Mexhid YVEJSI, Gjakovė

HAFIZ ALI KRAJA
(1900-1974)

Hafiz Ali Kraja ėshtė teologu, hoxha, shkodran,
i cili mbajti fjalim pranė varrit tė priftit franēeskan,
poetit kombėtar, At Gjergj Fishta (1871-1940)…

Hafiz Ali Kraja ėshtė njė figurė e madhe intelektuale, fetare, kulturore, atdhetare…. Lindi nė vitin 1900, nė Shkodėr, ku i kreu mėsimet fillestare.
Po nė Shkodėr e vazhdoi shkollimin nė Medrese, ku edhe diplomoi pranė dijetarit tė njohur, Myderrizit, Hafiz Ismail Hakiut.
Me pėrkrahjen e Myderrizit, Hafiz Ismail Hakiut, u regjistrue nė Universitetin e famshėm “El-Az-har”, nė Kajro, Egjipt, tė cilin e kreu me kohė, nė vitin 1924, ku diplomoi nė dy drejtime: nė Drejtėsi dhe Teologji, me rezultate tė shkėlqyeshme...
Hafiz Ali Kraja, pas diplomimit nė Drejtėsi dhe Teologji, u kthye me gėzim, menjėherė, nė Shkodėr, nė vendlindje, pėr t’i shėrbye qytetit tė tij dhe Nanės Shqipni.
Myftinia e Shkodrės e caktoi teologun e ri, Hafiz Ali Krajėn, tė shėrbej imam, hoxhė, nė Xhaminė e Plumbit.
Ndėrsa mė vonė e caktuen nė Xhaminė e Vjetėr, nė Parrucė tė Shkodrės, si edhe nėpėr xhami tė ndryshme nė katundet e rrethit tė Shkodrės…
Kudo qė e caktuen, kudo qė e dėrguen, Hafiz Aliu me gėzim shkoi, ēdo vendim tė ri e miratoi, ndėrsa populli, qytetarė e katundarė e pranuen me gėzim tė paparė…!
Hafiz Ali Kraja, me sjelljet e tij, oratorinė, diturinė, kulturėn, pjekurinė, devotshmėrinė, atdhedashurinė, e pėrvetėsoi, kudo qė shkoi, edhe rininė…!
Nė kujtesėn e popullit, ka mbetė i paharruar fjalimi i Hafiz Ali Krajės, hoxhės shkodran, pranė varrit tė priftit katolik-franēeskan, At Gjergj Fishta, nė ditėn e varrimit tė tij, me 31 Dhjetor 1940, nė prag tė Vitit tė Ri…!
Lexues i nderuem! Qe disa fjali, nga fjalimi i tij, i hoxhės shkodran, mbi varrin e priftit franēeskan:

“Poet kombėtar, Pater Gjergj!

Kur nji orator, tue dasht me folė mbi veprat tueja, rrin shtang, hutohet, pse janė shumė, janė tė mėdhaja edhe tė madhnueshme, aq sa asht e vėshtirė me caktue se pėr tė cilėn duhet tė flitet...
Shkrimtarėt e ardhshėm tė historisė shqiptare jetėn politke tanden do ta gjykojnė nė bazė tė "Lahutės sė Malcisė", kryevepra jote monumentale.
Ta jesh i bindun, o Poet i Madh se Shqyptari me “Lahutėn e Malcisė” ka pėr tė qenė gjithmonė kryenaltė siē janė Helenėt me Iliadėn e Persjanėt me Shahnamen, mbasi Ti, me atė vepėr tė naltė i ke njoftue botės sė qytetnueme psihikėn e karakteristikat ma tė ndieshmet e popullit shqiptar…
Me ty, Patėr Gjergj, Kombi shqyptar mburret, naltėsohet edhe madhėnohet para popujve tė tjerė, prandaj sot krejt populli shqiptar tė pėrulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot ndėr faqe tė pėrcjell me mallėnjim e dhimbje nė jetėn e pasosme".
Hafiz Ali Kraja ėshtė marrė edhe me krijimtari, ka shkrue, ka botue shkrime nė revistėn “Zani i Naltė”, qė botohej nė Tiranė, nga viti 1923 deri nė vitin 1939, nė revistėn “Kultura Islame” e pėrmuajshme, fetare, letrare, ditunore, artistike, organ i Komunitetit Musliman Shqiptar, Tiranė, (1939-1944)…
Nė vitin 1934, Hafiz Ali Kraja botoi studimin e tij, me vlerė pėr ēdo antologji, me titull:
”A duhet feja, a e pengon bashkimin kombėtar?”
Nė kėtė libėr, tė cilin e botoi “Ora e Shkodrės”, Hafiz Aliu ka shkrue edhe njė Parathėnie tė shkurtė, tė cilėn e pėrfundon me kėto fjalė, mė kėtė lutje:
”Kėtė parathanie tė shkurtėr po e mbylli tue iu lutė tė Madhit Perėndi me e ruajtė popullin shqiptar prej ateizmit qė ėshtė njė humnerė e rrezikėshme pėr komb e atdhe".
Hafiz Aliu, popullin, rininė shqiptare, nė veēanti, me kohė e kishte paralajmėrue, pėr humnerėn e rrezikėshme tė ateizmit, tė komunizmit, pėr komb e atdhe, prandej, komunistėt e pa fe, nė vitin 1945, e prangosin, e burgosin…
Nė burgjet e regjimit komunist tė Enverit, tė tmerrit, qėndroi burrėnisht 20 vjet…Hafiz Aliu, nėpėr burgje 20 vjet, edhe tė burgosurve tė tjerė politikė u jepte gajret…!
Njė prift katolik, qė ishte njė nga tė dėnuarit politikė, Patėr Konrad Gjolaj, nė librin e tij "Ēinarėt" pėr hoxhėn, Hafiz Ali Krajen, nė mes tė tjerash, ėshtė shprehur kėshtu:
"Hafiz Ali Kraja ishte njė njeri i madh pėr kohėn, ishte pa dyshim ndėr hoxhėt ma tė kulturuem qė kam pas rastin me njoftė, pėr mos me thanė ma i dijtuni…”
Ky njeri i madh, ky hoxhė i kulturuem, atdhetar, dijetar, shkrimtar, Hafiz Ali Kraja, mbas burgu 20 vjeēar, ndrroi jetė shumė shpejt, nė vitin 1974, nė moshėn 74 vjeēare, por mbeti, sot e kėsaj dite, krenari e botės shqiptare…!

Mexhid YVEJSI, Gjakovė