Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Ndjenja e inferioritetit.

    Ne shoqerine tone njerezit kane personalitete dhe karaktere te ndryshem,kane jete te ndryshme,vuajtje te ndryshme,gezime te ndryshme.
    Shpeshehere nje njeri i ashtuquajtur ne boten tone "i dobet" justifikohet me mendimin se ka nje zemer te madhe dhe ndoshta mendon qe dikush me karakter te forte ka nje zemer me te vogel!
    Dhe po te llogjikojme ose te analizojme me thelle ne jeten e tyre dalim me mendimin se zemra e madhe jepet te te dyja kategorite,pora ama ata te "fortet" e perdorin me llogjike dhe te dobetit per tu ndjere te forte ose per te qene te perkrahur nga te tjeret!

    Me ka hasur ne kete forum te shikoj njerez te ndryshem dhe kam kuptuar shumicen e tyre,kam ndjere dobesite e tyre,forcen e tyre,kam mesuar nga ata qe quaj me personalitet te "forte" dhe kam menduar qe sa e padrejte ishte jeta pasi keta njerez nuk dine ēdo te thote vuajtja!
    Por jam gabuar!Edhe ata jane zhgenjyer dhe pesimi u ka sherbyer si mesim dhe jane zgjuar ne kohe dhe i kane dol zot vetes se tyre pasi askush tjeter nuk mund ta bente per ta!Dhe i kane hedhur vetes ndoshta nje lekure siper qe i ben pak me te eger se te tjeret ose me te rrepte,por ne brendesi te tyre kane ate zemren e madhe qe nuk duan qe ta bejne me te vuaj,pasi kane fituar besimin dhe respektin ndaj vetes se tyre dhe kane imponuar njeriun qe jane te tjetri,pa ju nenshtruar dhe me te drejta te barabarta!

    Dhe ka ende ata ne te cilet bej pjese edhe une vete,per te cilet zgjimi eshte i vonuar ose nuk behet kurre me!Dikur me thonin shume persona me anen e mp qe isha nje femer e forte,por ne te vertete jane gabuar,teper!
    Shume nga ne vuajne qe ne femijeri,prinder te ndare,femijeri te humbur,adoleshence te humbur,kane pare fatkeqesite dhe rritur per fat te keq para kohe.Vite me pare mendoja se do forcohesha me kalimin e kohes dhe shikoj qe sa me shume koha kalon aq shume dobesohem dhe jam munduar me ēdo kusht te imponoja dashurine,qofte ne miqesi,qofte ne dashuri!
    Kam dhene shume dhe jam munduar te marr ate qe kam dhene,biles kam dhene shume me teper se ēduhej pikerisht qe te duhesha,pikerisht qe te tregoja qe kisha nevoje per dashurine e miqve,dhe per dashurine e personit qe doja.
    Dhe gjithe jeta ime ka qene nje zhgenim dhe tani me duket sikur ēdo gje ka mbaruar,sikur nuk do kem me forcen kurre per tu kthyer mbrapa dhe per te marre vete ne dore timonin e jetes.
    Kam arritur te denoj veten,jeten time,kam hedhur poshte miqte e vertete dhe kam afruar ata qe nuk duhej,kam dashur persona qe nuk me kane dashur,kam ulur veten time per hir te dashurise,kam dhene shpirtin dhe nuk kam menduar fare per veten,kam arritur te dua dike me teper se veten dhe gjithmone, si gjithmone, urryer veten!
    Eshte dobesi te shkruash ketu,por edhe sa mire ndehem kur hapem,pasi ēlirohem,sado qe shume prej jush mund te me gjykojne per keq,po ja qe kjo jam!

    Kam pare disa ketu me nje karakter nga i cili do te doja te merrja edhe une pak,do te doja dhe ne debate me ta kam kuptuar ate qe nuk kam dashur ta pranoja kurre deri tani.....Qe nuk dua veten dhe duke qene e tille nuk mund te me doje askush dhe nuk mund te gjeja dashurine e vertete,ate dashuri qe une kam enderruar dhe qe vazhdoj ti besoj!
    Respekti ndaj vetes,dashuria ndaj vetes....kjo me mungon!
    Dhe hapa nje teme,kete teme,ku do te doja te ndaja mendimet dhe opinionet tuaja dhe te merrnim mesim ndoshta nga njeri tjetri!

    Lind pyetja....

    Si mund te rifitojme respektin,si mund te duam veten?
    Si mund te mposhtim ndjenjen e inferioritetit qe ndjejme ndaj te tjereve?

    Respekte
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 18-02-2008 mė 19:01
    "Carpe Diem"

  2. #2
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    respekti ndaj vetes duhet por dashuria ndaj vetes eshte perversion seksual !!! pra duhet ta respektosh veten qe te respektojne te tjeret por vetem kaq se po re ne dashuri me veten kalon ne narcizem ne mos gaboj qe eshte perversion seksual !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  3. #3
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga SaS Lexo Postimin
    respekti ndaj vetes duhet por dashuria ndaj vetes eshte perversion seksual !!!

    Me fal po nuk te kuptoj......te kerkosh te duash veten qenka perversion seksual?!Te kerkosh te gejsh ate qe ke humbur te vetvetja qenka kaq gje e ulet?
    Po te mos e duash dhe ta urresh ēfare eshte?!

    Me duket se nuk e ke kuptuar ate qe dua te them se nuk do shpreheshe keshtu!
    Ti personalisht e do veten?apo e urren?
    Nuk mendoj se hyn seksi ne mes,bile jam mese e bindur qe nuk hyn fare!
    "Carpe Diem"

  4. #4
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Ndjenja e inferioritetit eshte e lidhur me nje sere problemesh; mosnjohje te vehtes, mbivleresim te personit qe ke perballe, me nje ndjenje te theksuar dobesie dhe pasigurie.
    Kjo eshte tipike (ndodh me shpesh) ne moshat tranzitore ose me mire, adoleshentet (12-19vjec) dhe moshat madhore 40-50vjec. Kjo ndjenje mund te mbartet midis ketij hendeku moshor, ne rast se nuk luftohet.

    Eshte ne natyren tone te ndjehemi hera-heres inferior, por kjo duhet te na bej me te forte per te ecur perpara me te sigurt e te motivuar.

    Vullneti eshte primar per te luftuar kete ndjenje, per te mos e lene qe ajo te kthehet ne nje "kompleks" qe te perndjek vazhdimisht ne jete.
    Te kerkosh brenda vetes dhe te shpalosesh ato cilesi qe te dallojne nga te tjeret.
    Te zgjosh ambicien per te ecur perpara dhe deshiren per arritje.
    Te perfshihesh ne aktivitete te ndryshme shoqerore.
    Te frekuentosh hera-heres vende publike, ku mund te te jepet mundesia e kontaktit, per tu cliruar nga emocione te teperta. Ndajeni kohen tuaj me njerez qe ju bejne te ndjeheni mire.

    Eshte koha qe ti duhet te qeshesh nese te qeshet me dicka, koha per argetim, per buzeqeshje.

    Nje teme vertet interesante.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  5. #5
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga J@mes_Douglas Lexo Postimin
    Kjo eshte tipike (ndodh me shpesh) ne moshat tranzitore ose me mire, adoleshentet (12-19vjec) dhe moshat madhore 40-50vjec.
    E bukur pergjigja jote dhe shume per te mesuar por do te te pyesja diēka!
    Mendon se kjo eshte mosha e prekur?
    Vetem kjo?
    Nuk i pershtatem as njeres dhe as tjetres por ama kam vite me kete perbuzje ndaj vetes dhe nenvleftesimit te saj!
    Dhe per ēudi ne profesion ose ne shkolle nuk kam qene e tille,nuk me kane trembur situatat,as veshtiresite e jetes,thjesht me ka munguar te vleresoj veten dhe te marr ate dashuri qe une jepja,ate diēka qe merrej si dobesi dhe ku njerezit perfitonin duke te shkelur me kembe!
    Kam njohur si vetja plot dhe nuk ka moshe per te qene e tille....nuk ka,pasi mendoj qe kjo gje eshte e karakterizuar te njerezit ne mungese te dashurise qe ne femijeri!
    Eshte nje rrenje e mbjellur qe i ka gjurmet ne ato kohe dhe dobesohet me kohen,me vitet!
    Jam shume e sigurt qe ka shume si une,por e kane te veshtire ta pranojne se u duket dobesi dhe ka shume te tjere qe kane karakterin e forte qe do doja te kisha.
    "Carpe Diem"

  6. #6
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Ah SaS eshte konfonduar pak me menyren e te shprehurit tend Diana.

    Diana e perdor shpesh fjalen dashuri dhe ne kete rast mund te them se ka ndikuar pak ndjenja e inferioritetit. Zakonisht sensi i pamjaftueshmerise karakterizon njerezit te cilet kane kete ndjenje inferioriteti.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  7. #7
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Dashuria nuk rrotullohet te fjala seks!
    Po ti pse nuk e kuptove si te tille?Seksi nuk eshte problem fare,dua te ndjej dashurine,ate ndjenje qe te jep sigurine,ngrohtesine,mirekuptimin dhe gjithēka tjeter!
    Jo gjithēka perqendrohet te fjala seks!
    Une me dashurine shpreh ndjenja te pasura dhe te bukura si ne miqesi,si ne familje dhe si ne nje lidhje,por ama te ndryshme me njera tjetren,jane dashuri por te ndryshme!
    "Carpe Diem"

  8. #8
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Mendon se kjo eshte mosha e prekur?
    Vetem kjo?
    E kam cituar me siper.
    Kjo eshte tipike (ndodh me shpesh) ne moshat tranzitore ose me mire, adoleshentet (12-19vjec) dhe moshat madhore 40-50vjec. Kjo ndjenje mund te mbartet midis ketij hendeku moshor, ne rast se nuk luftohet.

    Ne fjaline e fundit kuptohet se: nese ndenja e inferioritetit nuk kapercehet nga individi ne moshen e adoleshences ajo mund te mbartet edhe me tej.

    Cdo njeri ka dobesite e tija, e gjtihsesi jane pikerisht keto ndjesi inferioriteti qe e motivojne nje njeri normal te kapercej apo te zgjidh problemet me sukses.

    Veteizolimi dhe refuzimi i bashkpunimit zakonisht si rezultat i nje egoizmi te tepruar. Pritshmeria nga te tjeret panvaresisht mungeses se bashkpunimit sjell shpesh edhe pergjigje negative, deshtim, refuzim. Keto jane elemente qe zhvillojne ndjenje e inferioritetit.

    Nganjehere nuk eshte e mjaftueshme thjesht deshira per te kapercyer veshtiresite, por eshte e domosdoshme te gjendet burimi qe prodhon keto ndjesi.
    Nuk mundet ne te dominojme gjithmone ndaj ketyre situatave problematike. Nganjeher eshte e nevojshme edhe te pershtatemi.

    Te mbyllesh deren e te presesh se heret a vone do vi dicka n ga qielli te te trokas e te jap doren, nuk mund te jete rrugezgjidhja. Kontakti me realitetin dhe vullneti i mire per zgjidhjen e gjerave eshte i nevojshem.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  9. #9
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ty te faleminderit shume per pergjigjen po sme duket se me ke kuptuar!
    Nuk kam pritur ndonjehere te me vijne gjerat nga qielli pasi jeten e kam ēare vetem dhe se kam frike!
    Po them qe kane perfituar te tjeret te une jo une personalisht!
    Dhe une jam treguar e dobet duke falur dhe pranuar gjithcka per hir te dashurise!
    Dhe kjo teme eshte ne menyre te pergjithshme,eshte diēka qe jeton jo vetem te une,eshte diēka qe do te thote....."duaj te tjeret dhe jo veten"!
    Dhe ti si psikolog mund ta kuptosh me pergjigjen qe me ka dhene nje psikolog i njohur Francez......"dashuria e nderuar nuk blihet,ose e kemi,ose nuk e kemi fare,por ne asnje menyre nuk duhet te sakrifikojme veten per hir te saj dhe te japim gjithcka tonen,pasi ne rradhe te pare duhet te duam veten tone"!
    Dhe nuk fliste per seksin,por per dashurine e pergjithshme,ate dashuri qe shume e thone me nje fjale te thjeshte "te dua",por ama jo shume e thone me gjuhen e zemres!
    Besoj se me kuptove i nderuari psikolog!
    Flm per ndihmen!
    "Carpe Diem"

  10. #10
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Dhe kjo teme eshte ne menyre te pergjithshme,eshte diēka qe jeton jo vetem te une,eshte diēka qe do te thote....."duaj te tjeret dhe jo veten"!
    Diana, une nuk do desha ta kuptoja kete teme nepermjet kesaj shprehje qe ke cituar me siper.
    Ajo cfare po mundohem te te ve ne dukje eshte pikerisht se: "mendimet e tua prekin ekstremet". Cfare dua te them me kete?
    Qenia njerezore, natyra e saj zhvillon personalitetin, pervec te tjerash edhe me ndihmen e ndjesive inferiore. Por, njeriun e shendetshem keto ndjesi e motivojne, e nxisin te zgjidh problemet me sukses.
    Njerezit normal shqetesohen per mireqenien e te tjereve po aq sa edhe per veten dhe zhvillojne ndjesi te shendetshme vetebesimi e vetesigurie.

    Kjo bie ndesh me perkufizimin tend - "duaj te tjeret dhe jo veten"

    Ndersa nje individ me klomplekse, eshte me shume i shqetesuar per veten e tij dhe izolohet nga mjedisi, shfaq shenja egoizmi me nevojen per te dominuar, duke refuzuar te bashkepunoj, dhe pret shume nga te tjeret.(Kjo eshte njera ane e simptomes qe mund te shfaqet). Ana tjeter mund te jete ekstremi kundert.



    Persa i perket kesaj qe te ka thene psikologu francez.

    pergjigjen qe me ka dhene nje psikolog i njohur Francez......"dashuria e nderuar nuk blihet,ose e kemi,ose nuk e kemi fare,por ne asnje menyre nuk duhet te sakrifikojme veten per hir te saj dhe te japim gjithcka tonen,pasi ne rradhe te pare duhet te duam veten tone"!
    1. Psikologu te njeh ndryshe e une te njoh ndryshe.
    2. Avantazhet jane te medha ne rast se ju keni komunikuar ne realitet. Kontakti vizual, ballafaqimi koke me koke, besimi kundrejt figures se tij mund te kete bere qe ti te shprehesh gjate e gjere rreth problemit tend ( me hollesi ), etj.

    Nga ana ime, une guxoj te shprehem vetem duke depertuar ne "mendimet e shkruara" nga ty, ketu ne forum. Nuk kam elemente te tjera.

    Gjithsesi, persa i perket kesaj:
    pergjigjen qe me ka dhene nje psikolog i njohur Francez......"dashuria e nderuar nuk blihet,ose e kemi,ose nuk e kemi fare,por ne asnje menyre nuk duhet te sakrifikojme veten per hir te saj dhe te japim gjithcka tonen,pasi ne rradhe te pare duhet te duam veten tone"!
    Une ndaj nje mendim ndryshe.
    Mendoj se shumatori i "eksperiencave negative"(p.sh. eksperiencat e te kaluares) nxit deshiren per te "kapercyer" veshtiresite, nganjehere duke menjanuar deshiren per tu ndjere mire me te tjeret.
    Kam frike se nga deshira e madhe "per te treguar se kush je" dhe deshira per te qene "normal" si te tjeret, mund te prodhoj serisht inferioritet. Pasi per te kapercyer nje gje te tille nuk pergatitesh per t'u pershtatur por per t'u dukur ne rregull ne syte e te tjereve.

    Shpresoj te kem qene i qarte ne keto qe kam shprehur. Gjithsesi mund te diskutojme serisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga J@mes : 19-02-2008 mė 18:04
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ka mbarim ndjenja e dashurisė?
    Nga Erindi nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 13-03-2007, 08:02
  2. A eshte e konsumueshme ( hargjueshme) ndjenja
    Nga fisniku-student nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-02-2007, 08:47
  3. Simpati/dashur behen shok. A mund te kthehet prap ne ndjenja
    Nga Eyes'n'words nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-05-2006, 13:51
  4. Konfuz nė ndjenja, ēfarė tė bėj?
    Nga H5N1 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 15:24
  5. Njerėz me nevoja neurotike, Interpretimi i ėndrrave dhe ndjenja e inferioritetit
    Nga J@mes nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-07-2004, 16:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •