Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ja deputetët grekë në Parlamentin e ri të Shqipërisë

    Ja deputetët grekë në Parlamentin e ri të Shqipërisë

    Partia Socialiste me më shumë deputetë me kombësi greke sesa Partia Demokratike


    Autori i Lajmit: Plarent Shehu


    Parlamenti i ri

    Media greke ka bërë dje publike gjashtë emrat e deputetëve me origjinë greke, të cilët do të jenë pjesë e Kuvendit të ri të Shqipërisë për katërvjeçarin e ardhshëm. Sipas gazetës helene Espresso News , do të jenë gjashtë deputetët greke që do të përfaqësojnë minoritetin etnik grek në Shqipëri dhe jo një, Vangjel Dule i PBDNJ-së. Në qarqet e Gjirokastrës dhe Vlorës janë katër deputetë që janë zgjedhur nga tre forca të ndryshme politike. Për Partinë Socialiste deputetë në Parlament dhe pjesë e minoritetit etnik grek janë Vangjel Tavo, nga Derviciani, dhe Luisa Papathanasi-Xhuvani, nga Saranda. Në qarkun e Gjirokastrës deputet është zgjedhur dhe Spiro Ksera, përfaqësues i Partisë Demokratike, ish-kryetar i OMONIA-s për Gjirokastrën dhe prefekt i këtij qarku. I katërti në zonën e jugut, që ka arritur të zgjidhet deputet në qarkun e Vlorës, do të jetë kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili nuk mundi të marrë më shumë deputetë në këto zgjedhje, duke bërë kështu që të mos jetë më një faktor deciziv për qeverisje, nëse Partia Demokratike e kryeministrit Berisha arrin në fitojë zgjedhjet, pas numërimit përfundimtar të disa kutive. Po ashtu, media greke zbulon për herë të parë se minoriteti etnik grek ka mundur të përfaqësohet dhe me dy deputetë të tjerë që janë zgjedhur në qarkun e Tiranës: për PD-në ministri aktual i Punës dhe Çështjeve Sociale, Viktor Gumi, dhe për PS-në, Vasilika Barka-Hysi, ish- kryetare e Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Siç shihet, Partia Socialiste vazhdon të dominojë për sa u përket eksponentëve që vijnë nga minoriteti etnik grek me plot tre të tillë: Luiza Xhuvani, Vasilika Hysi dhe Vangjel Tavo, ndërsa PD-ja, edhe nëse Berisha arrin të formojë qeverinë, ka vetëm dy deputetë me origjinë greke në gjirin e saj, Spiro Kserën dhe Viktor Gumin, por që mund t i shtohet edhe Kosta Barka si ministër në kabinetin e ardhshëm qeveritar “Berisha”. Për sa i përket PBDNJ-së, partisë me bazë etnike greke, në këto zgjedhje mund të themi që pësoi një disfatë të vërtetë, argument ky që do të jetë dhe pjesë e debatit në Kongresin e Jashtëzakonshëm të kësaj partie që njoftoi kryetari Dule. Gazeta Ballkan ka zbardhur të plotë këtë investigim të medias greke ku thuhet se “zgjedhje me goxha ngjyrime greke do të mund të karakterizonte procesin zgjedhor që u zhvillua këto ditë në Shqipërinë fqinje. Pas përfundimit të numërimit të votave në 100 për qind në qarqet e Gjirokastrës dhe Vlorës u bë e ditur se në Parlamentin e ardhshëm shqiptar që doli nga votimi përfundimtar, do të jenë katër deputetët me origjinë greke nga tri parti të ndryshme. Konkretisht, në tavolinat e Kuvendit të Shqipërisë do të ulen këtej e tutje Spiro Ksera, i cili u zgjodh deputet në qarkun e Gjirokastrës nga Partia Demokratike, Vangjel Tavo i Partisë Socialiste, po nga ky qark. Vangjel Dule, Kryetari i PBDNJ-së u zgjodh deputet në qarkun e Vlorës, si dhe po nga ky qark, për Partinë Socialiste, deputete u zgjodh dhe aktorja me origjinë greke nga Saranda, Luiza Papathanasi-Xhuvani. Vlen për t u përmendur se në qarkun e Tiranës janë zgjedhur dhe dy deputetë të tjerë me origjinë greke, siç janë Viktor Gumi i Partisë Demokratike dhe Vasilika Barka-Hysi nga Partia Socialiste. Edhe pse protagonistët kryesorë të këtyre zgjedhjeve kanë qenë mosdalja në votime, që kaloi rreth 50%, por dhe lufta e vazhdueshme midis dy partive të mëdha, të Partisë Demokratike të Sali Berishës dhe Partisë Socialiste të Edi Ramës, merr një rëndësi të veçantë pas numërimit të gati 90% të votave, mbipopullimi me gjashtë deputetë me origjinë greke nga 140 të tillë, të cilët do të jenë trupi i Parlamentit shqiptar në katër vitet e ardhshme. Paralelisht, Partia e të Drejtave të Njeriut e minoritetit etnik grek në Shqipëri ka arritur të marrë rreth 1.18 për qind të elektoratit shqiptar”,- thuhet në komentin e gazetës greke Espresso News .

    Kuvendi i Shqipërisë

    Lista e deputetëve grekë

    1. Spiro Ksera PD, Gjirokastër
    2. Viktor Gumi PD, Tiranë
    3. Vangjel Tavo PS, Gjirokastër
    4. Luisa Papathanasi-Xhuvani. PS, Vlorë
    5. Vasilika Barka-Hysi PS, Tiranë
    6. Vangjel Dule PBDNJ, Vlorë
    Ky lajm është publikuar: 04/07/2009

    ballkan.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    6/140= 4.2 % greke ne parlamentin shqiptar. Ky qenka rrezik i madh vertet
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Vasilika Barka-Hysi PS, Tiranë
    Shumë kontradiktorë ky tekst dhe me spec më duket...! Vasilika Hysi është njëra nga femrat më të përgatitura intelektualisht në Shqipëri, ku me sukses të madh ka udhëhequr Komitetin Shqiptar të Helsinkit. Ajo në zgjedhjet e fundit, ishte bartëse e listës zgjedhore të PS, në zonën më të rëndësishme elektorale të Shqipërisë, Tiranës, që është një indikator i fuqishëm se për çfarë intelektuale bëhet fjalë. Sikur të ishte me origjinë greke ajo, Edi Rama nuk do e fuste në listë për deputete. E ke idenë kush ishte kundër-kandidati i saj në zgjedhje, direkt kryeministri në ikje, Sali Berisha!
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga Davius Lexo Postimin
    Shumë kontradiktorë ky tekst dhe me spec më duket...! Vasilika Hysi është njëra nga femrat më të përgatitura intelektualisht në Shqipëri, ku me sukses të madh ka udhëhequr Komitetin Shqiptar të Helsinkit. Ajo në zgjedhjet e fundit, ishte bartëse e listës zgjedhore të PS, në zonën më të rëndësishme elektorale të Shqipërisë, Tiranës, që është një indikator i fuqishëm se për çfarë intelektuale bëhet fjalë. Sikur të ishte me origjinë greke ajo, Edi Rama nuk do e fuste në listë për deputete. E ke idenë kush ishte kundër-kandidati i saj në zgjedhje, direkt kryeministri në ikje, Sali Berisha!
    Po ik o Davius se s'di gjo ti nga politika jone! Na thoke ne "ikje", kur u formu koalicioni.

    Grek te deklarum jane vetem keta: Ksera, Tavo, Dule.
    Life's too short to remove USB safely.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Po ik o Davius se s'di gjo ti nga politika jone! Na thoke ne "ikje", kur u formu koalicioni.

    Grek te deklarum jane vetem keta: Ksera, Tavo, Dule.
    edhe te tjeret jane greke, po duke mos qene ne politike njohjen si greke e kane vetem nga rrethi shoqeror,

    Psh Gumi ne Gjirokaster njihet me se mire si minoritar deh nji familje e thekur komuniste, vete Gumi eshte sponzorizuar nga Gjinushi si drejtor juridik i Parlamentit.

    Ca detyrimi ka Sala qe e beri fillimisht minister dhe pastaj e futi ne lista para Imamit per deputet, do e tregoje koha...

    Politika shqipatare nga te dy krahet eshte e varur po aq shume nga klanet grekofile.

    Goldian, ti di gje rreth ktyre gjanave?

    ps Jack, sa per Daviusin, postimet e tij jane te gjitha per tek humori
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    ndersa tema e ketueshme eshte funde e krye nje karagjozllek percars i tipit sali berisha.

    nuk ka greke ne shqiperi.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •