Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Publikohen rrogat e deputeteve te Kosoves



    Anėtarėt e Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės marrin deri nė 2 mijė e 400 euro nė muaj. Deputetėt marrin rreth 1 mijė e 500 euro. Kjo diferencė pagash ka rritur xhelozinė ndėrmjet deputetėve dhe ka sjellė idenė pėr harmonizim tė pagave. Qeveria, partitė dhe organizatat e kundėrshtojnė rritjen apo ndryshimin e pagave.

    Nga Jeton Musliu mė 02.07.2009 nė ora 8:13
    Rroga bruto e njė deputeti ėshtė 1 mijė e 150 euro. Por kjo shumė ėshtė vetėm pėr detyrėn si deputet. Anėtarėt e legjislativit kanė edhe benificione tė veēanta. Deputetėt paguhen nga taksat e qytetarėve, por transparenca pėr rrogat qė ata marrin, nga ana e zyrtarėve pėrkatės, ėshtė zero.

    Tė dhėnat qė ka siguruar Expressi janė nga burime tė tij brenda Kuvendit, qė pėr shkak tė ndonjė “keqkuptimi”, nuk kanė pranuar t’iu publikohet identiteti.

    Kėshtu tė gjithė 120 deputetėt e legjislativit tė vendit, janė sė paku kryetar apo anėtar nė ndonjė nga 13 komisionet parlamentare.

    Madje ka prej tyre qė janė anėtarė nė disa komisione tė ndryshme, janė kryetarė tė ndonjė komisioni apo edhe anėtar tė Kryesisė sė Kuvendit.

    Sigurisht, tė gjitha kėto detyra shtesė, pėrveē asaj si deputet, brenda mureve tė Kuvendit, nė fund tė muajit, pėrkthehen nė para.

    Tė gjitha kėto angazhime tė shtuara, shndėrrohen nė mėditje jo tė liga. Madje, edhe udhėtimet zyrtare jashtė vendit.

    Nė kėto udhėtime, deputetėt mund tė kenė tė paguar gjithēka, nga bileta, hoteli, e deri tek ushqimi.

    Por administrata e Kuvendit duhet tė kujdeset qė nė fund tė muajit, secilit qė ka udhėtuar zyrtarisht, t’iu vihen nė konto edhe mėditjet pėr ditėt e qėndrimit jashtė vendit.

    Kėshtu, njė deputet i Kuvendit tė Kosovės, pėrveē 1 mijė e 150 eurove pagė bruto qė merr nė muaj, merr edhe 200 euro tė tjera shtesė.

    Edhe pse janė tė zgjedhur pėr tė bėrė detyrėn e deputetit, pėr katėr seancat qė mbahen mesatarisht nė muaj, ata marrin plus edhe 200 euro tė tjera.

    Kjo e ēon rrogėn e tyre neto nė 1 mijė e 350 euro nė muaj. Por, jo vetėm kaq. Tė gjithė ata janė anėtarė apo kryetar tė 13 komisioneve tė ndryshme parlamentare.

    Sėrish ky angazhim i tyre paguhet me para tė tjera shtesė. Edhe kjo vlerėsohet 200 euro nė muaj. Nė kėtė mėnyrė, rroga e tyre arrin nė 1 mijė e 550 euro.

    Por deputetėt kanė edhe dėnime pėr mungesa. Mospjesėmarrja nė njė seancė pa ndonjė arsye tė fortė, ndėshkohet me 50 euro gjobė.

    Kjo ka bėrė qė shumė shpesh, ligjvėnėsit vetėm tė nėnshkruhen dhe pas pak minutash tė largohen.

    Kjo ėshtė rroga qė marrin pjesa dėrrmuese e deputetėve. Por nė kuadėr tė institucionit mė tė lartė legjislativ nė vend, janė diku rreth dhjetė veta qė marrin edhe pak mė shumė.

    Kėta janė anėtarėt e Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės. Paga e tyre mujore ėshtė 2 mijė e 200 euro nė muaj.

    Nė disa raste, kur njė anėtar i Kryesisė sė Kuvendit ėshtė edhe kryetar i ndonjė komisioni parlamentar, atėherė rrogės sė tij i shtohen edhe 200 euro tė tjera.

    Pra, paga e tij arrin shifrėn e 2 mijė e 400 eurove. Kjo ėshtė shifra e xhelozisė ndėrmjet deputetėve.

    “Kjo nuk ėshtė e drejtė, sepse diferenca ėshtė shumė e lartė”, thotė njė nga deputetėt e Kuvendit tė Kosovės pėr Express.

    Komisioni qė ka propozuar harmonizimin e pagave ėshtė Komisioni pėr buxhet dhe financa. Kryetar i tij ėshtė Gani Koci (PDK).

    “Nuk ka propozim pėr rritje tė pagave. Kur tė ketė, do ta merrni vesh. Kemi kėrkuar tė bėhet menaxhim mė i mirė i pagave dhe mėditjeve”, thotė Koci pėr Express.

    Ai nuk sqaron se ēfarė nėnkupton me ‘menaxhim mė tė mirė tė pagave dhe mėditjeve’, sepse e mbyll telefonin.

    Naser Osmani ėshtė anėtar i kėtij komisioni. Ai thotė tė mos ketė dėgjuar pėr ndonjė propozim tė ri pėr pagat e deputetėve.

    “Propozimi i Komisionit ka qenė nė kohėn e hartimit tė buxhetit qė tė harmonizohen pagat, por kjo nuk ėshtė pranuar nga Kryesia e Kuvendit”, thotė Osmani pėr Express.

    Ahmet Isufi, deputet nga AAK-ja dhe kryetar i Komisionit pėr mandate, imunitete dhe Rregullore tė Punės sė Kuvendit, nuk e pėrkrah ndryshimin e mundshėm tė pagave.

    “Unė mendoj se deputetėt duhet ta kenė pagėn nė raport me punėn qė bėjnė dhe angazhimet qė kanė dhe po ashtu me dallimin me administratėn”, thotė Isufi pėr Express.

    Sipas tij, rritjet qė bėhen, ndodhin pa paralajmėrim. “Nėse bartet nė Kuvendin e Kosovės, unė do tė votoj kundėr kėsaj rritjeje, meqė nuk ka rritje nė sektorė tė tjerė”, thotė Ahmet Isufi.

    Njė propozim tė tillė pėr rritje apo harmonizim pagash tė deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės, zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi lė tė nėnkuptohet se Qeveria nuk do ta pėrkrahte shumė.

    “Njė iniciativė e tillė ende nuk ka ardhur nė Qeveri, por sido qė tė jetė, tė gjithė ne duhet tė jemi racionalė me gjendjen ekonomike qė ka Kosova”, thotė Kuēi pėr Express.

    Sipas zėvendėskryeministrit, Kuvendi merr vendime tė pavarura, por ai beson se deputetėt do tė kenė mirėkuptim me krizėn ekonomike nė tė cilėn ndodhet vendi.

    Pėr rritje tė mundshme tė pagave, ka reaguar tė mėrkurėn edhe Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut.

    “Deputetėt dhe zyrtarėt e tjerė tė Kuvendit janė ndėr mė tė paguarit nė rajon, ndėrkaq puna dhe angazhimi i tyre mbetet mbrapa atyre qė e bėjnė tė njėjtėn punė nė vendet e tjera”, thuhet ndėr tė tjera nė komunikatėn e kėtij kėshilli.

    Reagim tė ngjashėm pėr rritje tė pagave tė deputetėve ka bėrė edhe Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės, duke e quajtur propozim tė ngutshėm.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anėtarėsuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    se lexova krejt veq mir kishin bo mi qu edhe ndeti valla ncncncn
    We are all Aliens

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •