Close
Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 106
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga goldian Lexo Postimin
    vec nji pytje kam une
    a asht e lejume me ligj mu qujt partia e camve????
    se jam dakord me deus kjo duket ashiqare si parti minoritare
    jo per gja po kam hallin se ne vrake(nje fasht ne shkoder )ta po marrin zemer minoriteti malazez se me sa kam marr vesh kane kerku mu hap shkolla ne gjuhen serbe
    ne e bashin ato partine montegrine mane ne mend prej mejet se kane nje mandat te sigurte
    se jane te shumte ne numer
    goldo,

    shume pytje je tuj ba,

    mos ki merak se cdo parti mund te krijohet, ti mos ki dert se ne shkoder i rrujtet nja 4 deputet, rezultati ma i mir qe keni arrit.

    PDI eshet parti shqiptare, si o LSI,

    ajo PKSH, PPSH, qe ka bo operacion plastik ne pssh e kane kriju montenegrini Milovan Gjilas dhe serbi Miladin Popoviq....

    CRNS NR 1...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxhumaku : 04-07-2009 mė 14:54
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    flm xhuxhu ti kisha rrujt une ato parti te kisha ba nji vend ne parlament
    mas me thuj dhe ti se jam une komunist se per bese kurrnji snjof vec ketyre te shkodres(pjese shkodrane) po prej forumit po informohem.
    nejse birrat e fitores do i pagush kur te mrrij ne tirane
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #53
    Citim Postuar mė parė nga DeuS Lexo Postimin

    Persa i perket kesaj replikes finoke e dinake rreth ceshtjes came, qe sigurisht e ben vetem per te nxitur te tjere, si gjithmone, une te perseris qe fjalet dhe mendimin qe thashe me lart, e kam te qarte dhe s'e ndryshoj. Ne momentin qe permend termin 'cam' ose parti 'came' ben menjehere nje degezim krahinor, minoritar, etj. Pse nuk ka partia shkodrane, partia sarandiote etj? Pra, camet jane shume patriote dhe ndjehen shqiptare, por ne rradhe te pare ndjehen cam dhe ketu behet diferencimi, qe nuk duhet bere. Pra, per mendimin tim, nje parti e tille, nuk ka prioritet politiken e mbareshqiptareve, por dicka me te ngushte, me minoritare.

    Kaq per sqarim ndaj kesaj ceshtjeje.
    Per ceshtje te tjera, nese te kam zene rrugen dhe do me e hap, ja gjejme zgjidhjen..
    Me sa di "partia came" dhe "komuniteti cam" jane terma qe jane keqperdorur nga media ne Shqiperi. Nje gje te tille e permendi dhe kryetari i kesaj partie ne emisionin e Arian Canit dje duke thene qe PDI eshte nje parti e te gjithe shqiptareve. Ajo qe eshte fakt i vertete eshte se kjo parti eshte formuar nga camet dhe qe ne programin e saj ka nje pike kryesore midis shume te tjerave, zgjidhjen e ceshtjes se Camerise. Ne faqen e internetit te PDI-se ka gjithe programin e partise. Ngritja si shqetesim per formimin e partive te tjera me natyre krahinore (bazuar ne modelin e PDI-se) eshte nje nje shqetesim me vend. Megjithate dyshoj se krijimi i PDI-se do te shtynte krahinat e tjera per nje gje te ngjashme per vet faktin se camet si grup shoqeror krahinor kane nje ceshtje qe per nga natyra historike dhe politike eshte shume me e vecante se cdo krahine tjeter ne trojet shqiptare ne Ballkan. Camet jane nje popullsi e zhvendosur nga trojet e tyre. Shqiperia eshte shteti ame i cameve, por jo shteti i tyre ligjor. Nderkohe qe politikane te ndryshem ne Shqiperi me bekgrounde te ndryshme krahinore luftojne per fuqizimin e tyre brenda Shqiperise, camet luftojne per rikthimin e te drejtes se tyre ne shtetin Grek duke kerkuar nje perfaqesim sado te vogel brenda parlamentit shqiptar qe te degjohet zeri i tyre. Pra camet e shumta mund te nxjerrin disa deputete me aktivitetin e tyre politik. Mjaftueshem qe interesat e kesaj popullsie te mbrohen nga ato vete dhe jo te ngelen peng te politikaneve shqiptare sic ka ndodhur keto 60-70 vite. Camet nuk hyjne ne politike per te bere konkurrence me asnje grup krahinor apo partiak. Misioni i tyre eshte human e demokratik dhe tendenca e kesaj partie eshte qe te pasurohet edhe me anetare nga te gjitha krahinat e Shqiperise
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  4. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Camet jane minoritet, jane shtetas greke qe jetojne ne toke shqiptare. Bile edhe vete grekerit etnike qe jetojne ne Shqiperi nuk jane shtetas greke, camet (brezat e vjeter) jane shtetas greke te debuar nga Greqia, dhe si te tille ata perbejne nje minoritet. Dhe kete nuk e them vetem une, kete e degjoni edhe nga goja e kreut te PDI ne Tirane, ne nje konference per shtyp.

    Dhe deputimi i tyre ne keto zgjedhje me nje vote ne grup u be pikerisht mbi "identitetin cam". Zgjuarsia e cameve ne kete mes u duke tek fakti se menjehere sapo Edvin Rama zgjodhi kodin zgjedhor te ri, te ngritur mbi proporcionalin rajonal, camet e kuptuan se kjo u jepte atyre nje mundesi qe te perfaqesoheshin ne parlament, pasi jetojne ne zona te caktuara te vendit: qarkun Fieri e Vlore. Kjo ishte nje nga konsekuencat e paparashikuara te kodit zgjedhor qe Rama nuk e kapi, por Berisha e kapi, pasi shpejtoi qe ti fuste camet ne koalicionin e vete parazgjedhor.

    Kodi i ri zgjedhor nuk eshte kodi i duhur per Shqiperine pasi duke u perllogaritur mandatet ne rang qarku, u jep mundesi minoriteteve qe te kene nje perfaqesim me te madh se sa duhet ne parlamentin shqiptar. Dhe jo vetem kaq, por problemi tjeter i madh eshte si i kthen shqiptaret ne "politiken e identititetit". Kjo do te ishte fatale per nje vend te vogel e multi-etnik si Shqiperia pasi do te krijohen kantone politike dhe elektorale.

    Nese ne keto zgjedhje camet zgjodhen te votojne ne bllok, te njejten gje do te bejne ne zgjedhjet e ardhshme edhe vllenjte, edhe minoriteti grek, edhe minoriteti turk. Dhe kjo nuk ka se si te jete pozitive per Shqiperine dhe integrimin e shoqerise shqiptare.

    Kodi zgjedhor duhet te rikthehet ne formulen e perllogaritjes ne rang kombetar, jo ne rang qarkor.
    Albo

  5. #55
    qafir modern Maska e lato007
    Anėtarėsuar
    14-12-2008
    Vendndodhja
    ke ura e limuthit
    Postime
    93
    urime per comt

    xhuxhumak,edlin,der kaiser dhe linda5 urime per PDI

    camet jan shqiptar

    ishalla me bjen ndonje nuse come

  6. #56
    SHQIPERIA E BASHKUAR Maska e Der_Kaiser5
    Anėtarėsuar
    10-04-2007
    Postime
    751
    Edhe nje here per administratorin grek dhe perkrahesit e Partise Komuniste Shqipetare te formuar nga Serbet.

    Camet jane shqiptare dhe jo greke. Jane rrace e paster shqiptare dhe asnjehere te perzier nga greket. Camet duan qe tokat e tyre autoktone shqiptare tu njihen dhe te jene pjese e Shqiperise. Boll me keto minoritete greke, serbe, bullgare etj se te gjitha keto nuk perbjen as 0.38% te popullates. Nqs nuk keni deshire per PDI shkoni loboni per PBDNJ ashtu sic keni bere 50 vjet me rradhe nen komunizem.

  7. #57
    SHQIPERIA E BASHKUAR Maska e Der_Kaiser5
    Anėtarėsuar
    10-04-2007
    Postime
    751
    Citim Postuar mė parė nga DeuS Lexo Postimin
    C'eshte kjo parti came, qe te paska terhequr kaq shume flory80?
    Mos valle je cam vete, si ky miku qe ka postuar me lart, qe ne vend se te kete prioritet ceshtja kombetare, na del ajo minoritare?
    Ku e degjove ti mer lummiku qe une nuk kam prioritet ceshtjen kombetare??? Nqs do me fol me kunja ashtu sic flet perhere, boje me te tjeret dhe jo me mua. Nqs nuk te pelqeka kjo parti qe ve interesa kombetare, shko hap tema dhe diskuto me PBDNJ te cilet kane pasur dhe vazhdojne te kene interesa antikombetare shqiptare.

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e lojaxhiu
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    409
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Camet jane minoritet, jane shtetas greke qe jetojne ne toke shqiptare. Bile edhe vete grekerit etnike qe jetojne ne Shqiperi nuk jane shtetas greke, camet (brezat e vjeter) jane shtetas greke te debuar nga Greqia, dhe si te tille ata perbejne nje minoritet. Dhe kete nuk e them vetem une, kete e degjoni edhe nga goja e kreut te PDI ne Tirane, ne nje konference per shtyp.
    Albo
    Jo. Te gjithe camet kane nenshtetesi Shqiptare. Edhe ata te brezit te vjeter e kane pashaporten shqiptare. Camet nuk jane minoritet. Nese ata e kane nenshtetesine greke gjithashtu, eshte ceshtje per gjygjet. Greku ja ka hequr nenshtetesine me zor por kjo eshte e kontestuar.

    Minoriteti s'ka te bej fare me nenshtetesine gjithsesi. Vetem sepse ke nenshtetesi te nje vendi tjeter s'do te thote qe je minoritet dhe kur merr pashaporten automatikish s'je minoritet. Keshtu qe zezaket ne Amerike, Canada, Europe s'jane minoritet se paskan pashaporta....

    Minoritet e quan veten kushdo, kudo... nuk eshte vendim arbitrar qe e vendos ti. Ajo varet vetem tek identiteti, dhe camet e identifikojne veten si Shqiptar. Camet nuk e ndjejne veten minoritet dhe keshtu qe s'jane.

    Ma ha mendja e din shume mire kete pune per shkak te miqerve grek qe perdorin te njejtin argument kur thone qe Greqia eshte 100% greke.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lojaxhiu : 04-07-2009 mė 19:47

  9. #59
    Pershendes te gjithe vellezerit e motrat Shqipetare - Came.Ne si Shqipetare qe mbetem jashte trungut meme, e dime mire se c'don te thote shtypja e debimi e diskriminimi nga i huaji.
    Rrofshi e qofshi kudo qe jeni,dhe dhashte Zoti te merrni tokat e juaja.Armiqet le te na marrin te keqen !!!



    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga POKO : 05-07-2009 mė 04:09

  10. #60
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar mė parė nga Der_Kaiser5 Lexo Postimin
    Ku e degjove ti mer lummiku qe une nuk kam prioritet ceshtjen kombetare??? Nqs do me fol me kunja ashtu sic flet perhere, boje me te tjeret dhe jo me mua. Nqs nuk te pelqeka kjo parti qe ve interesa kombetare, shko hap tema dhe diskuto me PBDNJ te cilet kane pasur dhe vazhdojne te kene interesa antikombetare shqiptare.
    Me kunja nuk tu drejtova, sepse nuk kam arsye pse ta bej kete. Nuk eshte faji yt qe bie pre e dikujt tjetri qe hedh gurin dhe fsheh doren. Faji yt eshte qe idhnimin e mramjes nuk e le per n'mjes. Ato PBDNJ etj krahasuar me partine Came, per mua jane thjeshte dust in the wind. Ndersa lidhur me camet nuk kam absolutisht asnje shqetesim. Ama, kur ne kete teme diskutohet rreth partise Came, duke e quajtur partia Nacionaliste Shqiptare, ketu ja vlen te ndalojme pak hapin. E perseris prape dhe koha do ta tregoje, qe partia Came, nuk ka dhe nuk do kete prioritet ceshtjen kombetare dhe mbrojtjen e interesave shqiptare, por do kete prioritet themelor, mbrojtjen e interesave came shqiptare. Kete ta ka thene edhe deputeti juaj, me shkrim e kendim. Cfare ka ketu qe nuk kupton ti?

    Ta thashe edhe me lart, ne momentin qe perdor termin 'cam' menjehere ke krijuar nje diferencim nga komuniteti i madh shqiptar. Psh, deputeti i pare cam, u zgjodh sepse u votua nga te gjithe camet dhe te gjithe camet bashke, votuan vetem per deputetin me origjine came. I njejti deputet, shprehet haptas qe prioritet do kem 'vetem' ceshtjen came. Pra shikoje ca formule, populli cam voton vetem per camin e tyre dhe cami i tyre mbron vetem te drejtat e tyre.

    Cilat do tė jenė projektet e tua tė para si deputet?

    Unė jam djalė ēam dhe pėrfaqėsoj kėtė komunitet nė Parlament. Si i tillė, ēėshtja jonė tashmė duhet vėnė nė rrugėn e zgjidhjes. Pra ēėshtja ēame ėshtė e para me tė cilėn unė do tė merrem. Qė nė fillim tė punės nė Parlament do tė kėrkoj miratimin e njė rezolute pėr zgjidhjen e kėtij problemi. Komuniteti ēam do tė kėrkojė nga Parlamenti shqiptar dhe organizmat ndėrkombėtare, zgjidhjen e shkeljeve tė tė drejtave tė njeriut qė u ėshtė bėrė nga grekėt qė nė vitin 1944. Duhet t’u jepet e drejta tė shkojnė tė vendosin njė tufė me lule te varret e tė parėve nė tokat e tyre nė Ēamėri. Tė tjera tė drejta tė shkelura do tė gjejnė zgjidhje hap pas hapi nė vazhdimėsi. Pėr tė formuluar rezolutėn, e cila do tė paraqitet nė parlament, po punon njė grup pune me specialistė tė njohur tė fushave tė ndryshme. Gjatė fushatės, i vetmi premtim qė i kam bėrė kėtij komuniteti ka qenė zgjidhja e ēėshtjes ēame. Kėtė premtim do ta mbaj. Zėri im nė Parlament dhe vota ime do tė jetė pėr komunitetin ēam, pėr tė djathtėn dhe pėr z. Berisha.

    Panorama.
    Zoteri, nese une do isha aq finok sa c'mundohet dikush tjeter te me beje, i fshehur pas nje ekrani kompjuterik, do te dija ta dridhja bishtin sipas valles dhe duke mos shprehur sinqeritet ne mendim a postim, do dija te isha i mire me te gjithe duke ja mbajt ison sic kane qejf. Kur kete gje nuk e bej ketu, qe i kam te tera mundesite te jem hipokrit, ne jete reale jo e jo, qe s'e bej. Dija edhe une te shkruaja ketu, brravo cameve, etj etj. Ja ku thoje ti me vete: Qeka djale persmari! Une kam ca shoke cam, madje njerin do e takoj jo me larg se pasneser dhe te njejtin muhabet sic bej me ty do kem edhe me ate nese hapet. Une jam shqiptar ne rradhe te pare dhe mbroj e me intereson vec problematika e ceshtja e kombit shqiptar, ecuria e zhvillimi i kesaj shoqerie te madhe qe eshte lene ne harrese per shekuj me rradhe. Pas ketij prioriteti themelor, me interesojne ceshtjet e shoqerive krahinore apo minoritare etj etj. Nuk jam shprehur qe camet nuk ndjehen shqiptare, por jam shprehur qe ndjehen cam ne rradhe te pare, e pastaj shqiptare. Kete s'e luan topi dhe nese ti e mohon, atehere hipokriti nuk jam une por ti. Pra ne parlament, nderkohe qe deputetet tane (pasi te kene mbushur xhepat me para korrupsioni e krimi) do diskutojne rreth integrimit ne BE, rreth iniciativave e projekteve qe duhen konkluduar per te permbushur keto qellime, do diskutojne rreth mireqenies se qytetareve, do diskutojne rreth gjendjes se mjeruar spitalore e arsimore, rreth infrastruktures, rreth rritjes se rendit e uljes se kriminalitetit etj etj..nderkohe zoteria deputet cam, do ngrihet dhe do diskutoje vetem rreth ceshtjes se tij primare! Tani, imagjino sikur te ishin me shume se nje deputet cam. Prandaj, ta ri-theksoj qe ta kuptosh: Partia came, nuk eshte parti nacionaliste shqiptare, por thjeshte nje parti came!

Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •