Furgoni i bardhė me targa tė Fierit u deklarua nė mėnyrė tė rreme si i KQZ-sė. Qindra qytetarė u mblodhėn nė Fier pėr tė mbrojtur tri kutitė qė garantonin mandatin e 9-tė
Habjon Hasani
Votat do ti numėrojmė nė Tiranė, nė KQZ, meqenėse kėtu ėshtė bllokuar gjithēka. Ky ėshtė furgoni i KQZ-sė dhe ka ardhur apostafat. Kėshtu kanė deklaruar dje rreth orės 21:00 pėrfaqėsues tė lartė tė Partisė Demokratike, tė cilėt u pėrballėn me reagimin e qindra qytetarė qė rrethuan furgonin qė qėndronte jashtė gjimnazit Perikli Ikonomi(KZAZ Nr. 20). Vetėm 20 minuta mė vonė gjithēka u dekonspirua. Pėrfaqėsuesi i sapombėrritur i KQZ-sė, Fred Spahiu, u deklaroi pėrfaqėsuesve tė Partisė Socialiste dhe vėzhguesve tė shumtė ndėrkombėtarė se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk kishte dėrguar asnjė furgon nė Fier, aq mė pak me targa tė Fierit. Numėrimi i tri kutive ishte garancia e vetme pėr mbrojtjen e mandatit tė 9-tė tė Partisė Socialiste nė Fier. Dekonspirimi i skemės sė Partisė Demokratike pėr tė tėrhequr nė mėnyrė antiligjore kutitė shtoi nė harkun e disa minutave prezencėn e qindra simpatizantėve socialistė rreth KZAZ-sė Nr. 20. Por dyshimet kishin lindur mė herėt, shumė mė herėt. Pėrgjatė gjithė ditės sė djeshme komisionerėt demokratė nuk pranonin tė firmosnin rezultatin e dy kutive tė numėruara qė nė orėn 3 tė mėngjesit tė ditės sė djeshme, ēka solli dhe bllokimin e kutisė sė tretė. Dy kutitė e numėruara avantazhonin me 700 vota PS-nė. Pėrgjatė gjithė ditės sė djeshme komisionerėt e PS-sė nuk lėvizėn nga KZAZ-ja, por alarmi erdhi rreth orės 19:39, kur kreu demokrat i KZAZ-sė, Shkėlqim Lika, firmosi procesverbalin pėr anulimin e kėtyre tri kutive tė votimit dhe shpalljen e tyre tė pavlefshme. Por pėrpara se tė firmoste kėtė procesverbal, kreu i KZAZ-sė kishte hedhur firmėn mbi njė tjetėr procesverbal (atė tė pranimit si tė vlefshme tė kutive) dhe nė bazė tė Kodit Zgjedhor, numėrimi duhej tė shkonte deri nė fund me ēdo kusht. Hartimi i procesverbalit tė dytė i kushtoi shtrenjtė Likės, pasi mbrėmė nė darkė ai u denoncua nė prokurori nga zyrtarė tė lartė tė PS-sė.
Skenari
Pasi ka firmosur procesverbalin e dytė, kreu i KZAZ-sė Nr. 20 kėrkoi anulimin e vendimit tė tij pėr ti shpallur tė pavlefshme votat dhe kėrkoi vazhdimin e procesit tė numėrimit. Por nė kėto momente ndėrhynė pėrfaqėsuesit e Partisė Socialiste, tė cilėt kėrkuan qė tė mos kryhej asnjė veprim derisa ti jepej rrugė ligjore ekzistencės sė dy procesverbaleve kontradiktore. Nė kėtė moment pėrfaqėsuesit e lartė tė PD-sė, Sokol Olldashi, Enkelejd Alibeaj, Stavri Ristani dhe dhjetėra tė tjerė janė larguar me shpejtėsi, sė bashku me furgonin privat. Ky ishte momenti kur nė Fier kanė mbėrritur dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė PS-sė, si Kastriot Islami dhe Saimir Tahiri, por edhe pėrfaqėsues tė OSBE-sė. Nė sallė kishin ngelur vetėm numėruesit e Partisė Socialiste, tė cilėt nuk kishin pranuar tė lėviznin qė aty, ndėrsa rreth orės 22:00 policia bllokoi hyrjen nė ambientin e numėrimit dhe nė sallė u lejuan vetėm pėrfaqėsuesit politikė tė PS-sė dhe pėrfaqėsuesit e OSBE-sė. Numėruesit socialistė dhanė deklarata dje pėr vėzhguesit ndėrkombėtarė dhe pėrshkruan atė qė kishin parė dy ditėt e fundit.
Fillesa
Numėrimi i votave nė qarkun e Fierit ka degjeneruar pėrgjatė gjithė ditės sė djeshme. Tri kuti nė KZAZ-nė Nr. 20 (nė gjimnazin Perikli Ikonomi) tė Fierit kanė ngelur pėr mė shumė se 17 orė tė bllokuara. rreth orės dy tė mėngjesit tė sė mėrkurės nė KZAZ-nė Nr. 20 pėrfundoi numėrimi i dy prej tri kutive. Tė tria kutitė ishin tė zonės sė Libofshės. Nga numėrimi i dy kutive rezultoi se Partia Socialiste fitoi mbi 700 vota mė tepėr dhe kaq ka mjaftuar qė numėruesit dhe komisionerėt e Partisė Socialiste tė tėrhiqeshin pėr tė mos firmosur procesverbalin. sipas burimeve nga qyteti i Fierit, kutia e tretė u bllokua pas situatės sė krijuar nga komisionerėt e Partisė Demokratike. Ndėrsa refuzimi i komisionerėve tė PS-sė ndodhi nė momentin e numėrimit tė dy kutive, rreth orės tre tė mėngjesit tė sė mėrkurės, pėrgjatė gjithė ditės sė djeshme votimi nė KZAZ-nė Nr. 20 ka qenė i bllokuar. Pėrtej tensionit qė shkaktoi bllokimi i numėrtimit deri nė fund dhe refuzimi pėr firmosjen e procesverbaleve, nė kėtė KZAZ pėrgjatė gjithė ditės sė djeshme kanė qėndruar ministra si Olldashi, Alibeaj, zėvendėsministri i Transporteve, Stavri Ristani si dhe thuajse tė gjithė drejtorėt e institucioneve qeveritare nė kėtė qytet. Ajo ēka ka tėrhequr mė shumė vėmendjen ka qenė fakti se nga njerėzit e Partisė Socialiste ėshtė raportuar dhe prezenca e disa personave qė shoqėronin VIP-at e Partisė Demokratike, tė cilėt janė parė tė armatosur dhe tejet agresivė nė deklaratat dhe thirrjet qė kanė bėrė pėrgjatė gjithė ditės sė djeshme. Kjo situatė agravoi nė mėnyrė tė paparashikueshme gjatė orėve tė vona tė mbrėmjes, ndėrsa kandidati kryesor i PS-sė nė Fier, Gramoz Ruēi, bėri thirrje mbrėmė qė populli tė dilte e tė mbronte votat nė Fier.
2 Korrik 2009
Krijoni Kontakt