Humbja nė zgjedhjet parlamentare tė Partisė Socialiste ka nxjerrė jashtė kontrollit Edi Ramėn, i cili ka planifikuar protesta masive nė momentin e dhėnies sė rezultatit pėrfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ndonėse rezultati ėshtė kristalizuar nė sytė e shqiptarėve, Edi Rama dhe bashkėpunėtorėt e tij nė lejet e ndėrtimit u kanė bėrė thirrje simpatizantėve tė Partisė Socialiste tė pėrgatiten pėr protesta masive nė Tiranė, ditėn kur KQZ-ja do tė zyrtarizojė verdiktin e shqiptarėve nė kutinė e votimit. Kryetari nė ikje i Partisė Socialiste, Edi Rama, i kėrkon militantėve tė kėtij subjekti me anė tė mesazheve telefonike, ndėrmarrjen e njė revulucioni popullor pėr rrėzimin e qeverisė legjitime tė shqiptarėve. Nėpėrmjet mesazheve telefonike, Rama u ka bėrė thirrje militantėve tė Partisė sė tij qė tė hidhen nė protesta, duke risjellė nė vėmendjen e opinionit publik revulucionet e kuqe tė komunizmit. "Partia Socialiste e Shqipėrisė nuk i ka humbur zgjedhjet dhe do tė mbrojė sė bashku me qytetarėt ēdo votė. Qytetarėt janė gati tė protestojnė kundėr cėnimit tė vullnetit tė tyre me anė tė votės, bėhu dhe ti pjesė e ruajtjes sė votės tėnde". Ky mesazh i ka ardhur ēdo socialisti nga Rama, i cili ka ftuar tė gjithė simpatizantėt qė tė protestojnė ditėn qė KQZ-ja do tė shpallė rezultatin zyrtar. Situata e tensionuar nė kampin rozė ka mobilizuar po ata njerėz qė krijuan incidente ditėn e mitingut tė Partisė Socialiste, ata njerėz qė krijuan incidentet nė qytetin e Fierit pėr tė destabilizuar vendin vetėm qė Rama tė jetė pjesė e politikės. Kreu i Partisė Socialiste kėrkon tė rrijė nė pushtet duke destabilizuar situatėn nė qytetet e Shqipėrisė. Kur kanė kaluar vetėm 12 vjet nga ngjarjet tragjike tė vitit '97, arkitekti i tyre, Gramoz Ruēi, po inskenon njė tjetėr lėvizje tė dhunshme nė qytetet shqiptare. Strategjia pėr tė destabilizuar qytetet shqiptare ėshtė konfirmuar nga vetė Rama, i cili mbėshteti protestat e dhunshme tė punėtorėve tė Bashkisė sė tij, tė quajtur nga ai qytetarė fierakė. Ishte vetė Ruēi ai qė drejtoi kėtė protestė barbare, ku u godit dhe aktorja e njohur Raimonda Bulku. Gjatė gjithė ditės sė djeshme, Edi Rama pėrmes mediave tė kontrolluara nga selia rozė la tė nėnkuptohej se kishte vendosur tė mos njohė rezultatin e kėtyre zgjedhjeve. Gjithashtu, Rama gjatė konferencave tė shpeshta pėr shtyp deklaroi qartė se ka vendosur tė nxjerrė popullin nė protesta pėr tė prishur imazhin e Shqipėrisė dhe standardet europiane tė kėtyre zgjedhjeve. Shqipėria ėshtė njė vend i lirė dhe qytetarėt janė tė lirė tė protestojnė, pėr ēfarėdolloj arsyeje, sepse ky ėshtė standardi i demokracisė. Por Edi Rama nuk mund tė ndryshojė dot me dhunė rezultatin e zgjedhjeve tė njė vendi anėtar tė NATO-s. Me protesta Rama mund tė mbrojė postin e kryetarit tė Partisė Socialiste, por nuk mund tė prishė ėndrrėn e qytetarėve shqiptarė, pėr t`iu bashkuar Bashkimit Europian. Partia Demokratike ka njė mbėshtetje popullore disa herė mė tė lartė se Partia Socialiste dhe kjo verifikohet nga sheshet e mbushura plot e pėrplot nė fushatėn elektorale. Asnjėherė kjo forcė politike, nuk i nxiti aktivistėt e saj tė dhunojnė qoftė dhe njė numėrues votash. Nga ana tjetėr, pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė Partisė Socialiste dhe deputetėt e saj kanė dhunuar madje edhe fizikisht, komisionerė nė detyrė. Nė orėt e para tė mėngjesit tė natės sė parmbrėmshme, komisionerėt e Edi Ramės refuzuan nė Kurbin tė numėrojnė 6 kuti. Nuk u bė asnjė protestė, ndonėse qytetarėt e Kurbinit ishin tepėr tė irrituar nga vendimi i KZAZ. Partia Demokratike ndoqi tė gjitha procedurat ligjore tė KQZ-sė, e cila dėrgoi mjetet e veta dhe i tėrhoqi kutitė e votimit nė Tiranė. Nuk u bė asnjė tentativė t'u imponohej komisionerėve socialistė qoftė dhe gjėja mė e vogėl. U firmos qetėsisht mbi dokumentet se nuk do tė numėroheshin nė Kurbin. Edhe Partia Demokratike dėshironte qė numėrimi tė bėhej nė Kurbin, por kjo nuk u realizua dot pėr shkak tė komisionerėve socialistė. Askush nuk e rrethoi godinėn ku numėroheshin votat, askush nuk bėri presionin mė tė vogėl, pėrkundrazi u zbatua njė vendim, edhe pse nuk ishte i drejtė. Pavarėsisht dhunės sė ushtruar nga militantėt e Partisė Socialiste tė dirigjuar nga vetė kreu i kėsaj partie, vota e shqiptarėve u numėrua nė mėnyrė tė ndershme dhe tepėr transparente. Nuk mund tė devijosh vullnetin e qytetarėve me protesta tė dhunshme nė njė vend anėtar tė NATO-s, i cili ka si mision tė burojė sigurinė nė mbarė globin. Pjesa e intelektualėve tė Partisė Socialiste ka kėrkuar dorėheqjen e Ramės si shkaktarin kryesor tė humbjes sė pushtetit nga Partia Socialiste. Besimi qė tė gjithė socialistėt i dhanė Ramės pėr kėto zgjedhje, tashmė ėshtė kthyer nė urrejtje. Tė gjithė socialistėt e kuptuan qė Rama nuk e ka merakun tek humbja e Partisė Socialiste, por tek humbja e karrierės sė tij personale. Socialistėt ndihen tė zhgėnjyer nga humbja nė zgjedhjet parlamentare, por dhe nga keqpėrdorimi qė Rama po i bėn atyre pėr qėllime tė njė karriere personale. I gjithė besimi qė socialistėt i dhanė Edi Ramės rezultoi dėshtim, sepse kreu i opozitės i shėrbeu njė grushti njerėzish nė kartelin e lejeve tė ndėrtimit. Por nė vend qė tė pranojė humbjen dhe tė reflektojė me qytetari, Rama ka bėrė tė kundėrtėn, duke e faturuar gjetkė atė. Partia Socialiste dhe koalicioni i saj humbėn, kundrejt Partiė Demokratike dhe koalicionit tė saj. Pėr tė shuar presionin nė rritje brenda Partisė Socialiste, Rama ka akuzuar direkt Kastriot Islamin, duke e cilėsuar si "specialistin" e formulės sė dėshtuar, nė pėrgatitjen e ligjit proporcional rajonal. Rama, siē bėri me paketėn njė anėtar njė votė, pėr tė cilėn u bė kurban Ruēi, edhe kėsaj radhe ai kėrkon tė shmangė pėrgjegjėsinė nga vetja pėr humbjen nė zgjedhje. Vetė kreu socialist ėshtė surprizuar nga rezultati, pasi ai kishte parashikuar njė humbje mė tė thellė, e cila e detyroi Ramėn ta ēonte PS-nė nė zgjedhjet parlamentare pa kryetarin e saj. Zėvendėsimi i figurave me popullaritet nė Partinė Socialiste me emra anonim nga G99 ishte dhe pika e ndarjes sė socialistėve tradicionalė dhe socialistėve tė rinj, tė cilėt nuk kishin lidhje me tė majtėn, por me zėnien e njė posti nė Kuvend.
Rilindja demokratike
Krijoni Kontakt