Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Xhelozia është shkaktare e shumë sëmundjeve

    Xhelozia është shkaktare e shumë sëmundjeve

    Stresi i xhelozisë ndikon në nivelin e hormoneve në trup dhe në imunitet

    Personat që i “pengon” suksesi i shokut apo fqinjit, kanë më shumë shanse që të sëmuren nga sëmundjet e zemrës, diabeti, problemet në lukth si dhe sëmundjet e tensionit të lartë të gjakut, këshillojnë mjekët. Besohet që stresi i shkaktuar nga xhelozia ka ndikim të madh në nivelin e hormoneve në trup dhe në imunitet, dhe për këtë shkak na bënë më të lig përballë sëmundjeve. Me “marrëdhëniet” në mes të xhelozisë dhe sëmundjeve janë marrë disa mjekë nga një institut në Çikago. Rreth 3000 të trajtuar në moshën midis 57 deri 85 vjet kanë pasur për detyrë që të përcaktojnë gjendjen e tyre shëndetësore dhe pastaj të tregojnë nëse vuajnë apo jo nga ndonjë sëmundje. Po ashtu, atyre u është dashur që të përcaktojnë edhe pozicionin e tyre financiar në dallim me shokët e tyre, familjarët, kolegët e punës dhe fqinjët.

    Varfëria

    Me këtë analizë është vërtetuar se ata që janë gjendur në nivel të ulët financiar, kanë pasur probleme më të shumta shëndetësore në krahasim me ata që kanë gjendje më të mirë dhe kanë besuar që kanë kaluar më mirë se sa të njohurit e tyre. Sëmundjet e zemrës janë treguar si pengesat më të shpeshta shëndetësore në këto raste. Ekspertët që e kanë bërë këtë hulumtim, edhe më parë e kanë ditur që varfëria është e lidhur me shëndetin e dobët, por tani janë paraqitur edhe të dhëna tjera se pozicioni jo i dëshiruar shoqëror po ashtu përfshin “barrën” e saj.

    Krahasimet

    Genevieve Pham-Kanter nga instituti në Çikago, që ka bërë këtë hulumtim, tha se ndjenja e zilisë mund të shkaktojë probleme të shumta me shëndetin. “Besohet se mekanizmi kryesor psikologjik është stresi kronik i shkaktuar nga krahasimet e përditshme në shoqëri nga të cilat fitohet ndjenja se kanë më pak vlerë. Ky stres paraqitet gjithmonë dhe e shkakton nivelin e lartë të hormoneve të stresit, të cilët luajnë rol kyç në zhvillimin e gjendjeve të ndryshme shëndetësore”,- sqaroi Pham-Kanter.


    Anketimi, dhe mendimet negative të sëmurin

    Nganjëherë, si duket është më së miri t’i ikni paralajmërimeve, madje për të mirën tuaj. Anketimet tregojnë se madje edhe leximi i efekteve anësore në udhëzimet e ilaçeve mund të shtojë rrezikun nga ajo që ndjejmë. Nëse ndjeheni keq nga vetë shikimi në efektet anësore tek ilaçet që i përdorni, atëherë më së miri mos i lexoni fare. Ç’është e vërteta, shkencëtarët besojnë se edhe vetë paralajmërimet na bëjnë të ndjehemi keq. Disa studime në tërë botën, tregojnë se nëse besojmë se diçka po na e prish shëndetin, atëherë vërtetë edhe sëmuremi. Po aq sa mendimi pozitiv mund të jetë i mirë për shëndetin tonë edhe ai negativ ka rëndësinë e vetë. Ndonëse ideja që besimi në atë që jemi të sëmurë na bënë vërtetë të sëmurë, tingëllon pak e pabesueshme, tentimet rigoroze konstatuan pikërisht këtë, fuqia e supozimit mund të përmirësojë shëndetin. Placebo efekti ka binjakun e tij të keq, nocebo efektin, pohojnë shkencëtarët, sipas të cilëve, tabletat fiktive dhe pritjet negative mund të shkaktojnë efekte të dëmshme. Shembujt përfshijnë tentimet klinike për ilaçe të reja në të cilat ¼ e pacientëve që kanë marr ilaçe fiktive ndjenin efekte anësore me ilaçe të vërteta.


    Disa teknika për të frenuar mendimet stresante

    Ju mund ta dini se çfarë mendimesh ju stresojnë. Përpiqeni t’i ndryshoni, por më kot. Ato mbeten në trurin tuaj. Përsëriten e përsëriten vazhdimisht. Bashkë me to mbeten në trupin tuaj edhe ankthi, mërzia, zemërimi që i shoqëron. Nëse nuk mundeni t’i ndryshoni dot, ju të paktën, mund t’i kontrolloni ato. T’i ndaloni që të shprehen. T’i pakësoni, të minimizoni efektin e tyre mbi ju, madje edhe t’i shmangni, të paktën për një farë kohe. Qëllimi i kësaj teknike është që të ndërprisni rrjedhën e mendimeve stresante. Me ndërprerjen e rrjedhës së tyre ju ndryshoni pasojën. Shoqërojini mendimet stresante me një pasojë negative (lloj ndëshkimi). Çdo sjellje që pasohet nga një ndëshkim ka prirjen që të mos përsëritet.

    Përmbytja në fantazi

    Nëse në trurin tuaj shfaqet një mendim apo imazh negativ, rrini me të. Rrini me të në mendjen tuaj. Përjetojeni e ripërjetojeni disa herë. Përsëriteni atë disa herë me zë të lartë. Përsëriteni me zë të lartë atë që ju shqetëson aq herë, deri sa ta vëreni se ju qëndroni me të pa patur ndonjë përjetim negativ. Nëse ajo që shfaqet në mendjen tuaj është një imazh negativ, përshkruajeni përmbajtjen e këtij imazhi disa herë me zë të lartë, aq herë sa ju të arrini ta përshkruani atë pa përjetuar ndonjë emocion negativ.

    Fokusimi në një objekt

    Sa herë që në mendjen tuaj të vërshojnë mendime negative, thoni “Stop” me mendjen tuaj. Fokusojeni vëmendjen tuaj në një objekt specifik. Vëzhgoni detajet e këtij objekti. Librin që jeni duke lexuar, filxhanin e kafesë, karrigen ku jeni ulur, vëzhgoni gjithçka që mund të vëzhgohet nga vendi ku jeni. Fokusojeni të gjithë vëmendjen tuaj në objektin që po vëzhgoni. Kur mendja juaj është e zënë me objektin ku jeni fokusuar, nuk ka vend për mendime negative.


    Të shtyrët e mendimeve stresante

    Ju mund të praktikoni këtë ecuri të thjeshtë për të kufizuar shqetësimin tuaj:

    Vëzhgojini me kujdes shqetësimet tuaja gjatë ditës Mundohuni të përcaktoni kur ju fillojnë t’ju shqetësojnë mendimet negative

    Caktojini vetes detyrë që të merreni me shqetësimet tuaja gjysmë ore, çdo ditë, në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend

    Shtyjini mendimet tuaja shqetësuese. Në çdo kohë që ju e ndieni se po filloni të shqetësoheni, shtyjini mendimet tuaja, deri në atë periudhë të ditës, të cilën ju e keni caktuar për t’u marrë me shqetësimet tuaja

    Kur në mendjen tuaj të shfaqen mendimet shqetësuese, jashtë periudhës ditore që ju keni caktuar për t’u marrë me to, zëvendësojini ato. Fokusoni vëmendjen në atë punë që keni në dorë, apo në diçka tjetër përreth

    Më e rëndësishmja. Përdoreni periudhën ditore të caktuar, për t’u marrë në mënyrë intensive me shqetësimet tuaja

    Sa herë që në mendjen tuaj të shfaqen mendime negative, përfshijuni energjikisht në kryerjen e ndonjë detyre që ju e konsideroni të pakëndshme si: larja e dyshemesë, fshirja e pluhurave etj.


    18 Korrik 2009

    albania.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Eh duam zduam ne, inati e xhelozia vjen natyrale, ndryshe s'hecen as konkurenca e permiresimi perpara..
    La vita è bella...

  3. #3
    i/e larguar Maska e baby_bù
    Anëtarësuar
    19-10-2007
    Vendndodhja
    A la isla bonita
    Postime
    278
    Perdorni anti-depresive

    Ps. Jane ilace, se mos ma merrni per talljeeeeeeeeeee .........

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xingaro
    Anëtarësuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    640
    Zgjidhja e vetme e problemit te xhelozise eshte: Mbani partnere te shemtuar qe te mos ja hedhi syte njeri.
    Po s'do semureni nga xhelozia,po do semureni nga barku...kshuqe aty aty i bie prape.
    Quanta vita hai contaggiato,quanta vita bruccerai...!

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    nuk e lexova artikullin por vetem titullin, dhe ne baze te tij po shkruaj.

    e para, mos ngateroni cmiren me xhelozin/ cmira eshte vertet shkateruese per njeriun, kurse xhelozia eshte e domozdoshme ne disa raste, psh burri po nuk ishte xheloz ndaj gruas te tij, ai per mua seshte burre, por m.t.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Xhelozia

    Xhelozia




    Xhelozia është reaksion kompleks, sepse përfshin një sërë emocionesh, mendimesh dhe ndjenjash, ku përfshihen dhimbja, inati, mërzitja, zilia, lëndimi, faji, konkurrenca me rivalin, mëshira për veten, reagime agresive etj.

    Në marrëdhëniet kur xhelozia është e butë dhe jo e shpeshtë, ajo mund t’u japë kurajë çifteve për ta tërhequr njëri-tjetrin dhe për t’i ndërgjegjësuar se personi që kanë përballë është i vlerësuar. Xhelozia i rrit emocionet, duke e bërë shpesh dashurinë edhe më të fortë. Në doza të vogla, të menaxhueshme, xhelozia mund të jetë forcë pozitive në marrëdhënie. Por ka raste kur shpesh, ndjenja e xhelozisë mund të jetë jashtë kontrollit




    Përktheu: Lorena Kollobani



    Gjithmonë është thënë se xhelozia i ka rrënjët tek pasiguria emocionale e një personi, megjithatë kjo nuk është gjithmonë e vërtetë në shumicën e rasteve. Pothuajse përherë, xhelozia është diçka normale dhe jo patologjike, pasi vjen si pasojë e një faktori real të tretë që lëkund ekuilibrin e një lidhjeje. Xhelozia normale është e justifikuar, pasi është një ndjesi jo e mirë që ndjejmë kur partneri ynë tregon tërheqje për një person tjetër. Xhelozia në këto raste është një lloj frike reale ndaj rrezikut që mund të humbim partnerin tonë. Jeta në çift na dhuron shumë momente të bukura dhe të lumtura dhe është normale, që të na dominojë frika dhe inatosja ndaj idesë se mund të humbim një lidhje kaq të vlefshme. Ndryshe nga ndjenjat e tjera, xhelozia është reaksion kompleks, sepse përfshin një sërë emocionesh, mendimesh dhe ndjenjash ku përfshihen dhimbja, inati, mërzitja, zilia, lëndimi, faji, konkurrenca me rivalin, mëshira për veten, reagime agresive etj. Në marrëdhëniet kur xhelozia është e butë dhe jo e shpeshtë, ajo mund t’u japë kurajë çifteve për ta tërhequr njëri-tjetrin dhe për t’i ndërgjegjësuar se personi që kanë përballë është i vlerësuar. Xhelozia i rrit emocionet, duke e bërë shpesh dashurinë edhe më të fortë. Në doza të vogla, të menaxhueshme, xhelozia mund të jetë forcë pozitive në marrëdhënie. Por ka raste, kur shpesh ndjenja e xhelozisë mund të jetë jashtë kontrollit. Xhelozia është patologjike, kur rreziku është vetëm imagjinar dhe ai faktori i tretë në lidhje është ekzistent vetëm në mendjen tonë. Problemi shfaqet kur inati dhe intensiteti i xhelozisë e tejkalojnë normalen, sepse rrahjet e forta të nxehjes dhe dhimbjes e kthejnë lidhjen në një ferr të vërtetë dhe krijojnë një hije në dashuri. Xhelozia patologjike është shkak i dhunës në familje dhe krimeve pasionale në shumicën e rasteve.

    Një person xheloz patologjik ndjen pronësi totale ndaj partnerit të tij, duke e parë atë si një pronë dhe duke besuar që ndjenjat dhe trupi i partnerit të tij i përket ekskluzivisht. Dr. Hector Castillo, seksolog dhe specialist në terapinë e çifteve, thotë: “Kur një person bëhet xheloz në atë gradë, fillon ta shohë partneren si një pronë të tijën. Nuk e shohin më si një subjekt, por një objekt të pronësisë së tyre. Sidoqoftë, xhelozia dhe tradhtia nuk janë të lindura tek qeniet njerëzore, por janë sjellje të mësuara gjatë jetës”. Xhelozia është reagim, që në të vërtetë tregon interesim, përkujdesje dhe ruajtje.

    Në psikologji, xhelozia është një reagim që gërshetohet nga katër reagime të tjera, që janë: zemërimi, frika, dëshpërimi dhe neveria. Në rastet e xhelozisë së fortë shfaqet smira, lakmia dhe dëshira për hakmarrje. Në përgjithësi, xhelozia është reagim i turbullt, që njeriu e ndien kur kupton se ekziston dikush që po konkurron për pozitën, vendin apo dashurinë e një personi. Në të njëjtën kohë, ai ndien xhelozi kur kupton se konkurrenti i tij arrin atë që dëshiron.

    Reagimi i xhelozisë gjendet tek të gjithë njerëzit në shkallë të ndryshme. Ka njerëz që bëhen xhelozë në disa raste, por shumë shpejt e kontrollojnë veten përpara se besimi në vetvete t’u lëkundet. Ndjenjat e xhelozisë tek ai luajnë rolin e nxitësit drejt suksesit kundrejt sfidës, pa mundur të krijojnë ndjenjat e smirës e të lakmisë.

    Por, ka njerëz që bëhen shumë xhelozë dhe ndjenjat e frikës, të dëshpërimit dhe të neverisë e sundojnë, e shumë shpejt prej tij ndihet smira, lakmia, ndjesia se ai është i mangët, i pafuqishëm dhe fajtor. Tërë këto janë ndjenja të dhimbshme, që e nxisin njeriun drejt armiqësisë kundrejt sfiduesit apo edhe dëmtimin e çështjes për të cilën konkurrohet. Nëse dështon, atëherë i kthehet hileve shpirtërore mbrojtëse, të cilat mund të kalojnë kufijtë, duke e rrënuar shpirtërisht. Në të shfaqet paqëndrueshmëria shpirtërore apo sëmundje të ndryshme si psikosomatia, një sëmundje tepër e rëndë, që ka si shkak ndjenjat e smirës, të dëshpërimit dhe të pafuqisë që mbizotërojnë mbi njeriun xheloz. Shenjat e një xhelozie të lehtë nuk konsiderohen të dëmshme për shëndetin mendor, sepse ato janë shtytëse për punë, aktivitet dhe përfitim përvoje, realizimin e suksesit dhe arritjen e kulmeve në fushën e konkurrencës. Si rezultat, xhelozia e gruas ndaj burrit, nëse është e lehtë, do ta shtyjë atë të shfaqë dashurinë e saj dhe interesimin për të, ndërsa xhelozia e burrit ndaj gruas do ta bëjë atë të jetë i kujdesshëm ndaj saj, si dhe të ndiejë mbrojtjen e tij. Pak xhelozi kërkohet, që edhe jeta bashkëshortore të jetë e bukur. Xhelozia e tepërt është ndjenjë e dhimbshme, që e torturon të zotin dhe të tjerët rreth tij, shkatërron jetën shoqërore dhe rrënon shëndetin shpirtëror. Xhelozia e fortë konsiderohet si një shkak i drejtpërdrejtë i shumë sëmundjeve mendore dhe shoqërore. Kështu, për shembull, nëse xhelozia e fëmijës ndaj vëllait të tij të vogël është e fortë, do ta bëjë atë të hakmerret e të armiqësohet, jo vetëm me të, por edhe me prindërit e tij. Kjo xhelozi mund ta bëjë të tërhiqet e të ndrydhet në vetvete, mund të shkaktojë disa anomali si: mekjen e gojës, urinimin e pavullnetshëm, prishjen e gjumit, humbjen e oreksit apo ta bëjë që të qajë shpejt a të gënjejë.

    Kjo xhelozi mund të nxisë edhe kryerjen e krimeve. Shumë filozofë mendojnë se xhelozia nuk ka gjë të përbashkët me dashurinë dhe se njeriu që është xheloz ndaj partnerit të tij nuk e dashuron me të vërtetë këtë. Xhelozia, sipas këtyre filozofëve, është vetëm shprehje e ndjenjës së pronësisë ku njeriu e sheh partnerin si pronë të tij, të cilën nuk do ta humbasë. Ata thonë se të dashurosh dikë, është ta lësh atë të lirë në rrugën e tij.

    Por, sipas studimeve më të fundit, xhelozët nuk duhet të ndjejnë turp që janë të tillë. Profesori i psikologjisë i Universitetit të Austin në Texas, David Buss, thotë se xhelozia nuk është diçka e padobishme si mund të mendojnë shumë vetë. Përkundrazi, përgjatë historisë së zhvillimit të njeriut, xhelozia përkrah një marrëdhënie të ndërsjellët me dashurinë, është zhvilluar në një mekanizëm mbrojtës të lidhjes bashkëshortore.

    Xhelozia ka lindur si një mjet mbrojtës ndaj kanosjes së tradhtisë dhe lënies. Duke njohur këto kanosje, njeriu fiton një zgjuarsi të ndjenjave, që të mëson se si të sillesh. Sipas dijetarëve, xhelozia mund të pasurojë lidhjen bashkëshortore dhe të ndezë pasionet. Mungesa e plotë e xhelozisë mund të mos tregojë gjë tjetër veçse marrjen fund të ndjenjave. Psikologia gjermane, Cora Besser-Sigmund, është e mendimit se pak xhelozi është e nevojshme, pasi tregon se gjithçka shkon mirë në lidhjen bashkëshortore. Është krejt normale dhe e logjikshme që njeriu do ta mbajë pranë vetes atë që dashuron. Nëse nuk ndjen ndopak xhelozi, atëherë as lidhja nuk është lidhje dashurore. Besser-Sigmund nuk është e mendimit që njeriu duhet të shtypë brenda tij xhelozinë dhe të mos ia shfaqë atë bashkëshortit të tij si ç’bëjnë shumë vetë.

    Vetë përpjekja për të fshehur xhelozinë është e kotë, pasi ajo shfaqet në një mënyrë apo tjetër. Por xhelozia nuk duhet t’i shfaqet partnerit as në format e nxehjes, bërtitjes apo ngritjes së dorës.


    25/07/2009

    standart.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •