Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Udheheqesit socialiste deshen te shkaterrojne LSI-ne

    Si mund ta kapėrdijnė socialistėt nė Vlorė qė mijėra votat e tyre nuk u pėrkthyen dot edhe nė njė mandat mė shumė? Si mund tė jenė tė qetė socialistėt e Fierit qė pritėn me zemėr nė dorė pėr tė marrė edhe njė mandat kur kishin dhėnė aq shumė vota? Si mund tė jenė entuziastė socialistėt e Elbasanit, Korēės, Tiranės, Beratit, kur votat e tyre, qindra votat e tyre, mijėra votat e tyre, janė thjesht statistika dhe jo mandate pėrfaqėsuese? Pas certifikimit tė zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor dhe qartėsimit tė formimit tė qeverisė sė re, e kujtdo qoftė ajo, Partia Socialiste duhet tė kryejė njė analizė tė thellė. Duhet tė dalin jo vetėm brenda strukturave tė ngushta, por edhe nė publikun e majtė, atje ku u bė fushata, atje ku u kėrkua vota se ajo do tė shpėrblehej me qeverisjen e madhe socialiste, pėrgjegjėsit e kėsaj masakre tė votės socialiste. Nuk mund tė kalojė me fshehje apo me justifikime vjedhjesh kjo qė ndodhi nė 28 qershor e kėtej. Tė dalė kush e propozoi ligjin e ri zgjedhor? Kush e mbrojti? Kush e pėrkrahu? Kush siguroi se ai do rezultonte fitues mbi PD-nė? Tė dalė kush ishte ideatori i Kodit tė ri Zgjedhor? Kush e mbrojti? Kush e pėrkrahu? Kush siguroi se ky kod ia hidhte PD-sė dhe ia fuste LSI-sė? Tė dalin autorėt e talljes me elektoratin socialist, prej katėr vitesh i fshikulluar nga qeverisja e Berishės dhe nė rrezik akut qė kėtė ta pėsojė edhe pėr katėr vite tė tjera tė gjata dhe tė lodhshme. Nuk flitet kėtu pėr linēime, pėr gjetje armiqsh e grupesh armiqėsore, por pėr pėrgjegjėsi dhe ndershmėri ndaj elektoratit tėnd. Flitet pėr sinqeritet dhe pastėrti ndaj mijėra e mijėra votuesve qė kėrkuan tė ndryshonin qeverisje dhe qė u ishte humbur vota ende pa e hedhur nė kuti. Flitet edhe pėr moral politik.
    Dhe sigurisht fajtorėt duhen ndėshkuar. Nuk e di nė e parashikon statuti i ndonjė partie se ēfarė ndėshkimi i jepet atij, apo atyre qė dėmtojnė mijėra vota, por realisht nuk duhet kaluar lehtė. Politikisht nga partia e tyre ata duhet tė quhen “tė djegur”. Mund tė marrin atė rrogėn e deputetit, si aparatēikė tė emėruar, dhe asgjė mė shumė se kaq. As mendje nuk duhet tė japin mė pėr punėt e partisė e tė elektoratit, pėr tė Shqipėrisė as qė mund tė bėhet fjalė. Qė tė jenė edhe nė paqe me shpirtin e tyre politik, duhet edhe tė shkojnė qytet mė qytet e qark mė qark e tė kėrkojnė ndjesė pėr kėmbėnguljen e tyre nė ligjin mė idiot qė ėshtė bėrė pėr zgjedhjet, duhet tė kėrkojnė falje pėr paditurinė e tyre dhe tė pranojnė me kokėn ulur se janė tė paaftė. Sepse t’ia hedhėsh vetes (pėr tė mos pėrdorur ndonjė zhargon tavolinash) mė e pakta ėshtė paaftėsi. Nuk duhet mė tė shfaqen nė konferenca e as nė TV e gazeta. Janė ata vjedhėsit dhe humbėsit e votės sė socialistėve. Duhet tė ndėshkohen.
    Eshtė koha edhe pėr ndjesė. Tė vinte krupė teksa dėgjoje se nė selinė e Partisė Socialiste u duartrokit fuqishėm kur u njoftua se Ilir Meta kapi pragun pėr deputet nė Tiranė dhe me mbledhjet qė u bėnė nė kėtė seli, e majta (PS+LSI) bėnte qeverinė. Pėr tė qeshur, sepse njė javė mė parė njė ish-kandidat i ri pėr deputet dhe tanimė deputet i pamandatuar ende, ftonte Metėn tė votonte LSI dhe nuk jepte pėrgjigje pėr ftesėn pėr koordinim. Tė vinte pėr tė vjellė kur analistėt, madje edhe gazetat qė LSI dhe Metėn prej njė viti as nuk i zinin nė gojė, i fusnin tani nė llogaritė “e tyre” pėr qeverinė. Tė vinte vėrtet keq qė pasi u pėrpoq ta shkatėrronte, ta prishte, ta zhbėnte, ta eliminonte, t’i bėnte antifushatė, t’i zhdukte votat, sė fundmi partia e madhe dhe ata pranė saj pranonin se LSI qenka realitet dhe duhet pranuar. Por nuk flitej askund pėr ndjesė. Nuk po dėgjohet askund apologjia e vėrtetė. Por pasi e ke sakatuar si dhe ku ke dashur, pasi je bėrė aleat me kundėrshtarin e vėrtetė pėr tė spastruar kundėrshtarin e brendshėm, tani fare lehtė i hedh dorėn nė qafė e i thua “hajde i harrojmė tė gjitha”, kur njė gjė tė tillė nuk e bėre vetė atėherė kur duhej vėrtet. Ka tė dhėna se komisionerėt e PS ndihmuan LSI nė Tiranė gjatė numėrimeve tė votave me qėllim tė nxirrnin deputetė nga kjo parti. Ndihma ishte e kėtij lloji: nuk i shpallnin mė tė pavlefshme votat e LSI, por i numėronin. Dhe ky “nder” duhet tė shpėrblejė gjithė baltėn e hedhur, njė parti krijuar enkas vetėm pėr tė goditur LSI dhe Metėn, njė makinė tė tėrė mediatike qė nuk “punonte” pėr kėtė parti. Si duhet tė veprojė Meta dhe LSI? Tė mbajė fjalėn se aleancė ka vetėm me PS-nė, kur ata edhe nė ditėn e zgjedhjeve dhe tė numėrimit bėnė tė pamundurėn ta ē’figuronin kėtė parti nga harta e deputetėve? Apo tė mbajė vetėm pėrgjegjėsitė qė i takojnė, domethėnė ato para elektoratit tė saj, tė cilit i premtoi se do tė punojė pėr ta nė qeverisje? Nė fakt kush prej tė majtėve, kush prej socialistėve do tė mund t’i kėrkojė llogari Metės dhe LSI pėr vendimin e tij, cilido qoftė ai? Aq mė pak kur askush nuk i kėrkon ndjesė. A duhet ai tė jetė mbrojtėsi i interesave tė sė majtės, kur e majta nuk e mbrojti atė pėr asnjė sekondė tė vetme? Ky ėshtė njė vendim qė i takon LSI dhe Metės.
    Por dikush duhet tė marrė pėrgjegjėsi nga Partia Socialiste pėr kėto zgjedhje dhe pėr gjithė ēka ndodhur me tė majtėn. Dhe mė gjerė, duhet tė dalė pėrgjegjėsia edhe pėr standardet e kėtyre zgjedhjeve; njerėzit votuan normalisht brenda standardeve, por vota u numėrua jashtė standardeve dhe PS ėshtė brenda kėsaj maskarade.

  2. #2
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anėtarėsuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    Pse nuk fitoi Edi Rama
    Nga Armand Shkullaku / E Premte, 03 Korrik 2009

    Edi Rama gjendet sot ne nje rruge pa krye, ne te cilen, me ndergjegje te plote, vendosi ta fuse Partine Socialiste. Ai sfidoi ligjet e politikes, gjithe logjiken e numrave dhe fakteve, ne emer te nje pushteti absolut. Ne fund te aventures se tij, Edi Rama, deshmoi se eshte shume larg te qenit nje politikan i regjur dhe se vendimet qe ai merr jane shprehje e frikerave te tij te brendshme dhe jo e pjekurise se nje lideri.

    Megjithese e dinte rolin vendimtar te Levizjes Socialiste per Integrim, kryetari i ri i Partise Socialiste provoi ta shmangte ate, duke hedhur praktikisht ne kosh votat ne shumice per te majten shqiptare. Sot, ato vota jane te pavlefshme. Partia Socialiste ka deshperimisht nevoje per numrat e LSI, jo me per te qeverisur, por te pakten per te tentuar te pengoje krijimin e nje qeverie te djathte.

    Kryetari i PS dhe i Bashkise se Tiranes veshtire te gjeje argumente per te justifikuar marrezine e madheshtise se tij. Ai ka qene deshmitar i 3 korrikut 2005, kur Fatos Nano (njesoj si ai sot) largoi nga partia kundershtaret politike me qellim qe ta gezonte i vetem dhe i qete mandatin e trete qeverises.

    Goditja qe mori ishte e rende. LSI e Ilir Metes ishte vendimtare ne largimin e Nanos nga pushteti dhe daljen e se majtes ne opozite. Edi Rama e dinte kete, kur ne zgjedhjet vendore te vitit 2007 i zgjati doren Ilir Metes, u bashkua me te dhe brenda nje kohe te shkurter si kryetar i PS, korri nje fitore te madhe elektorale duke fituar jo vetem Tiranen por edhe shume qytete te tjera te Shqiperise. Kjo ishte nje tjeter prove se e majta e bashkuar funksiononte dhe mund te dilte fitimtare ne betejat elektorale. Kjo ishte nje prove e dyte edhe per Edi Ramen per te punuar fort ne kete drejtim.

    Mirepo ai beri pikerisht te kunderten. Me arrogancen qe i dha fitorja e re dhe me friken permanente qe i shkakton ndarja e pushtetit ose ideja se nuk e ka ai gjithcka nen kontroll, Rama e vendosi Meten ne cepin e ringut: ose te pranonte pa kushte bashkepunimin me te ose te largohej. Ai nisi keshtu nje aventure te rrezikshme, vuri nje bast te forte, te llojit ose te gjitha, ose asgje.

    Ne emer te eliminimit te cdo tentative qe mund t'ia rrezikonte pushtetin absolut brenda se majtes, Edi Rama i kerkoi votat Berishes per te miratuar nje ligj zgjedhor proporcional rajonal qe synonte te nxirrte nga loja nje konkurrim te mundshem te ndonje grupimi afer Fatos Nanos dhe ta ulte ne minimum peshen specifike elektorale te Ilir Metes. Packa se ky ligj mund t'i vinte per shtat Sali Berishes, packa se keshtu shembej cdo ure bashkepunimi me Ilir Meten, packa se e majta rrezikonte te ndahej. Per Edi Ramen keto nuk kishin rendesi.

    Ne emer gjoja te "politikes se re" ai spastroi terrenin per t'i krijuar vetes gjithe hapesiren e duhur qe ne torten e madhe te pushtetit te neserm te ngulej vetem piruni i tij. Te tjeret, nese do te silleshin te bindur dhe kokulur, do te mblidhnin ndonje therrime prej dores se tij te gjate.

    Ky ishte plani i Edi Rames: me mire nje pushtet i sigurt e nen kontroll se sa nje pushtet i varur nga aleanca me te tjeret. Kesaj rruge ai vendosi t'i shkoje deri ne fund. Por, oreksi i tij rezultoi me i madh se sa stomaku. I mesuar me intriga te vogla dhe jo me beteja te ketij kalibri, Edi Rama ndodhet sot ne meshiren e votave te LSI per ta quajtur veten, te pakten i barabarte me kundershtarin.

    Duke pritur numerimin e votave ai po shijon frytet e hidhura te ambicies se vete politike. Me koken mes duarve ai ndoshta pyet veten se si ka mundesi qe me gjithe ato vota te majta, me gjithe konsumimin nga pushteti dhe skandalet te Sali Berishes, ai nuk arriti te jete fitues. Per kete pyetje ka vetem nje pergjigje: Edi Rama jo vetem ndermori nje sfide jashte natyres se tij te dominuar nga frika dhe ankthi, por provoi te thyeje ligjet e politikes, qe te pakten per te majten shqiptare duhej te ishin bere mesim.

    Sa here lideret e Partise Socialiste kane ndare pushtetin, kane respektuar demokracine e brendshme, kane reflektuar te gjitha ndjeshmerite brenda tyre, ata kane qene superiore ne ndeshjet me Sali Berishen. Sa here kane tentuar te kunderten, si Ilir Meta pas vitit 2001 dhe Fatos Nano pas vitit 2002, jane rrezuar nga lidershipi dhe pushteti.

    Edi Rama e kishte kete pervoje te vlefshme, por zgjodhi te mbylle syte dhe te beje te njejtin eksperiment. I dehur nga ideja e nje pushteti te gjithin per vete, ai beri hapin fatal: u leshua ne te njejten rruge. Perfundimi ishte ai qe parashikonin pothuajse te gjithe, qe i vetem ai nuk mund te fitonte. Por ne fund humbja nuk eshte vetem personale. Aventura e Edi Rames mund t'i kushtoje Partise Socialiste edhe kater vjet ne opozite, nje gjendje e veshtire, te cilen, kryetari i Bashkise se Tiranes, deri me sot, nuk e ka provuar asnje dite te vetme.

    Tani, i mbyllur ne zyren e tij, duke pare shiun qe shpelan bojerat qe ai i ka hedhur siper Tiranes dhe qe po permbyt rruget e saj, Edi Rames nuk i mbetet shume per te bere. Ndoshta mendon nje lutje te deshperuar per Ilir Meten, "mikun" e tij qe dy vjet me pare i dha fitoren e me pas ai e hodhi "ne batakun e politikes se vjeter" ose po kerkon ne hard disk fjalimet qe dikur u shkruante kryeministrave socialiste. Ai vete nuk pati mundesi ta lexoje nje te tille.

    http://www.kohajone.com/html/artikull_44326.html

  3. #3
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anėtarėsuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    duke lexu kto analizat e funit per shkaterrimin dhe dobesimin e bolshevikve dhe te majtes nga Edvini, jom duke ndryshu menim per ket tipin. biles po te ikte dhe nga kryetar bashkie i Tirones dhe te vazhdote punen e tij vetem mrena te majtes, do ishte perfekt fare :p

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Tir@nci
    Anėtarėsuar
    23-06-2009
    Postime
    71
    Hej ktu ka gallate mer. Fillun kta tui qa hallim lsi. Mu mduket se kto tipat si realisti, dydrinsi ene anesti i morrin urdhnat direkt nga baca apo flamuri. Mos keni qene ene ju sekretara partie mer ******

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Si duhet tė veproj Meta dhe LSI ?
    -----------------
    Ilir Meta,nė kėtė periudhė pas-zgjedhore ka treguar njė figurė me integritet tė lartė.Pėrkundėr presionit tė jashtzakonshėm qė mund tė ketė ēdo njeri pas gjithė atyre manipulimeve,presioneve e shantazheve qė i janė bėrė kėsaj partie dhe kėmbėngusisė fanatike pėr ta eleminuar politikisht,ai ka dhėnė pamjen e njė burri e politkani mjaft gjakftoht dhe tė mpreht.
    Gjakftohėt,sepse me asnjė fjalė,gjest ose veprim (edhe pėrkundėr argumenteve tė shumta qė i pėrmendi Dritan Prifti),nuk cenoi imazhin e krijuar rreth zgjedhjeve tė 28 qershorit.
    Ishte urtėsia e maturia e tij ajo qė ndikoi qė mos tė kapėrcehet rubikoni,pas gjithė asaj tirade akuzash , shpifjesh e manipulimi tė anėtarėve tė thjeshtė tė PS, qė bėri Ruēi me shokė e shoqe nė Fier e gjetiu,me qellimin shumė qartė-kompremitimin ne tėrėsi tė procesit zgjedhor si alibi tė vetme pėr dėshtimin e Ramės e Ruēit dhe platformės sė tyre nė kėto zgjedhje.
    Me kėto veprime, Meta ka dhėnė sinjalin e qartė tė shkėputjes nga mendėsia dhe matrica e PS,e cila asesi nuk po mund tė del nga lėkura e klisheve pseudo-revolucionare...
    I mpreht,sepse nuk ra pre e emocioneve tė ēastit e kėnaqėsisė,qė normalisht ndinė ēdo njeri kur pėrmbushė njė qellim dhe sidomos,kur kuptoi se do tė ishte ai qė do tė pėrcaktonte kahet e rrjedhave politike shqiptare tė njė periudhė kritike pėr Shqipėrinė.
    Shumica prej nesh, pas njė kalvari tė kėtillė cvilitės, ēfarė ėshtė fushata elektorale e kėsaj natyre dhe kėtyre pėrmasave, qė me rezultatet e para tė KQZ,do tė ndjente njė shfryrje mllefi e inati dhe njė ndjenjė triumfaliste pėrballė kundėrshtarėve tė majtė dhe tė djathtė.Kjo,sidomos kur u bė publike, se nė ēdo kombinim tė mundshėm pas-zgjedhor, PS nuk mund tė bėjė asgjė pa votat e LSI,tė cilėn deri para ditėsh, Edi Rama dhe klani i tij,jo vetėm se e injoronin,por edhe nėnēmonin e luftonin me tė gjitha mjetet e mundshme.
    Pas deklaratės bombė tė Dritan Priftit,e dhėnė sigurisht nga mllefi dhe rezignimi i pafund,Ilir Meta mblodhi Kryesinė e partisė sė tij dhe shumė gjakftohėt dha disa mesazhe:e para,PS dhe zyrtarėt e saj nuk mund tė flasin nė emėr tė LSI,nuk ka asnjė kombinatorikė koalicionesh pa pėrfunduar ēertifikimi i mandatave ng KQZ (gjest pėr tu pėrshendetur),nuk abstarakoi asnjė mundėsi kombinimesh pas -zgjedhore me asnjė nga forcat politike dhe ēka ėshtė mė qenėsorja,dha njė mesazh paqeje dhe qetėsije pėr gjithė forcat politike dhe qytetarėt.
    Njė nga mesazhet mė tė rėndėsishme tė Metės, drejtuar Ramės, qė u dha pėrmes z. Vasilit,ishte se nė asnjė mėnyrė nuk do tė bisedohet me z.Ramen pėr mundėsinė e bashkėpunimit tė kėtyre dy partive....
    Ky mesazh ishte ajo qė ua bėri gjakun ujė krerėve tė PS,sidomos z. Ramės,tė cilit edhe ashtu iu kanė djegur qirinjėt nga tė gjitha anėt dhe krahėt.
    Mesazhi ishte shumė i qartė:nėse doni koalicion me LSI-hiqni ēafet sė pari Ramėn e pastaj shohim e bėjmė...
    Jam i mendimit se kjo pistė e tė vepruarit tė z. Metės, korespondon edhe me zėrat shumė kumbues qė po dėgjohen aty-kėtu nga ish aleatė tė Ramės, dhe zėrat ende tė shurdhėr nga selia rozė,pėr pėrgjegjėsi tė tij pėr humbjen ashiqare tė PS nė kėto zgjedhje.
    Pa marrė parasysh rezultatin final,Ilir Meta ka kaluar njė nga sprovat madhore tė njė politikani,ēfarė ėshtė sprova e lakmisė sė qastit pėr pushtet dhe hakmarrje,dhe me kėtė ēertifikatė,ai do tė jetė partner serioz dhe i pa anashkaluar, pėr ēdokend qė pretendon tė qeverisė Shqipėrinė kėto katėr vitet e ardhshme dhe se ėshtė lojtar i shtigjeve tė gjata.

  6. #6
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Iliri duhet te behet drejtor i policeve ne Tirane.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Siē informon Express i Prishtinės,kryetari i LSI z. Ilir Meta,nė njė deklaratė tė dhėnė para pak ēastesh,ka pranuar oferten e kryemisnistrit Berisha pėr fillimin e negociatave pėr formimin e koalicionit PD-LSI.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •