Zhvillohet mbledhja e fundit e Kėshillit tė Ministrave pėr vitin 2009-tė
Kryeministri Berisha u shpreh se kėto 100 ditė ishin sa 300 ditė. Nė kėto 100 ditė janė miratuar mbi 360 ligje dhe vendime dhe ky ėshtė treguesi i njė performancė tė madhe. Janė me dhjetėra e dhjetėra reforma tė zbatuara qė bėnė tė mundura vendimet historike
Nėn drejtimin e Kryeministrit Berisha u zhvillua sot mbledhja e fundit e Kėshillit tė Ministrave pėr vitin 2009-tė.
Duke e cilėsuar kėtė mbledhje si finalen e njė 100 ditshi tė suksesshėm tė kėsaj qeverie, Kryeministri Berisha shprehu falėnderime dhe mirėnjohje pėr kabinetin e qeveritar, stafet e tyre dhe tė gjithė Administratėn Publike, pa ndihmėn dhe pėrkushtimin e tė cilėve reformat e ndėrmarra do tė kishin qenė tė pa mundura.
Kryeministri Berisha theksoi se intensiteti i kėtyre 100 ditėve ka qenė i paprecedentė, janė miratuar mbi 360 ligje dhe vendime, janė zbatuar dhjetėra e dhjetėra reforma qė bėnė tė mundur vendimet historike. Tė gjithė kėto, - u shpreh Kryeministri, - janė tregues i njė performance tė madhe.
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave:
Kjo ėshtė mbledhja e fundit pėr kėtė vit, e cila ka njė seri vendimesh. Nė kėtė mbledhje unė dua tju falėnderoj ju me shumė mirėnjohje, sepse me pėrkushtimin tuaj ia dolėt qė kėto 100 ditė ti shndėrroni nė 100 ditė tė paprecedentė, tė njė suksesi tė paprecedent pėr njė qeveri shqiptare. 100 ditshi ėshtė njė afat kohor ku vullneti dhe dėshirat janė tė mėdha, por faktori kohė dhe faktorė tė tjerė nuk korrespondojnė dhe nuk pėrputhen gjithnjė me vullnetin dhe dėshirat, por nė kėtė rast janė pėrputhur plotėsisht. Mendoj se ky kabinet u angazhua me pėrkushtim tė madh nė shfrytėzimin maksimal tė kohės, qėndroi nė lartėsinė e kėrkesave dhe, realisht, ndėrmori reformat mė tė thella se nė ēdo 100 ditėsh tjetėr. Nė njė analizė tė pėrafėrt rezulton se intensiteti kėtij 100 ditshi ka qenė sė paku 50 pėr qind mė i lartė se sa intensiteti i 100 ditshi nė vitin 2005 dhe pėr kėtė unė dua tju falėnderoj e tju pėrgėzoj.
Gjithashtu, dėshiroj tju shpreh njė falėnderim pėr tė gjithė ekipet dhe stafet tuaja. Reformat e ndėrmarra do tė kishin qenė absolutisht tė pa mundura pa pėrkushtimin e tyre, do tė kishin qenė rudimentare dhe nuk do tė mund tė bėnim kurrė ndonjėherė bilancin qė bėmė. Ndaj, edhe ju do tė paraqisni rezultatet e 100 ditėshit, sepse unė bėra njė paraqitje tė pėrgjithshme. Natyrisht, secila ministri do tė bėjė bilancin e vetė tė 100 ditėve, por e mendova ta bėni pas Vitit tė Ri. Mund ta bėnit edhe ju mė parė, pastaj unė, por unė hapa siparin dhe ju, secila nga ministritė, sipas njė programi do tė paraqisni tė gjitha arritjet dhe veprimtaritė 100 ditore.
Theksoj edhe njė herė se 100 ditė ishin sa 300 ditė. Kėto 100 ditė janė mbi 360 ligje dhe vendime tė miratuara dhe ky ėshtė treguesi i njė performancė tė madhe. Janė me dhjetėra e dhjetėra reforma tė zbatuara qė bėnė tė mundura vendimet historike.
Ndaj, edhe njė herė, unė me respektin mė tė madh dhe mirėnjohjen mė tė thellė ndaj jush dhe ndaj punonjėsve tė administratės tuaj, dua tju uroj njė vit tė ardhshėm me suksese edhe mė tė mėdha.
Rendi i sotėm ka disa marrėveshje dhe vendime. Ka njė vendim pėr tė pėrparėsuar nė shpėrblimin e tė pėrndjekurve politikė, tė pėrndjekurit qė janė gjallė. Natyrisht, njė pėrparėsi nuk mund tė jetė njė pėrqendrim total, por njė pėrparėsi e qartė do tė jetė sipas vendimit qė ka sjellė Ministria e Drejtėsisė.
Ka njė seri vendimesh tė tjera qė kanė tė bėjnė me leje, me licenca, me shpronėsime. Pra, kjo ėshtė finalja e njė 100 ditshi tė suksesshėm.
Kryeministria
29/12/2009
Krijoni Kontakt