Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319

    Cudia me e madhe, nuk zgjaska vetem 3 dite!

    Duke analizuar me qetesi dhe pa dashur te perkedhel fare sedren e ndonje militanti PD-ist (se demokrat nuk ka asnje ketu) te ketij forumi te dyndur vetem me te tille, une konstatova qe pamvaresisht observimit nga te huajte, pamvaresisht nisjes se mbare ku shumica votoi respektivisht me njerezillek (kulmi, imagjino se cfare quajme arritje!!), menjehere prapambetja dhe mungesa e demokracise, civilizimit dhe mbi te gjitha mungesa e ligjit, u shfaq dhe pushtoi vendin, sikur te ishte ndonje komete qe ra nga qielli papritur! Arsyeja qe me lart shpreha 'shumica' dhe jo te gjithe, eshte sepse nuk arrij dot ta perceptoj kete lloj metode, ku burri voton edhe per gruan edhe per femijet dhe antaret e komisionit zgjedhor, deshmitare okulare, e lejojne pa pike hezitimi. Kjo eshte per te vene duart ne koke..Ore po, po, eshte nje xhest qe te kthen mbrapa ne kohen e shpellareve!

    Demografia elektorale, qe paraqitet pas dhenies se rezultateve (packa se kane mbetur edhe disa kuti decisive per tu numeruar) eshte nje tregues teper kokeforte, qe shpreh qarte nje Shqiperi te percare poltikisht. I tere veriu kishte votuar bindshem per veriorin e tyre dhe jugu, per jugorin e tyre. Kjo formule perkthehet ne menyre direkte edhe per partite perkatese te cilat ato perfaqesojne. Harta zgjedhore, ishte sikur ta kishe prere me thike. Pra, percarja, eshte pikerisht ajo qe mua me shqeteson me shume se gjithcka, sepse per aq kohe sa do vazhdoje te egzistoje, do ushqeje e misheroje me shume kaos, e regres ne kete vend qe po uleret per ndryshim. Veriu, qe me te vertete i perket pjeses me te vuajtur te regjimit komunist, voton me tere bindjen nje person, mjafton qe ai ti perkasi partise se djathte, pamvaresisht meritokracise se tij dhe pamvaresisht demit qe ai njeri mund ti kete sjelle ketij vendi. Nga ana tjeter, jugu, si pjesa me e previligjuar e regjimit komunist, vazhdon te votoje te majtet, duke mbajtur gjalle ritmin e traditen e tyre. Po c'behet me Shqiperine?!

    Jo pa qellim permenda regjimin komunist, ne venien ne dukje te ketij fenomeni. Jane pothuajse dy dekada qe kemi rrezuar komunizmin dhe ne vend se te shohim perpara, akoma kthejme koken mbrapa. Askush nuk votoi ne baze te nje programi te partive perkatese, madje as nuk na u paraqit nje i tille. Te gjithe votuan perseri, bazuar vetem tek liderat e cdo partie, permasat trupore te tyre, dialektizmi, etj. Votuan origjinat e partive. Nese shqiptaret, do vazhdojne te mendojne se partia Socialiste, eshte partia Komuniste e emertuar ndryshe, atehere, vertet qe ndryshimi nuk do ndodhe kurre dhe Berisha, ashtu sic ka perfituar deri tani, do vazhdoje ta mbaje kete vend peng. Edi Rama, tentoi me tere mundin e tij, ta shnderronte dhe ti jepte grushtin e pare ketij koncepti, ketij mentaliteti te verber, por sic duket, vuajtja dhe gjithashtu injoranca, i ka rrenjet teper te thella dhe do duhet kohe, shume kohe per tu venitur. E koha, eshte e vetmi element qe nuk mund te konsumojme me, sepse eshte vone dhe populli eshte i lodhur tashme..

    Ky kodi i ri zgjedhor, i propozuar (me c'mbaj mend) nga PS dhe i aprovuar me shume vrrull e tere kenaqesi nga PD, mendoj se ishte akoma me i komplikuar se rregulli i hapsaqit ne futboll dhe teresisht konfliktual. Eshte pak paradoksale, qe nje parti te fitoje me shume vota ne rang kombetar, ne numer popullsie dhe te humbi ne mandate, te percaktuara me pare. Edhe pse preferoja te shikoja Ramen si kryeminister te ardhshem, fale pelqimit qe kam ndaj tij dhe bindjes qe kam se do ishte teper i afte ne ate pune por edhe sepse jam kembengules ne shfarosjen e Berishes dhe cdo politikani te vjeter qe po e mban peng kete vend, gjithashtu edhe duke qene pro nje rotacioni politik cdo kater vjet...ky kod zgjedhor (te cilin me duhet ta pranoj qe nuk e kuptoj qartesisht si funksionon), ishte nje fiasko dhe nuk vlereson voten qe dha populli.

    Per te vazhduar me tej..N.q.s kishim aspiraten me te vogel per t'u antaresuar ne BE, me keto zgjedhje hajdute dhe me trazirat e diteve te fundit, deshtuam serisht. C'jane keto qindra letra votimi, qe rezultojne te dalin teper, ne llogaritje e krahasim me emrat e votuesve? Po keto kuti, qe vijne nga komuna historikisht te majta dhe dalin 300 vota per PD dhe asnje per PS? C'jane keto komisionere te partise Demonkratike, qe bojkotojne numerimin e votave, menjehere sapo shohin avantazh te theksuar te PS? Pse duhen transferuar nga qendrat rajone te numerimit te votave, rasti Lacit etj, ne Tirane, kutiat e votimit? Kush garanton qe rruges nuk jane zevendesuar votat me ato qe i intereson pushtetareve? Pra, nje pacavure e madhe dhe nje mungese totale e respektimit te ligjit..

    Menjehere sapo mbaroi votimi, militantet e PD, pushtuan Tiranen me flamujte e tyre dhe me makinat e ulerimat kafsherore, duke festuar fitimin e votave. Si? Po, po, menjehere pas votimit dhe pa u numeruar asnje vote akoma. U desh te dilte Edi Rama dhe ti bente thirrje qeverise te kryente detyren e saj dhe te sillte qetesine dhe rregullin, qe te behej e mundur nje gje e tille. E njejta gje ndodhi mbreme, ne nje permase akoma me kafsherore, ku xhiroheshin goma makinash, ku ishte pushtuar kryeqyteti nga fshatare, njerez ordinere dhe militante te pafund te PD dhe vetem nese je nje prej tyre, nuk arrin ta dallosh rremujen qe po benin, ulerimat dhe kafsherizmat qe shprehnin, thyerjen e ligjit duke ngare makinat harbutshem etj etj. Pse? Per cfare festonin ne ate menyre, duke i shprehur botes qe jemi shume larg civilizimit? Per ndonje fitore te PD?! Si ka mundesi, kur numerimi nuk kishte mbaruar akoma? Nga e marrin kete informacion keto njerez te tille dhe perse nuk nderhyn qeveria PD-iste per ti ndaluar dhe per te sjellur rregullin? Kjo eshte fare e qarte qe, ashtu sic Majlinda Bregu Ajazi, e cila vazhdonte te deklaronte bindshem fitoren e PD qe ne diten e pare, ashtu edhe militantet kane nje siguri per fitoren e votimit...sepse dikush i ka treguar dhe ai dikushi e di fare mire kete pune, sepse jane duart e tij kriminale qe kane vjedhur votat e shqiptareve, neper kutite e manipuluara. Votimet akoma nuk kane mbaruar dhe Xhaferri e kompania Berishiane, japin deklarata rreth formimit te qeverise se ardhshme ne kompromis tashme etj etj. Nuk e di nese kuptohem, por me shqeteson shume fakti, si qytetar shqiptar, kur organet apo antare te partise demonkratike, kryejne rolin e KQZ dhe dalin me deklarata perfundimtare, nderkohe qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, akoma nuk ka dhene perfundimin. Ky nuk eshte nje shtet demokrat, sepse nuk udhehiqet nga njerez demokrate..

    Nje fenomen tjeter, por ne kete rast i rendesishem, qe erdhi si pasoje e ketyre zgjedhjeve, eshte asgjesimi i partive te vogla, duke lejuar te mbijetoje vetem LSI. Mendoj se ishte nje arritje per politiken shqiptare grushti qe iu dha ketyre partive. Eshte qesharake kur mendon se ne nje vend me 3.2 milione banore, ka mbi 20 parti. Eshte nje shprehes tjeter i interesave personale te disa individeve, qe jo vetem qe nuk kane qellim perparimin e ketij kombi te harruar, por duke e ndare ne shume hallka, thjeshte e nxisin akoma me teper percarjen, qofte politike e qofte civile. Qendrimi qe tani e tutje do mbaje LSI, do jete edhe vendimtar per fatin e qeverise se ardhshme. Deklarata e kameleonit dhe e politikanit te deshtuar Prifti, ku shprehet se mandatin e tij do t'ja jape Berishes, partise Demonkratike, eshte nje tregues tjeter i nivelit korruptiv dhe qesharak qe kane politikanet tane. Nje sharlatan i tille, nje servil e bithelepires, nje oportunist hakmarres, qe per disa dollare, te cfaredo shume qofshin, te marr nga Berishianet, arrin te thyeje cdo kod te nje politikani te majte, teresisht te kundert ne thelb, ne program e ne princip me te djathtet. Nese shtangisti e hajduti i thesarit te shtetit, Ilir Meta, do beje cfaredo lloj kompromisi me PD, atehere politika shqiptare ka vdekur perfundimisht dhe ky komb nuk do behet kurre. Eshte njelloj sikur nje prift orthodoks te shnderrohet ne hoxhe myslimane brenda nates, thjeshte per hir te nje lluksi kater vjecar.

    Trazirat vazhdojne ne Fier e Lushnje dhe uroj te mos keqesohen me shume, se vertet qe lame kokrren e namit, duke u vrare me njeri-tjetrin per hir te nje klase politikanesh vampire dhe hajdute, te cilet nuk e vene fare ujin ne zjarr per njerezit e thjeshte dhe kjo eshte treguar tashme per dy dekada. Uroj qe cdo veprim i metejshem, qofte ri-numerim i votave, qofte kompromise mes partive dhe qofte ballafaqime te ndryshme, te arrihen te behet ne perputhje me ligjin, ne qetesi e maturi te plote dhe pa rrezikuar jete njerezish dhe mbi te gjitha, pa perseritur ndonje '97 tjeter. Perfundimisht, Shqiperia miq te nderuar, NUK ka ndryshuar dhe per aq kohe sa ne pushtet apo ne opozite do jene serisht figurat e vjetra, shpresa do vdese ne vetvete!

    Politika shqiptare eshte nje lavire epshore me shtate gjinj dhe pa vagine!

    Kush fitoi perfundimisht?
    ..se Majlinda Bregu Ajazin, vallai tashme nuk e besoj me!
    Madje edhe televizionet shqiptare nuk degjohen me. Nuk di ke te degjoj..
    Nja 4 kanale punojne vetem per PD dhe nja 4 vetem per PS. Shtet dordolec!
    A ka deklaruar akoma KQZ fituesin e zgjedhjeve?
    ..apo PD vazhdon te festoje fitoren dhe neser gdhijme me fitoren e Ballit Kombetar?

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    I nderuar,
    Jam dakort me ju se ēudia shqiptare nuk zgjatė veē tri ditė...
    Ajo po stėrzgjatet tepėr,falė edhe asaj pjesės tjetėr tė "kafshėrisė" qė nė asnjė mėnyrė nuk do ti harrojė metodat e vjetra,tė spovuara pėr marrje dhe ardhje nė pushtet,e pėr tė cilėn, ju i nderuar bėheni se nuk e shihni ose nuk e ndini....sepse,nuk doni ti shihni..
    Faktet janė shumė kokforta deus,
    Edhe po tė ishin tė gjitha tė vėrteta akuzat e Rucit me shokė,tė shqiptuara dje gjatė tėrė ditės nga Selia Rozė dhe nga Edvin Rama pasdite(qė faktet dhe dėshmitė okulare tregojnė krejtėsisht tė kundėrtėn),ajo qė pamė mbrėmė tregon mungesen totale tė ndjesisė sė rendit,rregullit dhe pėrgjegjėsisė nga krerėt e PS pėr kėtė vend ,ēfarė e don shumica e qytetarėve tė saj.
    Krerėt e PS treguan mbrėm haptas se nuk i rrespektojnė institucionet e pavarura tė shtetit,ēfarė ėshtė institucioni i KQZ-sė.Ata ,pėr mė tepėr fyen e kėrcnuan rėndė njėrin nga njerzit kryesor tė procesit Z. Ristanin.
    Tregim nė vete ėshtė kokfortėsia e tyre qė tė injorojnė njė procedurė krejtėsisht ligjore,tė paraparė me Kodin Zgjedhor pėr rastet si ai i djeshmi.KKAZ ka miratuar njė vendim nė bazė tė tagrit qė i jep ligji,pa hyrė nė vlerėsimin e ligjėshmirisė sė tij,sepse nuk ėshtė kompetencė e askujt tė bėjė ligjin nė kėto raste.Pastaj,ligji pėrcakton njė procedurė tjetėr, qė nga ankimimi e cila pezullon shpalljen e rezultatit perfundimtarė deri nė pėrfundimin e tė gjitha instancave ankimore administrative e gjyqėsore.Pėr mė tepėr,kur njė natė pėrpara,nė njė rast identik pėr njė lokacion tjetėr,KQZ njėzėri miratoi njė vendim i cili edhe u zbatua pa asnjė problem nga "turmat kafshėrore demokrate" nė Laē.Njė natė mė parė,pėrfaqėsuesit e PS nė KQZ insistonin pėr njė procedurė tė kėtillė,ndėrsa naten tjetėr ishin kundėr...
    Kjo flet mė shumė se ēdo deklaratė politike meskine e kujdoqoftė!
    Se ēka ka ndodhur nė Fier,si janė numruar votat,presionet qė janė ushtruar ndaj komisionerėve tė tė gjitha forcave politike,dėshminė mė tė mirė e dha Z. Dritan Prifti nė cilėsinė e dėshmitarit okular..
    Ju deus i nderuar,kėtė personazh e etiketoni shumė rėndė pa asnjė argument tė mirfillt.
    Njeriu thjeshtė tregoi njė tė vėrtetė tė hidhur qė shihet edhe nga hėna, njė tė vėrtetė pėr njė manipulim tė tmerrshėm qė kishte bėrė dhe po bėnte njė grup udhėheqėsish tė PS, jo vetėm me marrjen peng tė komisionerėve,pėrdhunimin e njė zonje ēfarė ėshtė z. Bulku,por edhe po i vėnin flakėn njė pune kolosale qė bėri pushteti dhe opozita pėr katėr vjet me radhė me tė vetmin synim afrimin e Shqipėrisė nė UE,e qė me skenat e mbrėmėshme u hodh nė erė.
    Zotni Prifti mbrėmė ju dha njė mesazh tė fortė Shqiptarėve tė lodhur nga kėto lojra tė brendėshme tė stėrgjatura tė PS dhe krerėve tė saj.Ai ua tha troē se kjo formė e tė bėrit politikė ka perenduar dhe se ky vend ka nevoje pėr rend,ligj,punė dhe integrime nė organizma ndėrkombėtarė...
    E gjithė kjo qė thash,aspak nuk ka pėr qellim ta arsyetoj mėnyren e djeshme tė komunikimit tė krerėve tė PD,bile edhe tė vet Berishės nė mbledhjen e Qeverisė.Asnjė kryeministėr nė botė nuk do ta thoshte ate deklaratė pėr fitoren e partisė sė tij,nė kohen kur KQZ ende nuk as rezultate preliminare e lere mė tė ēertifikuara.Ēdo rrespekt punės dhe idealizmės sė tij,por duhet pasur parasysh ēdonjėri,edhe Berisha, se interesi i shtetit ėshtė mbi ēdo fat personal ose politik tė cilit do individ,edhe tė tij, kur ėshtė puna e interesave madhore tė vendit ēfarė janė tash nė lojė.Unė do i rekomandoja mikut tim Z. Berishės, tė cilin kam pasur fatin ta njoh personalisht nė disa raste specifike,qė energjinė e madhe qė ka pėr punė,idealizmėn e pashoqe qė ushqen pėr Shqipėrinė dhe vullnetin e jashtzakonshėm qė ka pėr tejkalimin e shekujve,nė madatin nė vijim (nėse e konfirmon Parlamenti),ta pėrdor nė njė drejtim paksa tjetėr.
    Shqipėrisė i duhen institucione tė fuqishme tė pavarura shtetrore,tė mbrojtura me Kushtetutė.Partitė politike do ta bėjnė lojen politike -lojė tė partive politike e grupeve tė ndryshme shoqėrore,lojė tė programeve pėr progres, pa cenuar pėr asnjė moment stabilitetin e shtetit dhe sigurinė e shtetasve tė saj.Me njė fjalė,duhet gjetur mėnyren e duhur pėr ta bėrė Shqipėrinė shtet funksional,demokratik,ligjor e normal nė kushtet e reja,jashta mendėsisė sė trimfatorėve e humbėsve,sepse kjo mendėsi gati se na ėshtė bėrė mallkim nga perendia...
    Mesazhi mė mirė i popullit u dha me 28 qeshor...
    Shteti duhet tė jap mesazhin e vet ēdo ditė,orė,minut e sekond....
    A po ndodhė kjo..?

  3. #3
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Duke perdorur terminologjine ish-komuniste do thosha qe ju se c`keni ca "ide mikrobogjeze" tip "populli", "demokracia", "shtet funksional demokratik".
    Une do ju keshillohesha te "zhvishenit" nga keto "ide mikroborgjeze".

    Pushteti eshte dhune. Nuk njeh terma te prapambetura tip "drejtesi", "vullneti i sovranit" etj lakra si keto. Aty ku luhen miliardat nuk ka vend per ndjenja te holla sentimentale.
    -

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Citim Postuar mė parė nga Kavir Lexo Postimin
    Duke perdorur terminologjine ish-komuniste do thosha qe ju se c`keni ca "ide mikrobogjeze" tip "populli", "demokracia", "shtet funksional demokratik".
    Une do ju keshillohesha te "zhvishenit" nga keto "ide mikroborgjeze".

    Pushteti eshte dhune. Nuk njeh terma te prapambetura tip "drejtesi", "vullneti i sovranit" etj lakra si keto. Aty ku luhen miliardat nuk ka vend per ndjenja te holla
    sentimentale.
    ------
    I nderuar Kavir,
    Po mė bėnė si shumė komplimente me kėto atribute...
    -edhe komunist....!!

    ps."pushteti ėshtė dhunė..",
    -se ku kam lexuar kėtė definicion..,me siguri te etrit e Deklaratės sė Pavarėsisė..., jo,nuk ėshtė e mundur ta ketė thenė Marksi e Engelsi nė Manifest..nuk

  5. #5
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Mesazhi ishte humoristik, dhe jo mesazh SS (akuzues-sulmues).
    Nuk e mbaj mend a e ka thene Engelsi apo Marksi ate shprehje (Manifestin e kam lexuar por s`e mbaj mend permendsh) por ajo shprehje nuk eshte politike por faktike. Kete pikepamje kishte edhe Lenini edhe Niceja si rrjedhim nuk mund te jete ekskluzivisht komuniste.
    Sa per ilustrim kam thene edhe "...nuk ka vend per ndjenja te holla sentimentale" qe eshte "kopjuar" nga filmi Skenderbeu. Doxha i Venedikut thote: Ndjenjat e poetit nuk vlejne ne ceshtjet e shtetit.
    Mos i merr te gjitha gjerat seriozisht dhe aq me pak personalisht.
    Ia kalofsh mire.
    -

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xingaro
    Anėtarėsuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    640
    Nese te djelen ne mbremje u dukte sikur ēuditerisht ate dite te gjithe shqiptaret ishte shnderruar ne zvicerane per nga kultura demokratike dhe ndjenja e qyteterimit,nuk u deshen me shume se 48 ore per te kuptuar se gjithēka ishte nje makiazh i shemtuar.
    Te siti i ECA-s thonte ne nje cep: Jepni komentin tuaj per keto zgjedhje parlamentare:. . .Komenti im?. . . prit te mendohem pak . . . . . . . . . .Andate tutti a fanculo!!!
    Quanta vita hai contaggiato,quanta vita bruccerai...!

  7. #7
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    ..dhe cudia vazhdon!

    LSI bashkohet me Partine Demonkratike.
    Ilir Meta, i cili ka derdhur vrer me shume se kushdo ndaj regjimit makaber Berishian dhe madje duke vene ne shenjester gjithmone pikerisht Berishen, sot deklaron qe do beje kualicion me te. Tani kuptohet qarte perse zonja Bregu dhe antare te tjere te PD deklaronin haptas fitore dhe festonin ne menyren me katunareske ne mes te Tiranes, menjehere pas mbylljes se votimit. Meta, si nje kameleon bithlepires dhe Berisha, si nje perbindesh i etur per pushtet me cdo kusht per te permbushur qellimet e veta, kishin bere nje pakt kohe me pare. Eshte per te ardhur keq kur mendon se shqiptaret votuan LSI si nje parti te majte dhe si kundershtaren kryesore te Berishes. Votuan LSI per te mos i dhene votat Berishes, por as Rames, te cilin sic Meta ashtu edhe Berisha e kishin vene ne shenjester per ta larguar si nje kerrcenim te madh qe i behej interesave te tyre personale, duke nuk lene gje pa bere, duke mbushur internete e media me foto te tij, duke i vjedhur edhe gjera personale nga shtepia, duke e akuzuar per abuzim me detyren dhe per paaftesi ne pune (cuditerisht bota e vleresoi si Majorin me te mire ne Bote) etj etj. Fytyra e Nanos dhe influenca e tij kriminale u fut menjehere ne aksion pas debimit qe Rama i beri nga kryesia dhe antaresia e PS, ne luften qe ai kishte ndermarre per te ndryshuar imazhin e kesaj partie. Nano e shprehu haptas ne Opinion perballe Fevziut qendrimin e tij nga Rames, mbeshtetjen qe po i jepte Berishes (kulmi, dikur armikut kryesor te tijin) dhe gjithashtu Metes. Sot, ky skenar pati sukses per vampiret e politikes regresiste shqiptare dhe kualicioni Meta-Berisha, u be realitet, duke lene me goje hapur shqiptare mbarebotes. Politika shqiptare tani sapo ka marre nje fytyre akoma me djallezore dhe akoma me te uritur ndaj korrupsionit dhe larg interesave kombetare.

    ..dhe cudia vazhdon!


  8. #8
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Berisha fton LSI tė jetė pjesė e qeverisė, pėr tė drejtuar sė bashku vendin drejt integrimit nė BE

    Kryetari i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, njėkohėsisht Kryeministėr, Sali Berisha ftoi Lėvizjen Socialiste pėr Integrim tė bėhet pjesė e koalicionit tė ri qeverisės pėr tė drejtuar sė bashku vendin drejt integrimit nė Bashkimin Europian.


    ”Jam kėtu pėr tė ftuar publikisht Lėvizjen Socialiste pėr Integrim pėr tė krijuar sė bashku njė qeveri tė re qė do tė mund ta quanim qeveri e integrimit tė vendit nė Bashkimin Europian. Siē deklarova dy ditė mė parė, sovrani na dhuroi fitoren, por diktoi koalicion. Nga partitė me tė cilat programet janė mė afėr ėshtė LSI.
    LSI nė programin e saj ka si yll polar integrimin e Shqipėrisė nė BE. LSI nė programin e saj ka punėsimin si kryefjalė tė reformave dhe pėrpjekjeve tė saj. LSI-nė e ftoj gjithashtu me bindjen time se kjo nuk ka tė bėjė me shifrat nė parlament, por ka tė bėjė me faktin se ajo ėshtė njė pėrfaqėsuese dinjitoze e spektrit tė majtė.
    Nė fakt kjo parti, siē e di ēdo shqiptar, nė dy zgjedhjet e fundit ka qenė objekt real i njė persekutimi tė pamerituar ligjior, i njė trysnie jo demokratike. Fatmirėsisht aspak tė lidhura me Partinė Demokratike, e cila ėshtė parti qė nuk bazon qėndrimet e saj nė eliminime dhe trysnira, por nė qėndrime ligjore dhe parimore. Nuk jemi ne qė e demtuam atė pėrmės “Dushkut” nė 2005. Nuk jemi ne qė imponuam grevėn e urisė. Jeni dėshmitarė qė kam bėrė thirrje tė pėrsėritur nė atė periudhė, qė tė gjendet gjuha e pėrfshirjes dhe jo e perjashtimit. Nė kėtė kontekst shpreh kėnaqėsinė qė ato rreth 47 % tė votave qė sovrani i ka dhėnė Koalicionit tė parė, i shtohen tani edhe rreth 6 % tė votave, tėrėsisht tė spektrit tė majtė dhe faktisht ky Koalicion fiton njė bazė elektorale edhe mė tė gjerė sesa Koalicioni qė ishte 4 vitet e shkuara.
    Unė mendoj se Lėvizja Socialiste pėr Integrim, nė interesin mė tė mirė tė vendit duhet ta shqyrtojė dhe ta vlerėsojė me sens pozitiv ftesen time tė sinqertė, sepse pavarėsisht se pėr tė gjitha forcat politike tė vendit ėshtė e qartė se sovrani, pėrveēse votoi koalicionin tim, duke e nxjerrė atė si forcė e parė, ka votuar pėr koalicon dhe ėshtė nė ABC-nė e politikės dhe nė moralin e saj qė vota e tij tė lexohet me korrektesė dhe ndershmėri. Kam besim se kjo forcė politike qė ka si qėllim integrimin, reformat pėr punėsimin, do t’i pėrgjigjet pozitivisht ftesės time , tė hapur dhe tė sinqertė.”


    Pėrgjigja e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim ka zgjatur vetėm 2 orė. Kreu i LSI Meta nė njė dalje pėr mediat ka deklaruar se pranon ftesėn e Berishės pėr tė qeverisur sė bashku. Meta ka deklaruar se njė zgjedhje e tillė ėshtė bėrė nga LSI pėr tė mos prodhuar krizė nė vend. Sipas Metės pėr vendin ėshtė mė e dobishme bashkėqeverisja pėr tė pėrballuar krizėn ekonomike, sesa qendrimi nė opozitė duke mos bėrė asgjė. Meta ka deklaruar se njė marrėveshje Rama-Meta, nė kėto kushte ka qenė krejt e pamundur, pasi kreu i PS ėshtė shkaktari i humbjes sė zgjedhjeve nga e majta.

    Meta “Duke marrė nė konsideratė, rezultatet e zgjedhjeve tė 28 qershorit. Duke marrė nė konsideratė krizėn ekonomike, qė po kalon vendi. Duke vlerėsuar rėndėsinė e stabilitetit politik institucional dhe qevėrisės pėr tė ardhmen, duke vlerėsuar domosdoshmėrinė e njė qeverisjeje mė efikase dhe mė pėrfaqėuese. Pasi jamė konsultuar me aktorė tė rėndėsishėm vendas e tė huaj, tė cilėt kėrkojnė forcimin e stabilitetit tė vendit dhe pėrshpejtimin e reformave, me pėrgjegjėsi histrorike dhe atdhetare, e pranoj ftesėn e kryetarit tė koalicionit fitues Zotit Sali Berisha pėr tė filluar negociatat paraprake pėr tė realizuar me tranparencė tė plotė programin e qeverisjes sė integrimit europian.”

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    o Avni Rustem bre ku je ,..........

  10. #10
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Rama: Kush mendon se sot me ka dobesuar, duhet ta dije se me ka bere me te forte!

    Rama: Meta tradhetari (kliko)

    Pergjigja e Rames ndaj poshtersise te LSI, tradhetise e manovres se ndyre qe do mbahet mend per vite me rradhe ne politiken shqiptare!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •