Close
Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 106
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    o muaqe,

    me meten kishte qe ne shkurt qe ishin bo gati muhabetet, po atyre sja merte menja se do merrnim 2 deputete ne.

    ene edi e ksihte pre bileten me kohe...

    po pare te modhe ka hudh, prandaj i ka ik petlla,...lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #92
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar mė parė nga flory80 Lexo Postimin
    Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim PDI, ka siguruar tė paktėn njė deputet nė radhėt e Parlamentit Shqiptar.
    Unė desha tė pėrgėzoj kėtė forcė tė re politike, dhe tu uroj tė gjithė Ēamėve qė ky tė jetė njė fillim i mbarė pėr njė pėrfaqėsim mė dinjitoz nė Parlamentin Shqiptar, dhe rrjedhimisht pėrmbushjen e aspiratave tė tyre.
    Desha ta pėrshėndes kėtė shfaqjen e PDI nė skenėn politike, pėr arsye se nė fushatat e kėtyre 18 vjetėve, ėshtė folur shumė nė emėr tė nacionalizmit apo tė patriotizmit, por shumė pak ėshtė besuar nga elektorati Shqiptar, pėr arsye se ky nacionalizėm ka qėnė fallso, i rremė, dhe pėr qėllime elektorale.
    PDI qė nė emlemėn e saj si parti u krijua mbi kėto baza nacionale, dhe ishte e besueshme, dhe pėr kėtė arsye ajo u besua nga elektorati i saj, dhe si rezultat kjo parti arriti tė siguroj njė deputet dhe ishte shumė pranė marrjes dhe 2 deputet tė tjerė, njėrin nė Fier dhe tjetrin nė Durrės, ndėrkohė qė ka patur shumė vota dhe nė Tiranė, dhe shumė vėnde tė tjera ku komunitet jeton.

    Unė jam shumė i gėzuar pėr kėtė shfaqje tė partisė sė parė me drejtim Nacionalist, dhe mendoj se nė zgjedhjet e ardhshme shumė vota tė tjera do tė drejtohen drejt kėsaj force tė re politike.
    Unė personalisht do tia jepja votėn time kėsaj partie pa marė parasysh se me kė parti bėn koalicion.
    Duke qėnė se unė pėlqej ta rreshtoj veten time nė radhėt e Nacionalistėve, pasi kjo ėshtė e vetmja parti nė tė cilėn unė ndihem i pėrfaqėsuar.
    Pėr aq kohė sa PDI do tė mbaj lart flamurin e Nacionalizmit Shqiptar, unė do tė jem idhtari i saj mė i flaktė.

    Do tu ftoja tė gjithė ju antarėt e FSH tė diskutoni rreth kėsaj teme, dhe tė shprehni mendimet tuaja nė lidhje me PDI dhe kauzėn pėr tė cilėn ata luftojnė.
    Do tu lutesha gjithashtu ti pėrmbaheni temės dhe tė jeni sa mė tė moderuar nė diskutimet tuaja.

    flory80
    Flory, une jam kunder krijimit te partive nacionaliste. Nuk mendoj qe keto lloj partish kane te ardhme edhe pse kauza e tyre eshte shume e drejte. Do te desheroja qe kjo parti te ishte nje shoqate, apo nje lidhje camesh.

    Nacionalizmi, kur merr forma te ashpra eshte demprures.
    Pse duhen ndare aspiratat e cameve nga ato te shqiptareve? Mos valle camet nuk jane shqiptare? Pikerisht kjo gje pra, ndarja qe ata i bejne vetes nga trungu, mendoj se i demton me shume se sa t'i ndihmoje.
    sereno

  3. #93
    SHQIPERIA E BASHKUAR Maska e Der_Kaiser5
    Anėtarėsuar
    10-04-2007
    Postime
    751
    Citim Postuar mė parė nga dp17ego Lexo Postimin
    Flory, une jam kunder krijimit te partive nacionaliste. Nuk mendoj qe keto lloj partish kane te ardhme edhe pse kauza e tyre eshte shume e drejte. Do te desheroja qe kjo parti te ishte nje shoqate, apo nje lidhje camesh.

    Nacionalizmi, kur merr forma te ashpra eshte demprures.
    Pse duhen ndare aspiratat e cameve nga ato te shqiptareve? Mos valle camet nuk jane shqiptare? Pikerisht kjo gje pra, ndarja qe ata i bejne vetes nga trungu, mendoj se i demton me shume se sa t'i ndihmoje.
    Mik i dashur,

    Lexo kete fragment nga kretari i PDI, Tahir Muhedini:

    Nė media dėgjojė shpesh qė thoni, ēamėt dhe ēamėt, partia e ēamėve, por nuk thoni asnjėherė partia e grekėve. Madje PBDNJ-ja del haptaz pro shtetit grek, pro tezave tė tyre. Nėse kjo forcė politike do tė ishte vėrtet mbrojtėse e tė drejtave tė njeriut gjithė komuniteti shqiptar ēam duhet tė anėtarėsohej tek partia e PBDNJ-sė. Ky grup qė e derjton kėtė parti nuk i shėrben as vet minoritetit grek, ėshtė nė shėrbim tė qarqeve tė ndryshme i telekomanduar nga qarqet antishqiptare.

    Me shqip se kaq nuk ka ku shkon. NQS e do greqisht thuji Ilia Spiridhonit ta perktheje ose beje nje vizite te kisha e Janullatosit
    Tony Montana: I kill a communist for fun, but for a green card, I gonna carve him up real nice.

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Citim Postuar mė parė nga dp17ego Lexo Postimin
    Flory, une jam kunder krijimit te partive nacionaliste. Nuk mendoj qe keto lloj partish kane te ardhme edhe pse kauza e tyre eshte shume e drejte. Do te desheroja qe kjo parti te ishte nje shoqate, apo nje lidhje camesh.

    Nacionalizmi, kur merr forma te ashpra eshte demprures.
    Pse duhen ndare aspiratat e cameve nga ato te shqiptareve? Mos valle camet nuk jane shqiptare? Pikerisht kjo gje pra, ndarja qe ata i bejne vetes nga trungu, mendoj se i demton me shume se sa t'i ndihmoje.
    po citoj veten lol

    Citim Postuar mė parė nga shitesi Lexo Postimin
    Te dy partit e medha e kan pasur dhe e kan frike ceshtjen came.Meqense politikanet tane bejne si prostituta para grekut u desh qe te krijohej nje parti qe te kete si misjon kryesor zgjidhjen e ceshtjes came.
    Nese ndonje dite ps e pd do ta kene ceshtjen kombetare program real te tyre kjo parti vertete nuk do kishte kuptim.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    PDI: Forcat e errėta po bllokojnė mandatin tonė

    PDI: Forcat e errėta po bllokojnė mandatin tonė

    Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim (PDI) shprehu dje shqetėsim se dora e gjatė e forcave tė errėta po pėrpiqet tė bllokojė vėrtetimin e mandatit tė dytė tė PDI-sė nė Fier. PDI deklaron se do tė pėrdorė tė gjitha mjetet ligjore pėr tė siguruar shpalljen e vullnetit tė votuesve. "PDI do tė marrė nė shqyrtim ēėshtjen administrative ende pezull, do tė kėrkojė anulimin e kutive tė votimit ku ka pasur parregullsi nė Fier dhe do tė marrė nė konsideratė rivotimin nė zonat problematike", u shpreh kryetari Tahir Muhedini. Kjo ēėshtje, vijoi ai, ka tė bėjė me dinjitetin e njeriut dhe tė ardhmen e demokracisė. "Rrallė ndodh qė njė ēėshtje tė nxjerrė nė pah thelbin e zemrės sė njė kombi, siē ndodh gjatė fushatave elektorale. Kjo ėshtė njė sfidė, jo pėr mirėqenien apo sigurinė tonė, por pėr vlerat, qėllimet dhe domethėnien e njė kombi. Kjo ka tė bėjė me ēėshtjen qė ēdo votė ėshtė e barabartė dhe tė vlerėsohet siē duhet ligjėrisht", kėmbėnguli Muhedini. Sipas tij, edhe sikur tė rrisim pa masė mirėqenien, tė jemi anėtar tė NATO-s, siē jemi, dhe tė BE-s, siē aspirojmė tė bėhemi, tė lėvizim lirisht pa viza dhe prapė tė mbetemi tė pabarabartė nė kėtė ēėshtje, atėherė ne do tė kemi dėshtuar si njerėz dhe si komb. PDI i bėn thirrje prezencės sė OSBE-sė nė Shqipėri dhe Misionit Ndėrkombėtar mbi Monitorimin e Zgjedhjeve pėr njė monitorim sa mė objektiv dhe tė paanshėm tė procesit zgjedhor pėr tė siguruar qė vullneti i votuesve tė respektohet pa asnjė lloj diskriminimi.

    shqip
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    PDI: Si na e vodhi PS-ja mandatin e Fierit

    PDI: Si na e vodhi PS-ja mandatin e Fierit

    VALENTINA MADANI


    Muhedini: PS, grabitje kriminale, ja tri akuzat tona

    “Nuk ndalemi sė denoncuari kėtė grabitje”

    Me bindjen se nuk do tė reshtin sė denoncuari grabitjen qė iu bė nga PS-ja mandatit tė tyre nė Qarkun e Fierit, PDI-ja zbardhi dje mekanizimin qė e majta pėrdori pėr vjedhjen kriminale tė votės sė 28 qershorit. Duke e cilėsuar si njė grabitje kriminale tė votės sė 28 qershorit, PDI-ja ka tri argumente tė forta si akuzė direkte ndaj PS-sė pėr grabitjen e mandatit nė Qarkun e Fierit. Sipas kryetarit tė PDI-sė, Tahir Muhedini, “Rama ka grabitur mandatin e dytė tė PDI-sė nė Fier nėpėrmjet bllokimit tė zgjedhjeve nė tri qendra votimi nė Portėz, rrethimit tė dhunshėm tė vendit tė numėrimit tė votave, si dhe kėrcėnimeve dhe shkeljeve flagrante nė Qarkun e Fierit”. Nisur nga kjo, Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim denoncon edhe Kolegjin Zgjedhor pėr legjitimitetin qė i bėri mandatit tė vjedhur. Sipas Muhedinit, "kėtė grabitje Rama e kreu edhe me ndihmėn e Kolegjit Zgjedhor, i cili, ashtu si edhe nė 2007-ėn, u gjunjėzua nga presioni politik i Partisė Socialiste dhe nga deklaratat e kryetarit tė saj”. Kreu i partisė qė mbron interesat e popullsisė ēame, z. Muhedini, shtoi se "ankimimi nė Kolegjin Zgjedhor ishte shpresa e fundit pėr drejtėsi pėr mijėra votues qė votuan PDI-nė”. “Por, - akuzoi Muhedini, - ky Kolegj legalizoi vjedhjen kriminale tė fituar me vota tė lira nga ne”. Kryetari i PDI-sė siguroi se "nuk do tė ndalemi asnjėherė sė denoncuari kėtė grabitje tė votės sė lirė tė qytetarėve". Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim nė zgjedhjet e 28 qershorit ishte pjesė e koalicionit "Aleanca e Ndryshimit", nė sajė tė njė marrėveshjeje parazgjedhore me Partinė Demokratike. Nga zgjedhjet e 28 qershorit, PDI mundi tė fitojė njė mandat deputeti nė Qarkun e Vlorės. Por asaj iu mohua mandati i dytė nė Qarkun e Fierit. Kryetari i PDI-sė, iu referua krahas tė tjerave, procesit tė munguar zgjedhor nė disa qendra votimi, qė sikundėr tha, u bllokuan nga komisionerėt socialistė. Por krahas Ramės, drejtuesit e PDI-sė akuzuan dhe Kolegjin Zgjedhor si bashkėpunėtor nė atė qė Muhedini e cilėsoi grabitje tė mandatit tė dytė tė PDI-sė. Pėrfundimi i procesit zgjedhor nė Fier i solli PDI-sė njė mandat nė kėtė qark. Por depozitimi i ankimimit nė KQZ nga Partia Socialiste i tė paktėn 9 qendrave tė votimit, e kaloi kėtė mandat nė favor tė PS-sė. Njė mandat qė e zyrtarizoi mė pas edhe Kolegji Zgjedhor, duke rrėzuar pretendimet e PDI-sė dhe PD-sė pėr disa qendra votimi.


    26/07/2009

    standart.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kryetari i Partisė pėr Drejtėsi dhe Integrim, Tahir Muhedini, flet pėr bashkėqeverisj

    Kryetari i Partisė pėr Drejtėsi dhe Integrim, Tahir Muhedini, flet pėr bashkėqeverisjen me PD-nė


    Eljona Ballhysa

    Kryetari i Partisė pėr Drejtėsi dhe Integrim, Tahir Muhedini, nė njė intervistė pėr gazetėn “Albania”, tregon pėr projektin e kėsaj partie pėr zgjidhjen e ēėshtjes ēame. PDI-ja ėshtė njė parti qė nė zgjedhjet e 28 qershorit u fut si pjesė e koalicionit “Aleanca pėr ndryshim” dhe arriti tė marrė njė mandat deputeti, ndryshe nga shumė parti tė vogla parlamentare qė nuk arritėn tė merrnin asnjė mandat. Madje, Muhedini akuzon Partinė Socialiste pėr grabitjen e mandatit tė dytė tė PDI-sė nė qarkun e Fierit. Kreu i PDI-sė tregon se ėshtė nė pritje tė telefonatės sė kryeministrit Berisha pėr tė biseduar pėr nivelin e bashkėpunimit nė katėr vitet e ardhshme, ndėrsa shprehet se PDI-ja ka kapacitete intelektuale pėr tė drejtuar jo njė, por disa dikastere ministrore. Nė kėtė intervistė kryetari i PDI-sė zbardh projektin e kėsaj partie pėr zgjidhjen e ēėshtjes ēame.

    Zoti Muhedini, partia juaj arriti tė fitojė njė mandat deputeti nė zgjedhjet e 28 qershorit dhe kjo ju jep mundėsinė pėr tė bashkėqeverisur me PD-nė. Cilat janė pretendimet e juaja pėr qeverinė e re?

    Ne kemi nėnshkruar njė aktmarrėveshje parazgjedhore, e cila pėrfshin dhe bashkėqeverisjen paszgjedhore, sipas kontributeve qė do tė japė secila parti do tė marrė pozicione nė bashkėqeverisje. Ne kemi biseduar qė, nėse nuk do tė marrim mandat deputeti, do tė marrim poste zėvendėsministri dhe poste drejtorėsh. Kjo ndoshta nuk ishte parashikuar nga Partia Demokratike, qė ne do tė fitonim mandat, por, siē e kam shprehur mė parė, ne do tė ishim partia surprizė. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė gjithė kjo zhurmė qė u bė nga Partia Socialiste duke akuzuar KQZ-nė, gjithė kjo situatė u stabilizua, u qetėsua. E gjitha kjo u bė pėr tė na grabitur mandatin e dytė nė qarkun e Fierit. Kjo u pa qartė edhe pas ankimimit qė bėmė ne nė Kolegjin Zgjedhor. Ky mandat u vodh nga PS-ja. Ky mandat i kaloi PS-sė nė mėnyrė tė padrejtė. PS-ja e krijoi protestėn vetėm pėr tė grabitur mandatin. Deri ditėn qė KQZ-ja hapi 9 kutitė, mandati ka qenė i PDI-sė. Por edhe Kolegji Zgjedhor u ndikua nga presioni i PS-sė.

    Gjatė zgjedhjeve, a patėt mbėshtetjen e PD-sė?

    Unė kam dhėnė njė deklaratė pėr shtyp ditėn e zgjedhjeve nė qytetin e Fierit. I kėrkova hapur PD-sė, meqenėse ne nuk kemi as numėrues dhe as komisioner, qė tė mbrojė votat tona. Por, tė jem i sinqertė, unė kam rezervat e mia. Edhe nė qytetin e Patosit ka pasur parregullsi, komisioneri i PS-sė, Artan Laze, ka fyer komisionerėt pėr tė hapur dy kuti qė ishin mbyllur. Kėto janė arsyet qė PS-ja i pėrdori tė gjitha metodat pėr tė marrė mandatin tonė, duke krijuar dhe imazh negativ. Unė personalisht, nė emėr tė partisė, kam takuar ambasadorin amerikan, u kam bėrė me dije tė gjitha institucioneve, OSBE-sė, ODIHR-it pėr kėtė grabitje tė mandatit qė i ėshtė bėrė partisė tonė. Mandati dytė i yni duket se i bėri xheloze edhe partitė e mėdha. Duket se kėtu ka ndikuar dhe njė faktor i jashtėm pėr tė na hequr mandatin.

    Qė do tė thotė...?

    Qė do tė thotė se na u hoq mandati pasi PS-ja i ka shėrbyer njė force tjetėr, siē ėshtė PBDNJ-ja. Duket pak absurde nga forcat e tjera qė ne arritėm tė merrnim 2 mandate.

    Megjithatė, edhe ky mandat qė ju keni ju jep mundėsi tė jeni nė qeveri. Cilat poste do tė kėrkoni ju?

    Nuk diskutohet qė ne e kemi njė mandat tani dhe jemi parti parlamentare, patjetėr qė do tė marrim njė post qeveritar. Ne si kryesi partie kemi bėrė njė analizė dhe kemi pikėpamjet tona pėr dikasteret dhe funksionet e ndryshme, por ato do t’i shohim kur tė ulemi nė tryezė me Berishėn. Mund t’ju them se qė nga dita qė kemi nėnshkruar marrėveshjen, qė mė datėn 1 qershor deri sot, unė nuk kam biseduar me zotin Berisha. Tani presim telefonatėn e tij qė tė bisedojmė. Ne kemi kapacitetet qė tė drejtojmė jo njė ministri, por disa ministri. Ne kemi intelektualė, kemi tė rinj dhe tė reja tė shkolluar nė shkollat mė tė mira jashtė vendit, kemi ekspertė tė fushave tė ndryshme. Por ne do t’i bėjmė publike tė gjitha kėto nė momentin kur do tė bisedojmė me Berishėn.

    Kauza qė ju mbroni ėshtė zgjidhja e ēėshtjes ēame. A keni njė projekt qė do ta zbatoni nė katėr vitet e ardhshme qė do tė jeni nė pushtet pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje?

    Sigurisht qė e kemi njė projekt. Nė Parlamentin shqiptar, ne, pėrveē kėsaj ēėshtjeje, do tė japin kontributin tonė pėr tė gjitha reformat me rėndėsi pėr integrimin e vendit nė Bashkimin Europian. Ne do ta bėjmė me dije nė Parlamentin shqiptar ēėshtjen ēame. Do tė kėrkojmė miratimin e njė rezolute pėr kėtė ēėshtje. Rezolutė qė nuk u miratua nė vitin 2004 pėr shkak se e pengoi Vangjel Dule, duke thėnė se miratimi i kėsaj rezolute do tė prishė marrėdhėniet me shtetin grek. Pėrkundrazi, ne mendojmė se marrėdhėniet Shqipėri-Greqi do tė forcohen edhe mė shumė me zgjidhjen e ēėshtjes ēame. Nėse kėtu nė Shqipėri diskutohet vetėm problemi i minoritetit grek, ashtu edhe deputetėt shqiptarė nė Parlamentin Europian diskutojnė vetėm ēėshtjen e minoritetit grek, nė njė kohė kur kemi tė bėjmė me njė popullsi shqiptare ēame, sė cilės i ėshtė mohuar njė e drejtė njerėzore. Kjo ēėshtje nuk diskutohet. Asnjėherė nuk ėshtė marrė seriozisht. Mandati ynė nė Parlamentin shqiptar do tė ndikojė pozitivisht pėr zgjidhjen e ēėshtjes ēame.

    A keni diskutuar me zotin Berisha pėr kėto pika qė ju kėrkoni tė realizoni dhe a keni gjetur mbėshtetjen e tij pėr zgjidhjen e ēėshtjes ēame, duke pasur parasysh dhe deklaratat publike tė Berishės se ēėshtja ēame do tė zgjidhet midis dy qeverive nė bazė tė traktatit tė miqėsisė sė nėnshkruar nė vitin 1996? A keni informacion nėse ėshtė zbatuar ky traktat?

    Unė mund t’ju them qė nga ndryshimi i sistemit nga diktaturė nė demokraci ka pasur pėrmirėsime nė drejtim tė respektimit tė popullsisė ēame. Nėse nė diktaturė ka qenė inekzistente pėrfaqėsimi i ēamėve nė shtetin shqiptar, nė demokraci pjesėmarrja e popullsisė ēame nė strukturat e shtetit ka qenė aktive. Ka qenė njė deputet qė ka dhėnė njė kontribut pėr tė kujtuar 26 qershorin e vitit 1944 si ditėn e gjenocidit grek ndaj popullsisė ēame dhe kėtė datė e dekretoi presidenti i atėhershėm, Sali Berisha. Pėrsa i pėrket traktatit tė miqėsisė, ky traktat nuk ka funksionuar. Ai u bė pėr tė zgjidhur problemet midis dy shteteve. Ky traktat nuk ka kryer funksionin e tij. Kėshtu qė popullsia ēame e kuptoi mė sė fundi duke i dhėnė mbėshtetje tė madhe partisė sonė duke na votuar. Dhe nuk i dha vota partive tė vogla qė nuk kanė ndikuar nė zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje. Kėrkesa jonė parėsore ėshtė qė popullsia ēame tė gėzojė tė drejtat e njeriut. Sali Berisha, nė aktmarrėveshjen e bėrė, ėshtė shprehur se do tė jetė njė avokat i zgjidhjes sė ēėshtjes ēame.

    Kjo do tė shkojė pėrtej kėrcėnimeve qė bėn Greqia, qė sa herė kujtohet ēėshtja ēame, ajo kėrcėnon me largimin e emigrantėve shqiptarė atje?

    Kėto janė spekulime qė bėhen nga qarqe antishqiptare. Kėto qarqe antishqiptare i shkojnė pėr shtat kryetarit tė PBDNJ-sė, Vangjel Dule, i cili, me qėndrimet e tij dhe me diskutimet e tij qė mbajti dhe gjatė fushatės, e tregoi veten qė ėshtė njė kryetar partie qė nuk mund ta gėzojė respektin e minoritarėve grekė. Ėshtė njė kryetar partie qė u shėrben qarqeve antishqiptare, ai ėshtė njė antishqiptar dhe punon qė marrėdhėniet Shqipėri-Greqi tė jenė jo nė rrugėn e bashkėpunimit dhe tė miqėsisė, por nė rrugėn e pėrēarjes. Unė mund t’ju them dhe njė moment qė ndoshta populli shqiptar nuk e di. Nė kohėn e fushatės sė zgjedhjeve Dule ka dhėnė njė intervistė nė njė stacion televiziv grek ku ka shpifur dhe ka spekuluar pėr popullsinė shqiptare ēame. Ai, me qėndrimin e tij nė Parlament, nuk ka bėrė gjė tjetėr veēse ka mbajtur njė rol servil ndaj shtetit grek. PDI-ja ka denoncuar Vangjel Dulen, ka denoncuar shtetin grek, qė ėshtė njė shtet qė bėn pjesė nė Bashkimin Europian, pėr tė gjitha mashtrimet qė bėjnė pėr popullsinė shqiptare ēame. Por, njė pėrgjigje tė mirė e dhanė historianėt grekė, tė cilėt thanė hapur nė mes tė Athinės qė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ėshtė ushtruar gjenocid ndaj popullsisė ēame, kjo popullsi nuk ka bashkėpunuar me fashizmin dhe Vangjel Dulja ėshtė mirė qė tė mėsojė nga historianėt grekė dhe tė mos shpifė dhe sajojė.

    Ėshtė thėnė se shteti shqiptar ka ndjekur deri diku njė politikė servile ndaj shtetit grek. Cila ėshtė strategjia juaj qė tė ndryshohet kjo politikė dhe Shqipėria tė kėrkojė tė drejtat e saj?

    Unė nuk do tė thosha se ka qenė servile, por marrėdhėniet Shqipėri-Greqi kanė ndryshuar gjatė kohėrave. Ėshtė bėrė njė punė voluminoze pėr tė krijuar marrėdhėnie sa mė tė mira, saqė ne po dyshojmė qė e tejkalon pak, qeveria shqiptare ka toleruar kėrkesat e Greqisė nė territorin e Shqipėrisė. Flitet se do tė ndėrtohen 3 varreza tė ushtarėve grekė nė Shqipėri. Unė them publikisht se ky ėshtė spekulim. Nė ato vende qė do tė bėhen varrezat janė vrarė ushtarė italianė, dhe jo ushtarė grekė. Ne i kemi bėrė njė kėrkesė zyrtare Ministrisė sė Jashtme dhe kryeministrit Berisha qė t’i kėrkojnė shtetit grek qė tė ndėrtojė njė varrezė masive dhe njė memorial pėr tė vrarėt e popullsisė ēame tė fesė myslimane qė nuk kanė as varre, qė janė vrarė nė mėnyrė tė pafajshme. Kjo do tė ishte gjėja mė e mirė qė do tė bėnte shteti shqiptar, sesa tė ndėrtojė varreza imagjinare me ushtarėt grekė. Unė kam mendimin se pas 50 vjetėsh, pasi Greqia vepron me plane afatgjata, do tė thotė qė kufijtė e Greqisė janė nė kėto territore, pasi ja ku janė varrezat tona. Kjo ėshtė pjesė e qeverisė shqiptare, qė duhet tė jete e kujdesshme.

    Cili ėshtė roli i faktorit ndėrkombėtar pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje dhe si do tė veproni ju pėr tė pasur mbėshtetjen e tij?

    Roli i faktorit ndėrkombėtar pėr kėtė ēėshtje ka qenė inekzistent pėr arsye se as nė Parlamentin shqiptar, as nė Parlamentin Europian nuk ėshtė bėrė me dije njė ēėshtje e tillė, njė padrejtėsi qė i ėshtė bėrė popullsisė shqiptare ēame. Ne po e ndėrgjegjėsojmė Parlamentin Europian dhe Kėshillin e Europės pėr mohimin e tė drejtave tė njeriut pėr kėtė popullsi. Ne jemi duke punuar pėr tė hartuar njė dosje tjetėr qė do ta dėrgojmė nė Departamentin e Amerikan tė Shtetit pėr ta njohur pėr kėtė tragjedi tė popullit ēam, qė nuk ėshtė marrė nė konsideratė nga shteti shqiptar. Aq mė tepėr qė nė sistemin e diktaturės ka qenė njė ēėshtje e kyēur, madje ėshtė ndjekur njė politikė denigruese ndaj popullsisė ēame.

    Ju kėrkoni dhe pronat e popullsisė ēame. A mund tė flitet pėr njė shifėr konkrete se sa pėrfiton kjo popullsi?

    Ky ėshtė njė tjetėr problem pėr popullsinė shqiptare ēame. Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim po kėrkon nga institucionet ndėrkombėtare dhe nga Gjykata e Strasburgut tė vendosė nė vend dinjitetin e kėsaj popullsie. Sė pari, ne kėrkojmė tė mbahet njė qėndrim pėr vrasjet qė u janė bėrė njerėzve tė pafajshėm. Kjo ėshtė kėrkesa kryesore qė ne bėjmė. Ne nuk kemi kėrkuar as prona dhe as para pėr shkak se popullsia shqiptare ēame i ka me dokumente pronat dhe shtėpitė. Pra pronėn nuk mund t’ia mohojė njeri. Popullsia ēame erdhi nė Shqipėri pėr shkak tė gjenocidit. Mund tė bėj njė krahasim, siē erdhėn kosovarėt gjatė luftės dhe u kthyen sėrish nė tokat e tyre, kėshtu erdhėn dhe ēamėt, pėr t’u kthyer sėrish. Ne po pėrgatisim njė paketė me tė gjitha kėto prona, si dhe pėr kohėn prej 60 vjetėsh qė qeveria greke ka marrė qira nga shtėpitė e popullsisė ēame. Unė mund t’ju them qė edhe sot, nė krahinėn e Ēamėrisė nė shtetin grek, ēamėt ortodoksė nuk i gėzojnė tė drejtat e tyre. Imagjinoni ēfarė presioni ushtrohet. Madje unė i kam bėrė njė pyetje Vangjel Dules: Si ka mundėsi qė pas 65 vitesh ende ajo popullsi flet shqip dhe atje nuk ka asnjė shkollė shqipe, ndėrsa kėtu tek ne janė ndėrtuar njė sėrė shkollash greke, madje dhe nė Sauk, qė ėshtė njė territor qė s’ka asnjė lidhje me minoritetin grek. Pra kjo tregon qė shteti shqiptar, pa dashje, bėhet servile qė nuk merret me ndėrtimin e shkollave pėr gjuhėn shqipe, por plotėson kėrkesat e Greqisė.
    Gjatė pjesėmarrjes sonė nė Parlament ne do t’i bėjmė me dije tė gjithė popullit shqiptar, por dhe faktorit ndėrkombėtar pėr kėtė ēėshtje. Deri dje ne i kemi bėrė nė mėnyrė private. Kemi kontaktuar me znj. Doris Pak dhe me parlamentarin Samerberg. Tani do t’i bėjmė nė mėnyrė zyrtare. Dhe do tė punojmė pėr tė krijuar njė lobing nė Parlamentin Europian nė mėnyrė qė kjo ēėshtje tė zgjidhet nga dy qeveritė, shqiptare dhe greke, por me ndėrhyrjen e BE-sė dhe tė SHBA-ve. Pra ēėshtja ēame nuk zgjidhet pa qenė ndėrhyrjen e faktorit ndėrkombėtar. Dhe, pėr shkak tė punės sonė, shteti grek ka ndryshuar qėndrim nė vite. Para 5 vitesh presidenti grek i asaj kohe, Stefanopullos, deklaroi se nuk ekziston ēėshtje ēame gjatė njė takimi me presidentin Moisiu. Ndėrsa presidenti Moisiu tha se kjo ēėshtje ekziston dhe duhet tė zgjidhet nėpėrmjet dialogut. Mė vonė nė Shqipėri vjen presidenti tjetėr i Greqisė, Papulias, dhe shoqata “Ēamėria” organizoi njė ceremoni festive pėr pritjen e tij nė Sarandė, pasi ai ka jetuar nė krahinėn e Ēamėrisė. Por vizita e tij u anulua dhe u aludua se shoqata “Ēamėria” ishte agresive dhe mund tė ndodhė ndonjė aksident, njė spekulim pasi ceremonia ishte organizuar me lule e flamuj. Madje unė kam raportuar nė Komisionin Eurpian pėr kėtė dhe mediat greke e kishin filmuar gjithė kėtė ceremoni. Por, ministrja e Jashtme, Bakojanis, e cila erdhi para ca kohėsh, tha qė shqiptarėt ēamė t’i drejtohen Strasburgut. Por nė Strasburg nuk mund tė drejtohet njeri pa u bėrė njė seancė gjyqėsore nė vendin ku ėshtė problemi, qė ėshtė Greqia. Nė vizitėn e dytė qė ka bėrė Bakojanis tha se duhet t’i drejtohen gjykatave tė Greqisė. Kjo deklaratė tregon se shteti grek ka filluar ta njohė si ēėshtje dhe unė uroj se e gjithė shoqėria progresiste greke tė ndikojė pozitivisht. Ne po punojmė pėr hapjen e njė gjyqi nė Greqi, nė mėnyrė qė tė kemi mundėsi t’i drejtomi mė pas Gjykatės sė Strasburgut.

    Zoti Muhedini, a do tė vazhdoni tė qėndroni nė qeveri nė rast se PBDNJ-ja i bashkohet koalicionit tė PD-sė?

    Nuk mė shqetėson ardhja e PBDNJ-sė nė qeveri. Mendoj se do tė ndikojė pozitivisht, pasi partia e grekėve ka si ēėshtje kryesore minoritetin grek, ndėrsa PDI-ja ka marrė pėrsipėr zgjidhjen e ēėshtjes sė popullsisė shqiptare ēame qė ka me shtetin grek. Mendoj se Vangjel Dule duhet tė hyjė nė rrugė tė drejtė dhe tė ndikojė pozitivisht qė tė dyja kėto ēėshtje tė ndikojnė si urė bashkėpunimi dhe t’i shėrbejė forcimit tė marrėdhėnieve me shtetin grek. Vangjel Dule duhet tė ndikojė pozitivisht te shteti grek pėr zgjidhjen e problemeve dhe tė mos u shėrbejė interesave tė tij dhe tė qarqeve qė pėrfaqėson.



    8 Gusht 2009


    albania.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Muhedini: Mandati i PDI, jo kontribut i PR

    Muhedini: Mandati i PDI, jo kontribut i PR

    E Hene, 10 Gusht 2009

    Denis Dedej

    Formimi i kabinetit te ri qeveritar sjell dhe perplasjet e radhes brenda koalicionit Aleanca per Ndryshim. Kryetari i Partise per Drejtesi dhe Integrim, Tahir Muhedini, i eshte kunderpergjigjur dje deklaratave te republikaneve se i kane dhene koalicionit 4 mandate, ku nje prej tyre eshte dhe ai i cameve, duke thene, se mandati i fituar nga PDI, nuk ka lidhje me kontributin republikan. "Ne nuk kemi bere fushate si forcat e tjera politike per te marre vota ne cdo qytet dhe cdo qark. Ne jemi e vetmja force politike qe ne cdo qark u kemi bere thirrje elektoratit qe te votojne Partine Demokratike", u shpreh lideri i partise came. Sipas tij, ata kane luftuar fort vetem ne qarkun e Vlores dhe te Fierit. Gjithashtu, Partia per Drejtesi dhe Integrim do te nise negociatat me Partine Demokratike per te kerkuar perfaqesimin ne Qeverine e re. Perfaqesuesi i komunitetit cam, gjate nje interviste televizive, pas sigurimit te nje vendi ne parlamentin e ri, ne qarkun e Vlores, kerkon perfaqesim ne qeveri me nje post ministror. Synimi i ketij posti do t'i behet i ditur dhe do t'i kerkohet kryeministrit Sali Berisha, njeheresh kryetar i Partise Demokratike, me fillimin e negociatave. Sipas kryetarit te PDI, jane parti te tjera te cilat jane ne koalicionin Aleanca per Ndryshim, te cilat nuk jane perfaqesuar ne parlament dhe kerkojne perfaqesim ne qeveri, ndersa partia e tij pretendon nje dikaster. "Partite pa mandate do te marrin poste te nje rangu me te ulet se sa ministrite kurse ne qe kemi mandate pretendojme qe te kemi nje dikaster dhe me te do te tregojme edhe vleren e elektoratit tone", ben te ditur Tahir Muhedini. Ai e konsideron si shume te rendesishem dhe te domosdoshem qe Partia Drejtesi dhe Integrim te kete nje post ne kabinetin e ri qeveritar. Per kete gje, kreu i PDI sqaron se jane disa ministri qe jane perzgjedhur per t'i drejtuar, por per momentin nuk mund te behet asgje e ditur pa u konsultuar me pare me kreun e koalicionit. "Jane disa ministri qe ne kemi piketuar, por nuk mund te deklarojme asnjeren prej tyre pa biseduar me pare me Berishen", sqaron Muhedini. Me afrimin e dates se krijimit te qeverises se re, kane nisur te shfaqen pretendime te ndryshme nga aleatet e Partise Demokratike. Megjithese nuk jane te perfaqesuar ne parlament, keto parti kerkojne per kontributin e tyre qe kane dhene ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, perfaqesim ne rangje te ndryshme te ekzekutivit. Pavaresisht se asnje qeveri deri tani nuk ka mundur t'i jape zgjidhje ceshtjes came, kryetari Muhedini, premton presion ndaj qeverise per zgjidhjen e ketij problemi historik. I pyetur per Kodin Zgjedhor, ai mbeshtet opinionin e partive te tjera te vogla se duhet t'i nenshtrohet ndryshimeve. Partia per Drejtesi dhe Integrim perfaqesohet per here te pare ne parlament.

    koha jone.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    do te kishte qene megjithmend interesante nqse do ti jepnin drejtimin e Ministrise se Jashtme ...

    e di qe ka te tjere me te pergatitur por une nje mendim ashtu, hodha ...
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Muhedini: Berisha na premtoi ministri nėse merrnim deputet

    Muhedini: Berisha na premtoi ministri nėse merrnim deputet

    » Vendosur: 12/08/2009 - 16:11
    •

    BLEDAR HOTI

    Partia Drejtėsi dhe Integrim i kėrkon Kryeministrit Sali Berisha qė tė mos e lėrė jashtė pėrfaqėsimit nė kabinetin e ardhshėm qeveritar. Kreu i PDI-sė, Tahir Muhedini, nė njė intervistė pėr “Panorama” shprehet se lideri i PD-sė, Berisha, duhet tė zbatojė marrėveshjen pėr t’i dhėnė njė portofol ministror partisė sė tij. Rezultatin e kėtyre zgjedhjeve, Muhedini e cilėson historik pėr PDI dhe vetė atė.

    Zoti Muhedini, pėr herė tė parė Partia Drejtėsi dhe Integrim futet nė Parlament. Si e vlerėsoni ju kėtė moment?

    Pėr PDI-nė dhe pėr mua personalisht ky ėshtė njė moment historik. Ne jemi njė forcė e re politike, e krijuar katėr vjet mė parė, qė marrim pjesė nė spektrin politik shqiptar. Neve kėtė rezultat e arritėm falė punės sė madhe qė kemi bėrė kėto katėr vite, ne kemi marrė pėrsipėr njė ēėshtje shumė tė rėndėsishme, shumė delikate, shumė madhore dhe shumė tragjike, siē ėshtė zgjidhja e ēėshtjes sė shqiptarėve tė Ēamėrisė.

    Tani qė ju keni zėrin tuaj institucional nė Kuvend, si do tė veproni nė tė ardhmen pėr sensibilizimin e kėsaj ēėshtjeje?

    Deri dje ne jemi marrė nė rrugė private pėr mbrojtjen e kėsaj ēėshtje. Tani do tė kėrkojmė qė edhe nėpėrmjet deputetėve tanė qė shkojnė nė seanca parlamentare nė KE apo nė institucione tė tjera ndėrkombėtare tė ngrenė mė tė madhe kėtė ēėshtje dhe tė mos flasin vetėm pėr respektimin e minoritetit grek. Duhet tė dini se para tre vitesh nuk dihej nga KE dhe BE qė ekzistonte njė ēėshtje e tillė. Fillimisht ne do tė bėjmė njė lobing, duke kėrkuar mbėshtetjen e spektrit tė majtė dhe tė djathė pėr miratimin e njė rezolute pėr ēėshtjen ēame.

    A keni njė marrėveshje pwr ēėshtjen e qeverisjes me PD-nė dhe ku konsiston ajo?

    Siē dihet ne kemi bėrė njė akt marrėveshje, parazgjedhore me Kryeministrin Berisha pėr bashkėpunim dhe bashkėqeverisje, para dhe pas votimeve tė 28 qershorit. Ka qenė njė pakt xhentelmentėsh, nė tė cilėn ishte rėnė dakord se nėse ne do tė merrnim mandat nė Kuvendin e ardhshėm, do tė kishim portofol ministror nė qeverisjen e ardhshme. Nė rast se nuk do t’u pėrfaqėsoheshim nė Kuvend do tė kishim poste nė nivele tė dyta dhe tė treta, nė rang drejtorėsh. Deri mė sot nuk kam biseduar ende me kreun e PD-sė, Berisha, presim qė tė na thėrrasė pėr tė diskutuar pėr mėnyrėn e bashkėqeverisjes nė kėto katėr vjet.

    Ju si PDI insistoni qė tė merrni patjetėr njė portofol ministror nė qeverinė e ardhshme?

    Unė mendoj se forca jonė politike i ka tė gjitha kapacitetet dhe mundėsitė tė marrė njė vend nė qeverinė e ardhshme, me njė post ministror. Dhe pėr derisa ne kemi objekt njė ēėshtje kaq madhore, respektimi i tė drejtave tė njeriut, mendoj se ėshtė me vlerė tė veēantė pėrfaqėsimi jonė nė Qeveri. PDI ka intelektualė nga shoqėria civile, tė papėrlyer nga problemet e diktaturės, tė burgimeve apo vrasjeve. Kėshtu qė prania jonė nė kabinetin qeveritar i bėn mirė edhe politikės shqiptare, por i bėn mirė edhe njėkohėsisht doktor Berishės. Neve si PDI i kemi tė gjitha kapacitetet qė jo tė drejtojmė vetėm njė ministri, por disa ministri po tė na jepet mundėsia. PDI ėshtė gatshme tė japė kontributin e tij nė tė gjitha dikasteret.

    Nėse ju kėrkohet qė mos keni post ministror, ju nuk do tė bėheni pengesė pėr krijimin e qeverisė sė re?

    Unė mendoj se nuk ka asnjė lloj pengese, qė PD-ja dhe lideri i saj, Berisha tė mos na vlerėsojė neve si PDI nė formimin e kabinetit tė ri qeveritar. Ne jemi e vetmja forcė politike qė bėmė njė fushatė korrekte, qė i ka shėrbyer koalicionit “Aleanca pėr Ndryshim”, nuk kemi dėmtuar PD-nė, madje e kundėrta ka ndodhur, aty ku nuk kemi pasur peshė nė elektorat u kemi kėrkuar qė tė votohet PD-ja. Kėshtu nė qarkun e Vlorės, ne jemi dėmtuar pasi PS dhe PD kanė pasur kandidatė nga komuniteti ēam, si Shpėtim Idrizi dhe Leonard Demi. Pra kjo u bė pėr tė dėmtuar pikėrisht partinė tonė.

    PANORAMA.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •