Tiranė - Ėshtė dashur vetėm pak minuta shi dhe qendra e Tiranės, por edhe zonat periferike tė kryeqytetit tė pėrmbyten.
Nė vetėm pak minuta, reshjet e shiut vunė nė rrezik bizneset dhe shtėpitė e banorėve tė zonave tė ndryshme dhe nėse ato do te kishin rėnė pėr mė shumė se nje orė pasojat mund tė ishin tė paimagjinueshme.
Tė paktėn 26 makina janė tė zhytyra tėrėsisht nė ujė dhe 13 tė tjera janė tė mbuluara deri nė gjysmė, nė parkimin pranė Qendrės Tregtare ETC, nė afėrsi tė rrugės sė Elbasanit nė Tiranė, pas rrebeshit tė shiut qė ra pasditen e sotme.
Nė rrugėn Karl Gega, nė periferi tė Tiranės disa banesa janė pėrmbytur, ndėrkohė qė janė rrezikuar dhe disa fėmijė, tė cilėt janė shpėtuar falė ndėrhyrjes sė unformave blu. Shirat e rrembyeshėm kanė krijuar probleme dhe nė lagjet e reja tė Tiranės, ku mė tė dukshme ato kanė qenė nė zonėn "Komuna e Parisit", apo dhe nė "Unazėn e Re". Pėrmbytje janė regjistruar edhe nė rrugėt e zonės sė Don Boskos, rrugėn "Jordan Misja", nė zonėn e Porcelanit, etj.
Nga tė dhėnat e para mėsohet se janė regjistruar dėme tė konsiderueshme materiale.
Krijoni Kontakt