Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Të jesh prind i një adoleshenti !!!

    Nëse në botë ka diçka më të vështirë se të jesh një adoleshent, është të jesh prind i një adoleshenti.
    Adoleshenca përbën një periudhë jetësore të vështirë , por shumë të rëndësishme për formimin e personalitetit të njeriut. Si mund t’u afrohemi adoleshentëve dhe si mund të ndikojmë tek ata? Më parë le të njihemi me veçantitë e kësaj moshe.

    Adoleshenca ёshtё një periudhë transformimi si biologjik, ashtu edhe shpirtёror. Ritmet e këtyre ndryshimeve fillimisht janë shumë të shpejta, por fillojnë të ngadalësohen rreth moshës 18 vjeç. Marrëdhëniet midis prindërve dhe adoleshentëve ndryshojnë në varësi të këtyre ritmeve: Sa më të vrullshme të jenë ritmet e ndryshimit, sa më të vështirë ta ketë adoleshenti përshtatjen me trupin e tij, aq më të paekulibruara do të jenë këto marrëdhënie.

    Gjatë pubertetit qëndrimet e fëmijëve ndaj prindërve kanë shumë gjasa të ndryshojnë. Fëmijët mendojnë se prindërit e tyre janë të bezdisshëm, pa shpresë dhe jashtë mode. Nga ana tjetër prindërit mendojnë se fëmijët e tyre janë të vrazhdë dhe nuk i respektojnë normat. Shprehja më tipike e prindit përballë një fëmijë që e sheh si të huaj është: “Nuk e marr vesh se kujt i ka ngjarë!’’. Këtu mund të fillojë distancimi i parë prind- fëmijë: prindi që ndihet i paaftë për të kuptuar fëmijën dhe fëmija që ndihet në mëshirë të fatit.

    Simptomat e adoleshencёs

    •Ndryshimet e lehta shpirtёrore
    •Periudha e mbylljes nё vetvete
    •Mungesa e qetësisë shpirtёrore
    •Ndryshimi i oreksit
    •Ndryshimi i orarit tё gjumit

    Në këtë moshë, tek të rinjtë rritet dëshira për të provuar gjëra të reja. Në këtë periudhë, fëmija ka nevojë të vlerësohet dhe të mbështetet. Një fëmijë që nuk e plotëson këtë nevojë në familje, do ta gjejë këtë mbështetje të munguar në shoqëri.

    Përgjegjësitë e familjes

    Fëmija, para së gjithash, ka nevojë të kuptohet dhe të vlerësohet. Për këtë arsye, prindërit duhet të jenë të vëmendshëm që me fjalët dhe sjelljet e tyre t’ia mundësojnë këtë gjë fëmijës. Përndryshe, fëmija do të kërkojë mjedise të tjera për ta marrë këtë vlerësim.

    Duhet të shkëmbehen vazhdimisht mendime me fëmijën dhe nuk duhet të mbahet jashtë çështjeve familjare.

    Duhet të dëgjohet dhe respektohet në mënyrë objektive për probleme dhe tema të caktuara dhe duhet të gjenden pika të përbashkëta komunikimi.

    Në përgjithësi, këshillat nuk janë shumë efektive për këtë moshë, ato përbëjnë zgjidhje afatshkurtra.

    Nuk duhet të qortohen shokët e fëmijës në sy të tij. Prindërit duhet të përpiqen t’i njohin më nga afër këta shokë dhe të mos japin gjykime të parakohshme. Dhe, nëse ka një diçka që nuk shkon, kjo gjë duhet të diskutohet me fëmijët. Por, nëse i kritikojmë pa i njohur, e humbasim besimin te fëmija dhe krijojmë hendek në marrëdhëniet tona.

    Në familje nuk duhet të mungojë dashuria.

    Duhet të tregohet kujdes që atmosfera e shtëpisë të mos jetë e tensionuar.

    Duhet të kalohet me sukses periudha e pubertetit dhe kjo arrihet përmes marrëdhënieve të ngrohta dhe mirëkuptuese midis prindёrve dhe adoleshntёve.

    Si mund të krijojmë një marrëdhënie sa më të frytshme adoleshent-prind?

    Është e rëndësishme ta kuptoni fëmijën që ka hyrë në këtë moshë, si dhe të keni lidhje të shëndosha me të.

    Sa keq që gjërat që jetohen në këtë periudhë, janë të vështira për ju si prindër të adoleshentëve, por dhe për familjen tuaj. Por, ta pranojmë, si për prindërit edhe për fëmijën tani ka ndryshuar diçka. Fëmija juaj, dikur i vogël, tashmë është më i rritur dhe po përballet me ndryshime të mëdha, prandaj, në marrëdhëniet tuaja me fëmijën nuk do t’ju vlejnë më metodat e mëparshme të edukimit. Ai, siç ndryshon nga ana fizike, pëson ndryshime të mëdha edhe nga ana shpirtërore. Kështu që edhe juve ju ka ardhur koha të ndryshoni disa gjëra.Fillimisht duhet të presim që fëmija të hyjë mirë në këtë periudhë dhe të ruhemi nga të qenit pengesë e zhvillimit, mbylljes ose largimit të tij prej nesh. Ndoshta ndodh shpesh të keni probleme në komunikim me fëmijën, por, mos harroni, që edhe ju vetë duhet të përshtateni me këtë gjendje të re.

    Çfarë duhet pasur kujdes gjatë kësaj periudhe në mënyrë që të realizohen qëllimet e edukimit?

    •Prindërit duhet të jenë shembuj

    Marrëdhëniet me bashkëshortin ose bashkëshorten ndikojnë tek fëmija në çfarëdolloj moshe qoftë ai. Nëse në familjen tuaj mbizotëron dashuria dhe respekti mes individëve të saj, kjo do ta ndihmojë fëmijën tuaj që në të ardhmen të formojë marrëdhënie të shëndosha me të tjerët.

    •Ta dëgjosh adoleshentin dhe ta lejosh të shprehë vetveten

    Nëse nuk e dëgjoni dhe nuk e respektoni adoleshentin, edhe ai nuk do t’ju dëgjojë ju. Ajo që bëjnë më shpesh nënat dhe baballarët është: jo vetëm që nuk e dëgjojnë atë që thotë fëmija, por mundohen të përçojnë tek ai gjërat që ata dinë dhe ta orientojnë me çdo kusht sipas kësaj mënyre. Një metodë e tillë do t’ju vërë në pozitën e një njeriu që nuk i dëgjohet fjala dhe nuk kuptohet si duhet. Kjo do të bëjë që të ndesheni me kundërshtimin e fëmijës suaj edhe atëherë kur ju keni të drejtë.

    •T’u jepet vazhdimisht dashuri

    Fëmijët, si në moshën 1 vjeç, ashtu edhe në moshën 20 vjeç kanë nevojë për dashuri. Fëmija që beson se nuk i jepet dashuri e mjaftueshme nga nëna dhe babai, vihet në kërkim të saj. Ai fillon ta kërkojë dashurinë dhe respektin në vende të tjera. Fëmija, i ndodhur në një situatë të tillë, mund të shoqërohet me shokë jo të përshtatshëm dhe pas njëfarë kohe fillon të demonstrojë sjellje që nuk i përkasin atij.

    •Rëndësia e sinqeritetit

    Fëmijët në këtë periudhë janë shumë të ndjeshëm ndaj sinqeritetit. Asnjë i ri nuk do t’i hapet dhe nuk do të flasë me dikë që nuk është i sinqertë. Prandaj, kur shprehni mendimet tuaja, duhet t’ia bëni të ditur që jeni të sinqertë dhe që në çdo rast jeni pranë tij.

    Kjo moshë, megjithë vështirësitë që ka, është dhe mbetet një nga periudhat më të bukura dhe më krijuese në jetën e një njeriu. E rëndësishme është që t’i mbështesim fëmjët tanë të përshtaten sa më lehtë me ndryshimet që sjell kjo moshë.
    You are the master of your fate...You are the captain of your soul...

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Shum e sakt kjo qe ke shkru,nga keto permbajtje mund t"ia del qdo prider te kuptohet me femijen e tij gjat kohes se veshtir te adoleshences.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •