Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9

Tema: Jehona

  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Jehona

    Jehona


    Lajmi nisi tė pėrhapej pėrmes valėve zanore e qytet pas qyteti mbėrriti nė qendrėn e shpėrndarjes sė informacionit. Qendra pėrhapi lajmin pėr gazetat, televizionet, radiot e pėr tė gjithė tė huajt e akredituar. Lajmi nuk u shoqėrua me asnjė lloj kundėrlajmi. Se vdekjen nuk mund ta zhbėjė askush, as edhe Zoti vetė. Jehona e saj mbėrriti me vonesė edhe tek unė duke mbajtur formė shkronjash e pak fotografish tė gjetura nė internet. Proēesioni, protestat, qėndrimet ndaj gjėmės pėrsėri nė formė lajmesh tė shkruara. Jehonė mijėra zėrash tė mbledhur nė shenjė proteste, nė shenjė urrejtjeje ndaj njė krimi qė ka vendosur tė zhdukė pak nga pak trimėrinė dhe vendosmėrinė nga Kosova. Borė binte atė ditė aq dendur, sa mė bėhej se jehona e lajmit po shkundte retė e po krijonte atmosferėn e pėrmortshme, qė i mungonte oborrit tė brendshėm nė pallatin tim. Nuk mė shqitej nga mendja: “Si mund tė vritet njė njėzetvjeēar? Ēfarė mundet tė ketė bėrė ai, qė ka arritur tė mbledhė njė urrejtje kaq tė madhe e i ka dhėnė forcė dorės vrasatare pėr t’ia hequr dritėn nga sytė njėherė e pėrgjithmonė?”
    Sytė mė dhimbnin nga ajo qė mė dilte pėrpara si njė skenė e munguar.

    Sot qė po shkruaj ėshtė 15 janar. Katėr vjet mė parė nė kėtė datė serbėt zhvilluan masakrėn e Reēakut, eksperimentuan me trupat e vdekur tė njerėzve, tė cilėt i vranė me dorėn e vet. Nė mendje nga ajo kohė mė ka mbetur njė foto interneti e njė foshnjeje 6-muajshe me fytyrėn e pėrēudnuar. Atė foto ia ktheva vetes asokohe nė njė dėshmi tė makabritetit, dhe e sillja nė mendje sa herė mendoja pėr pushtimin serb.
    Kėto ditė po mė kalojnė nė mendje tre vrasjet e datės 4 janar e veē tyre po kujtohem tė numėroj dhe gjithė tė tjerėt qė i kanė vrarė pėr kėto tre vjet (jehona e shkrimeve po mė ndėrgjegjėson pėr to). Po mbetem si e gozhduar mbi vrasjen e djalit njėzetvjeēar tė kolonelit e po mė duket si njė pėrsėritje e asaj fytyrės sė pėrēudnuar tė foshnjės e po pyes ata qė mungojnė para meje: “A jeni shqiptarė o ju me armėt nė duart vrasatare?
    Se tani prej mė shumė se tre vjetėsh drejtėsia po vendoset e po kthehet nė vend, se Kosova lirinė e vėrtetė po e shijon, atė pa aromė serbi qė i rrinte mbi krye dhe ia godiste shpirtin pa mėshirė, qė ia vriste babėn, vėllanė, ia niste e zhdukte njerėzit nė kurbet. Se Kosova po lufton me rrugė institucionale pėr pavarėsinė, e ju pėrse po luftoni?
    Ndoshta veē pėr tė mirėn e atyre qė fytyrėn ia pėrēudnuan foshnjave, qė kokat ia ndanė nga trupat pleqve, qė familje tė tėra i shuan me nam e me nishan pėr kėto 100 vjet.”


    Festimet nė sofrat e armiqve tė Kosovės vazhdojnė tė zhvillohen nėn zė, pa jehonė.

    Nė veshėt e atyre qė kudo nė botė dėgjuan pėr gjėmėn e 4 janarit vjen vetėm jehona e zėrave shqiptarė qė i pėrcollėn trupat e vrarė nė banesėn e fundit, jehona e thirrjeve pėr t’i dhėnė fund krimeve qė po dėnojnė pėrpjekjen e Kosovės pėr pavarėsi.
    Nuk mungojnė mes gjithė kėsaj edhe ca pjesė jehone nė formė shkrimesh, qė mundohen ta zbehin protestėn e njė populli tė tėrė. Veē armėt nė duar iu mungojnė shkruesve tė tyre.

    Ngjan tė jetė kjo rruga, qė po shkelin tė papushtetshmit.
    Ndėrkohė ai qė po e kėrkojnė me ngulm do tė meritonte vetėm njė emėr, mjerim shpirtrash e kthim-legjitimim i mė tė pamėshirshmit pushtet, qė ka njohur historia pas Luftės sė Dytė Botėrore, i atij me emrin Komunizėm dhe Gjak, tė cilit nė ditėt e sotme janė duke i gjetur forma tė pėrshtatshme pėr t’i dhėnė fytyrė tė pranueshme pėr shekullin e 21-tė.

    Akoma mė mjerueshėm e tmerrshėm njėkohėsisht, kur e gjithė kjo dashur-padashur kėnaq lutjet e pėrpjekjet e Beogradit duke mos i shpėtuar dot veshjes me mantelin serb.


    Veē njė pyetje mė mbetet pėr nė fund: A do duan ta ndiejnė jehonėn mendjet e zemrat e tė paemėrve, qė kanė guximin t'i japin fund jetės sė njerėzve e t'ia heqin dritėn nga sytė njėherė e pėrgjithmonė?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Te lumt pena Dita !

    Sa bukur ke shkruar..rrofsh !

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Te falenderoj Brar per ato qe shkruar. Por sa e rende eshte ajo qe qendron ne baze te shkrimit dhe sa e dhimbshme kur nje njeri ne jete, papritur, kthehet ne nje objekt procesioni, lajmesh e shkrimesh pa e patur kerkuar vete nje gje te tille.

    Shendet!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Degjo Dita vajze e mire !

    Ne kohen e Carit revolucionaret her mbas here i benin komplote ose atentate ose ndonji revolucion Carit e shtetit Carist.

    Shteti carist natyrisht kunder vepronte.

    Psh. i kapi disa qe i ben atentat carit dhe i denoj rende.
    Mes te denuarve ishte dhe vllai i madh i Leninit.
    Megjithse vellai u denua si atentator kunder nr 1 te perandorise RUSE..vet Lenini dhe motrat e tije u lejuan te vazhdojne studimet, u lejuan te shkruajne neper gazeta, u lejuan te shkojne nder miq e te dalin dhe jashte shtetit.
    Babai i Leninit vete vazhdonte te punonte si inspektor arsimi dhe me ate rroge te ushqente Nenen e Leninit dhe gjithe familjen.
    Pra shteti Carist kapte shkelsin e ligjit dhe mjaftohej me kete e nuk prekte familjen.

    Kur Stalini me shoke internohej ne Siberi (ne kohen e Carit flas) askush nuk ja prekte Mamane atij krokodilit dhe as ja ngacmonte kush gruan ose te dashurat.

    Revolucionaret i thirren mendjes.

    Ku i ka Cari pikat e dobeta..?????? ...meditonin ata..

    Hmmmm..ja psh thoshin ata me vehte..shtepine stalinit nuk ja morren..bahcen e pianon Leninit nuk ja sekuestruan..Tolstoit nuk ja moren cifligun ne jasn poljana ..Cehovi shkonte ne Detin e zi..me ngrof mullaqet.. Plehanovi bente artikuj ne gazeta etj etj..

    Athere thane revolucionaret duke kruajtur koken me morra..si duhet bere qe kur merr pushtetin te te mos mundet me dikush te ta marre??

    Ata nxorren mesimet..

    Kundershtarit nuk i duhen lene gazetat..
    kundershtarit nuk i duhet lene i gjalle asnji i afert.
    Kundershtari duhet vrare me cdo lloj preteksi.

    etj etj mesime te vlefshme marksiste-Leniniste sic u quajten..

    Meqense ne Kosove sundon klika marksiste-Leniniste-Enveriste-Staliniste e Qose-Halit-Thacve athere eshte e qarte pse vriten Tahirat me gjith femije..pse vritet Uk Bytyci e Drini etj etj.
    Prandaj Lista e atyre qe duhen vrare nga Klika staliniste eshte e gjate..
    Ne kete liste jane Poete..shkrimtare..akademike e gazetare..
    Ne kete liste (e faktuar kjo) ishte dhe profesori i madh Fehmi Agani.

    Keshtu Dita po e mbyll sepse njiher tjeter do shkruaj me gjate per femomenin "GENOCIDI ENVERIST ne KOSOVE".

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    58

    Dita,

    e lexova shkrimin tend me shume interes.Nga kushdo qe te ishte shkruar,edhe i pa njohun qofte,nje shkrim qe trajton nje teme te tille kaq te dhimbeshme eshte me se i goditur.Dora vrastare nder shqiptar as nuk filloj e as nuk do te mbaroje me te ndjeret qe sapo u varrosen.Kjo dore vrastare erdh nga thellesit e shekujve e spo din te plaket.Ajo ka zene rrenje thelle nder trojet tona,e ne momente te voliteshme per te, nxjerr krye duke perpire jete njerezish,pra,jete shqiptaresh.E se kush e mbolli faren e saj nder shqipatr se mesova kurre.Ajo her kalon ne njerin krah e here ne tjetrin,here zhduket e here cfaqet si lubi.Ajo bredh lirshem neper te tera trojet shqipetare.Kur i bije rasti perdore te tjere,e kur keta nuk ndodhen gjen vete shqiptaret,te gatshem si per here
    per te vrare vllajn e vet.Aq ma teper,kjo rendon ne Kosove.Ne qiellin e Kosoves ende nuk eshte hequr mire tymi qe percelloji ate,
    ende enden neper ajer klithmat e foshnjeve te vrara e te masakruara ne gjirin e nenes,ku gjaku ende seshte thare mire neper pragjet e shtepive,ku gjurmet e perdhunimeve s`jane shlyer ende.Eshte nje e keqe e llahtareshme qe duhet ta heqim qafe sa me shpejt qe te jete e mundur.E ajo nuk hiqet qafe me etiketime kuq e blu.Ate duhet ta kerkojme me thelle,shume me thelle(se mos filloj ajo kur u cfaqen nghyrat).Ajo ka vetem nje emerore vrastare qe ha jete njerzish,pra jete shqiptaresh.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Zana !

    Vrasja largohet kur te kemi guxim te themi qe Ai qe vret eshte vrases e ai qe vritet eshte Viktime.
    Ne se nuk guxojme e flasim fjal ne hava athere i zgjasim jeten fenomenit te vrasjeve.

  7. #7
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Brari dhe ASD, duke qene se kishit dale pak si shume nga tema ne pergjigjet tuaja, dhe tema po kthehej me shume ne temen tuaj se shkrimin e Dites. Gjithashtu duke pasur parasysh se dhe ajo cfare po diskutonit ishte vertet dicka qe ja vlen per tu diskutuar, e ndava temen ne dy. Ne shkrimin letrar me lart (me komentet ne lidhje me te) si dhe ne diskutimin tuaj te cilin mund ta gjeni tek forumi i Temave Shoqerore ose fare thjesht duke shtypur ketu .

    Shpresoj te vazhdoni te diskutoni atje dhe do ju lutesha te dyve te ishit me gjakftohte, pa ofenduar njeri tjetrin ne pergjigje!

    Pershendetje!

  8. #8
    Dita mjafte bukur. Zana urime dhe ty per postimin me lart
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ju falenderoj te gjitheve per nderhyrjet tuaja!



    Zana!

    Ne qiellin e Kosoves ende nuk eshte hequr mire tymi qe percelloji ate,
    ende enden neper ajer klithmat e foshnjeve te vrara e te masakruara ne gjirin e nenes,ku gjaku ende seshte thare mire neper pragjet e shtepive,ku gjurmet e perdhunimeve s`jane shlyer ende.Eshte nje e keqe e llahtareshme qe duhet ta heqim qafe sa me shpejt qe te jete e mundur.

    E nis me nje citim nga shkrimi yt, duke te falenderuar per nderhyrjen.
    Ke shkruar drejt per ate qe po ndodh ne Kosove, por per mua nuk ka lekundje ne dicka, dhe ketu bashkohem me ate qe ka shkruar pak me poshte Brari (citoj):

    Zana !

    Vrasja largohet kur te kemi guxim te themi qe Ai qe vret eshte vrases e ai qe vritet eshte Viktime.
    Ne se nuk guxojme e flasim fjal ne hava athere i zgjasim jeten fenomenit te vrasjeve.

    Diskutim mbi vrasjet e fundit ne Kosove po behet edhe tek Temat e shtypit te dites dhe nje gje duhet ta theksoj pozicionimi eshte i pamundur te mos ndodhe ne mendjet e njerezve perballe krimesh te tilla. Cilit spekter politik i kane perkitur personat qe jane vrare gjate viteve te fundit ne Kosove????




    Brar!

    Keshtu Dita po e mbyll sepse njiher tjeter do shkruaj me gjate per femomenin "GENOCIDI ENVERIST ne KOSOVE.

    Duke u nisur nga kjo qe ke shkruar ketu Brar, te them se do te pres per kete shkrim me te gjate tendin, nese mundesh e nese di, kushtoji vemendje viteve 1944-1950. Kjo eshte nje lutje nga ana ime.


    Dita!

Tema tė Ngjashme

  1. Jehona Sopi
    Nga dodoni nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 26-09-2023, 22:31
  2. Pėrgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  3. Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Nano
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 571
    Postimi i Fundit: 20-09-2007, 11:46
  4. Analiza dhe komente pėr zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  5. Jehona e Kosovės!
    Nga drenica martire nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-06-2003, 15:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •