Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Postime
    492

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Mbi këta lloj bastardësh,duhet të veprojë ligji se kam frikë se nesër do na dalë një Erionkë tjetër.Mos t'ju duket çudi.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e La_Fenice
    Anëtarësuar
    27-05-2009
    Postime
    143
    Citim Postuar më parë nga niku-nyc Lexo Postimin
    Me pelqen idea qe te gjith duan te ndjekin rrugen e sukseshme te Obames.

    Obama kishte nje gje: Pervec se humbi garen e pare ne 2000 per Reprezentatus, ai kishte nje edukim shume te fort, duke mbaruar ne Columbia University pastaj me master ne Harvard Law School (University), plus qe ishte dhe si mesues ne shkollen e University Chicago.

    Obama ishte nje politikan me ide dhe me vizion. Ai vizion qe kishte e coj ne Shtepine e Bardhe, qe beri te pa munduren qe mundi Hillary Clinton.



    Tashti, G99, eshte nje projekt serioz, dhe me pelqen idea qe vendi te ket lidership te rinj, qe te iqen qafe te gjith ish-komunistet, dhe pleqt e vjeter nga PS'ja dhe PD'ja.

    Veliaj ka nje ide te mire, por vetem diaspora mund ta bej G99 nje parti serioze. Ka me mijera Shqiptar qe kan mbaruar shkollat ne Columba, NYU, Harvard, Yale, Princeton...qe jan e ardhmja e Shqiperise qe jan te vetmit njerez te sakte qe mund ta cojn Shqiperine perpara.
    Cfare ka me shume Sali mushka, apo Rama i cmenduri se diaspora e edukuar jasht? Problemi qendron se keta njerez e kan kap politiken dhe Shqiperine mbas "rrypit" sic i thojn dhe qe nuk e leshojn me, prandaj i shtypin menjere te rinjt qe hyjn ne politike dhe i transformojn si vet vetja e tyre.



    G99 mund te jet dicka serioze ne zgjedhjet e tjera, por po nuk u krijua nje vizion dhe ide se si duhet ndryshuar menyra per ta ecur vendin perpara atehere ky mund te jet revulicioni me i madh per Shqiperin. Dita qe do zhduken PS'ja dhe PD'ja bashk me njerzit politikane qe mbajn mbrapa atehere do te jet dita qe Shqiperia do filloj te eci perpara.

    Ne qoftese G99 arrin te sjelli ish-student dhe profesionist te rinjt te edukuar nga diaspora atehere mund te themi qe dhe si Obama, G99 e humbi garen e pare!
    Te jap plotesisht te drejte!Fatkeqesisht vendin tone e ka mbuluar injoranca,ligesia,maskaralleku dhe gjeja me e keqe eshte se keto antivlera jane bere normale,po te flasesh nje gjuhe tjeter je ti qe e ke gabim jo ata qe nuk kane sy te shikojne!!!

  4. #24
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Po këtij vetja Obama i duket a?
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Ore! Po ç'lidhje ka injoranca kur flitet për një njeri që ka vjedhur?!
    Kush janë antivlerat dhe ju mendoni se Erionka është një vlerë në shoqërinë shqiptare!
    Apo keni dëgjuar për vlerat dhe antivlerat dhe i thoni vënd e pa vënd!
    Nuk u votua sepse nuk përbën një vlerë.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga limbo Lexo Postimin
    une kete veliaj vec tash ne disa video qe po e shof shpesh
    nk e njof po po pys dicka
    a mendoni se ps pd me sal berishen tuj pr pk pm pn pg ph etj nuk kane vjedh a
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #27
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Citim Postuar më parë nga skuthi_vogel Lexo Postimin
    Pse ça te keqe ka shitja e fiqve ??? Mos shkruaj idiotlliqe ...
    O skutho mos ke qene gje bashkepronar me Lejfenin e ures Vajgurore, ne trustin e Fiqve?????? Apo ke bere dhe ti pune "vullnetare" ne sherbim te atdheut. Dukesh qe nga emri se sa i squt je....
    FLANGO MA NON FLECTO

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Kerri: PS i numëroi votat e G99 për PR-në

    Deputeti socialist dhe kandidati i G99 në këto zgjedhje akuzon përfaqësuesit e lartë socialistë në qarkun e Beratit për tjetërsim të votave të koalicionit, duke humbur dhe mandatin e pestë në këtë qark.
    Zoti Kerri, ju ish-deputet i PS-së, kandiduat në qarkun e Beratit pas një marrëveshje të PS-së me G99 për të maksimalizuar votat e majta në këtë qark. Sa funksionoi koalicioni i PS-së?
    Koalicioni i majtë pati defekte të rënda në këtë fushatë. Nuk fajësoj Edi Ramën për këtë mosfunksionim për individë të veçantë të PS-së, në krye të këtij qarku kanë punuar shumë keq, në radhë të parë në dëm të koalicionit. Jo vetëm nuk pati një koherencë apo frymë bashkëpunimi, por përkundrazi është punuar në luftë të hapur, madje deri aty sa përmes trakteve të hedhura në të gjithë zonën e Kuçovës, Urës Vajgurore etj., vota për G99 cilësohej si votë për Sali Berishën.
    Më konkretisht, në qarkun e Beratit, por kryesisht në zonën ku ju njiheni, çfarë ka ndodhur?
    Fakti që G99 në të vetmin qark doli me mbi 4 për qind, tregon që ne kemi bërë një fushatë të civilizuar, mjaft demokratike të hapur dhe mbështetja nuk ka munguar. Fakti që mbetëm për pak vota për të marrë një mandat ka arsye të tjera; Së pari, mendoj se ka qenë Kodi Zgjedhor, një kod që personalisht kam pasur rezervat e mia që kur kam dhënë votën time, pavarësisht se ishte një vendim politik i PS-së. Ky është një kod që teknicienët dhe persona të veçantë në PS, nuk e hartuan për të mirë të PS-së dhe të majtës shqiptare, por bënë një kod në interesin e tyre personal. Persona që janë marrë me këtë kod kanë gjykuar vetëm vendin e tyre në lista proporcionale të partisë, pasi në maxhoritar ata nuk do të gjenin asnjë mbështetje në elektorat dhe kjo do të përbënte dhe fundin e tyre politik. Deri në një farë mase ata ia arritën qëllimit të tyre personal, por i bënë një dëm të pariparueshëm të majtës dhe PS-së. Më kryesore është fakti që koalicioni nuk ka funksionuar si duhet në të gjithë Shqipërinë, ndërsa në qarkun e Beratit kjo ka ndodhur në mënyrë të egër gjatë fushatës. Partitë aleate të koalicionit janë parë dhe janë njësuar nga përfaqësues të lartë të PS-së në këtë qark me PD dhe PR. Gjithnjë është folur kundër G99 në mënyrë të turpshme dhe amorale. Nuk kanë munguar dhe traktet e shpërndara në të gjithë Kuçovën, si të ishim në kohë të vjetra, ku na konsideronin tradhtarë të PS-së dhe vota për G99 që është në koalicion me PS-në si votë për Berishën. Kjo do analizohet në një moment më të vonë.
    Po gjatë numërimit të votave kishte probleme mes partive të koalicionit?
    Ajo që ka ndodhur gjatë administrimit dhe numërimit të votave, ishte akti i fundit i shkatërrimit të votave të koalicionit të PS-së. Kam bindje të plotë se numërimi i votës ka qenë jashtë kontrollit dhe shumë vota të dhëna për G99 janë numëruar nga komisionerët, me urdhër, jo për PS, sepse kjo do të ishte gjysma e të keqes, por janë numëruar si vota për partitë e djathta, kryesisht për Partinë Republikane. Në Urën Vajgurore, nga 16 mijë votues, 1441 fletë votimi kanë dalë të pavlefshme, ose 9.5% e votave në këtë KZAZ.
    Sa vota ju duheshin ju akoma për të marrë një deputet?
    Votat që koalicioni i majtë i duhej për të marrë një deputet ishin 4 mijë. Ne kemi marrë rreth 3600 vota dhe nëse vota do të administrohej drejt, koalicioni ynë do kishte marrë edhe një mandat tjetër në këtë qark. Ne do kërkojmë rinumërim të votave në të gjithë qarkun e Beratit, pasi deputeti i pestë ndodhet në fletët e votimit. Në të gjithë qarkun e Beratit kanë dalë 2700 vota të pavlefshme dhe diferenca për të marrë një mandat të pestë është shumë e vogël. Mua më vjen keq për të gjithë ata intelektualë kuçovarë, të cilët ranë viktimë e fushatës mashtruese nga përfaqësues të PS-së, duke dëmtuar në fund të fundit koalicionin e PS-së.

    Panorama

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •