Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-01-2009
    Postime
    129

    Freedom House vlerëson qeverisjen lokale dhe qendrore në Kosovë

    Freedom House vlerëson qeverisjen lokale dhe qendrore në Kosovë

    Freedom House në raportin e saj më të ri e cilëson Kosovën, një përjashtim të rrallë pozitiv midis vendeve në tranzicion për vitin 2008 duke vënë në dukje se shteti i ri shënoi përmirësim në qeverisjen lokale edhe atë qendrore. Raporti lavdëron kryeministrin Thaçi për ruajtjen e stabilitetit në vend, ndërsa nga sfidat përmende korrupsionin, kurse gjyqësorin e konsideron një nga pikat më të dobëta të shtetit ligjor në Kosovë.
    Pasi bën një përmbledhje të zhvillimeve kryesore për vitin 2008, viti i pavarësisë për Kosovën, raporti vë në dukje se qeveria e re e koalicionit e drejtuar nga Hashim Thaçi, arriti ta ruante stabilitetin dhe të parandalojë dhunën në vend, me ndihmën e Zyrës Ndërkombëtare Civile, si edhe ambasadave të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
    Në raport theksohet fakti që Kuvendi miratoi mbi 100 ligje, nga të cilat mbi 50 ishin direkt të lidhura me klauzolat e planit Ahtisaari.
    Në raport përmendet fakti që opozita e kritikoi ashpër qeverinë për korrupsion dhe mungesë vizioni në gjysmën e dytë të vitit, si edhe kërkoi zgjedhje të parakohshme.
    Duke pasur parasysh sfidat e Kosovës në vitin 2008, ruajtja e stabilitetit dhe përmirësimi i funksionimit të institucioneve, ia rritën vlerësimin Kosovës për qeverisjen.
    Freedom House thotë procesi zgjedhor u karakterizua nga përplasje dhe bojkotime nga njëra anë, por edhe nga miratimi i disa ligjeve të reja për zgjedhjet. Zgjedhjet e ardhshme komunale mbahen këtë vit.

    Organizatat e Shoqërisë Civile dhe ato joqeveritare ende përballen me sfidën e zhvillimit të vizionit të tyre të vet strategjik, ndërsa liria e medias është e mbrojtur nga kuadri ligjor. Megjithatë mekanizmat ligjore dhe institucionale nuk e parandalojnë presionin politik ndaj medias.

    Një drejtim tjetër ku është shënuar përmirësim, është qeverisja lokale dhe pikërisht funksionimi i komunave, si edhe përfundimi i procesit ligjor për decentralizimin.

    Gjyqësori konsiderohet një nga pikat më të dobëta të shtetit ligjor në Kosovë. Si trashëgimi e nëntë viteve të kaluara, kuadri ligjor i Kosovës mbetet i ndarë mes rregullave të UNMIK-ut, ligjeve të miratuara nga Kuvendi në përputhje me Kushtetutën e re, disa ligje të ish-Jugosllavisë dhe ligjet serbe përmes strukturave paralele në zonat me shumicë serbe, veçanërisht në veri.
    Kjo ka vazhduar të pengojë funksionimin e gjyqësorit.

    Korrupsioni vazhdon të jetë shumë i përhapur dhe një problem kryesor në Kosovë. Megjithëse ka pasur përmirësim në legjislacion, ka në përgjithësi një mungesë të vullnetit politik për të luftuar korrupsionin.

    Në raport përmendet si sfida më e madhe për vitin 2009 hyrja në fazën e re të konsolidimit institucional. Zbatimi i suksesshëm i planit Ahtisaari, thotë Freedom House, ose do të forcojë funksionalitetin e shtetit, ose do të rrisë mundësinë e ndarjes përgjatë lumit të Ibrit, përmes Mitrovicës.

    Aftësia e funksionimit e EULEX-it do të luajë një rol direkt në konsolidimin e shtetit dhe suksesin e misionit të Bashkimit Evropian në gjithë vendin.
    Po ashtu sfida të tjera do të jenë lufta kundër korrupsionit, forcimi i institucioneve, integrimi i saj dhe vendosja e bazave për zhvillimin e ekonomik.

    Përfundimi për Kosovën bie në kontrast me vlerësimin e përgjithshëm të raportit “Vendet në Tranzicion”, sipas së cilit 2008-a ishte një vit i errët për demokracinë në vendet ish-komuniste






    rtk 01 korrik 2009 - 09:09:37
    -----------------------------------------------------------------------------


    Kosova, shembull për vendet në tranzicion

    Nga Express më 01.07.2009 në ora 11:41
    Për dallim prej raportit të 2007 për lirinë e shprehjes, Freedom House në raportin e saj më të ri e cilëson Kosovën, një përjashtim të rrallë pozitiv midis vendeve në tranzicion për vitin 2008 duke vënë në dukje se shteti i ri shënoi përmirësim në qeverisjen lokale edhe atë qendrore.

    “Freedom House” e cilëson Kosovën, një përjashtim të rrallë pozitiv, në analizën e vendeve në tranzicion për vitin 2008. Raporti i ri vë në dukje se shteti i ri shënoi përmirësim si në qeverisjen lokale edhe atë qendrore ndërsa Misioni i OKB-së filloi t’ia transferonte përgjegjësitë institucioneve vendase.

    Pasi bën një përmbledhje të zhvillimeve kryesore për vitin 2008, viti i pavarësisë për Kosovën, raporti vë në dukje se qeveria e re e koalicionit e drejtuar nga Hashim Thaçi, arriti ta ruante stabilitetin dhe të parandalojë dhunën në vend, me ndihmën e Zyrës Ndërkombëtare Civile, si edhe ambasadave të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

    Në raport theksohet fakti që Kuvendi miratoi mbi 100 ligje, nga të cilat mbi 50 ishin direkt të lidhura me klauzolat e planit Ahtisaari.
    Në raport përmendet fakti që opozita e kritikoi ashpër qeverinë për korrupsion dhe mungesë vizioni në gjysmën e dytë të vitit si edhe kërkoi zgjedhje të parakohëshme.

    Duke pasur parasysh sfidat e Kosovës në vitin 2008, ruajtja e stabilitetit dhe përmirësimi i funksionimit të institucioneve, ia rritën vlerësimin Kosovës për qeverisjen.

    Freedom House thotë procesi zgjedhor u karakterizua nga përplasje dhe boikotime nga njëra anë, por edhe nga miratimi i disa ligjeve të reja për zgjedhjet. Zgjedhjet e ardhshme komunale mbahen këtë vit.

    Organizatat e Shoqërisë Civile dhe ato joqeveritare ende përballen me sfidën e zhvillimit të vizionit të tyre të vet strategjik, ndërsa liria e medias është e mbrojtur nga kuadri ligjor. Megjithatë mekanizmat ligjore dhe institucionale nuk e parandalojnë presionin politik ndaj medias.

    Një drejtim tjetër ku është shënuar përmirësim, është qeverisja lokale dhe pikërisht funksionimi i komunave, si edhe përfundimi i procesit ligjor për decentralizimin.

    Gjyqësori konsiderohet një nga pikat më të dobëta të shtetit ligjor në Kosovë. Si trashëgimi e nëntë viteve të kaluara, kuadri ligjor i Kosovës mbetet i ndarë mes rregullave të UNMIK-ut, ligjeve të miratuara nga Kuvendi në përputhje me Kushtetutën e re, disa ligje të ish-Jugosllavisë dhe ligjet serbe përmes strukturave paralele në zonat me shumicë serbe, veçanërisht në veri. Kjo ka vazhduar të pengojë funksionimin e gjyqësorit.

    Korrupsioni vazhdon të jetë shumë i përhapur dhe një problem kryesor në Kosovë. Megjithëse ka pasur përmirësim në legjislacion, ka në përgjithësi një mungesë të vullnetit politik për të luftuar korrupsionin.

    Në raport përmendet si sfida më e madhe për vitin 2009 hyrja në fazën e re të konsolidimit institucional. Zbatimi i sukseshëm i planit Ahtisaari, thotë Freedom House, ose do të forcojë funksionalitetin e shtetit, ose do të rrisë mundësinë e ndarjes përgjatë lumit të Ibrit, përmes Mitrovicës.

    Aftësia e funksionimit e EULEX-it do të luajë një rol direkt në konsolidimin e shtetit dhe suksesin e misionit të Bashkimit Evropian në gjithë vendin.
    Po ashtu sfida të tjera do të jenë lufta kundër korrupsionit, forcimi i institucioneve, integrimi i saj dhe vendosja e bazave për zhvillimin e ekonomik.
    Përfundimi për Kosovën bie në kontrast me vlerësimin e përgjithshëm të raportit “Vendet në Tranzicion”, sipas së cilit 2008-a ishte një vit i errët për demokracinë në vendet ish-komuniste.

    Nga Express më 01.07.2009 në ora 11:41
    Ndryshuar për herë të fundit nga shah_isti : 01-07-2009 më 11:15

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-01-2009
    Postime
    129
    Kryeministri Thaçi: Raporti i “Freedom House”, vlerëson lartë progresin e arritur – është raporti më i suksesshëm deri më tani i nxjerrë për Kosovën

    Prishtinë, 2 korrik 2009

    Në vazhdim po e japim të plotë fjalën e kryeministrit Thaçi në konferencën e sotme për media.

    Tani më Kosova edhe zyrtarisht u anëtarësua në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.

    Kjo është një e arritur e jashtëzakonshme e shtetit të pavarur, sovran dhe demokratik vetëm për një vit të pavarësisë, si rezultat kryekëput i punës së madhe të bërë në Kosovë, i suksesit të konsoliduar të shtetit tonë, i funksionimit demokratik dhe efektiv të institucioneve qendrore dhe lokale, i rritjes së transparencës në punë, i sundimit të ligjit, i luftës së pakompromis kundër korrupsionit dhe dukurive tjera negative, i ndërtimit të shoqërisë civile, i përkushtimit për bërjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

    Anëtarësimi i Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar, në Bankën Botërore, OPIC dhe organizatat tjera financiare ndërkombëtare, janë të një rëndësie të veçantë, sepse kjo ka dërguar mesazhin nga gjithë bota demokratike se në Kosovë është ndërtuar klimë e mirë për biznesin.

    Kosova është vend atraktiv, shtet i ri, me mundësi të mëdha, mundësi këto, të cilat do të shfrytëzohen maksimalisht prej Qeverisë së Kosovës dhe të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës.

    Në kudër të kësaj, dëshiroj të falënderoj edhe njëherë, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të gjitha shtete që e kanë përkrahur anëtarësimin e Kosovës në FMN, që janë 139 prej tyre, nga të cilat 60 nga ato e kanë njohur shtetin e Kosovës, ndërsa të tjerat janë në proces të njohjes.

    Anëtarësimi i Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore dhe mekanizmat tjerë, për aq sa është mbështetje politike, është edhe një kapitull i ri i fillimit real të zhvillimit ekonomik, por edhe i konsolidimit dhe forcimit të shtetësisë së Kosovës.

    Gjithashtu, në kuadër të këtyre sukseseve për Republikën e Kosovës, kemi edhe raportin e “Freedom House”, që vlerëson lartë zhvillimet e vitit 2008 dhe nxjerr si përfundim që vendi ynë ka arritur progres të përgjithshëm gjatë vitit të parë të pavarësisë.

    Raporti i “Freedom House”, vlerëson zhvillimet e vitit 2008 dhe ky është raporti më i suksesshëm deri më tani i nxjerrë për Kosovën.

    Raporti vlerëson se Qeveria e Republikës së Kosovës ka arritur të mbajë stabilitet të qëndrueshëm dhe ka thelluar konsolidimin institucional efektiv, rritjen e transparencës, përkundër sfidave të shumta me të cilat jemi përballur.

    Përkushtimi ynë për të implementuar provizionet e propozimit të presidentit Ahtisaari, është vlerësuar lartë dhe ne do të vazhdojmë me këtë trend.

    Kuvendi ka miratuar 100 ligje, nga ato, 50 të lidhura drejtpërdrejtë me dokumentin e presidentit Ahtisaari.

    Po ashtu, vlerësohet progresi i arritur në qeverisjen lokale, si rrjedhojë e progresit të arritur në procesin e reformimit të pushtetit dhe përmirësimit të qeverisjes lokale.

    Ngecjet e identifikuara në sistemin gjyqësor, janë shqetësim që nga dita e parë edhe për Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ne kemi qenë edhe insistues, por në të njëjtën kohë edhe kritikues të zëshëm në këtë drejtim.

    Ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë të thellohen reformat, si kusht i domosdoshëm për të fituar edhe drejtësia në Kosovë.

    Ne, si Qeveri e Republikës së Kosovës, do t’i përmbushim të gjitha obligimet brenda kompetencave tona, për të thelluar reformat e nevojshme, kompetenca këto që dalin nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

    Gjithashtu, mediat i konsiderojmë partnerë dhe angazhohemi për të krijuar një ambient edhe më të përshtatshëm për zhvillimin e tyre të pavarur.

    Organizatave të shoqërisë civile dhe atyre joqeveritare, iu kemi ofruar dhe do të vazhdojmë t’u ofrojmë partneritet dhe mbështetje në tejkalimin e sfidave që janë identifikuar në raport.

    Kosova, në disa raporte ndërkombëtare është vlerësuar e fundit për nga niveli i korrupsionit dhe, angazhimet e Qeverisë në luftimin e kësaj dukurie, janë vlerësuar lartë.

    Ne zotohemi se përkushtimet do të jenë të pakursyera dhe motoja, zero tolerancë ndaj korrupsionit, do të vazhdojë.

    Por, që të kemi sukses të plotë në luftën kundër korrupsionit, kërkohen reforma të thella në drejtësi dhe vetë drejtësia të fitojë në Kosovë.

    Për sa i përket procesit zgjedhor, ne besojmë fuqishëm se zgjedhjet lokale të këtij viti do të dëshmohen të pastra, të lira, demokratike, të standardeve perëndimore, si vazhdimësi e procesit shembull që kemi pasur edhe në të kaluarën e afërt.

    Ju faleminderit!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •