Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    355

    Libri më i diskutuar i vitit: XHEVAHIRI I MEDINËS...

    Behet fjale per nje liber si shume libra te tjere.Nje aventure dashurie dhe besnikerie, nje trajtese e historise se figurave me te rendesishme te Islamit. Nje liber i shkruar nga Sherry Jones. Nje liber i ndaluar nga fondamentalistet i censuruar ne Shtetet e Bashkuara.

    Xhevahiri i Medines.

    Kunder shkrimtares u shpall nje fatwa!

    "... Ajo ishte bota e Aishes bije e Ebu-Bekirit. Ajo lindi ne vitin 613, grate konsideroheshin prone, zoterim i burrave, dhe ishin aq pa vlere, saqw prinderit e tyre mund ti groposnin te gjalla, nese ne ate vit do te kishin lindur shume vajza. Qe kur Aishen e fejuan ne moshen gjashtevjeçare, e kishin mbyllur ne shtepine e prinderve, ia kishin ndaluar te vraponte e te luante jashte, kurse me djemte nuk i lejohej as te fliste. Por, megjithate, ajo u be nje grua e fuqishme dhe me autoritet; u shnderrua ne nje bukuroshe flokekuqe e te permendur, me nje mendje te zhvilluar dhe gjykim te mprehte, duke u bere nje keshilltare politike me ndikim. Aishja u dallua si nje luftetare e dijetarit te fese, duke u bere personazh ne njeren nga rrefimet me prekese te dashurise qe mbahet mend, si bashkeshorte e zgjedhur e Profetit Muhamed..."[/B]


    Nje liber shume i diskutuar ... edhe i ndaluar!

    Pse?
    a thua eshte vetem nje liber i thjesht...?

    Apo meriton te lexohet?




    Thot shkrimtarja Sherry Jones: "Kete roman, per Islamin dhe Muhamedin, e kam shkruar me ndergjegje, me maksimumin e respektit. Shpresoja qe libri do te sherbente si ure komunikimi. Fillova te shkruaj pasi perfundova kerkimet mbi Aishen. Pasioni per historine e saj kapercente çdolloj frike. Prisja te ngjallja diskutime, por kurre nuk prisja te merrja kercenime per jeten".

    Prandaj, dikutim te mbare!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 25-12-2009 më 18:24 Arsyeja: te korrigjoj disa ndryshime 1

  2. #2
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Nuk eshte forum qorrash ky ktu, qe e ke bo madhsin e germave sa i mal!
    Life's too short to remove USB safely.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    I suksesshëm
    Me gjithë disa mangësi që u vërejtën në Panairin e Librit “Prishtina 2009”, ai nga organizatorët u cilësua i suksesshëm. Vizitorët qenë më të shumtë se në panairet e kaluara, ndërsa libri më i shitur doli të jetë “Xhevahiri i Medinës”.

    Nga Alfred Beka më 08.06.2009 në ora 8:44
    Duket se strategjia për ta mbajtur panairin e librit në fillim të muajit ka dalë e qëlluar. Ata që janë të punësuar e që e kanë marrë rrogën në fillim të muajit, kanë pasur para të mjaftueshme për të blerë ndonjë libër. Sipas organizatorëve të Panairit të Librit “Prishtina 2009”, i cili u mbyll të dielën mbrëma, panairi i sivjetmë ka pasur vizitorë më së shumti në krahasim me ata të viteve të kaluara.

    Për këtë arsye ata e quajtën të suksesshëm këtë panair. “Panairi mund të quhet i suksesshëm për shumë arsye. Numri i pjesëmarrësve ka qenë më i madh se vitet e tjera. Pastaj, duke marrë parasysh faktin se panairi është mbajtur në fillim të muajit, kjo ka ndikuar që numri i vizitorëve të jetë jashtëzakonisht i madh”, u shpreh Behxhet Bici, koordinator i Panairit të Librit.

    Ai tha se nuk kanë ndonjë shifër të saktë të vizitorëve, pasi që hyrja është falas dhe s’ka bileta, prandaj është vështirë të dihet numri i atyre që e vizitojnë panairin.

    Ai e pranon se mund të bëhen vërejtje në lidhje me organizimin. Mungesa e një katalogu, ku do të përfshiheshin të gjitha shtëpitë botuese pjesëmarrëse me librat e tyre të prezantuar, i cili do t’ua lehtësonte punën vizitorëve për t’i gjetur më shpejt dhe më lehtë librat që u nevojiten, pastaj promovimet e pakta të librave mund të jenë disa nga vërejtjet, të cilat i pranon edhe Bici, por ai shpreson se në panairin e ardhshëm këto mungesa do të reduktohen.

    Një fakt tjetër shqetësues është edhe hapësira e vogël. “Hapësira ku mbahet panairi është shumë e ngushtë, kështu që jemi detyruar që secilit botues, përkundër kërkesave që të marrin hapësirë sa më të madhe, t’ua ngushtojmë hapësirën. Janë mbi njëqind botues që kanë marrë pjesë”, tregon Bici.

    Ishte paralajmëruar pjesëmarrja e shtëpive botuese nga Kroacia dhe nga Bosnja dhe Hercegovina, mirëpo, ato nuk u duken askund në panair. Arsyeja për mospjesëmarrjen e tyre, sipas Bicit, është se duhet t’u dërgohet ftesa shumë më herët, pasi që ata sponsorizohen nga ministria e kulturës e shtetit të tyre dhe ajo ishte mangësia që nuk janë ftuar disa muaj më herët.

    Xhevahiri i kërcënuar

    Sa i përket librit më të shitur në panair, ai sipas Bicit ka qenë “Xhevahiri i Medinës”, përkundër një eksesi që ndodhi me këtë libër, pasi që tre veta me mjekra dhe pantallona të shkurtë e kanë kërcënuar botuesin e këtij libri duke i thënë ta heqë librin nga stenda.

    Pas këtij kërcënimi botuesi e kishte hequr nga stenda e vet këtë libër, pasi që kishte qenë në panair bashkë me familjarët e tij dhe për këtë arsye nuk kishte dashur që t’u ndodh diçka e keqe familjarëve të tij. Libri paraqet jetën e gruas më të re të Muhamedit, Aishës, të cilën, sipas autores së librit, Sherry Jones, Muhamedi e kishte dashur më së shumti dhe kishte ndërruar jetë në prehrin e saj.
    Organizatorët e panairit ishin njoftuar me këtë rast dhe ajo që kanë mundur të marrin vesh është se kërcënuesit kanë qenë nga Tetova.

    Po ashtu fakt tjetër shqetësues është edhe prania e madhe e botuesve të librave fetarë, të cilët pothuajse çdo vit e zënë hapësirën më të madhe të sallës ku mbahet panairi.

    Duke pasur parasysh se panairi gjithmonë është mbajtur nën patronatin e Ministrisë së Kulturës dhe të Kuvendit Komunal, Bici thotë se për një panair të përmasave të tilla nuk mjaftojnë vetëm dy sponsorë.
    “Kemi qenë në pritje deri në momentin e fundit të disa sponsorëve që nuk dua t’i përmendi tani, të cilët nuk na kanë dhenë as përgjigje pozitive as negative”, përfundon Bici, duke shpresuar se në panairin e ardhshëm do të gjejnë më shumë sponsorë.

  4. #4

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Nuk eshte forum qorrash ky ktu, qe e ke bo madhsin e germave sa i mal!
    Po besa ke te drejt... pak jane te medha shkronjat....
    por qellimi ishte vetem i te shprehurit...

    nuk si mund ti zvogeloj.

    Por, nuk luan rrol te madh ok.

  6. #6
    接地する Maska e Saturn
    Anëtarësuar
    10-01-2009
    Vendndodhja
    Shkoder
    Postime
    12
    sapo e lexova.
    Ul kaq poshte imazhi e fese myslimane,sidomos te Muhamedit,Alise dhe Omerit,qe ne librat fetare shfaqen kaq ndryshe.Mua mu duk liber interesant.
    Gjithsesi kjo autore duhet te ishte perpjekur te na tregonte me teper per figuren e Muhametit si profet,edhe pse libri perqendrohej tek Aishja.
    Linkin Park 4ever!

  7. #7
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Smile Keta ekspertet kane kercenuar, se keta e dijne me mire se cka ka ndodhur

    Libri i Sherry Jones kërcënohet edhe në panairin “Prishtina 2009”. Historia e të dashurës më të bukur të profetit Muhamed duket se ka tensionuar botën islame. Libri i gazetares Sherry Jones, i cili krijoi polemika kudo në botë, është pritur mjaft mirë nga shqiptarët në panairin e librit “Prishtina 2009”. Panairi, që u zhvillua javën e kaluar, mblodhi rreth 101 pjesëmarrës nga Kosova, dhe jo vetëm. Kështu, prej tyre ishin 42 shtëpi botuese nga Kosova, 12 nga Shqipëria, 21 nga Maqedonia, 15 nga Bosnjë-Hercegovina, ndërsa 11 të tjera nga Gjermania, Austria, Kroacia, Belgjika, Spanja dhe Serbia. Mbas mbylljes së këtij panairi, libri më i shitur rezultoi ai i gazetares britanike Sherry Jones, “Xhevahiri i Medinës”. Duket se polemikat rreth këtij libri e kanë shtuar kuriozitetin e shqiptarëve për të lexuar historinë e dashurisë së Muhamedit, profetit të myslimanëve. Por, edhe pse ky libër ka shënuar një numër rekord shitjesh, sipas të dhënave të dala pas mbylljes së panairit “Prishtina 2009”, nuk kanë munguar polemikat dhe kërcënimet. Duket se fati i këtij libri është i lidhur në çdo shtet ku ka shkuar me kërcënime të forta mbi jetën. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në panairin e radhës, ku tri persona, myslimanë nga veshja, kërcënuan me vdekje personelin e stendave ku qëndronte libri, ndaj këta të fundit e hoqën librin nga shitja. Policia i ka verifikuar personat, të cilët vinin nga Tetova. Megjithëse ky libër nuk ka qëndruar shumë gjatë në stendat e panairit, ai përsëri është libri më i shitur në “Prishtina 2009”. Libri që paraqet jetën e gruas më të re të Muhamedit, Aishës, të cilën, sipas autores së librit, Sherry Jones, Muhamedi e kishte dashur, madje kishte ndërruar jetë në prehrin e saj, është shoqëruar me kërcënime edhe në shtete të tjera. Rasti më i fundit ka qenë në Britani, kur shtëpia botuese, e cila kishte nënshkruar kontratën për botimin e librit, e bojkotoi atë, pasi u kërcënua me bombë në zyrat e saj. Sherry Jones i ka dënuar këto sulme dhe i ka cilësuar ato si sulm nga letërsisë. Ajo pretendon se ka sjellë për lexuesit një libër mjaft interesant dhe nuk ka asgjë të keqe se pse në të profeti Muhaned del shumë i dashuruar. Bota myslimane duket se është ndjerë shumë e ofenduar nga ky libër, duke iu kundërvënë Jones për mashtrim pasi, sipas tyre, shkrimtarja e ka cilësuar gruan e Muhamedit si një prostitutë, gjë që ka ndezur konflikte të ashpra mes saj dhe myslimanëve. E këto pakënaqësi duket se janë përcjellë edhe nga shqiptarët, në panairin e librit në Prishtinë.

  8. #8
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Nga nje rene qe i eshte artibuar marteses se profetit me Aishen, sot na del nje autore dhe na shkruan nje novele!!!
    Nuk e mohoj faktin qe ekzistojne burime qe paraqesin Aishen si 9 vjecare kur eshte matruar me profetin, por ama nga ana tjeter ekzistojne fakte qe paraqesin ate si 18 vjecare dhe me te vjeter kur eshte maruar me profetin.
    Me vjen inati se kjo "autorja" zgjedh ate qe i pelqen , dhe e bazon novelen e saj ne ne faktet reale por ne ato qe asaj i pelqen.

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  9. #9
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Une cuditem me keto botuesit qe fillojne e i bejne vete disa lajme sensasionale per ta bere botimin e tyre best seller.Ne fakt lexusi shqiptar sot lexon cfare i serviret dhe jo cfare i nevojitet.Pak me pare kishim dhe nje konflikt midis kishes dhe Kodit te Davincit, per shpifjen se Jezusi qeka martuar me tezen e vete Maria Magdalenen.Keto lloj fiction nuk jane gje tjeter vetem se novela te mendjeve perverse.Librin e kam pare ne panair edhe pse kishte nje goxha reklame te sponsorizuar nga ndonje strukture e fshehte prape asnje nuk e blinte librin se lexuesi do ate qe i pelqen dhe jo ate qe ia servirin si dicka qe duhet lexuar.Gjithsesi po pate nevoje botuesi per ndonje dicka nese librat nuk i shiten le te leje nje numer telefoni ne forum edhe ti bejme nje kercenim me qellim qe ti beje propagande librit te pashitur dhe te pasuskseshem per lexuesin shqiptar ose te bejme ndonje konference per shtyp me Selman Ruzhdine .Ah late name per Zotin,.
    "Shoku Mjekesise"

  10. #10
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Nga nje rene qe i eshte artibuar marteses se profetit me Aishen, sot na del nje autore dhe na shkruan nje novele!!!
    Nuk e mohoj faktin qe ekzistojne burime qe paraqesin Aishen si 9 vjecare kur eshte matruar me profetin, por ama nga ana tjeter ekzistojne fakte qe paraqesin ate si 18 vjecare dhe me te vjeter kur eshte maruar me profetin.
    Me vjen inati se kjo "autorja" zgjedh ate qe i pelqen , dhe e bazon novelen e saj ne ne faktet reale por ne ato qe asaj i pelqen.

    GV_USA
    Fakti se ajo "zgjedh", siç pohon ti vete, pra nuk shpif, nuk ka pse t'ju nervozoje deri ne hedhjen poshte te se vertetes.....

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •