-
Kosovës i falen 150 milion dollarë borxh ndaj Bankës Botërore
Kosovës i falen 150 milion dollarë borxh ndaj Bankës Botërore
Uashington, 30 qershor - Me rastin e nënshkrimit të anëtarësimit të Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore, zëvendëssekretari i Shtetit Xhems Stajnberg tha se akti i nënshkrimit dhe i pranimit të Kosovës në këto dy organizata financiare botërore është një rast për të shqyrtuar dhe përballur me sfidat ekonomike që ka Kosova. Vetë aktin ai e quajti një integrim të mëtejmë të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare. Zëvendëssekretari Stajnberg tha se Kosovës do t'i falen 150 milion dollarë borxh që ka ndaj Bankës Botërore, një borxh i trashëguar i Kosovës nga periudha e ish Jugosllavisë. Me një akt të ashtuquajtur hua e konsoliduar, Kosova merr përsipër pagesën e borxheve ekzistuese ndaj Bankës Botërore që kapin shumën prej 381 milionë dollarësh. Nga kjo shumë siç u theksua më lart, SHBA ka premtuar se do t'i japë 150 milionë, duke e zbritur kështu borxhin e Kosovës në 231 milionë dollarë. Për afatet dhe përqindjen e interesit dhe të pagesës do të merren vesh më vonë përfaqësues të Bankës Botërore dhe të Qeverisë së Kosovës.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt