Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1

    Xhaferri: Zgjedhjet nuk prodhuan fitues, PS dhe PD ne qeveri të përbashkët

    Arbën Xhaferi: Zgjedhjet nuk prodhuan fitues, PS dhe PD duhet të krijojnë një qeveri të përbashkët


    Vendosur: 01/07/2009 - 08:13


    Robert Rakipllari

    Politikani i njohur i trevave shqiptare Arbën Xhaferi, duke analizuar situatën paszgjedhore në Shqipëri shprehet se është momenti, që në Shqipëri të ketë një qeveri të përbashkët PS-PD. Ai sjell si shembull atë gjerman. “Në Gjermani, pothuajse në një situatë të ngjashme me tonën, e djathta dhe e majta gjetën forca në emër të interesit shtetëror, që të formojnë një koalicion të përbashkët, që funksion si më mirë, natyrisht kryekëput në interesa të shtetit gjerman. Sot Shqipërisë i nevojitet qetësia, siguria, mirëqenia dhe mobilizimi i të gjitha forcave për zgjidhjen e problemeve shoqërore, ekonomike, sociale, infrastrukturore dhe sidomos politike”, shprehet Xhaferri në intervistën e tij për “Panorama”. Sipas tij, një koalicion me 2 apo 3 deputetë më shumë nuk do të garantojë stabilitet politik por nuk do të jetë dhe produktiv. Politikani i njohur i bën apel Sali Berishës dhe Edi Ramës të shohin para tyre portat e historisë. “Zgjidhjet historike duhen kërkuar në variante që duken të pamundura, siç është koalicioni qeveritar PD-PS. Ndërkaq, zgjidhjet e tjera janë të brishta dhe konfliktuale që gjithnjë dhe me tepër do ta molisin shoqërinë shqiptare në tërësinë e saj”, shprehet Xhaferri. Ai i bën një analizë dhe standardeve të këtyre zgjedhjeve dhe deklaratave të vëzhguesve të huaj në Shqipëri. Analisti i njohur, i politikës i konsideron këto zgjedhje më të mira se të kaluarat, madje standardet e tyre ishin më të mira se të zgjedhjeve në Maqedoni.

    Z.Xhaferi, Shqipëria mbajti zgjedhjet parlamentare në 28 qershor. Ndërsa procesi është në vazhdim në fazën e numërimit të votave, cili është vlerësimi juaj për këtë proces, duke e krahasuar me zgjedhjet e kaluara?

    Zgjedhjet në Shqipëri treguan edhe njëherë se shqiptarët janë të mahnitur me demokracinë, ashtu si me çdo vlerë që vjen nga bota Perëndimore. Nga aspekti i formës çdo gjë ishte në rregull, madje një çikë e tepruar. Duke tentuar që në mënyrë sa më të lehtë të eliminohet kundërshtari, u përdor kryesisht ligjërimi etiketues duke harruar parimet e mirësjelljes, madje edhe ato etike.
    U thanë shumë fjalë që në situata normale do të ishte absurde të thuheshin, gjithashtu u harruan të prezantoheshin argumentet e qëndrueshme për prioritetet e qeverisë së ardhshme në ndërtimin e shtetit ligjor. Natyrisht që u prekën këto tema, por në mënyrë të sipërfaqshme që më shumë dëshmonin të kundërtën: mungesën e projektit të konkretizuar. E gjithë kjo kamuflohej me një eufori të paketuar në mënyrë estetizuese. Këtë mënyrë sjelljeje e shoh normale në kuadër të një kodi mesdhetar, që ndikon të dukemi më mirë se sa më parë. E thënë metaforikisht, vishemi me firmato, blejmë makina qindra milionëshe, ndërtojmë shtëpi shum-ëkatëshe, tentojmë të jemi mbi normalitetin. Kështu pak a shumë ndodh edhe me demokracinë. Të gjitha ato mitingje të shoqëruara me debate të zjarrta që ishin në funksion të manifestimit të këtij kodi dhe shumë pak të zbërthimit të vizionit. Por edhe këtë e shoh brenda normales, si diçka të domosdoshme në procesin e pjekurisë demokratike. Por, tashmë nuk duhet harruar se në botën e mirëfilltë demokratike ka filluar procesi i reduktimit të demokracisë për shkak se formalizon një sjellje që ndikon negativisht në zhvillimin e proceseve në shoqëri. Përfaqësuesit e popullit, gjithnjë e më tepër kanë kujdes, jo ndaj të vërtetës, reformave zhvillimore, por ndaj asaj se çfarë pret populli prej tyre. Kjo ndikon negativisht, prandaj komisarët e UE-së, emërohen dhe nuk zgjidhen, apo siç ndodh në SHBA ku disa poste, si bie fjala, drejtori i Thesarit emërohet në çdo shtatë vite për t’i ikur ritmeve të zgjedhjeve demokratike. Me këtë dëshiroj të them se demokracia i ka kufijtë e saj që duhet të zbulohen në mënyrë racionale. S’do mend se këto zgjedhje ishin më të avancuara sesa ato të kaluarat, por sipas reagimit të faktorit ndërkombëtar ende të paarritura sipas standardeve evropiane. Për mua, këto zgjedhje dëshmuan edhe njëherë se shoqëria shqiptare i ka tejkaluar të gjitha paragjykimet lidhur me frangmentarizimet e mundshme mbi baza fetare, rajonale, etj. Vota u nda me një baraspeshë do të thoja hyjnore.

    Vëzhguesit e huaj konstatuan progres në këto zgjedhje, por ata theksuan se standardet e kërkuara nuk u arritën. Cili është gjykimi juaj për këtë metër që na matin ne shqiptarëve ndërkombëtarët dhe si do të ndikojë ky vlerësim në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe në përmirësimin apo keqësimin e imazhit të shqiptarëve në rajon?

    Shpesh herë edhe vetë mllefosem me lehtësinë e akuzave që bëjnë faktorët e ndryshëm ndërkombëtarë ndaj dukurive shoqërore, përkatësisht respektimit të standardeve bashkëkohore në mjediset shqiptare. Sidoqoftë, jam i bindur se zgjedhjet në Shqipëri ishin më të mira dhe të avancuara se sa ato që janë mbajtur në Maqedoni, mirëpo faktori ndërkombëtar është më dorëlëshuar ndaj Maqedonisë se sa Shqipërisë. Pse? Një pyetje e vockël, por që ka peshë. Jam i prirur të mendoj se faktori ndërkombëtar e vlerëson Shqipërinë në të gjitha planet si shoqëri e shëndoshë dhe me perspektivë në të gjitha planet, ndërkaq në Maqedoninë fragjile që mund të destabilizohet prej një vlerësimi të vogël ndërkombëtar. Këto kritika mbi të gjitha i vlerësoj si këshilla dashamirëse.

    Rezultatet paraprake japin idenë e një ekulibri, pra nuk kemi një fitues dhe një humbës të qartë megjithë avantazhin e lehtë të koalicionit të Berishës. Si e shikoni ju krijimin e një maxhorance të qëndrueshme pas këtyre zgjedhjeve?

    Deri më tani në këto zgjedhje vërehet një tendencë që të merremi me detaje, pra, analiza të imëta që nuk kanë shumë domethënie. Derisa po jap këto përgjigje ora shënon, 16:40 minuta, në kanalet e ndryshme televizive analistët vlerësojnë votat që rendit njëra pas tjetrës dhe synojnë të japin një prognozë të saktë, ulje- ngritjesh në kuptimin e koalicioneve. Analizohen variante të ndryshme për koalicione pas zgjedhore, por harrohet diçka esenciale: cilido krah politik të fitojë një apo dy deputetë më shumë, qeverisja do të jetë e brishtë dhe jo produktive që do të pengonte zhvillimin normal të Shqipërisë. Personalisht e kam dëshiruar këtë rezultat me një bindje religjioze se kjo baraspeshë do t’i detyrojë dy partitë e mëdha për të shtruar në tavolinë diskutimin e mundshëm të një qeverisje të përbashkët. Sado të duket paradoksale, apo eksperimentuese, vazhdoj t’i qëndroj idesë se shumëçka është e mundur përfshirë edhe një koalicion mes të djathtës dhe të majtës. Kemi shembuj kokëfortë që e bëjnë të mundur këtë variant. Bie fjala, në Gjermani, pothuajse në një situatë të ngjashme më tonën, e djathta dhe e majta gjetën forca në emër të interesit shtetëror që të formojnë një koalicion të përbashkët që funksion si më mirë, natyrisht kryekëput në interesa të shteti gjerman. Sot Shqipërisë i nevojitet qetësia, siguria, mirëqenia dhe mobilizimi i të gjitha forcave për zgjidhjen e problemeve shoqërore, ekonomike, sociale, infrastrukturore dhe sidomos politike. Në këto kushte, mendoj se na nevojiten katër vite qetësi, normalitet, sjellje racionale për të ndërtuar një standard real vlerash. Jo vetëm kaq. Kjo qetësi i nevojitet edhe kombit në tërësinë e tij. Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha në paraqitjen e fundit para gazetarëve kërkoi që t’i lejohen disa çaste kënaqësia për faktin se arriti të realizojë zgjedhje normale që avancojnë proceset e demokratizimit të Shqipërisë. Ndoshta mund të duket naive, gjithsesi unë do t’i sugjeroja që ka merituar edhe katër vite më shumë: para tij dhe z. Edi Rama janë hapur portat e historisë.
    Zgjidhjet historike duhen kërkuar në variante që duken të pamundura, siç është koalicioni qeveritar PD-PS. Ndërkaq zgjidhjet e tjera janë të brishta dhe konfliktuale që gjithnjë dhe me tepër do ta molisin shoqërinë shqiptare në tërësinë e saj.


    panorama

  2. #2
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Zgjedhjet nuk prodhuan fitues, PS dhe PD duhet të krijojnë një qeveri të përbashkët
    As 1 vit sdo zgjase, dhe do kete zgjedhje te parakohshme!

    Por mos u merzit, se do arrijne ta blejne ndonje deputet nga PS'ja edhe te krijojne Qeveri me vete.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #3
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Apollon, e vetmja mundesi qe PD te qendroje ne pushtet eshte koalicioni me LSI, prandaj po fillojne pdistat t`i lepijne sumen shtangistit. I ke pare temat e ketij temehapesit?
    Ne fakt ka mundesi te behet por cfaredolloj koalicioni (pervec PD-PS) si zor te jete afatgjate.
    Blerje deputetesh nuk ka me, sepse po u perjashtua deputeti nga grupi parlamentar (i PS ne rastin konkret) humbet mandatin dhe zevendesohet me nje tjeter qe ka qene ne listen zgjedhore.

    Shpetimi i vetem per ate shulin e gjate eshte koalicioni "me baze te gjere" sic na meson shoku Fatos. Dmth PD-PS. Ky do ishte edhe varianti me i mire sepse s`do na canin ****** duke u zene dhe duke shtyre ligjet, "reformat" e budalliqe te tjera. Por eshte shume e zorshme se ai gjeja e gjate si moto te fushates ka patur "Berisha ne pension", dhe doktkari kurre nuk jep doreheqje tani qe ka 70 deputete.
    Por nje kandidat i LSI tha "Edhe nqs ka koalicion PD-LSI do jete 1-2 vjecar deri ne zgjedhje te parakohshme".
    -

  4. #4
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anëtarësuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540
    [QUOTE=DYDRINAS;2321305]Arbën Xhaferi: Zgjedhjet nuk prodhuan fitues, PS dhe PD duhet të krijojnë një qeveri të përbashkët


    Vendosur: 01/07/2009 - 08:13


    Robert Rakipllari



    Po per kryeminister si tja bejme apo
    nje dite Salushi dhe nje dite Edushi

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Njerezit nuk duhet te dalin ne perfundime kur ende KQZ nuk ka bere publike rezultatet e zgjedhjeve. Prandaj boll me deklarata bombastike qe jane fare pa substance.

    Rezultati i ngushte i zgjedhjeve nuk do te thote se "zgjedhjet nuk prodhuan fitues". Zgjedhjet gjithmone prodhojne fitues, fiton ai qe sipas LIGJIT dhe KODIT ZGJEDHOR, merr me shume vota se kundershtari ne zgjedhje, merr me shume mandate se kundershtari ne zgjedhje. Nuk ka rendesi se sa e thelle apo sa e ngushte eshte diferenca e votave, e rendesishme eshte vetem qe te respektohet LIGJI dhe KODI ZGJEDHOR.

    Qeverine e re e krijon ajo force politike qe ka marre shumicen e votave dhe mandateve. Nese nuk ka arritur dot 50% + 1 mandat, partia apo koalicioni qe ka marre shumicen e votave ben diskutime me partie te tjera ne zgjedhje per te arritur nje mirekuptim e per te krijuar nje koalicion qeverises qe arrin te aprovohet nga 71 vota te deputeteve te parlamentetit shqiptar.

    Prandaj lerini spekullimet dhe respektoni ligjet e atij vendi pasi respektimi i ligjit i dallon shoqerite e qyteteruara nga shoqerite e prapambetura. Dhe per te gjithe ata qe kujtojne se diferenca e ngushte ne mandate e vota ne keto zgjedhje nuk te "ben fitues", une iu rekujtoj zgjedhjet presidenciale ne SHBA ne vitin 2000, ku presidenti Bush fitoi perballe kundershtarit te tij Al Gore, edhe pse ky i fundit kish marre ne total me shume vota ne gjithe Ameriken se Bush. Sistemi kolegjial i votimeve ne Amerike nuk eshte i ndertuar ne baze te "shumices se totalit te votave" por ne baze te perfaqesimit rajonal kolegjial. Kodi i ri zgjedhor te cilin si PD edhe PS e aprovuan me mirekuptim ne parlament ne keto zgjedhje, eshte nje sistem i ngjashem kolegjial me ate amerikan ku mandatet nuk dalin ne gare te drejtperdrejte, por ne garen partiake qarkore/zonale.

    Albo

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    Qeveria do te formohet nga e djathta dhe ketu nuk ka asnje dyshim.
    Majtistet do te rrijne edhe se paku per 4 vite ne opozite per tu stervitur.
    Genjeshtrat qe i serviren popullit nuk punuan aq mire.
    Genjehstrat e Gerdecit nuk ju shkuan fare pasi PD fitoi bindshem ne Gerdec.

    Kryeministri Berisha do te vazhdoje punen qetesisht edhe per 4 vitet e ardhshme.

    Pershendetje.

  7. #7
    Dritan Prifti shpalli publikisht perkrahjen ndaj Sali Berishes,me nje kushte qe Edi Ramen ta vari mu ke kali Skenderbeut.

    P.s Ftoj Kryeminsitrin Berisha qe urgjentisht te emroi Znj. Jozefina Topalli per ministre te mbrendshme,me detyren e vecant qe te shpartalloi bandat e kuqe kudo qe ndodhen.

  8. #8
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Dritan Prifti shpalli publikisht perkrahjen ndaj Sali Berishes,me nje kushte qe Edi Ramen ta vari mu ke kali Skenderbeut
    E gallate o POKO..

    Po smund te mbaronin kto zgjedhje pa patur ndonje martir!? Ka cudira ne shqiperi, edhe ne pastaj shajme Iranin.

    Ehh thuaj!
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Dil dhe ti Poko nimoje jozin
    Dhe xhironi dhe iher filmin erdhen barbaret.

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Dil dhe ti Poko nimoje jozin
    Dhe xhironi dhe iher filmin erdhen barbaret.
    Barbar e bije barbaresh jeni ju qe sulmoni dhe nji femer,sic po shifja tani duke sulmuar aktoren Rajmonda Bulku ne Fier.Edhe kjo paftyresi ju mungonte qe te dhunoni nje femer,se nuk e di tjeter maskarallek e krime e poshteresi qe nuk keni ber deri sote.
    More ju donit plumbin ballit qe ne 91-shin,pa ju len qe te shtohet fara juaj e felliqur.Do i bente mire vendit nje spastrim i kryegjakpirsave qe athera,por c'ti besh qe u genjyen pas dy gishtave qe ngrisnin Berisha,Hajdari,Pashko;Imami etj etj demokrate.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •