-
‘JO’ pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje

Nga Express më 02.07.2009 në ora 18:20
Qeveria e Serbisë ka thënë se nuk ka kushte që serbët të jenë pjesëmarrës në zgjedhjet lokale në Kosovë, më 15 nëntor.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Serbisë është konkluduar se zgjedhjet e ardhshme në Kosovë nuk do të zhvillohen në kuadër të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e as në kuadër të kushtetutës për vetëqeverisjen e përkohshme.
Ministri për drejtat e njeriut dhe të pakicave, Svetozar Ciplic, në një konferencë për media, ka deklaruar që Qeveria ka shqyrtuar problemet aktuale në Kosovë dhe erdhi në përfundim që rikthimi i serbeve në Policinë e Kosovës është realizuar në kuadër të marrëveshjes së 6 pikave, që gjithashtu është në kuadër të Rezolutës 1244 dhe të politikës së neutralitetit ndaj statusit të aktorëve përgjegjës ndërkombëtar.
Ai ka treguar se Qeveria vlerëson që rikthimi i serbëve në polici paraqet rikthim në gjendjen para “shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës”.
Jeremic: Zgjedhjet, njohje indirekte e pavarësisë
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremic ka thënë se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e ardhshme lokale, do të nënkuptonte njohje indirekte të pavarësisë së Kosovës.
“Serbia nuk e njeh shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, e as autoritetet në Prishtinë”, ka thënë Jeremic.
Sipas tij, është vështirë të mendohet se serbët marrin pjesë në zgjedhjet, të cilat organizohen nga ato autoritete, të cilat thyejnë ligjet ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt