-
Tėrheqja e forcave amerikane nga Iraku, moment historik
Presidenti Obama: Tėrheqja e forcave amerikane nga Iraku, moment historik
Zėri i Amerikės
01-07-2009
Presidenti Barak Obama tha se tėrheqja e djeshme e forcave luftarake amerikane nga tė gjitha qytetet Irakiane, ėshtė njė moment historik. Zoti Obama tha se edhe pse mund tė ketė dhuna ende nė Irak vendi do tė rilindė mė i qėndrueshėm e sovran.
Presidenti Obama tha se duhet mė tepėr punė nė Irak, edhe pse pjesa mė e madhe ėshtė bėrė.
"Populli irakian, me tė drejtė e sheh kėtė dite si njė rast per tu festuar. Ky ėshtė njė hap pėrpara tepėr i rėndėsishėm pėr njė Irak qė tashmė ėshtė i bashkuar e sovran, e qė vazhdon tė kontrollojė ēdo ditė e mė tepėr fatin e tij.
Dje nė Shtėpinė e Bardhė, Presidenti Obama tha se arritjet nė Irak, vinė me njė pėrgjegjėsi mė e madhe.
"E ardhmja e Irakut ėshtė nė duart e vetė popullit, dhe udhėheqėsit Irakianė do u duhet tė bėjnė disa zgjedhje tė vėshtira pėr tiu pėrgjigjur shumė pyetjeve tė rėndėshime politike, pėr tė rritur mundėsitė nė vend, e pėr ti ofruar mė tepėr siguri qyteteve tė tyre.
Presidenti Obama premtoi se Shtetet e Bashkura do tė jenėpartnerė tė ngushtė tė popullit Irakian.
Presidenti pėrmėndi atė ēfarė ai e quajti njė bombardim tė pakuptimtė qė ndodhi dje nė mes tė njė sheshi plot me njerėz, nė qytetin Kirkuk, dhe parashikoi se pėrpara shtrihen ditė tė vėshtira. Zoti Obama shtoi se ai ėshtė i sigurtė se forcat e shkatėrrimit do tė dėshtojnė.
"E ardhmja i pėrket atyre qė ndėrtojnė , jo atyre qė shkatėrrojnė. Dhe transferimi i sotėm i pėrgjegjėsive ėshtė njė provė e mėtejshme se ata tė cilėt janė pėrpjekur ta zhysin Irakun nė humnerėn e pėrēarjes dhe luftės civile, ndodhen nė anėn e gabuar tė historisė.
Strategjia e administratės sė presidentit Obama ėshtė qė tė tėrheqė tė gjitha brigadat luftarake brenda shtatorit tė vitit tė ardhshmėm, dhe tė tėrheqė tė gjitha forcat ushtarake amerikane nė Irak para fundit tė vitit 2011.
Po dje sekretari i shtėpisė sė Bardhė Robert Gibbs, u shpreh se Komandantėt amerikanė nė Irak janė tė bindur se trupat e Sigurimit Irakian janė nė gjėndje tė marrin nėn kontroll tė gjitha qytetet e vėndit.
Zoti Gibbs tha gjithashtu se nėnpresidenti Biden, do tė drejtojė politikėn e administratės amerikane pėr Irakun dhe do tė punojė me irakianėt pėr ti ndihmuar qė tė kapėrcejnė ndasitė politike mes tyre.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt