetėn tonė ushqimin. Reflektoj mbi jetėn time dhe tė ardhmen si tė jetė nė pėrputhje me vullnetin e Zotit dhe e adhuroj Perėndinė pėr atė qė ėshtė.

    Miq tė dashur, kjo ėshtė ngjarja ime pėr mėnyrėn se si arrita te takoj Jezus Krishtin personalisht nė jetėn time. Ėshtė gjėja mė e ēmuar qė kam fituar ndonjėherė. Nuk ka tė bėjė me religjione, cili ėshtė mė i mirė se tjetri, por ka tė bėjė me fillimin e njė marrėdhėnie tė re me Perėndinė. Unė do tė doja qė tė gjithė ju tė shijoni tė njėjtėn gjė duke i kėrkuar Perėndinė tė ju shfaqet sepse Perėndia ėshtė besnik dhe mezi pret t'i afroheni atij. Pėr mė tepėr ėshtė premtim i tij qė do t'ju pėrgjigjet: "Lypni dhe do t'ju jepet; kėrkoni dhe do tė gjeni; trokitni dhe do t'ju ēelet." (Mateu 7:7). Nė fakt ai tashmė ėshtė duke ju bėrė thirrjen pėr njė jetė tė re me tė, pėr njė jetė me bollėk, plot paqe dhe gėzim.

    Miq tė dashur, unė kam bėrė shumė gabime nė jetė dhe pėr shumė ēka jam penduar, por pėr njė gjė nuk kam gabuar kurrė dhe as qė jam penduar ndonjėherė nė jetė: pėr besimin tim nė Jezus Krishtin, Zotin dhe Shpėtimtarin tim. Vendimi ėshtė nė duart tuaja.

    Jini tė lirė tė mė kontaktoni pėr ēfarėdo pyetje qė mund tė keni nė: Ibrahim_hoxha@yahoo.com

    Perėndia qoftė me ju!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    Deshmi e mire dhe interesante.

    Zoti te ndihmofte.

    Paqe o vella.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Ne kete faqe te krishtere, kam sjelle mjaft shkrime, ku permes te cilave kam patur ne qellim te ndihmoj ata myslimane, te cilet duan te njohin te Verteten, Jezus Krishtin. Por me gezim ju deshmoj i dashur vella, se deshmia jote eshte nje deshmi e gjalle dhe reale, per cdo mysliman qe kerkon te njohe, te pranoj dhe te besoj Jezus Krishtin. Mendoj se cdo koment eshte i kote, pasi ne fjalet e deshmise tende shoh miresine dhe fuqine e Perendise, se si Ai e zgjat doren e shpetimit, tek te gjithe ata qe e pranojne ate. Zoti eshte i shenjte, miresia e tij nuk ka fund, ashtu si Emri i tij i perejtshem. amin.
    Jezuis te bekofte ty dhe gjithe familjen tende.

  4. #4
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    e ku lexohet gjithe ajo deshmi. zakonisht hartimet(deshmite) ju te krishteret i keni te gjata and frankly boring to most of us .....sane humans.

    me pak fjale a mund te na e shtjelloni deshmine e te mjerit ibrahim-aka abraham now i believe ?

    lol

  5. #5
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Rrefimi nga fillimi deri ne fund eshte si te lexosh roman, pra eshte nje histori e shkruar nga shkrimtar. Me ve ne dyshim menyra se si shkruan e cila ka ngjyra te forta romance per te joshur lexuesin....

  6. #6
    e kapur nga Krishti Maska e Noku Ymeri
    Anėtarėsuar
    05-03-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    84
    me fal daniel00 por po postoj nje deshmi tjeter meqese eshte faqa e deshmive.....


    .dhe shpresoj kesaj radhe mos ta shikoni si nje urrejtje ndaj nje muslimani sepse personi ne fjale ska te bej fare me ate,
    persa i perket menyres se te shkruarit i dashur pizeven....eshte ceshtje jete....dhe nje i krishter Perendin keshtu e njeh sepse keshtu eshte............

    ja nje deshmi jasht korrnizave fetare

    Quhem Zhaneta Dashi. Pėr shumė vjet kam punuar nė qendrėn sanitare (laboratorin bakteriologjik) nė rrugėn “10 Korriku”, Korēė. Isha doktoreshė patologe e specializuar pėr tuberkulozin.

    Erdha pėr tė jetuar me burrin nė Korēė pas universitetit. Mamaja ime vuante nga kanceri nė kocka. Qėndronte nė krevat pa lėvizur fare sepse mund t’i thyheshin kockat. Vdiq prej kėsaj sėmundje. Nė atė kohė i thashė vetes: “Nuk ka Perėndi,” - sepse mamaja, e cila ishte ortodokse, besonte. “Nėse ka, ku na qėnka ky Perėndi qė e la nėnėn time tė vdesė? Pėrse duhej t’i jepte asaj njė sėmundje tė tillė, kaq tė rrallė? Nėse bėn gjėra tė tilla, - i thashė vetes, - as qė dua t’ia dėgjoj emrin.”

    Nė atė kohė kisha njė shoqe, e cila mė tha se njihte dikė qė lexonte filxhanėt e kafes. Kjo grua nuk dinte asgjė pėr mua, por gjatė vizitės sime tė parė ajo mė tregoi detaje tė caktuara nga jeta ime, tė cilat ishin tė vėrteta. Fillova ta vizitoj rregullisht gjatė tridhjetė viteve tė ardhshme. Mund t’ju them shumė shembuj tė gjėrave qė lexonte nė filxhan e qė ndodhnin. Kėshtu e vura jetėn nėn kontrollin e leximeve tė saj. Tani e kuptoj qė duke mohuar ekzistencėn e Perėndisė, djalli po e pėrdorte kėtė grua pėr tė mė plotėsuar kuriozitetet e mia.

    Nė atė kohė, gjithashtu kisha shumė shoqe qė ishin xheloze pėr mua. Isha njė zonjushė e bukur. E them kėtė nga komentet e njerėzve tė tjerė. Ata i shkruanin letra anonime sekretarit tė Partisė, duke i thėnė se isha borgjeze ngaqė mbaja njė qen shtėpie. Kur i zbulova skemat e tyre, urrejtja filloi tė rritej. Urreva personin qė shkroi kėtė dhe e mallkova: “Gjithė turpi rėntė mbi ty dhe mbeē pa martuar ishallah pėr gjithė jetėn.” Ndėrsa e mallkoja nga inati, dri-dhje shumė tė forta dhe djersė tė ftohta mė erdhėn nė tė gjithė trupin. Sa herė qė thoja nė mallkim atė qė doja, realizohej. U shoqėrova madje edhe me njė magjistare. E shihja veten si tė drejtė dhe se njė fuqi e mbinatyrshme ishte me mua duke bėrė realitet dėshirat e mia. Tani e kuptoj se Satani ishte prapa tyre, mė plotėsonte dėshirat pėr tė mė bėrė edhe mė shumė tė tijėn.
    Nė po kėtė kohė, po ndeshesha me probleme nė punė. Nuk kisha shoqe. I humba me debatet e mia. Kisha probleme nė marrėdhėniet e mia me babanė, motrėn dhe njerkėn. Po ashtu edhe nė jetėn time martesore. Sillja nė mendje divorcin. Tani e kuptoj se Satani tė kėnaq nė fillim nė mėnyrė qė mė vonė tė tė shkatėrrojė.

    Nė 1991, kur Shqipėria u hap, njė ditė djali mė tha se po sillte pėr vizitė njė amerikan. Do tė na tregonte gjėra pėr Perėndinė. I thashė tė mos e sillte. “Nuk ka Perėndi!” Por djali nguli kėmbė dhe ai erdhi. Ndėrsa u lutėm sė bashku, e hapa njė sy dhe pashė se tė tjerėt i kishin mbyllur. Pastaj thashė me vete: “Po pėrse nuk e dėgjon?” Nė fund tė lutjes kisha lot nė sy. Fillova tė lexoja Biblėn, por kisha shumė pyetje. Kur fillova, lexoja pėr motive tė gabuara duke u pėrpjekur tė gjeja gabime. Me kalimin e kohės fillova tė kuptoj mesazhin e saj.

    Mė vonė u kujtova pėr rastin e nėnės. Pėr kancerin e saj lexova se nuk mund t’ia lehtėsoje dhembjet duke i dhėnė ilaēe. Mendova pėr kėtė. Ajo kishte dhembje tė forta dhe unė nuk i dhashė kurrė ilaēe pėr t’ia lehtėsuar ato. Jo sepse nuk doja, por sepse ajo mund t’ia dilte. S’e mbaj mend tė thoshte njė herė: “Oh le…le…” Kuptova nga shenjat qė nėna ime, e cila besonte tek Perėndia, i kishte dhembjet tė larguara prej Tij.

    Njė nga problemet qė kisha ishte hidhėrimi dhe urrejtja e madhe nė zemėr. Mė duhej tė pendohesha. Njė person, me tė cilin nuk flisja kurrė, u ēudit kur vajta dhe i shtrėngova dorėn. Ndjeja izolim tė plotė pėr shkak tė problemeve qė kisha me miqtė e mi. Kam shkuar tek ēdo person dhe u kam kėrkuar falje. Disa prej tyre janė bėrė besimtarė dhe vijnė nė kishė. Dėshira ime mė e madhe ėshtė tė ndaj ungjillin me ēdo person qė njoh dhe takoj.

    Kisha njė shoqe tė ngushtė qė jeton nė Tiranė. Ėshtė kimiste. Nuk e kisha parė pėr mė shumė se 10 vjet. Erdhi tė na vizitonte. Mė tha: “Ndjej diēka nė familjen tėnde Zhaneta, qė s’mund ta shpjegoj.”
    “A mund ta them unė ēfarė ėshtė? Ndjen paqe,” – u pėrgjigja.
    “Po, ėshtė e vėrtetė,” - tha ajo. “E shoh qė paske ndryshuar shumė. Nuk je mė Zhaneta e parė. Je njė Zhanetė ndryshe".
    Kush ka Birin ka Jeten

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Citim Postuar mė parė nga Noku Ymeri Lexo Postimin
    me fal daniel00 por po postoj nje deshmi tjeter meqese eshte faqa e deshmive.....


    .dhe shpresoj kesaj radhe mos ta shikoni si nje urrejtje ndaj nje muslimani sepse personi ne fjale ska te bej fare me ate,
    persa i perket menyres se te shkruarit i dashur pizeven....eshte ceshtje jete....dhe nje i krishter Perendin keshtu e njeh sepse keshtu eshte............

    ja nje deshmi jasht korrnizave fetare

    Quhem Zhaneta Dashi. Pėr shumė vjet kam punuar nė qendrėn sanitare (laboratorin bakteriologjik) nė rrugėn “10 Korriku”, Korēė. Isha doktoreshė patologe e specializuar pėr tuberkulozin.

    Erdha pėr tė jetuar me burrin nė Korēė pas universitetit. Mamaja ime vuante nga kanceri nė kocka. Qėndronte nė krevat pa lėvizur fare sepse mund t’i thyheshin kockat. Vdiq prej kėsaj sėmundje. Nė atė kohė i thashė vetes: “Nuk ka Perėndi,” - sepse mamaja, e cila ishte ortodokse, besonte. “Nėse ka, ku na qėnka ky Perėndi qė e la nėnėn time tė vdesė? Pėrse duhej t’i jepte asaj njė sėmundje tė tillė, kaq tė rrallė? Nėse bėn gjėra tė tilla, - i thashė vetes, - as qė dua t’ia dėgjoj emrin.”

    Nė atė kohė kisha njė shoqe, e cila mė tha se njihte dikė qė lexonte filxhanėt e kafes. Kjo grua nuk dinte asgjė pėr mua, por gjatė vizitės sime tė parė ajo mė tregoi detaje tė caktuara nga jeta ime, tė cilat ishin tė vėrteta. Fillova ta vizitoj rregullisht gjatė tridhjetė viteve tė ardhshme. Mund t’ju them shumė shembuj tė gjėrave qė lexonte nė filxhan e qė ndodhnin. Kėshtu e vura jetėn nėn kontrollin e leximeve tė saj. Tani e kuptoj qė duke mohuar ekzistencėn e Perėndisė, djalli po e pėrdorte kėtė grua pėr tė mė plotėsuar kuriozitetet e mia.

    Nė atė kohė, gjithashtu kisha shumė shoqe qė ishin xheloze pėr mua. Isha njė zonjushė e bukur. E them kėtė nga komentet e njerėzve tė tjerė. Ata i shkruanin letra anonime sekretarit tė Partisė, duke i thėnė se isha borgjeze ngaqė mbaja njė qen shtėpie. Kur i zbulova skemat e tyre, urrejtja filloi tė rritej. Urreva personin qė shkroi kėtė dhe e mallkova: “Gjithė turpi rėntė mbi ty dhe mbeē pa martuar ishallah pėr gjithė jetėn.” Ndėrsa e mallkoja nga inati, dri-dhje shumė tė forta dhe djersė tė ftohta mė erdhėn nė tė gjithė trupin. Sa herė qė thoja nė mallkim atė qė doja, realizohej. U shoqėrova madje edhe me njė magjistare. E shihja veten si tė drejtė dhe se njė fuqi e mbinatyrshme ishte me mua duke bėrė realitet dėshirat e mia. Tani e kuptoj se Satani ishte prapa tyre, mė plotėsonte dėshirat pėr tė mė bėrė edhe mė shumė tė tijėn.
    Nė po kėtė kohė, po ndeshesha me probleme nė punė. Nuk kisha shoqe. I humba me debatet e mia. Kisha probleme nė marrėdhėniet e mia me babanė, motrėn dhe njerkėn. Po ashtu edhe nė jetėn time martesore. Sillja nė mendje divorcin. Tani e kuptoj se Satani tė kėnaq nė fillim nė mėnyrė qė mė vonė tė tė shkatėrrojė.

    Nė 1991, kur Shqipėria u hap, njė ditė djali mė tha se po sillte pėr vizitė njė amerikan. Do tė na tregonte gjėra pėr Perėndinė. I thashė tė mos e sillte. “Nuk ka Perėndi!” Por djali nguli kėmbė dhe ai erdhi. Ndėrsa u lutėm sė bashku, e hapa njė sy dhe pashė se tė tjerėt i kishin mbyllur. Pastaj thashė me vete: “Po pėrse nuk e dėgjon?” Nė fund tė lutjes kisha lot nė sy. Fillova tė lexoja Biblėn, por kisha shumė pyetje. Kur fillova, lexoja pėr motive tė gabuara duke u pėrpjekur tė gjeja gabime. Me kalimin e kohės fillova tė kuptoj mesazhin e saj.

    Mė vonė u kujtova pėr rastin e nėnės. Pėr kancerin e saj lexova se nuk mund t’ia lehtėsoje dhembjet duke i dhėnė ilaēe. Mendova pėr kėtė. Ajo kishte dhembje tė forta dhe unė nuk i dhashė kurrė ilaēe pėr t’ia lehtėsuar ato. Jo sepse nuk doja, por sepse ajo mund t’ia dilte. S’e mbaj mend tė thoshte njė herė: “Oh le…le…” Kuptova nga shenjat qė nėna ime, e cila besonte tek Perėndia, i kishte dhembjet tė larguara prej Tij.

    Njė nga problemet qė kisha ishte hidhėrimi dhe urrejtja e madhe nė zemėr. Mė duhej tė pendohesha. Njė person, me tė cilin nuk flisja kurrė, u ēudit kur vajta dhe i shtrėngova dorėn. Ndjeja izolim tė plotė pėr shkak tė problemeve qė kisha me miqtė e mi. Kam shkuar tek ēdo person dhe u kam kėrkuar falje. Disa prej tyre janė bėrė besimtarė dhe vijnė nė kishė. Dėshira ime mė e madhe ėshtė tė ndaj ungjillin me ēdo person qė njoh dhe takoj.

    Kisha njė shoqe tė ngushtė qė jeton nė Tiranė. Ėshtė kimiste. Nuk e kisha parė pėr mė shumė se 10 vjet. Erdhi tė na vizitonte. Mė tha: “Ndjej diēka nė familjen tėnde Zhaneta, qė s’mund ta shpjegoj.”
    “A mund ta them unė ēfarė ėshtė? Ndjen paqe,” – u pėrgjigja.
    “Po, ėshtė e vėrtetė,” - tha ajo. “E shoh qė paske ndryshuar shumė. Nuk je mė Zhaneta e parė. Je njė Zhanetė ndryshe".
    E njoh shume mire kete zonje, sepse ka qene ne momentet e para kur dhe une kam njohur Jezusin. Per djalin e saj kam respekt, dhe mendoj se ai eshte nje i krishtere i mire, i cili me sa di une, tani eshte pastor ne nje kishe ne fshat te kroces.

  8. #8
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Habitem me reagimet e disa anetarve!

    Si ka mundesi te vehet ne dyshim jeta e nje personi dhe historia e tij?!!

    Me duket se kur dikush ndegjon histori te tilla, reagimet jane te nje natyre djallezore.
    Kjo me kujton skenat tek filmi The Pasion of the Christ, kur Jezusi ringjallet dhe djalli terbohet nga inati dhe zemrimi!

    Fetarizmi islam pretendon se cdo njeri lind musliman, por cfare do te thoni per mua qe edhe pse kam lindur dhe rritur ne nje rreth me fe islame, sot i perkas Krishtit?

    Nuk pres reagime pozitive, apo pohime se ajo qe une jam eshte e vertet.

    Falemnderit per historit, Noku Ymeri dhe daniel00.

    Gregu
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •