Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582

    Kryeministri Thaçi falënderon Bashkësinë Islame të Kosovës

    Prishtinë, 25 qershor 2009

    Gjatë konferencës për media
    Kryeministri Thaçi falënderon Bashkësinë Islame të Kosovës, në krye me Myftiun Tërnava për kultivimin e kulturës e re të komunikimit dhe tolerancës fetare

    Kryeministri Hashim Thaçi ka falënderuar Myftiun Mr. Naim Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për angazhimin e mrekullueshëm në edukimin qytetar por edhe në angazhimet për prezantimin e drejt të çështjes së Kosovës anekënd botës. Këtë angazhim, kryeministri Thaçi e ka vlerësuar në funksion të lobimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    “Të gjithë ata që janë të interesuar, dhe. që kanë mundësi, ne do t’i përkrahim në drejtim të përshpejtimit të njohjeve edhe më të mëdha për Kosovës” është shprehur kryeministri Hashim Thaçi.

    “Para së gjithash z.Naim Tërnava dhe Bashkësinë Islame e Kosovës duhet falënderuar për kulturën e re të komunikimit, të tolerancës fetare që është kultivuar në Kosovë, në ndërtimin e shtetit demokratik, shtetit të mundësive dhe të tolerancës, edhe në kuptimin ndëretnik edhe ndërfetar. Qeveria e Kosovës do t’i japë përkrahje të plotë Bashkësisë Islame në këto përkushtime”, ka theksuar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
    Gjatë takimit
    Myftiu Naim Tërnava ka falënderuar kryeministrin Hashim Thaçi në emër të kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, për punën madhore dhe për gatishmërinë e tij të vazhdueshme që ka treguar në raport me zgjidhjen e problemeve, në shoqërinë kosovare.

    “Bashkësia Islame sikur edhe deri tash, do të jetë një hallke e fortë zingjirore në forcimin e shtetit të Kosovës. Presim që të kemi takime të vazhdueshme dhe konsulta mes vete, për të siguruar paqen dhe tolerancën, si dhe gatishmërinë për jetë të përbashkët të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, është shprehur myftiu Naim Tërnava.

    bislame.net
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •