Një avion me 154 persona në bord i linjës shtetëtore të Jemenit, është rrëzuar në ishujt Komoros më Arqipelagun Indian. Agjensia Reuters raporton se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ende nuk dihet vendi i saktë përplasjes së avionit dhe nëse ka ndonjë të mbijetuar. Avioni ishte nisur dje nga aeroporti i Sanës dhe duhet të arrinte në Moroni në ishujt Komoros. Agjencia e Lajmeve Associated Press i referohet një zyrtari të aeroportit të Jemenit të ketë thënë se shumica e pasagjerëve në bordin e aeroplanit, një Airbus 310, ishin qytetarë të Komorës, të cilët ktheheshin nga Parisi. Ky aksident pason atë të përplasjes së A330 me 228 persona në bord, i cili ra në Atlantik gjatë rrugës së tij nga Rio de Zhaneiro drejt Parisit.
Tv Klan
http://img196.imageshack.us/img196/2...0620090941.jpg
Krijoni Kontakt