PDI eshte nje parti e re ne spektrin e politikes shqiptare, parimet themelore te saj jane te drejtat e njeriut,integrimi dhe ēeshtja kombetare.
Ketu poshte keni programin e kesaj partie, lexoni dhe gjykoni :
PROGRAMI I PARTISĖ PĖR DREJTĖSI DHE INTEGRIM
KAPITULLI I
PARIMET THEMELORE
1.
Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim (PDI) ėshtė njė bashkim vullnetar, politik dhe krijohet nga grup intelektualėsh (PATRIOTĖSH) me Program zhvillimin demokratik tė vendit dhe shoqėrisė shqiptare duke luftuar padrejtėsitė si ato ekonomike dhe ato Ndėrkombėtare. Ajo ėshtė pėr integrim sa mė tė shpejtė nė familjen Europiane.
1.1 PDI mbėshtetet nė tėrė aspektin e saj teorik dhe praktik, nga zbatimi i parimit tė sė drejtės. Ajo shpreh dhe mbron tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut, identitetin kombėtar tė popullit tonė.
1.2 PDI ėshtė e ndėrgjegjshme tė marrė pėrsipėr dhe zgjedh drejt e nė pėrputhje me Konventat Ndėrkombėtare problemet e Kombit. Tė garantojė ndėrtimin dhe zhvillimin e demokracisė vetėm nėpėrmjet projektimit tė ligjit dhe bėrjes sė njė shteti ligjor. Ajo mbėshtetet gjithashtu nė shfrytėzimin e pėrvojės demokratike bashkėkohore tė vendeve Europiane , veēanėrisht asaj Amerikane .
1.3 PDI mbėshtet tė drejtėn themelore tė ēdo populli pėr vetėvendosje. Ajo e quan detyrė themelore zgjedhjen nė mėnyrė demokratike tė ēėshtjes kombėtare.
1.4 PDI mbėshtet, respekton dhe mbron tė drejtat themelore tė njeriut tė miratuara nga Konventat Ndėrkombėtare, lirinė e mendimit tė shtypit, tė besimit fetar, tė drejtėn e individit pėr pronėn, punėsimin, arsimimin, pėr lėvizje tė lirė brenda dhe jashtė vendit nė pėrputhje me legjislacionin.
1.5 PDI e trajton pronėn private tė shenjtė dhe ka obsionet e saj pėr mėnyrėn e privatizimit tė sektorėve tė ekonomisė e veēanėrisht tė tokės dhe sektorėve strategjik. Ajo ėshtė pėr zhvillimin ekonomik tė vendit qė mbėshtetet nė ekonominė e tregut, qė nė themel tė saj ka pronėn private, por pa pėrjashtuar segmente tė veēanta tė ekonomisė dhe pronės shtetėrore. Vetėm individi i lirė qė do tė ketė nė themel tė tij pronėn, punėn dhe veprimtarinė kryesore do tė ēojė pėrpara zhvillimin ekonomik tė vendit .
1.6 PDI mbėshtet zhvillimin e Programit tė saj dhe ka besim se zhvillimi ynė ekonomik mbėshtetet te integrimi i vendit nė Europė, qė do tė bėhet nga populli ynė dhe njerėzit tanė qė kanė virtyte tė pastra etikemorale nė shekuj si dhe pėrvojėn demokratike. Ajo i sheh ata si njerėz tė lirė, aktiv tė cilėt kėrkojnė vetėm drejtėsi madje janė tė gatshėm pėr tė dhėnė kontributin e tyre nė zhvillimin e demokracisė .
1.7 PDI ėshtė pėr institucionalizimin dhe ndarjen e pushteteve. Ajo mbron dhe respekton organizimin e shtetit tė bazuar nė parimin e ndarjes sė pushteteve dhe nė kontrollin e ndėrsjelltė sipas Standarteve Ndėrkombėtare. Shteti nuk duhet tė lerė vend pėr padrejtėsi, Ai do ti trajtojė tė gjithė njerėzit njėsoj, tė barabartė, pavarėsisht nga pozita e tyre shoqėrore e politike.
1.8 PDI e sheh zhvillimin ekonomiko-shoqėror dhe demokracinė nė Shqipėri vetėm nė pėrputhje me zhvillimin e ligjshmėrisė Kombėtare e Ndėrkombėtare si dhe alternativė tė vetme pėr integrimin Europian . Ajo e sheh futjen dhe integrimin e Shqipėrisė nė familjen e madhe Europiane paralelisht dhe me ruatjen e identitetit kombėtar tė vendit tonė.
1.9 PDI ėshtė Parti e lirive dhe tė drejtave tė njeriut. Ajo ėshtė pėr njė shtet laik qė nuk ndėrhyn nė ēėshtjet e besimeve fetare, por i respekton njėlloj liritė dhe tė drejtat e tyre fetare tė cilat i garanton me ligj dhe i ndihmon komunitetet fetare.
1.10 PDI gjykon, mendon se rruga e transformimeve legjislative dhe institucionale e ndėrtimit tė shtetit ligjor nė Shqipėri e zėvendėsimit dhe rishikimit tė herė pas hershėm tė tė gjitha ligjeve, duke pasur nė qendėr tė vėmendjes mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut, pėrbėjnė bazėn e Programit tė saj .
KAPITULLI II
PARIMET DEMOKRATIKE
PDI ėshtė Parti qė pėrfaqėson me Programin e saj qendrėn e djathtė. Parimet e saj mbėshteten nė atė tė parametrave Europiane me pikėsynim: integrimin e plotė tė shoqėrisė e vendit nė Europė. Ndėrtimi dhe zhvillimi i njė shoqėrie demokratike do tė bėhet gradualisht nė pėrshtatje me nivelin dhe shkallėn e europianizimit, sidomos nėpėrmjet zhvillimit ekonomiko-shoqėror, zgjidhjen e problematikave pėr sot dhe nė perspektivė, kjo mbi bazėn e drejtėsisė dhe respektimit tė tė Drejtave Ndėrkombėtare.
2.1 PDI mbėshtetet nė Kushtetutėn e Shqipėrisė. Kuvendin (Parlamentin) e respekton si organin mė tė lartė legjislativ tė Republikės sė Shqipėrisė.
2.2 PDI ėshtė kundėr ēdo shfaqje autoritariste tė kufizimit tė lirisė. Ajo e quan vendimtare arritjet dhe parimet e Kushtetutės, pluralizmit ideo - politik dhe i mbėshtet ato pėr zhvillimin mėtejshėm tė demokracisė nė Shqipėri.
2.3 PDI respekton dhe zbaton parimin e ndarjes sė pushteteve legjislative, ekzekutive dhe gjyqėsore nė pėrputhje me Kushtetutėn e Shqipėrisė. Ajo ėshtė pėr plotėsimin e tėre kuadrit ligjor nė fushėn ekonomike, politike e shoqėrore. Gjithashtu, PDI ėshtė pėr ndjekjen dhe zbatimin e ligjeve mbi bazėn e barazisė pėrpara ligjit tė tė gjithė qytetarėve pa dallim race, kombėsie, seksi, bindjet politike e ideologjike, fetare, profesioni, apo gjendja shoqėrore.
2.4 PDI ėshtė pėr mbrojtjen dhe respektimin rigoroz tė tė gjitha tė Drejtave dhe LiriveThemelore tė njeriut tė parashikuara nė aktet ligjore Ndėrkombėtare.
2.5 PDI e konsideron debatin e lirė publik, tubimet, manifestimet, peticionet e referendumet si element themelor tė demokracisė, tė cilat tė mbrohen nga ligji dhe tė zhvillohen brenda kuadrit ligjor, sepse ato shprehin vullnetin e lirė tė shtetasve .
2.6 PDI ėshtė pėr mbrojtjen dhe respektimin e tė drejtave tė pakicave kombėtare, pėr t`u siguruar atyre barazinė me shtetasit shqiptar nė tė gjithė fushat, por njėherėsh ajo ėshtė pėr mbrojtjen dhe respektimin e tė drejtave tė shqiptarėve kudo qė ndodhen e sidomos nė shtetet fqinje.
Vetėm mbi bazėn e reciprocitetit, mirėkuptimit dhe barazisė do tė zhvillohen lidhjet e miqėsisė e bashkėpunimit me ēdo vend rajonal Europian. Shteti Shqiptar duhet tė jetė vazhdimisht i interesuar dhe i lidhur me Diasporėn dhe emigracionin Shqiptar duke kėrkuar qė vendet pėrkatėse ku ata jetojnė e punojnė, tė respektojnė tė drejtat e tyre dhe tė mbėshten nga ligji .
2.7 PDI ėshtė pėr shtet laik qė siguron lirinė e besimit fetar . Ajo ėshtė kundėr pėrdorimit tė fesė pėr qėllime politike dhe antikombėtare. Institucionet fetare tė drejtohen nga shtetas me kombėsi shqiptare. Ajo ėshtė kundėr ndėrhyrjes sė shtetit nė ēėshtjen e besimit tė shtetasve si dhe kundėr institucionalizmimit politik tė besimit fetar, i cili do tė sillte destabilizim dhe pėrēarje.
2.8 PDI e vlerėson shtypin dhe median e lirė si tregues themelor tė zhvillimeve demokratike. Ajo ėshtė pėr pėrforcimin e plotė e tė saktė tė afirmimit publik pėr ēdo problem. Statusi i gazetarit tė bazohet nė ligjet e standarteve Europiane. Nga ana tjetėr, shteti nuk duhet tė lejoj qė nė emėr tė shtypit tė spekullohet ose tė bėhen thirrje pėr revolta, kryengritje tė armatosura ose pėr pėrmbysje me dhunė tė pushtetit.
2.9 PDI ėshtė pėr ndarjen e pushteteve duke u mbėshtėtur nė barazpeshėn dhe kontrollin e ndėrsjelltė tė tyre sipas Standarteve Europiane. Ajo ėshtė pėr pavarsinė e plotė tė shtetit gjyqėsor dhe kundėr ēdo ndikimi apo gjykimi politik apo partiak ndaj tij.
2.10 PDI ėshtė dhe pėrkrah plotėsisht reformėn nė fushėn e legjislacionit, me pikėsynim plotėsimin e boshllėkut legjislativ tė trashėguar nga e kaluara. Nė tėrė fushat dhe aktivitetet ekonomike e shoqėrore, rishikimin e tij nė pėrputhje me zhvillimet e tanishme, por sidomos me aktet ligjore dhe Koventat Ndėrkombėtare sidomos nė fushėn e tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut, tė kodit administrativ, kodit familjar.
2.11 PDI e konsideron integrimin rajonal e atė Europian tė vendit tonė si nė BE si rrugė e vetme pėr zhvillimin dhe pėrparimin e vendit, mbi bazėn e ruajtjes sė indentitetit kombėtar e reciprocitetit dy palėsh apo shumė palėsh tė ndihmės, bashkėpunimit si dhe zgjidhjes sė problemeve.
KAPITULLI III
PARIMET EKONOMIKE
PDI vlerėson se Shqipėria i ka tė gjitha burimet e nevojshme natyrore e njerėzore pėr njė zhvillim tė shpejtė ekonomik shoqėror, me pikėsynim sigurimin e njė jete normale e tė begatė pėr popullin, si pėr sot ashtu ashtu dhe nė prespektivė.
3.1 Baza e zhvillimit ekonomik tė vendit do tė mbėshtetet nė inisiativėn e lirė tė bizneseve e industrive dhe nė ekonominė e tregut. Vetėm sipėrmarrja e lirė private do tė vėrė nė lėvizje me efektshmėri shfrytėzimin e burimeve materiale e njerėzore.
3.2 Privatizimi i sektorėve tė ekonomisė e sidomos atyre strategjik tė jetė gradual dhe me efektivitet maksimal, nėpėrmjet pėrcaktimit tė politikave ekonomike afat-mesme e afat-gjatė duke reduktuar ecurinė dhe funksionimin e shtetit si rregullator i ekonomisė. Ajo ėshtė pėr ndėrtimin e mardhėnieve ekonomike nė pėrputhje me kėrkesat e ligjeve tė ekonomisė sė tregut.
3.3 PDI ėshtė pėr zhvillimin ekonomik tė vendit nė kompleks dhe nė harmoni tė plotė tė tė gjithė faktorėve tė brendshėm e sidomos atyre rajonal Europian, pėrhapjen dhe krijimin e prespektivave tė qėndrueshme ekonomike, shfrytėzimin rajonal tė burimeve materiale e njerėzore, zgjidhjen e problemit tė papunėsisė e pėrcaktimin e politikave sociale. Pėrparėsi duhet t`i jepet zhvillimit tė bujqėsisė e industrisė, sidomos sektorit tė shėrbimeve si: turizmit , ndėrtimit tė infrastrukturės moderne, telekomunikacionit etj , kjo nė mėnyrė qė tė arrihet njė angazhim maksimal dhe njė rishpėrndarje me efikasitet tė burimeve njerėzore.
3.4 PDI zhvillimin ekonomik tė vendit pėr sot e nė prespektivė e sheh tė lidhur organikisht jo vetėm nėpėrmjet shfrytėzimit tė burimeve financiare tė brendshme, por edhe tė krijimit tė kushteve normale pėr tėrheqjen dhe thithjen e investimeve e kapitaleve tė huaja mbi bazėn e pariteteve dhe leverdishmėrisė dy - palėshe. Nė kėtė kontekst rėndėsi duhet t`i kushtohet sidomos zhvillimit tė sistemit bankar pėr kreditimin e individėve dhe bizneseve, funksionimin e bursės, vendosjen e kushteve lehtėsuese e politikave fiskale tė pranishme, kjo pėr njė frymėmarrje tė biznesit tė vogėl e tė mesėm dhe veēanėrisht pėr tėrheqjen e kapitaleve tė emigrantėve e Diasporės.
3.5 PDI ėshtė pėr njė ecuri tė shpejtė nė zgjidhjen e problemeve tė infrastukturės sė pėrgjithshme tė vendit tonė, duke zgjidhur perfundimisht pėr sot e nė prespektivė, problemet qė kanė tė bėjnė me: energjinė elektrike, ujin, rikonstuksionin e ndėrtimin e rrugėve e korridoreve tė brendshme e rajonale, telekomunikacionin, transportin hekurudhor, automobilistik e ajror, kjo duke shfrytėzuar investimet e kapitalet e huaja.
3.6 PDI e konsideron bujqėsinė e blektorinė si njė burim tradicional e etik tė zhvillimit ekonomik tė vendit, nėpėrmjet njė ndihme efikase tė kreditimit tė fermerėve me pikėsynim shfrytėzimin e kushteve klimatike e agrobiologjike tė favorshme, plotėsimin
e nevojave tė popullatės dhe eksportet e prodhimeve nė tregjet rajonale e Europiane. Veēanėrisht zhvillimi i infrastukturės nė fshat mbetet domosdoshmėri pėr zhvillimin e thithjen e prodhimeve. Krijimi i shoqatave tė fermerėve e komplekseve agroindustrial si dhe forcimi i mėtejshėm tė tyre qė tė krijojė mundėsinė pėr rritjen e prodhimit , pėr angazhimin nė punė tė krahėve tė aftė pėr punė , zhvillimin e bujqėsisė e industrisė . Ajo do tė mbėshtes nė zhvillimin e njė sistemi rural bankar tė kreditimit tė fermerėve, pėr t`i dhėnė njė frymėmarrje tė re dhe mbėshtetje serioze fshatit .
3.7 PDI gjykon se sektori i turizmit dhe zhvillimi i tij mbetet njė nga pikėsynimet nė ekonominė e vendit duke shfrytėzuar avantazhet si: pozita gjeografike, kushtet klimatike, relievi, bukuritė natyrore dhe pasuritė arkeologjike tė cilat e bėjnė vendin tonė njė perlė duke kėrkuar njė trajtim e vėmendje tė veēantė tė kapitalit tė huaj e atij vendas pėr t`u bėrė burim kryesor pėr rritjen e tė ardhurave tė ekonomisė .
3.8 PDI mbėshtet zhvillimin e industrisė e degėve tė saj nėpėrmjet shfrytėzimit dhe riaktivizimit e tė gjitha resorseve natyrore, tėrheqjes sė kapitaleve tė huaja sidomos nė industrinė e lehtė ushqimore , veshjeve , materialeve tė ndėrtimit, mobiljeve, industrinė e mineraleve, burimeve hidroteknike e nėntokėsore.
3.9 PDI ėshtė pėr njė tregėti grosiste e me pakicė, kryesisht tė lirė e private, me politika tregėtare tė mbėshtetura nė ligjet e ekonomisė sė tregut, pėrhapjen e tregjeve dhe integrimin nė OBT si dhe mbrojtjen e tregėtisė kombėtare .
3.10 PDI ėshtė pėr zhvillimin nė sektorin e ndėrtimeve duke marrė nė konsideratė kushtet aktuale nė zonat urbane e rurale tė vendit, kufizimin e tyre nė tokat bujqėsore , ndėrtimin e infrastrukturės nė fshat e sidomos zbatimin e politikave tė ndėrtimit pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė strehimit tė njė pjese tė shoqėrisė nė nevojė, qoftė edhe me ndėrhyrjen e bashkive. Veēanėrisht ndėrtimin e rrugėve e sidomos korridoret veri jug e lindje perėndim , tė mbetėn prioritete tė integrimit tonė nė rajon e Europė.
KAPITULLI IV
ARSIMI KULTURA SPORTI SHĖNDETĖSIA
PDI e konsideron zhvillimin e arsimit si element pėr zhvillimin e shoqėrisė dhe vendit tonė. Ai tė jetė laik, shtetėror e privat me program tė kualifikuar e tė mbėshtetet nė traditėn e frymėn kombėtare. Arsimi 9 vjeēar tė jetė i detyruar, arsimi i mesėm e i lartė i pėrgjithshėm ose profesional tė pėrfshij arritjet botėrore nė pedagogjinė dhe shkencat bashkohore duke arritur njohjen dhe barazvlershmėrinė e diplomave tė arsimit tė lartė brenda dhe jashtė vendit. Shteti Shqiptar tė ndėrhyjė e ti japė pėrkrahje pėrhapjes sė shkollave tė arsimit dhe diasporės dhe emigracionit.
4.1 PDI e konsideron zhvillimin e kulturės dhe arteve si element bazė qė mbajnė gjallė dhe rifreskojnė jetėn shpirtėrore tė kombit. Ajo ėshtė pėr ruajtjen me ligj tė tė gjitha vlerave artistike e kulturore, pasurive arkeologjike monumenteve tė kulturės e te artit si dhe zhvillimin e pasurimin e tyre nė traditėn mijėvjeēare tė kombit tonė .
4.2 PDI ėshtė pėr zhvillimin bashkėkohor tė shėrbimit shėndetsor, pėr njė profilaksi dhe rrjet tė institucionalizuar shėndetėsor nė tė katėr anėt e vendit, me forma dhe mėnyra tė ndryshme private e shtetėrore, por gjithmonė nė interes tė ruajtjes sė shėndetit tė popullit dhe duke aplikuar politika sociale e burime favorizuese pėr shtresat e popullatės nė nevojė e sidomos tė fėmijėve e pleqėve. Ajo ėshtė pėr njė luftė sistematike e sensibilizuese qė duhet bėrė ndaj sėmundjeve ngjitėse, drogės, sidės, etj nė kuadrin rajonal e Europian.
4.3 Subvencionimi i shtetit nė sektorin e shėndetėsisė e konsiderojmė prioritet kjo pėr vet kushtet aktuale social ekonomike, pa hequr dorė nga tėrheqja e kapitaleve tė huaja dhe asistences sė tyre ndaj nesh.
4.4 PDI ėshtė pėr mbrojtjen mbi baza ligjore tė mjedisit e tė ekologjisė sė vendit si dhe ndaj ndotjeve tė ēfarėdolloj natyre qofshin. Mjedisi i pastėr, ekologjia, ekosistemet dhe natyra e virgjėr konsiderohen kritere bazė pėr sot e nė prespektivė .
4.5 PDI mbėshtet dhe pėrkrah zhvillimin e kulturės fizike e sportive si pjesė e domosdoshme e edukimit fizik dhe estetik tė popullit. Ajo ėshtė pėr mbėshtetje e subvencione nga shteti deri nė privatizimin e kėtij sektori si dhe tėrheqjen e sporteve tė fuqishėm pėr zhvillimin e tij.
KAPITULLI V
ĒĖSHTJA KOMBĖTARE
PDI respekton parimin e vetėvendosjes sė popujve dhe ka nė programin e saj zgjidhjen e konventave e marrėveshjeve ndėrkombėtare tė padrejtėsisė sė problemeve tė mbetura , sidomos tė problemit Ēam .
5.1 PDI mendon se zgjidhja e problemit Ēam ndihmon nė krijimin e njė klime normale pėr integrimin rajonal e Europian .
5.2 PDI nė programin e saj ka shfrytėzimin e tė gjitha rrugėve institucionale e paqėsore pėr zgjidhjen e kėtij problemi si brenda dhe jashtė vendit duke sensibilizuar opinionin e brendshėm pėr tė rritur presionin mbi Qeverinė, Parlamentin si dhe institucionet ndėrkombėtare si OKB , BE etj , nėpėrmjet : protestave, shtypit, tubimeve, pėrvjetoreve , simpoziumeve, konferencave etj .
5.3 PDI mendon se rruga e zgjidhjes nė kompleks pėr tė gjitha padrejtėsitė e problemeve tė mbetura pezull nė raport me ēėshtjen Ēame brenda akteve e konventave ndėrkombėtare ėshtė rruga kryesore pėr:
a . njohjen e sė drejtės sė pronės, tokės e pasurive tė rrėmbyera.
b . rikthimin e pronės dhe tė drejtėn pėr administrimin e saj nga pronarėt legjitim .
Kjo do tė shoqėrohet me dy shtetėsinė.
c . rikthimin e Ēamėve nė tokat e tyre.
5.4 PDI ėshtė pėr vetėvendosjen dhe pavarsinė e Kosovės, mbėshtet tė drejtat e njohjes dhe respektimit tė tė drejtave njerėzore e kombėtare pėr Shqiptarėt nė Maqedoni e nė Mal tė Zi .
5.5 PDI mendon se ėshtė detyrė dhe obligim i qeverisė Shqiptare kujdesi i vazhdueshem ndaj emigrantėve Shqiptar duke u siguruar atyre mbrojtje ligjore e respektimin e tė drejtave qė lindin nga aktet ndėrkombėtare dhe nga shtetet ku ata kanė emigruar .
5.6 PDI mendon se integrimi rajonal e Europian, heqja graduale e kufijve etj , do tė bėj tė mundur bashkimin e Shqiptarėve dhe zhvillimin e kombit .
KAPITULLI VI
POLITIKA E JASHTME
PDI ėshtė pėr njė politik tė jashtme paqėsore, pėr mardhėnie e mirėkuptim tė ndihmės reciproke pa ndėrhyrje nė punėt e brendshme. Ajo e sheh integrimin e Shqipėrisė nė familjen Europiane nėpėrmjet njė politike tė jashtme funksionale nė pėrputhje me interesat kombėtare tė vendit tonė, si drejtimin kryesor tė zhvillimeve demokratike .
6.1 PDI ėshtė pėr integrimin e Shqipėrisė nė stukturat Euro Atlantike dhe e sheh kėtė si garanci pėr mbrojtjen e vendit duke zbatuar me korrektėsi detyrimet ndėrkombėtare qė rrjedhin nga autoritetet nė NATO .
6.2 PDI do tė pėrpiqet pėr forcimin e mardhėnieve me shtetet fqinje e sidomos mardhėnieve ekonomike e politike e nė tėrė fushat me SHBA, Austrinė , Turqinė, Italinė, Gjermaninė etj.
Krijoni Kontakt