Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e tulipanonero
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Postime
    226

    A është e vërtetë apo e rreme feja?

    A është e vërtetë apo e rreme feja?

    Nëse duam të dimë se a është e vërtetë apo e rreme feja, nuk duhet të mbështetemi në ndjenjat apo traditat tona. Por, duhet të mbështetemi në arsyen dhe intelektin tonë. Kur Zoti dërgoi pejgamberët, Ai i mbështeti ata me mrekulli dhe dëshmi që provonin se ata ishin pejgamberë të dërguarë nga Zoti dhe se feja me të cilin ata erdhën ishte e vërtetë.

    Feja e vërtetë mund të njihet duke u përgjigjur në tre pyetje:

    1. Çfarë do të thotë saktësisht fjalë e Zotit, e shpallur nga Zoti?

    2. Kush në të vërtetë ishte pejgamberi i fundit i Zotit?

    3. Cila është vërtet feja e Zotit?

    1. Çfarë do të thotë saktësisht fjalë e Zotit, e shpallur nga Zoti?

    Fjala e Zotit qe shpallur nga Zoti përpara 14 shekujve. Ajo përmend fakte që vetëm së voni janë zbuluar dhe dëshmuar nga shkencëtarët. Është përtej arsyes që ndokush përpara një mijë e katërqind vitesh të ketë njohur këto fakte, të cilat janë dëshmuar së voni me paisje të avancuar dhe metoda të sofistikuara shkencore.

    Meqë fjala e Zotit qe shpallur nga Zoti, askush s'ka qenë në gjendje të japë një kaptinë të vetme sikur kaptinat e fjalës së Zotit në bukurinë e tyre, elokuencën, shkëlqimin, ligjvënien që ka urtësi, informimin e vërtetë, profecinë e vërtetë dhe të tjera cilësi të përsosura. Kaptina më e vogël në fjalën e Zotit është vetëm dhjetë fjalë, megjitkëtë askush kurrë s'ka qenë në gjendje të ballafaqohet me sfidën e prodhimit të një gjëje të tillë, atëherë [përpara 1400 viteve] dhe sot.

    Vargjet në fjalën e Zotit përmendin ngjarje të ardhme të cilat ndodhën më vonë.

    Fjala e Zotit përshkruan strukturën e maleve, të cilën gjeologjia moderne vetëm së voni e ka vërtetuar.

    Fjala e Zotit përmend origjinën e universit. Dikush që nuk e ka njohur fizikën nukleare përpara 1400 viteve, s'ka mund ta gjejë me mendjen e tij se toka dhe qiejt kanë origjinën e njëjtë.

    Fjala e zotit përshkruan cerebrumin1. Shkencëtarët kanë zbuluar këto funksione të zonës paraballore vetëm në 60 vitet e fundit.
    --------------------------------------------------------------------------------
    1. Struktura e rrumbullakët e gjerë e trurit që zë hapësirën më të madhe të zgavrës së kafkës, e ndarë në dy hemisfera celebrale që janë të bashkuara në fund me anë të corpus callosum. Kjo kontrollon dhe integron funksionet motorike, ndijore, dhe funksione më të larta mentale, siç është mendimi, arsyeja, ndjenja, dhe kujtesa.

    --------------------------------------------------------------------------------

    Fjala e Zotit përshkruan strukturën e reve, të cilën meteorologët dhe shkencëtarët vetëm së voni e njohën. Idetë e tyre moderne mbi meteorologjinë qenë dominuese përpara 14 shekujsh kur fjala e Zotit qe shpallur.

    2. Kush në të vërtetë ishte pejgamberi i fundit i Zotit?

    Kur Zoti i sfidoi ata që dyshonin, për të dhënë një kaptinë sikur fjala e Zotit, disa nga mosbesimtarët që ishin armiq të pejgamberit të fundit, u orvatën të ballafaqoheshin me këtë sfidë me qëllim që të dëshmonin se ky pejgamber nuk ishte pejgamber i vërtetë, por ata dështuan në këtë. Dështimi i tyre qe pavarësisht nga fakti se fjala e Zotit qe shpallur në gjuhën dhe dialektin e tyre. Veç kësaj, njerëzit në kohën e pejgamberit të fundit ishin shumë njerëz elokuentë, të cilët kompononin poezi mahnitëse, që ende sot lexohen dhe çmohen.

    Shumë mrekullira qenë bërë nga pejgamberi i fundit me lejen e Zotit. Këto mrekullira qenë dëshmuar nga shumë njerëz.

    Para misionit të tij si pejgamber, pejgamberi i fundit nuk kishte probleme financiare. Si një tregtar i suksesshëm dhe me reputacion të mirë, pejgamberi i fundit nxirrte një fitim të bollshëm dhe të rehatshëm. Pas misionit të tij si pejgamber dhe për shkak të tij, gjendja e tij materiale u përkeqësua. Dy muaj kalonin pa u ndezur zjarri në shtëpinë e tij për të zier gjësend, pa patur ndonjë gjë për t'u ushqyer pos hurmave dhe ujit.

    Shtroja në të cilën ai flinte qe bërë nga lëkura e mbushur më fije të drurit të palmës. Ai e mjelte dhinë e tij, arnonte teshat e tij, e riparonte mbathjen e tij, ndihmonte në punët e shtëpisë, dhe i vizitonte të sëmurët.

    Një i dërguar i disa udhëheqësve mosbesimtarë, i ofroi para atij për t'u bërë më i pasuri, udhëheqësi për t'u bërë udhëheqësi, dhe mbretëri për t'u bërë mbret, dhe pejgamberi i fundit i refuzoi të gjitha.

    Po të krahasojmë jetën e pejgamberit të fundit përpara misonit të tij si pejgamber me jetën e tij pasi ai nisi misionin e tij si pejgamber, do të kunkludojmë se është a paarsyeshme që të mendohet se pejgamberi i fundit ishte një pejgamber i rremë, që pohonte pejgamberllëkun për përfitimie materiale, madhësi, lavdi, dhe pushtet.

    3. Cila është vërtet feja e Zotit?

    Feja e vërtetë nga Zotit duhet të përmbajë si shtylla të veta fjalën e Zotit dhe pejgamberin e fundit të vërtetë. Ndaj, ne duhet të kërkojmë fenë që qëndron në këto shtylla.

    Feja e vetme e disponueshme sot që qëndron në këto shtylla "Është feja me rritjen më të shpejtë në Amerikë. Ajo është udhëzim dhe shtyllë e stabilitetit për shumë Amerikanë". – Hillary Rodham Clinton.

    "Ndjekësit e kësaj feje janë grupi më rritjen më të shpejtë në botë". – USA Today

    "Kjo fe është feja me rritjen më të shpejtë në vend". – Newsday

    "Kjo fe është feja me rritjen më të shpejtë në Shtetet e Bashkuara". – New York Times


    Kjo rritje fenomenale tregon që kjo fe vërtet është fe nga Zoti. Është e paarsyeshme të mendohet që aq shumë Amerikanë janë konvertuar në këtë fe pa e analizuar me kujdes dhe pa reflektuar thellësisht para se të konkludonin se kjo fe është e vërtetë. Këta Amerikanë erdhën nga kategoritë e ndryshme, racat dhe mënyrat e jetës. Këtu përfshihen shkencëtarë, profesorë, filozofë, këngëtarë, atletë, barinj, ministra, anëtarë të forcave ushtarake, etj.


    www.mburoja.net
    Ndryshuar për herë të fundit nga tulipanonero : 01-07-2009 më 06:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •