ATY DHE ATJE KU NUK HYRI KRISHTI

Mehmetali REXHEPI


Ndoshta njė ditė do tė dėshmohet prania e kryqit, mė parė se gjetiu, tek Ilirėt… Andaj, pse tė mos pohojmė: herėt u ngėrthye nė shpirtėrat e paraardhėsve tanė simboli i urtisė, mirėsisė e flijimit njerėzor - Jezu Krishti e krishterimi. Aq sa dimė,themi,jo vetėm u pėrqafua, por pėr vazhdimsinė ilire u bė bartės dhe frymėpėrques i rregullave tė krishterimit, qoftė pėrmes Shėn Palit, Shėn Jeronimit, Shėn Albanit e apostujve tjerė, qė emblemtohen nė ikonografinė e krishterė, nė ngrehina e objekte kulti, tė shumtat tė rrėnuara nga barbaria e lashtė dhe e vonshme.
Mandej, gjithė duke vijuar nė kapėrcyej e kthesa epokale tė njerėzimit: edhe shejtėrit tanė ngėrthyen e zbėrthyen frymėn e shejtė pėr ndriēimin e udhės nga do tė ecte njeriu.
Shmangien e shpėtimin nga mėkatet nė jetėn fizike e shpirtėrore dhe pėrgatitjen pėr mirėsi, mėshirė e paqe, gjithnjė pėr tė ushqyer te njerėzit besim e pėrshpirtshmėri, pėr udhė tė dinjitetshme, tė amshuar, drejt ringjalljes nė shpirtėra e trupa tė tjerė, sikur ringjallja e Krishtit…
Lakmia pėr troje, burime, pasuri e pushtet, pėr luks mbi gjakun e djersėn e tjerėve, gjakimi epshor, terratisėn mendjet njerėzore, aq sa shpien nė pėrplasje e dallgėzime tė ashpra, tragjedish tė egra e tė pakuptimta me viktima gjithėfarėshe, kėsisoj mėkatet mbuluan breza tė tėrė…
Virusi i sė keqes vijoi tė sėmurė koka timonierėsh pėr vendosje tė ligjshmėrisė sė tiranisė, absolutizmit e despotizmit: pėrplasjet qindvjeēare, kryqėzatat, luftėrat botėrore e lokale, terrorizmat klasik e tė sofistikuar! Atėbotė, nė shpirtėrat e prijėsve djajtė kishin kryqėsuar e rikryqėsuar pėr miliona herė shėmbėllesa tė Jezuit.
Mjerisht, edhe sot njeriu ende nuk ėshtė larė plotėsisht nga mėkatet qė i bėri e po i bėn Njeriut. Dhe fryma e Krishtit vazhdon flijimin e pleksur nė pasuesit e devotshmėrisė Tij. Aty ku mungon ajo frymė devotshmėrie, aty, kėtu dhe atje ku nuk hyri Krishti, kurthėron djalli dhe nė kėmbėz gishti…
Edhe nė kapėrcyell tė mijėvjeēarit tė dytė fryma e shejtėrve ringjallet ndėr ne, pėr t’i dhėnė botės sublimėn e pėrvuajtėrisė, mirėsisė e flijimit, stėrmbesėn e Shėn Gjergj Kastriotit, Gonxhen tonė, qė bota e quajti Nėnė, Shejtėreshėn e ditėve tona – Nėnėn Tereze.
Pikėrisht,atėherė kur njeriu filloi ta harronte njeriun,Zoti ia dhuroi botės mesinė e bamirėsisė e tė pėrvuajtėrisė njerėzore, Shėn Terezen.
Kjo ėshtė dhuntia e madhėshtisė, njė dhuratė e gjenisė sonė pėr gjininė njerėzore.