Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    SHQIPËRIA është GJAKU im Maska e fano
    Anëtarësuar
    11-05-2009
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    193

    Post Pushtimi i Shqipërisë londineze nga nëntoka kriminale serbe

    Pushtimi i Shqipërisë londineze nga nëntoka kriminale serbe!



    MOS U GËZONI PËR FITOREN OSE HUMBJEN

    E SALI BERISHËS APO TË EDI RAMËS!



    Shkruan: Moderatori i pashtriku.org, 27.06. 2009

    ________________________________

    Argëtoju me aktorët e politikës: Sali Berisha dhe Edi Rama




    Të premten në mesnatë ka filluar heshtja zgjedhore në Shqipëri. Për 30 ditë rresht elektorati shqiptar, është bombarduar nga lajmet dhe pamjet impozante të fushatës elektorale të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Të gjitha mediat shqiptare gjatë këtyre ditëve, në vend se të ruanin pavarësinë e tyre editoriale, ato ishin vënë në shërbim të PD’s apo PS’s, duke u bërë kështu prodhues të fushatës (palë të partive) e jo raportues (vëzhgues) të saj. Pa u futur në analizimin e premtimeve të shumta pa mbules, akuzave dhe kundërakuzave të dy liderëve (Berisha - Rama) në adresë të njëri tjetrit, ku përmes këtyre retorikave krijuan, si të thuash një realitet virtual, krejt larg realitetit nëpër të cilin po kalon vendi, me këtë rast dua të vë në spikamë një fenomen që ka përshkuar fushatën elektorale të PD - PS’së, e ky është fenomeni i fushatave marramendëse të stilit të Partisë Republikane apo Partisë Demokratike që u organizuan vitin e kaluar në SHBA, për të cilat janë shpenzuar miliarda dollarë. Derisa „republikanët“ dhe „demokratët“ në SHBA i bënë publike burimet e financimit të fushatave elektorale, në Shqipëri „demokratët“ dhe „socialistët“ deri më tani nuk i kanë bërë publike prejardhjet e financimit.



    Në të vërtet kush i financoi fushatat elektorale të PD’s dhe PS’s?!



    Kjo është një pyetje që për momentin nuk mund t’i ipet një përgjigje e sakt. Nëse nuk dihen akoma fondet prej nga u financuan PD - PS në këtë fushatë zgjedhore, nuk mund të thuhet një gjë e tillë edhe për burimet e financimit të fushatës zgjedhore të vitit 2005.



    Dihet mirëfilli se zgjedhjet e vitit 2005 i fitoi Partia Demokratike në krye me Dr. Sali Berishën dhe shumë shpejt u bë e ditur, se financuesi kryesor i fushatës elektorale të Partisë Demokratike, ishte biznesmeni serbo-boshnjak Damir Fazlliç, nip i Jovica Stanishiqit, ish shef i shërbimit sekret serb (1990-1998). Për këtë shërbim sekseri Damir Fazlliç pas formimit të qeverisë u favorizua nga kryeministri Berisha. Për një kohë të shkurtë ai në Shqipëri krijoi pesë kompani fantome, të cilat u shfrytëzuan për pastrimin e parave dhe gëlltitjen e fondeve publike, duke marrë tenderë (pa kritere ligjore), për furnizim me rrymë elektrike të Shqipërisë me çmim deri në 30 për qind më të shtrenjtë se çmimi i tregut, fitoi tenderë si ndërmjetësues i një serë kompanish serbe dhe të huaja në punimet e autostradës Durrës - Morinë, pastaj bleu disa hektarë tokë me çmim shumë të volitshëm në Porto-Romano. etj.



    Ky mafioz ka deklaruar se brenda 3 vitesh ka fituar një pasuri prej rreth 50 milionë dollarësh në Shqipëri, ndërkohë që nuk i pagoi asnjë obligim tatimor shtetit shqiptar. Damir Fazlliç, pasi janë bërë publike këto fakte, ka deklaruar se Sali Berishën e ka mik! (Shiko videon: Fazlliç: Berisha miku im), por edhe Berisha ka pohuar se Damirin e ka mik!, dhe në këtë kontekst jo rastësisht Fazlliçi ka përzgjedhur vajzën e kryeministrit Argita Malltezi-Berisha si përfaqësuese ligjore të kompanive të tij fantome, ndërsa kunatin e Lulëzim Bashës (ministër i punëve të jashtme) administrator të bizneseve të tij.



    Ajo që duket edhe më shqetësuse në këtë histori (përveç miqësisë Berisha - Fazlliç) ishte përfshirja e Fazlliçit në poltikbërjen e shtetit shqiptar. Mjafton të përmenden pamjet komprometuese që dolën në mediat shqiptare kur Fazlliç merrte pjesë në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku shihet qartë që ministra e gjeneralë shqiptar raportojnë para tij, apo edhe faktin kur mediat fiksuan në një tavolinë pune në Qeveri pamjet kur Berisha kishte takur z.Fazlliç .



    ( Lexoni: Fazliç prezent kur raportohej për sigurinë kombëtare - Më tepër se kaq vetë Damir Fazlliç flet për bizneset dhe lidhjet e tij me qeverinë shqiptare )



    Çështja Fazlliç dhe pushtimi i ekonomisë shqiptare nga nëntoka kriminale serbe është diskutuar disa herë edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Në një seancë plenare nënkryetari i grupit socialist Erion Braçe dhe deputeti Pandeli Majko denoncuan këtë lidhje kriminale serbe, ndërsa Bujar Nishani, ministër i brendshëm, investimet e kësaj Kompanie të madhe ndërkombëtare ( Lexo: mafioze serbe) e cilëson si krejt normale (!!!)



    Shikoni pjesë nga diskutimi në Kuvend:

    ”Lobi serb pushton Shqipërinë”




    Përkundër të gjitha këtyre fakteve, duket se Damir Fazlliç është peshku më i vogël në këtë rrjet të nëntokës kriminale serbe, që ka pushtuar ekonominë dhe politikkën shqiptare. Bosat e nëntokës kriminale serbe janë: Mirosllav Mishkoviç, Fahrudin Radonçiç, Vojin Lazareviç, e shumë të tjerë.



    Vladimir Popoviç, ndihmës i ish-kryeministrit Zoran Xhinxhiç të vrarë nga pjesëtarë të “Klanit të Zemunit” , në një intervistë të dhënë pak kohë më parë për një gazetë boshnjake thotë se është nëntoka kriminale ajo që i lidh Damir Fazlliçin me Miroslav Mishkoviçin. “Fazlliç është mjeshtër i mashtrimeve, e nga sa dihet, kjo është pikërisht ajo që i duhet Mishkoviçit në Ballkan.“



    Mirosllav Mishkoviç, ish-bashkpunëtorë i kriminelit Millosheviç, aktualisht është Shef i Delta Holding, konsiderohet si njeriu më i pasur ndër të pasurit në Evropë dhe si i tillë radhitet në listat e Forbes, si njëri nga miliarderët e botës. Më 17 janar 2008 në të parjavshmen e pavarur boshnjake, “Slobodna Bosna”, jepet skema e bashkëpunimit të z.M.Mishkoviç me bosin e “Rudnap” Lazareviç, që ka sjellë energji elektrike për Shqipërinë dhe të sekserit Fazlliç. (Për më tepër lexoni këtu: Radoncicev prijatelj Lazarevic u pohodu na BiH ).



    Prej gushtit 2008 serbi Mirosllav Mishkoviç bëhet zyrtarisht pronari i një rrjeti supermarketesh në Shqipëri, një biznes fitimprurës i nisur nga gjysma e dytë e vitit 2005. Ndërkaq Vojin Lazareviç ishte ngritur në biznes si tregtar energjie dhe partneri i tij kyç ishte bërë Fazlliç, i cili me kohë kishte krijuar një rrjet të fortë me politikanë, biznesmenë dhe shoqata mediash, ... në këtë rajon të Ballkanit.



    * * *

    Për aq sa thamë në lartë, me të drejt mund të thuhet se Shqipëria në këto 4 vitet e fundit është shndërruar në një koloni të mafias serbe...!

    Atëherë shtrohet pyetja:

    · Si mund të lirohet ekonomia dhe politka shqiptare nga kthetrat e kësaj mafije kriminale dhe a mund të dalë Shqipëria nga kjo e keqe nëse i fiton zgjedhjet Sali Berisha?!

    Përgjigja është JO!



    · A mund të lirohet Shqipëria nga kjo e keqe nëse i fiton zgjedhjet Edi Rama?

    Përgjigjja sërish është JO!



    · Pse nuk mundet Edi Rama ta nxjerr Shqipërinë nga kthetrat e kësaj mafije ?!

    Përgjigjja është: sepse as Edi Rama nuk është i paprekshëm në këtë mes, për faktin sepse kjo mafijë serbe pëmes fijeve jo krejt të dukshme është e lidhur me mafian maqedone, greke, italiane... etj., të cilat të gjitha së bashku përbëjnë rrjetin e makromafisë në kontinent, e që në prapaskenë ka një lidhje edhe me qendrat e vendosjes politike. Po të mos ishte kështu politikbërësit do të vepronin me ashpërsi në shkatërrimin e kësaj nëntoke kriminale. Ndërkaq, kjo lidhshmëri kontrolli mbi ekonominë dhe politikën..., nuk mund të kuptohet kaq lehtë, nëse nuk e dimë se si funksionon sistemit i komploteve në botë!



    Prandaj, krejt në fund mund të them, që nuk duhet të gëzohemi aq shumë për fitoren ose humbjen e Sali Berishës apo të Edi Ramës në këto zgjedhje!

  2. #2
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Shum interesant edhe informues shkrimi me lart.

    Sdiskutohet qe politikanet tane shajn te tjeret per mafjoze ama mafjozet e vertete jan vete ata, duke patur lidhje me mafjoze serb italian etj etj, eshte llogjike qe kta jan vetem aktore qe dalin e llapin neper TV, ama ligjin e ben dikush tjeter ne shqiperi! Mendoja deri vone qe e kishte bere Amerika ligjin ktu, po per cudi, na e beka mafja serbe!
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anëtarësuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    Apyllyon mos u qudit se edhe ne Tirane e besa edhe ne qeverine aktuale ne Kosove jane akoma njerzet qe ngriten tre gjishta ne Vlore ne '97.

  4. #4
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga Longarus Lexo Postimin
    Apyllyon mos u qudit se edhe ne Tirane e besa edhe ne qeverine aktuale ne Kosove jane akoma njerzet qe ngriten tre gjishta ne Vlore ne '97.
    Nuk cuditem jo.. Kemi pare aq shum cudira ne shqiperi, sa nuk na bejn me pershtypje!


    Eh thuaj..
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anëtarësuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    Kemi pare aq shum cudira ne shqiperi, sa nuk na bejn me pershtypje!
    Priti tash zgjedhjet ne Kosove ... lol...

    Ky eshte plani B i skenarit , hahahahaha

    A thu e lshon Thaqi pushtetin aq lehte ,e a duron Ramushi me ja lon Dukagjinin ne dure te drenicakut , hahahahahah .

    Popull per Hollywood jemi .

  6. #6
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Popull per Hollywood jemi
    Longarus me shkrive sonte

    Meriton reputacion, po ste jap dot pa kaluar 24ore.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anëtarësuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    Meriton reputacion, po ste jap dot pa kaluar 24ore.
    Normal qe duhet se KQR( Keshilli Qendror i Reputacioneve) vendos keshtu LOL . Mos ti thejme edhe ne ligjet , te lutem .

  8. #8
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589


    Po ti cne qe ste kam pare ne forum!? Rralle shoh njerez qe kan nje humor te vertete, sepse shumicat jan fallco me batuta te kopjuara, por ti paske disa origjinale qe me shkrive sonte. E vlersoj jashtzakonisht humorin tek nje person.

    Popull per hollywood..
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anëtarësuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    Te mos dalim nga tema Apyllyon se moderatoret do na i fshijne ...

    Batutat e mija po jane shume te rralla , zakonishte ne opozite jane , po jane shume demokratike edhe nuk e kane fort dert qe presin te tjeret qe te perfundojne mandatin e tyre e te shpalosin planprogramin ne ato pak minuta sa i lejohet .

  10. #10
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Duhet ta kuptoni globalizimin. Sot me te pasurit investojne ne c`do vend te botes. Shqiperia s`duhet te izolohet si ne kohen e komunizmit.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •