Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    arriti jashteqitja e mero bazes deri ne Kosove e?

    sa per sqarim, mero baze per gjith ato shpifjet e riciklume me lart nga "moderatori i pashtriku.org" ka me pagu 50 mije paund ne gjykaten e Londres ndaj Fazllicit. edhe qe adite e ka myll gojen. se simas ligjit shqiptar nuk i gje gjo gazetashkruesit albaniz kur shpifin, po Fazllici vajti dhe e hudhi ne gjyq ne Angli dhe i ka vu tabele te ronde tashi Meros se shkrete, per cdo llaf qe duhet te qesi ka goja heres tjeter.

    ene ideja osht, mire qe Meroja e shkrete e mylli gojen, dhe kryeprokurorja Rama lepiu ato te vetat, po ju anej siper para se me riciklu "informacione" te tilla, boni icik kujdes te merrni vesh si osht puna mer se lat nom duke kerku neper plena... si Tema, Mero Baze, Topchannel, News24
    Ndryshuar për herë të fundit nga limbo : 03-07-2009 më 03:37

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    po ku eshte qudia ketu politikane qe shiten e kurva per trotuaret e evropes eshte eksporti yn kryesor

  3. #13
    cmitizuese Maska e zerbina
    Anëtarësuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    S`e di me thane
    Postime
    129
    C`te keqe ka ketu ! Edhe ata jane investitore te huaje . Pse nuk u kujtua apo pse nuk mundi dikush tjerer te hape nje super market si Euromax ?

    Duhet ti falenderojme. Fundja mund te shkohet ne Evrope edhe nga Serbia.
    Ich bin Chef
    Ich habe immer recht
    Du tust was ich sage

  4. #14
    Citim Postuar më parë nga fano Lexo Postimin
    Pushtimi i Shqipërisë londineze nga nëntoka kriminale serbe!



    MOS U GËZONI PËR FITOREN OSE HUMBJEN

    E SALI BERISHËS APO TË EDI RAMËS!



    Shkruan: Moderatori i pashtriku.org, 27.06. 2009

    ________________________________

    Argëtoju me aktorët e politikës: Sali Berisha dhe Edi Rama




    Të premten në mesnatë ka filluar heshtja zgjedhore në Shqipëri. Për 30 ditë rresht elektorati shqiptar, është bombarduar nga lajmet dhe pamjet impozante të fushatës elektorale të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Të gjitha mediat shqiptare gjatë këtyre ditëve, në vend se të ruanin pavarësinë e tyre editoriale, ato ishin vënë në shërbim të PD’s apo PS’s, duke u bërë kështu prodhues të fushatës (palë të partive) e jo raportues (vëzhgues) të saj. Pa u futur në analizimin e premtimeve të shumta pa mbules, akuzave dhe kundërakuzave të dy liderëve (Berisha - Rama) në adresë të njëri tjetrit, ku përmes këtyre retorikave krijuan, si të thuash një realitet virtual, krejt larg realitetit nëpër të cilin po kalon vendi, me këtë rast dua të vë në spikamë një fenomen që ka përshkuar fushatën elektorale të PD - PS’së, e ky është fenomeni i fushatave marramendëse të stilit të Partisë Republikane apo Partisë Demokratike që u organizuan vitin e kaluar në SHBA, për të cilat janë shpenzuar miliarda dollarë. Derisa „republikanët“ dhe „demokratët“ në SHBA i bënë publike burimet e financimit të fushatave elektorale, në Shqipëri „demokratët“ dhe „socialistët“ deri më tani nuk i kanë bërë publike prejardhjet e financimit.



    Në të vërtet kush i financoi fushatat elektorale të PD’s dhe PS’s?!



    Kjo është një pyetje që për momentin nuk mund t’i ipet një përgjigje e sakt. Nëse nuk dihen akoma fondet prej nga u financuan PD - PS në këtë fushatë zgjedhore, nuk mund të thuhet një gjë e tillë edhe për burimet e financimit të fushatës zgjedhore të vitit 2005.



    Dihet mirëfilli se zgjedhjet e vitit 2005 i fitoi Partia Demokratike në krye me Dr. Sali Berishën dhe shumë shpejt u bë e ditur, se financuesi kryesor i fushatës elektorale të Partisë Demokratike, ishte biznesmeni serbo-boshnjak Damir Fazlliç, nip i Jovica Stanishiqit, ish shef i shërbimit sekret serb (1990-1998). Për këtë shërbim sekseri Damir Fazlliç pas formimit të qeverisë u favorizua nga kryeministri Berisha. Për një kohë të shkurtë ai në Shqipëri krijoi pesë kompani fantome, të cilat u shfrytëzuan për pastrimin e parave dhe gëlltitjen e fondeve publike, duke marrë tenderë (pa kritere ligjore), për furnizim me rrymë elektrike të Shqipërisë me çmim deri në 30 për qind më të shtrenjtë se çmimi i tregut, fitoi tenderë si ndërmjetësues i një serë kompanish serbe dhe të huaja në punimet e autostradës Durrës - Morinë, pastaj bleu disa hektarë tokë me çmim shumë të volitshëm në Porto-Romano. etj.



    Ky mafioz ka deklaruar se brenda 3 vitesh ka fituar një pasuri prej rreth 50 milionë dollarësh në Shqipëri, ndërkohë që nuk i pagoi asnjë obligim tatimor shtetit shqiptar. Damir Fazlliç, pasi janë bërë publike këto fakte, ka deklaruar se Sali Berishën e ka mik! (Shiko videon: Fazlliç: Berisha miku im), por edhe Berisha ka pohuar se Damirin e ka mik!, dhe në këtë kontekst jo rastësisht Fazlliçi ka përzgjedhur vajzën e kryeministrit Argita Malltezi-Berisha si përfaqësuese ligjore të kompanive të tij fantome, ndërsa kunatin e Lulëzim Bashës (ministër i punëve të jashtme) administrator të bizneseve të tij.



    Ajo që duket edhe më shqetësuse në këtë histori (përveç miqësisë Berisha - Fazlliç) ishte përfshirja e Fazlliçit në poltikbërjen e shtetit shqiptar. Mjafton të përmenden pamjet komprometuese që dolën në mediat shqiptare kur Fazlliç merrte pjesë në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku shihet qartë që ministra e gjeneralë shqiptar raportojnë para tij, apo edhe faktin kur mediat fiksuan në një tavolinë pune në Qeveri pamjet kur Berisha kishte takur z.Fazlliç .



    ( Lexoni: Fazliç prezent kur raportohej për sigurinë kombëtare - Më tepër se kaq vetë Damir Fazlliç flet për bizneset dhe lidhjet e tij me qeverinë shqiptare )



    Çështja Fazlliç dhe pushtimi i ekonomisë shqiptare nga nëntoka kriminale serbe është diskutuar disa herë edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Në një seancë plenare nënkryetari i grupit socialist Erion Braçe dhe deputeti Pandeli Majko denoncuan këtë lidhje kriminale serbe, ndërsa Bujar Nishani, ministër i brendshëm, investimet e kësaj Kompanie të madhe ndërkombëtare ( Lexo: mafioze serbe) e cilëson si krejt normale (!!!)



    Shikoni pjesë nga diskutimi në Kuvend:

    ”Lobi serb pushton Shqipërinë”




    Përkundër të gjitha këtyre fakteve, duket se Damir Fazlliç është peshku më i vogël në këtë rrjet të nëntokës kriminale serbe, që ka pushtuar ekonominë dhe politikkën shqiptare. Bosat e nëntokës kriminale serbe janë: Mirosllav Mishkoviç, Fahrudin Radonçiç, Vojin Lazareviç, e shumë të tjerë.



    Vladimir Popoviç, ndihmës i ish-kryeministrit Zoran Xhinxhiç të vrarë nga pjesëtarë të “Klanit të Zemunit” , në një intervistë të dhënë pak kohë më parë për një gazetë boshnjake thotë se është nëntoka kriminale ajo që i lidh Damir Fazlliçin me Miroslav Mishkoviçin. “Fazlliç është mjeshtër i mashtrimeve, e nga sa dihet, kjo është pikërisht ajo që i duhet Mishkoviçit në Ballkan.“



    Mirosllav Mishkoviç, ish-bashkpunëtorë i kriminelit Millosheviç, aktualisht është Shef i Delta Holding, konsiderohet si njeriu më i pasur ndër të pasurit në Evropë dhe si i tillë radhitet në listat e Forbes, si njëri nga miliarderët e botës. Më 17 janar 2008 në të parjavshmen e pavarur boshnjake, “Slobodna Bosna”, jepet skema e bashkëpunimit të z.M.Mishkoviç me bosin e “Rudnap” Lazareviç, që ka sjellë energji elektrike për Shqipërinë dhe të sekserit Fazlliç. (Për më tepër lexoni këtu: Radoncicev prijatelj Lazarevic u pohodu na BiH ).



    Prej gushtit 2008 serbi Mirosllav Mishkoviç bëhet zyrtarisht pronari i një rrjeti supermarketesh në Shqipëri, një biznes fitimprurës i nisur nga gjysma e dytë e vitit 2005. Ndërkaq Vojin Lazareviç ishte ngritur në biznes si tregtar energjie dhe partneri i tij kyç ishte bërë Fazlliç, i cili me kohë kishte krijuar një rrjet të fortë me politikanë, biznesmenë dhe shoqata mediash, ... në këtë rajon të Ballkanit.



    * * *

    Për aq sa thamë në lartë, me të drejt mund të thuhet se Shqipëria në këto 4 vitet e fundit është shndërruar në një koloni të mafias serbe...!

    Atëherë shtrohet pyetja:

    · Si mund të lirohet ekonomia dhe politka shqiptare nga kthetrat e kësaj mafije kriminale dhe a mund të dalë Shqipëria nga kjo e keqe nëse i fiton zgjedhjet Sali Berisha?!

    Përgjigja është JO!



    · A mund të lirohet Shqipëria nga kjo e keqe nëse i fiton zgjedhjet Edi Rama?

    Përgjigjja sërish është JO!



    · Pse nuk mundet Edi Rama ta nxjerr Shqipërinë nga kthetrat e kësaj mafije ?!

    Përgjigjja është: sepse as Edi Rama nuk është i paprekshëm në këtë mes, për faktin sepse kjo mafijë serbe pëmes fijeve jo krejt të dukshme është e lidhur me mafian maqedone, greke, italiane... etj., të cilat të gjitha së bashku përbëjnë rrjetin e makromafisë në kontinent, e që në prapaskenë ka një lidhje edhe me qendrat e vendosjes politike. Po të mos ishte kështu politikbërësit do të vepronin me ashpërsi në shkatërrimin e kësaj nëntoke kriminale. Ndërkaq, kjo lidhshmëri kontrolli mbi ekonominë dhe politikën..., nuk mund të kuptohet kaq lehtë, nëse nuk e dimë se si funksionon sistemit i komploteve në botë!



    Prandaj, krejt në fund mund të them, që nuk duhet të gëzohemi aq shumë për fitoren ose humbjen e Sali Berishës apo të Edi Ramës në këto zgjedhje!
    Artikulli eshte:

    1. halucinativ
    2. dezinformues
    3. keqdashes
    4. partiak
    5. antishqiptar
    6. jorealist
    7. krejtesisht i pabazuar ne fakte

    Artikulli provon:
    Qe makina e propagandes, shpifjeve, trillimive te perbindshme punon ne menyre eficente, dhe eshte e atashuar prane ish PPSH-se me emrin Partia Socialiste. Manovratoret e saj, jane po ata te djeshmit ose bijte e tyre, si gjithmone nen bekimin e Serbise qe ata i sherbejne dhe pa pagese.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dias10 : 03-07-2009 më 08:56
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anëtarësuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    Citim Postuar më parë nga zerbina Lexo Postimin
    C`te keqe ka ketu ! Edhe ata jane investitore te huaje . Pse nuk u kujtua apo pse nuk mundi dikush tjerer te hape nje super market si Euromax ?

    Duhet ti falenderojme. Fundja mund te shkohet ne Evrope edhe nga Serbia.
    Valla nese pret me shkue ne Evrop nga Serbia, ma mire futja gjume 100 vitet e ardhshme se nuk e ke pa Evropen me sy.
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!

  6. #16
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Citim Postuar më parë nga dias10 Lexo Postimin
    Artikulli eshte:

    1. halucinativ
    2. dezinformues
    3. keqdashes
    4. partiak
    5. antishqiptar
    6. jorealist
    7. krejtesisht i pabazuar ne fakte

    Artikulli provon:
    Qe makina e propagandes, shpifjeve, trillimive te perbindshme punon ne menyre eficente, dhe eshte e atashuar prane ish PPSH-se me emrin Partia Socialiste. Manovratoret e saj, jane po ata te djeshmit ose bijte e tyre, si gjithmone nen bekimin e Serbise qe ata i sherbejne dhe pa pagese.
    Na i argumento si dole ti ne keto perfundime......

    Pash nerin se na keni merzit duke ardhur verdall neper forum e duke pjerdhur ne mes. Mua per vete mu duk se shkrimi qendron....

    Perderisa fazllicit nuk iu prek as nje qime floku ktu ka dicka. Imagjino nje shqiptar te kishte gjith kto arritje ne Serbi.... (do i kishte nxjerre ndonje gje qeveria serbe qe ta denonte me pushkatim) Kjo eshte te shkulesh floket....

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Në të vërtet kush i financoi fushatat elektorale të PD’s dhe PS’s?!
    Kjo eshte nje pyetje legjitime por jo nje pyetje qe i legjitimon apo deligjitimon zgjedhjet, rezultatin e tyre, apo platformat rivale qe u serviren para shqiptareve. Financime i fushatave ben te mundur qe ato para te investohen ne infrastrukturen zgjedhore te dy partive, por nuk dikton rezultatin e tyre, pasi tek e fundit, rezultatin e zgjedhjeve nuk e vendosin "financuesit" dhe "tullumbacet e flamuret", por e vendosin votuesit e thjeshte shqiptare qe u drejtohen kutive te votimit.

    Dhe nuk eshte aspak e vertete qe PD dhe Berisha nuk i kane bere publike financuesit e fushates ne zgjedhjet e 2005. Ata i bene publike financuesit e fushates, emer mbiemer dhe shumen perkatese, por jo para mbajtjes se zgjedhjeve por pas mbajtjes se tyre. Keshtu qe une nuk do te cuditesha qe PD dhe PS te benin te njejten gje edhe kesaj here, ti publikonin emrat e financuesve te tyre ne javet e muajt ne vazhdim.

    Dihet mirëfilli se zgjedhjet e vitit 2005 i fitoi Partia Demokratike në krye me Dr. Sali Berishën dhe shumë shpejt u bë e ditur, se financuesi kryesor i fushatës elektorale të Partisë Demokratike, ishte biznesmeni serbo-boshnjak Damir Fazlliç, nip i Jovica Stanishiqit, ish shef i shërbimit sekret serb (1990-1998). Për këtë shërbim sekseri Damir Fazlliç pas formimit të qeverisë u favorizua nga kryeministri Berisha. Për një kohë të shkurtë ai në Shqipëri krijoi pesë kompani fantome, të cilat u shfrytëzuan për pastrimin e parave dhe gëlltitjen e fondeve publike, duke marrë tenderë (pa kritere ligjore), për furnizim me rrymë elektrike të Shqipërisë me çmim deri në 30 për qind më të shtrenjtë se çmimi i tregut, fitoi tenderë si ndërmjetësues i një serë kompanish serbe dhe të huaja në punimet e autostradës Durrës - Morinë, pastaj bleu disa hektarë tokë me çmim shumë të volitshëm në Porto-Romano. etj.
    Ka nje dallim te madhe midis trillimeve, shpifjeve, hamendjeve, dhe faktit te kryer. Ai Fazllic qe ti ze ne goje, eshte qytetar i nderuar britanik me biznese ne disa vende te botes. Duke qene se eshte boshnjak dhe e njeh rajonin, ai ka zgjedhur te investoje edhe ne Shqiperi, pasi beson se ato investime ne prona qe ai blen sot ne Shqiperi, do te rriten ne vlere ne vitet ne vazhdim, pasi ai beson se Shqiperia eshte nje vend ne zhvillim dhe ne rrugen e duhur, bile e tha edhe vete me gojen e tij ne nje interviste, se ai ka besim te plote ne lidershipin e kryeministrit Berisha.

    Dhe sa per dijeni, per plot nje vit Kryeprokuroria shqiptare ka hetuar te gjithe aktivitetin e Fazllic ne Shqiperi dhe nuk ka gjetur asnje shkelje apo aktivitet kriminal. E mbyllen ceshtjen ndaj tij me turp, pasi sekuestruan pa te drejte dhe ne menyre arbitrare pronat e tij dhe te bashkepuntoreve te tij, edhe pse nuk kishin asnje fakt konkret shkeljesh apo denonim ndaj tyre. Ajo qe kishin ishin vetem shpifjet e gazetave si ky artikulli qe ke shkruar ti me lart.

    Kur drejtesia shqiptare del e thote qe Fazllic eshte i pafajshem dhe konform ligjeve te shtetit shqiptar, kush kujton se ta jep ty te drejten ta akuzosh ate si kriminel e te korruptuar? Apo edhe Kryeprokurorine shqiptare e ka nen kontroll Berisha?

    Dhe sa per dijeni, fale fushates se tij "Shqiperia 1 Euro", Berisha ne kater vjeter e kaluara ka pritur e percjelle me qindra biznesmene nga cdo cep i botes, dhe te gjitheve u ka thene te njejten gje: investoni ne Shqiperi pasi qeveria me reformat fiskale ka krijuar kushtet e duara per biznesin.

    Apo kryeministri i vendit nuk duhet te ftoje bizneset e huaja te investojne ne vend, duhet te ngelemi akoma ne kuadrin e "forcave tona"?

    Ky mafioz ka deklaruar se brenda 3 vitesh ka fituar një pasuri prej rreth 50 milionë dollarësh në Shqipëri, ndërkohë që nuk i pagoi asnjë obligim tatimor shtetit shqiptar.
    Lexo temen e Fazllic ne forum qe te mesosh se sa taksa i kane paguar bizneset e tij, apo transaksionet e shitjes se disa prej ketyre bizneseve, shtetit shqiptar:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=100346

    Lexoni me shume e trilloni me pak.

    Albo

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •